A.Z™ Moderator/e
Postime : 2150
| Titulli: LDK shpall zgjedhjet partiake Sat Jun 05, 2010 7:24 pm | |
| Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar për vazhdimin e reformave dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake, duke shtyrë sërish shqyrtimin e pozicionit të saj në Qeverinë aktuale. Vendimet janë marrë, të shtunën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Nënkryetari i parë i saj, Eqrem Kryeziu, ka thënë se partia ka vendosur që zgjedhjet në LDK, të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti. Ndërkaq lidhur me kërkesat e disa zyrtarëve të saj, si Isa Mustafa dhe Fatmir Rexhepi, për rishqyrtimin e pozicionit të LDK-së në Qeveri me Partinë Demokratike të Kosovës, Kryeziu tha se kjo çështje është më shumë individuale sesa qëndrim i partisë. Në vend të rishqyrtimit të qëndrimit të LDK-së në Qeveri, Kryeziu tha se në Këshillin e Përgjithshëm është diskutuar për procesin zgjedhor të partisë. Ndërkohë, anëtari tjetër i Këshillit të Përgjithshëm, Fatmir Rexhepi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po i afrohet vijës së kuqe, e cila, sipas tij, nënkupton që LDK-ja gjatë qershorit duhet të thërrasë sërish Këshillin e Përgjithshëm për të marrë vendim për të dalë nga Qeveria aktuale. “Kosova ka nevojë për LDK-në, Kosova ka nevojë për një qeverisje shumë më të mirë, por unë mendoj që duhet të kemi një strategji dhe t’i shohim arsyet përse i duhet shtetit të Kosovës të jetë LDK-ja. Dhe, kur duhet të ndodhë ky moment, kur është ajo zona e kuqe kur LDK-ja dhe as vendi ndoshta s’kanë më interes të jenë pjesë e kësaj qeverisjeje”, është shprehur Rexhepi. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë mbledhjes të së dielës ka shqyrtuar edhe rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale. Pikërisht këto rezultate dhe qeverisja aktuale me PDK-në, ishin marrë si shembull nga mbështetësit e prishjes së koalicionit, se kjo parti duhet të rishqyrtojë pozicionin dhe të marrë vendim që ta kthejë forcën dhe ndikimin që mendohet se mund ta ketë në politikën kosovare. /REL/ | |
|