Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:49 am

Artet figurative. Piktura mesjetare



Krahas degëve të tjera të kulturës, në mesjetë morën zhvillim edhe artet figurative. Skulptura si gjini kryesore e arteve figurative, ashtu si në vendet e tjera të Europës Juglindore edhe në tokat shqiptare pati një zhvillim të kufizuar, qoftë për numrin, qoftë për vendin që zinin prodhimet e saj. Skulptura nuk mori këtu funksion të pavarur. Ajo i shërbeu si element dekorativ arkitekturës, në formë elementesh zbukuruese të lidhura me ballina ndërtesash, me porta e dritare, shtylla e gurë varresh. Edhe atje ku gjenden dekoracione plastike mjaft të zhvilluara, si në kishën e Mesopotamit pranë Sarandës, në kishën e manastirin e Deçanit, ato nuk dalin nga karakteri i një relievi të vendosur në muret e jashtme dhe nuk mund të qëndrojnë më vete. Po kështu kishte funksion ndihmës edhe skalitja e drurit, e argjendit etj.

Por në skulpturën ornamentale dhe në elementet e saj zbukuruese gjetën shprehje më shumë se në gjinitë e tjera të artit mesjetar elementet e artit popullor, që zhvillonin traditat e vjetra të njohura nga veshjet, nga shkorsat dhe nga qeramikat popullore. Këto ornamente ishin zbatuar në mënyrë më të përsosur e më të ndërlikuar, në materiale më të kushtueshme, si në orendi kishtare, potire, kapakë ungjijsh, në arka druri, në veshje të kushtueshme dinjitarësh, kishtarë e laikë etj. Këto janë pajisur me zbukurime të pasura në formë lulesh, nganjëherë edhe kafshësh e shumë më pak njerëzish.

Zhvillim të madh si gjini e pavarur e artit mesjetar morën artet figurative e sidomos piktura që pati një përhapje më të gjerë.
Por pjesa më e madhe e krijimtarisë artistike të mesjetës së hershme e të vonë, si ajo e mozaikëve, e miniaturës së dorëshkrimeve, ikonostasëve, ikonave, afreskeve dhe skulpturave, për shkak të rrethanave tepër të vështira që kaloi Shqipëria, të luftërave e pushtimeve të shumta, nuk ka mundur të arrijë deri në kohën tonë.

Piktura si gjini u nxit nga kisha e krishterë sidomos nëpërmjet veprave ikonografike. Krijuesit e pikturës mesjetare ishin në përgjithësi klerikë e murgj, që kishin punishtet e tyre pranë manastireve ose kishave. Por edhe kur ishin laikë, ata ishin lidhur pas kishës si porositës kryesorë. Nuk njihen emra piktorësh deri në shek. XV, sepse ata zakonisht nuk e vinin emrin në veprat e veta. Nën udhëheqjen e piktorit mjeshtër punonin disa ndihmës ose nxënës, të cilët merrnin pjesë në pikturimin e veprës, duke plotësuar hollësitë e dorës së dytë.
Gjini kryesore të pikturës mesjetare ishin në shekujt e parë mozaikët. Më vonë zhvillohet gjerësisht piktura monumentale murale (afresket), si dhe piktura në tablo, ikonat.

Teknika e mozaikut në vendin tonë ishte trashëguar që në kohën antike. Shek. IV-VII paraqiten me disa vepra të rëndësishme, si Bazilika e Ohrit, Bazilika e Linit (Pogradec), Bazilika e Arapajt (Durrës), Bazilika e Bylisit (Ballsh), mozaiku i Baptiserit të Butrintit etj. Piktura e mozaikëve paraqiste tematikën e zakonshme kishtare e bashkë me të edhe figura perandorësh, princash etj., me familjet e tyre si ktitorë të kishave. Një vepër e bukur është ruajtur në mozaikun mural të gjetur në kishën e amfiteatrit të Durrësit. Duke shkuar përtej karakterit thjesht ornamental të mozaikëve antikë, mozaiku i Durrësit krijon komplekse skenash me figura njerëzore, me një ndërthurje të bukur gurësh prej qelqi të ngjyrosur, të përzier me copëza guri natyror e tulla. Figurat njerëzore janë veshur me petka të kushtueshme të ngrira pa respektuar format reale të trupit, kurse fytyrat e njerëzve ruajnë karakterin individual. Mozaikët e Durrësit përfaqësojnë veprat më të hershme mesjetare të njohura në vendin tonë që trajtojnë figurën njerëzore, qofshin këta shenjtorë abstraktë ose njerëz realë.

Po nga fusha e mozaikut janë ato të periudhës së shek. VI-VII, si mozaikët e manastirit të Shën Nikollës në Mesopotam të Delvinës etj. Janë miniaturat, dorëshkrimet fetare, të cilat i gjejmë në kodikët si ai i shek. VI, të njohur me emrin “Kodiku i Purpurt i Beratit”. Këto dorëshkrime janë të ilustruara me figura të vizatuara e të pikturuara si Evangjelistë që shkruajnë ungjillin, me ornamente të ndërthurura me shpendë dhe dekore lulëzore etj. Ato janë të realizuara nga piktorë profesionistë të asaj kohe d.m.th. nga ikonografë dhe shquhen për kaligrafi të përkryer me shumë hijeshi dhe me ngjyra të kultivuara. Miniatura e dorëshkrimeve mesjetare shihet më e përpunuar nga fundi i shek. XI ose në fillim të shek. XII me miniaturën e kodikëve të Vlorës, ku bie në sy një sintetizim i elementeve të stilit bizantin që sapo kishte arritur formimin e tij të plotë me ato të traditës së artit antik.

Po në këtë kohë zhvillohen gjini të tjera në artet figurative me pikturën në teknikën e afreskut. Në shpellën eremite të Bllashtojës si dhe në atë të liqenit të Prespës, të cilat ndodhen larg qendrave të banuara, por në vende shumë të bukura, gjenden piktura murale në teknikën e afreskut dhe që kanë interes për origjinalitetin ikonografik me paraqitjen e shumë skenave të pazakonshme për Bizantin dhe me një stil të lartë e të pastër bizantin. Po kështu në këto shpella janë gjetur ikona me vlerë që i takojnë po këtij shekulli, si ajo e Shën Mërisë me Krishtin dhe dyert e bukura të Bllashtojës (Prespë-Korçë), ku skena e ungjillëzimit është e realizuar vetëm me paraqitjen e figurës së Gabrielit përballë Shën Mërisë duke mënjanuar çdo gjë përreth.

Një fragment afresku që i përket shek. XII, në të cilin paraqitet martiri Eufemi, të hasur shumë rrallë në ikonografinë tonë, ruhet mbi një shkëmb të fshatit Kallmet pranë Lezhës.
Realizimi i miniaturës së nivelit të lartë në Shqipëri, përkon në kohë edhe me zhvillimin e pikturës monumentale të shek. XII, si të Rubikut dhe me atë të Shën Marisë së Cerkës (Leskovik), si dhe me afresket e kishës së Marmirojt në Orikum të Vlorës.

Piktura murale u zhvillua në lidhje të ngushtë me destinacionin e saj si pjesë përbërëse e monumenteve arkitektonike. Fillimet e saj hetohen qysh nga shek. IX-X, ajo zhvillohet me ritme më të shpejta në shek. XIII-XIV. Zhvillimi ekonomik e politik i vendit krijoi rrethana më të përshtatshme për një zhvillim më intensiv të këtij arti. Duke u larguar nga tiparet universale karakteristike për stilin bizantin në përgjithësi, tani fillojnë të krijohen veçori dalluese me ngjyrë vendase.
Ndër veprat e shumta të krijuara nga gjysma e dytë e shek. XIII dallohen veçanërisht afresket e kishës së Rubikut, ato të manastirit të Pojanit, të kishës së Shën Triadhës në Berat, të Maligradit në liqenin e Prespës, të kishës së Mborjes etj. Si punë të kualifikuara shumica prej tyre qëndrojnë në nivelin e monumenteve më me rëndësi të vendeve fqinje, duke dëshmuar për një shkallë zhvillimi të barabartë.

Në afresket e kishës së Rubikut që mbajnë datën 1272 bie në sy në mënyrë të veçantë skena e kungimit të apostujve. Ndërmjet shenjtorëve tradicionalë, të paraqitur këtu, për herë të parë është përfshirë edhe figura e një shenjti vendas, Shën Asti. Në pikturën e Rubikut, ndonëse në një formë ende jo plotësisht të përcaktuar, kanë gjetur fillimin e tyre disa tipare që dëshmojnë një orientim deri-diku drejt traditës antike.

Kjo prirje, duke u zhvilluar më tej, u dha monumenteve tipare të veçanta që dallohen prej monumenteve bashkëkohëse të Ballkanit. Këtë orientim e gjejmë të dokumentuar sidomos në afresket e trapezarisë së manastirit të Pojanit.
Elemente laike dhe më realiste shfaqen në pikturën mesjetare veçanërisht në paraqitjet e portreteve të ktitorëve në fasadat e faltoreve, siç i ndeshim në Pojan e në Maligrad. Në hajatin e kishës së Pojanit (Apolonisë) gjejmë portretin familjar të perandorit Andronik. Ai paraqitet në qetësi të plotë, me fytyrë energjike dhe të pushtetshme. Rreth kokës së tij vërehet një brerore me ngjyrë të artë për t`i dhënë figurës së tij karakter hyjnor. Një vlerë të madhe kanë edhe afresket e kishës së Maligradit, ku në anën e jashtme të portës është paraqitur Qezar Novaku, fisnik i kësaj krahine, bashkë me familjen e tij. Si princi, ashtu edhe e shoqja dhe të bijtë janë veshur me stoli princore; sakoja e Qezarit është e stolisur me zhgaba dykrenare të përfshira brenda medalioneve.

Në shek. XIII - XIV në vendin tonë u krijuan vepra të shumta artistike, si ato të kishës së manastirit të Apolonisë (Fier) 1260-1328, ku pranë apsidës është pikturuar portreti i perandor Mihal Paleologut, të mbiquajtur Konstandini i Ri, si çlirimtar i Konstandinopojës nga latinët. Ai është paraqitur, së bashku me familjen e tij, me fytyrë energjike, e i pushtetshëm. Po të kësaj periudhe ishin afresket e kishës së Vaut të Dejës, ndërtesë e stilit romanik (të shkatërruara në vitet 60 të shek. XX).

Një përhapje shumë të gjerë pati edhe piktura e tablove, ikonografia. Shumica e ikonave ruajnë vlera artistike. Midis tyre ka edhe ikona të trajtuara në mënyrë më të gjerë në formë monumentale, por përgjithësisht ato japin skena të kufizuara nga ana tematike, shpeshherë i janë kushtuar vetëm paraqitjes së një shenjti. Ikonat janë pikturuar drejtpërsëdrejti në dërrasë ose në pëlhura të ngjitura në dërrasë.

Ikonat e pikturuara në dru në shek. XII, tre shekuj para pushtimit osman, që kanë mundur të ruhen deri më sot janë të pakta. Në këto ikona pasqyrohet stili i pastër bizantin, ku figurat pothuajse janë me qëndrim ballor dhe monumental, me lëvizje të kursyera dhe me stolisje në veshje. Ikona më të bukura të kësaj periudhe janë Shën Maria me Krishtin e tipit Odigitria, që do të thotë se Maria parandien dhe parashikon atë që do t`i ndodhë birit të saj, si dhe ikonat Dyert e Bukura që janë gjetur në kishën e Bllashtojës (Prespë-Korçë). Skena e ungjillëzimit te dyert e bukura është paraqitur tepër e thjeshtë, Shën Gabrieli në njërën dorë dhe në tjetrën Shën Maria. Këtu përveç dy figurave përballë njëra-tjetrës nuk është pikturuar gjë tjetër.

Lulëzimi dhe zhvillimi i Konstandinopojës në gjysmën e dytë të shek. XIII dhe gjatë shek. XIV pati një ndikim të thellë në ikonografinë në përgjithësi dhe në monumentet e kulturës shqiptare. Veprat që u realizuan në këtë periudhë, karakterizohen nga një kanun i rreptë i stilit bizantin të shkollës së Konstandinopojës, si dhe ai i Shkollës së Ohrit. Arti i Bizantit gjatë kohës së Komnenëve, por sidomos ai i kohës së Paleologëve, filloi të marrë tiparet e një arti të konsoliduar të një rryme artistike përparimtare që u quajt “Rilindja e artit Bizantin”.

Kjo rrymë përkon në Shqipëri me zhvillimin e fuqisë ekonomiko-shoqërore të vendit, me fuqizimin e aristokracisë shqiptare, me rritjen e fuqizimin e qyteteve dhe me krijimin e principatave shqiptare. Kjo i dha dorë ndërtimit të shumë kishave të zbukuruara me afreske dhe ikona.

Një vepër me vlera historike dhe artistike e shek. XIV është Epitafi i Glavinicës (manastiri i Shën Marisë në Ballsh), realizuar më 1373 prej qëndistarit Gjergj Arianitit. Aty është dhënë figura e Krishtit të shtrirë (të vdekur) që është qëndisur e tëra me ar dhe ka përmasat 1m dhe 70 cm.

Ikonat që u përkasin shekujve XIII-XIV janë më të shumta, si ajo e tre Jerarkëve e kishës së Shën Vlashit në Vlorë etj. Një prej përfaqësuesve të kësaj epoke është ikona me përmasa të mëdha, ajo e Shën Mëhillit. Mendohet të jetë bërë në një nga atelietë e rrethit të Korçës. Kritikë të huaj të artit bizantin e kanë quajtur “Xhokonda shqiptare”. Kjo ikonë evokon traditën e pasur të shkollës së Ohrit. Engjëlli Mihali kompozuar në plan ballor e monumental është i veshur me atributet e strategut të forcës qiellore dhe mban në njërën dorë globin e kristaltë, imazhin e Kozmosit, shënuar nga monogrami i Krishtit dhe i kryqit ortodoks.

Pikturimi i kësaj ikone lidhet dhe ngjason shumë me afresket e kishës së Shën Marisë (Ristozi) në fshatin Mborje të Korçës, pikturuar më 1390 nga piktorë anonimë, si dhe me afresket e kishës së Shën Marisë në shpellën e liqenit të Prespës pikturuar më 1369. Mundet që një atelje e shquar të ketë pikturuar shumë ikona dhe afreske në këto zona të Shqipërisë Juglindore, si dhe në Maqedoni, Serbi dhe në Greqinë e veriut.
Veprat e kësaj periudhe, duke përfshirë dhe ato të kishës së Trapezarisë (Apoloni) si dhe atë të Shën Triadhës në kështjellën e Beratit, dëshmojnë për konsolidimin e një arti në këto zona, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm për piktorët e shek. XVI.

Kultura e Bizantit qe burim kryesor për artin e krejt botës së krishterë të Lindjes. Por krahas ndikimit të tij, gjendet kudo edhe kultura vendase ku artistët e ndërthurën mirë artin bizantin me atë lokal. Si rezultat qe formimi i shkollave, secila prej tyre kishte traditat e saj specifikike e lokale, ndërsa të gjitha ishin të lidhura ndërmjet tyre me këtë tërësi bizantine.
Në shek. XV Shqipëria pushtohet nga osmanët pas betejash të njëpasnjëshme. Prandaj nga ky shekull nuk ruhet asnjë dokument ikonografik.

Rënia e Konstandinopojës dhe dobësimi i lidhjeve me këtë qendër, bënë që arti ikonografik, krahas lidhjeve të vjetra, të hyjë në një fazë të re, ku filluan të krijoheshin hapësira të mëdha drejt novatorizmit të ikonografisë kishtare deri në krijimin e shkollave dhe të individualiteteve. Krahas rënies së përgjithshme ekonomike bie influenca e fuqishme e Bizantit dhe, nga ana tjetër, rritet ndikimi i vendeve perëndimore. Si rrjedhim, arti ikonografik i mesjetës në vendet e Bizantit, si Greqia, Bullgaria, Rumania, Serbia e Shqipëria, dalëngadalë zhvillohet tani në formën e një arti pasbizantin në këto vende. Veprat e artit pasurohen me elemente kombëtare të shoqëruara me elemente etnografike popullore, si veshjet në pasqyrimin e tipave krahinorë si dhe në pasqyrimin e figurave të ktitorëve (dhuruesve të kishës) me tipare realiste dhe origjinale. Por megjithatë kjo veprimtari ikonografike vazhdoi të ishte e lidhur me traditën e vjetër bizantine dhe të Ohrit, si edhe me artin e Rilindjes Evropiane të asaj kohe, veçanërisht me atë të Venedikut dhe të ishujve të Mesdheut: Korfuzi, Kreta etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:49 am

K R E U V

SHQIPËRIA PËRBALLË PUSHTIMIT OSMAN
(1385 - 1443)




1. PUSHTIMET E PARA OSMANE NË SHQIPËRI




Shtrirja e pushtimeve osmane në Ballkan



Osmanët ishin pasardhës të turqve oguzë. Këta u shpërngulën si tribu nga Azia Qendrore dhe u vendosën në Anadoll në fund të shek. XI, pas disfatës së rëndë ushtarake që turqit selxhukë i shkaktuan Perandorisë Bizantine (1071), së cilës i morën pjesën më të madhe të zotërimeve që kishin në Azinë e Vogël.
Turqit oguzë hynë në histori kur prijësi i tyre Ertogrulli mori si shpërblim prej sulltanit selxhuk një zotërim të vogël në brigjet e lumit Sangaria (Sakaria). Ndërkohë shteti i selxhukëve u shpërbë në shumë principata të vogla pas disfatës ushtarake që i shkaktuan mongolët (1243).

I biri i Ertogrullit, Osmani I (1290-1323), e zgjeroi zotërimin atëror dhe e ktheu në një shtet të pavarur me emrin Emirati Osman, që u bë bërthama e Perandorisë Osmane. Në vitin 1299 Osmani I mori titullin e sulltanit dhe nënshtetasit e tij u quajtën turq-osmanllinj. Ushtria e tij përbëhej nga feudalë të vegjël spahinj (sipah - kalorës), që ishin të detyruar të merrnin pjesë në luftë si kalorës sa herë të thirreshin nga komandantët eprorë të tyre.

Në vitin 1317 Osmani I ngarkoi të birin, Orhanin, me detyrën e komandantit të ushtrisë. Sulltan Orhani (1323-1362) në vitin 1326 pushtoi Bursën dhe e bëri kryeqytet. Ai i zgjeroi kufijtë e shtetit të tij, krijoi aleancë me Perandorinë Bizantine dhe u martua me vajzën e Perandorit Johani VI Kantakuzen.

Burimet historike, rrjedhimisht edhe historianët e sotëm, kanë disa ndryshime kronologjike për vitet e para të pushtimeve osmane në Ballkan. Në vitet 1347, 1349 dhe 1352 trupat e sulltan Orhanit zbarkuan në Ballkan për të luftuar përkrah vjehrrit të sulltanit kundër serbëve, bullgarëve dhe kundërshtarëve të brendshëm politikë të Johanit VI. Në këto rrethana në vitin 1352 osmanët krijuan zotërimin e parë të tyre në Evropë, duke marrë kështjellën Cimpes pranë qytetit të Galipolit dhe, pas dy vjetësh (1354), pushtuan edhe këtë qytet bashkë me rajonin e Dardaneleve e më gjerë.

Sulltan Orhani fuqizoi organizimin e brendshëm të Perandorisë Osmane. Ai preu një monedhë të veçantë për shtetin e tij dhe rreth vitit 1330 krijoi ushtrinë e përhershme elite, korpusin e jeniçerëve (jeniçer - ushtar i ri). Krahas spahinjve dhe jeniçerëve, Perandoria Osmane kishte edhe repartet ushtarake të akënxhinjve (akën - sulm), që ishin kalorës, të cilët zakonisht grumbulloheshin kur ndërmerreshin fushata pushtuese.

I biri i Orhanit, sulltan Murati I (1362-1389), vuri nën pushtetin e tij rajone të tëra të Ballkanit. Në mes të viteve 60 ai pushtoi Adrianopojën, të cilën e bëri kryeqytet të Perandorisë dhe e ripagëzoi me emrin Edrene. Pushtimi i saj ndikoi shumë për shtrirjen e pushtimeve osmane në Traki. Rrugën e pushtimeve masive osmane në Ballkan e hapi fitorja e vitit 1371 pranë lumit Marica, ku trupat osmane u shkaktuan një katastrofë ushtarake sundimtarëve sllavë, vëllezërve Vollkashin dhe Uglesha Mërnjavçeviqit, në krah të të cilëve qe edhe Aleksandri i Vlorës. Pas betejës së Maricës, perandorët bizantinë dhe shumë sundimtarë të tjerë të Ballkanit u bënë vasalë të Perandorisë Osmane. Si vasalë ata filluan t’i paguanin tribut të përvitshëm dhe, bashkë me trupat e tyre, merrnin pjesë në luftime përkrah ushtrive osmane sa herë thirreshin prej sulltan Muratit I dhe pasardhësve të tij. Aleatë të sulltanëve osmanë në Ballkan kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të kishës greke dhe sllave, që kishin siguruar një varg privilegjesh prej sulltanëve.

Zhvendosja e kryeqytetit nga Azia (Bursa) në Evropë (Adrianopojë - Edrene) dhe krijimi për herë të parë këtu dhe jo në Anadoll i bejlerbejllëkut (Ejalet i Rumelisë), dëshmojnë se që në kohën e sulltan Muratit I, Ballkani po merrte më shumë peshë në jetën e Perandorisë Osmane se Anadolli. Në mes të shek. XV sulltanët osmanë arritën të grumbullonin më shumë ushtarë dhe të ardhura prej sistemit tatimor nga Rumelia (pjesa evropiane e Perandorisë Osmane) sesa nga Anadolli.
Gjatë viteve e dhjetëvjeçarëve që vijuan, në qendër të veprimtarisë politike dhe ushtarake të sulltan Muratit I dhe të pasardhësve të tij, ishte zgjerimi i kufijve të Perandorisë Osmane në drejtim të Ballkanit dhe të rajoneve të tjera të Evropës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:49 am

Pushtimet e para osmane në Shqipëri



Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".
Në muajin gusht të vitit 1385 Balsha II i shkruante Republikës së Venedikut se zotërimet e tij ishin nën sulmet e përditshme të ushtrive osmane dhe se ato kishin shkaktuar një pështjellim të madh te nënshtetasit e tij. Kur Balsha II ishte i zënë në konflikt me mbretin e Bosnjës, Tvërtkon (1376-1391), për çështjen e zotërimit të Kotorrit, një ushtri e fuqishme osmane, e komanduar nga Timurtash Pasha, në shtator të vitit 1385 u fut me shpejtësi në thellësi të tokave shqiptare. Balsha II së bashku me një grup fisnikësh të udhëhequr prej tij, mobilizuan me shpejtësi një pjesë të ushtrisë dhe u dolën përpara osmanëve në fushën e Savrës (pranë Lushnjës). Në betejën e Savrës, që u zhvillua më 18 shtator 1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe vetë Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e betejës i dha mundësi ushtrisë osmane që të pushtonte Beratin, Krujën etj., të cilat i mbajti përkohësisht, derisa ua lëshoi zotëruesve të mëparshëm. Inkursionet e tyre u shtrinë edhe në Shqipërinë e Epërme deri në Lezhë, si dhe në Shqipërinë e Poshtme. Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin dhe pas një viti Selanikun, që e mbajtën përkohësisht në duart e tyre, deri më 1403.

Për disa familje fisnike të njohura, si Balshajt, Muzakajt etj., beteja e Savrës shënoi rënien e tyre nën vasalitetin osman, i cili në fillim qe i dobët dhe herë-herë formal. Pa kaluar shumë kohë nga disfata që pësuan në fushën e Savrës, Balshajt rifilluan të ndiqnin një politikë të pavarur. Në vitin 1388, Gjergji II Balsha, krahas forcave ushtarake të sundimtarëve të Rashës e të Bosnjës, mori pjesë në betejën që u zhvillua në Beliqë (Bosnjë) dhe forcat e tij luajtën një rol të rëndësishëm në thyerjen e ushtrive osmane, të komanduara nga L`alla Shahini. Kjo fitore nxiti Karl Topinë dhe Muzakajt që të shkëpusnin lidhjet e tyre të vasalitetit ndaj osmanëve.

Intensifikimi i sulmeve të ushtrive osmane dhe zgjerimi i vrullshëm i pushtimeve të tyre në Ballkan bënë që sundimtarët ballkanas të linin mënjanë grindjet e konfliktet ndërmjet tyre dhe të mendonin e të projektonin aksione të përbashkëta ushtarake për të mbrojtur zotërimet e veta. Në vitin 1387 u krijua një koalicion i gjerë ballkanik, ndërkohë që më 1388 sulltani përqendroi forca të shumta në Plovdiv për të vijuar pushtimet në Ballkanin Qendror.

Knjazi serb i Rashës, Llazari Hrebelanoviçi mori nismën dhe ftoi sundimtarët e tjerë ballkanas që të bashkonin forcat e tyre për të ndalur marshimin osman. Thirrjes së tij iu përgjigjën disa prej sundimtarëve shqiptarë, si Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrës, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë, Dhimitër Jonima, zot i trevave përgjatë rrugës tregtare Lezhë-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarë të Shqipërisë së Poshtme etj. Me ta u bashkuan edhe sundimtarë të tjerë ballkanas, si vojvoda rumun Mirçea, bani kroat Ivan Horvat, mbreti Tvërtko I i Bosnjës, sundimtari i Kosovës Vuk Mlladenoviqi, që zakonisht njihet me mbiemrin Brankoviçi (Vuk Brankoviçi) etj. Zotërimet familjare i kishte në pjesën veriore të Drenicës dhe të Fushë-Dardanisë. Pas vdekjes së Vukës në tetor 1398, jeta politike në zotërimet e tij u decentralizua.

Trupat shqiptare kishin një peshë të rëndësishme në forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat osmane, që përshkruajnë këtë ngjarje, theksojnë numrin e madh të ushtrisë së Gjergjit II Balsha dhe e cilësojnë atë si njërin prej tre sundimtarëve kryesorë të koalicionit antiosman, krahas knjazit Lazar dhe vojvodës Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisë së mbretit Tvërtko I të Bosnjës.

Në qershor të vitit 1389 ushtritë e koalicionit ballkanik u bashkuan në Fushë-Dardani (Fushë-Kosovë). Në çastin e fillimit të betejës, V. Brankoviçi i largoi trupat e veta nga koalicioni. Më 15 qershor ballkanasit zhvilluan një betejë të përgjakshme me focat osmane të komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve të para të ushtrive të koalicionit, fitorja në këtë betejë anoi përfundimisht nga osmanët, por me humbje njerëzore të mëdha nga të dyja palët. Gjatë zhvillimit të betejës luftëtari Milosh Kopili vrau sulltan Muratin I. Për hakmarrje osmanët vranë robërit e luftës, duke përfshirë knjaz Llazarin e Milosh Kopilin. Në këtë betejë mbeti i vrarë Teodori I Muzaka, si dhe shumë bashkëluftëtarë të tij dhe shqiptarë të tjerë. Beteja e Fushë-Dardanisë dhe akti heroik i Milosh Kopilit lanë mbresa të fuqishme te shqiptarët e Kosovës, të cilët i përjetësuan ato në këngë popullore.

Disfata e koalicionit ballkanik në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit 1389 pati rrjedhime të rënda për popujt e Gadishullit të Ballkanit. Ajo i dha fund krijimit të koalicioneve ballkanike të gjera kundër pushtuesve osmanë dhe sulltanit pasardhës, Bajazitit I (1389-1402), të njohur me cilësimin Rrufeja (Jëlldërëm), i lehtësoi rrugën për pushtime të reja në Ballkan.

Pushtuesit osmanë e kthyen në vasal të tyre sundimtarin e Kosovës, Vukë Brankoviçin, të cilin, në fillim të vitit 1392, e detyruan t'u dorëzonte Shkupin, e më pas Zveçanin (kështjellë pranë Mitrovicës) etj. Me marrjen e Shkupit, osmanët përforcuan pushtetin e tyre në pjesën lindore të Shqipërisë Qendrore (Maqedonia e sotme), veçanërisht nëpër rajonet fushore të lumit Vardar, që ishin nga më të begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm i Shkupit, ku kryqëzoheshin rrugët më të shkurtra që lidhnin kryeqytetin e Perandorisë Osmane me të gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera të Ballkanit, nxitën sulltanët osmanë që ta bënin atë bazë ushtarake shumë të fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencë e bejlerbeut të Rumelisë.

Ndërkaq osmanët ishin përpjekur për zgjerimin e pushtimeve të tyre në Shqipërinë Qendrore. Qysh në vitin 1385 ata u kishin marrë Muzakajve qytetin e rëndësishëm të Kosturit, kurse rreth vitit 1394 u morën Gropajve Ohrin, të cilin nuk e mbajtën dot për një kohë të gjatë. Ky qytet buzë liqenit kishte fortesë të fuqishme dhe një pozicion shumë të favorshëm për kontrollin e peshkimit në liqen e në dajlanet e shumta të lumit Drin në Strugë, ku tregtohej me shumicë peshku i thatë që përgatitej aty. Për zotërimin e rajonit të liqenit dhe dobësimin e pranisë së fisnikëve shqiptarë aty, osmanët vendosën administratën e tyre në Ohër dhe rrënuan tri kështjellat e tjera, të Strugës, të Pogradecit e të Starovës, që ishin në roje të liqenit dhe të rrugëve që gjendeshin pranë tij.

Në kushtet e mungesës së një kishe kombëtare shqiptare, që do të ndikonte shumë në ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarët, një pjesë e konsiderueshme e fisnikërisë dhe e shtresave të tjera, që jetonin në Shkup, Manastir dhe në qytete të tjera të viseve lindore, filluan të përqafonin masivisht islamizmin. Që në fund të viteve 60 të shek. XV mbi 60% e banorëve të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanë. Kurse te sllavët, që kishin kishën e tyre kombëtare, nuk u përhap procesi i islamizimit. Në regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV thuajse asnjë spahi nuk ka të shënuar cilësimin se është serb apo sllav, ndryshe nga shumë të tjerë që mbajnë mbiemrin Shqiptari (Arnauti).

Konvertimi në islamizëm i shqiptarëve i shkëputi shumë prej tyre nga ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (që liturgjinë e mbanin në gjuhën sllave dhe greke), duke ndërprerë kështu vrullin e procesit shekullor të sllavizimit e të greqizimit të shqiptarëve. Gjithashtu islamizimi u dha mundësi shqiptarëve që të integroheshin në jetën e Perandorisë Osmane dhe të ruanin, deri në një farë mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.

Pasi e konsoliduan pushtetin osman në viset lindore të Shqipërisë Qendrore, trupat osmane nisën sulmet në drejtim të rajoneve perëndimore e bregdetare, si dhe të Shqipërisë së Epërme dhe asaj të Poshtme, sulme që i vazhduan pa ndërprerë nga viti 1385 deri në vitin 1402 për t`i rifilluar pas një dhjetëvjeçari. Pasi morën Zveçanin, më 1393 osmanët arritën të pushtonin po përkohësisht Shkodrën, Ulqinin, Dejën e Krujën, të cilat i mbajtën deri më 1395. Po në fund të shek. XIV ata morën përkohësisht Janinën dhe pushtuan krahinat e Korçës e të Përmetit. Zgjerimi i pushtimeve osmane në Shqipëri u ndërpre përkohësisht pas betejës së Ankarasë, të zhvilluar më 20 qershor 1402, ku trupat osmane pësuan një disfatë të rëndë dhe sulltan Bajaziti I (1389-1402) ra rob në duart e ushtrive fitimtare mongole të udhëhequra nga Timurlengu. Pas kësaj beteje, për një dhjetëvjeçar, jeta politike e Perandorisë Osmane u përfshi nga konflikte të ashpra ndërmjet tre djemve të Bajazitit I për trashëgimin e fronit, konflikte që përfunduan me ardhjen në pushtet të Mehmetit I (1413-1421). Sulltani i ri riaktivizoi politikën pushtuese edhe në drejtim të Ballkanit dhe të Shqipërisë.

Para se sulltan Mehmeti I të vinte në pushtet, në vitin 1412 ushtritë osmane sulmuan Novobërdën dhe e mbajtën të rrethuar për një kohë të gjatë, por nuk e morën dot, sepse mbrojtësit e saj luftuan me guxim. Ushtritë e sulltan Mehmetit I, me vdekjen e Niketë Topisë, në fillim të vitit 1415 pushtuan Krujën, gjatë vitit 1417 i morën Beratin Teodor Muzakës dhe Kaninën bashkë me Vlorën Rugina Balshës, kurse në vjeshtë të vitit 1418 pushtuan Gjirokastrën, kryeqendrën e zotërimeve të Zenebishëve.

Fitorja e trupave osmane në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit 1389 dhe konsolidimi i pushtetit të tyre në fund të shek. XIV në qytetin e Shkupit, në rajonet e lumit Vardar si dhe pushtimi i Krujës, i Beratit, i Gjirokastrës etj., lehtësuan pushtimet e mëtejshme osmane në Ballkan e në Shqipëri dhe shtuan panikun në radhët e sundimtarëve ballkanas, shumë prej të cilëve u bënë vasalë të sulltanëve. Në Shkup u vendos selia e bejlerbeut të Rumelisë, që ishte komandanti i përgjithshëm i ushtrive osmane për pjesën evropiane të saj. Me një personalitet të tillë ushtarak e politik shumë të fuqishëm të Perandorisë Osmane duhej të përballeshin vazhdimisht fisnikët shqiptarë.

Krahas tij ata duhej të përballeshin edhe me pinjollët e shumtë të familjes së fuqishme të Evrenozëve. Qysh kur nisën pushtimet e para osmane në Shqipërinë Lindore, në fund të shek. XIV, e deri në fund të shek. XV, kur ranë në duart e tyre edhe kështjellat e fundit në tokat shqiptare, ato të viseve perëndimore, në të gjitha betejat e aksionet e rëndësishme ushtarake të ushtrive pushtuese u shquan si komandantë ushtarakë osmanë një varg pinjollësh të familjes Evrenozi që jetonin në Shkup. I pari i tyre ishte Evrenoz-Beu (Pasha Jigit beu), i cili kishte pushtuar Thesalinë; emrin e tij e përdorën gjatë shekujve si mbiemër djemtë, nipërit e pasardhësit e tjerë të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:50 am

2. REGJIMI FEUDAL USHTARAK OSMAN NË SHQIPËRI




Regjistrimet e para kadastrale osmane në Shqipëri


Organizimi i Perandorisë Osmane dhe funksionimi i aparatit të saj shtetëror mbështetej mbi pronën feudale ushtarake, sistemin e timarit. Kjo lloj prone u vendos në Ballkan dhe në Shqipëri gradualisht, që me pushtimet e para osmane të shek. XIV. Por mungojnë burimet historike të shek. XIV për të pasqyruar dinamikën e shtrirjes në kohë e hapësirë të sistemit të timarit.

Dokumenti më i hershëm i zbuluar der tani, për të njohur sistemin agrar që vendosën pushtuesit osmanë në Shqipëri dhe në Ballkan, është një regjistër kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), i emërtuar "Regjistri i Sanxhakut Shqiptar" (Defter-i Sancak-i Arvanid). Në të janë përfshirë një pjesë e viseve të Shqipërisë Perendimore, që shtriheshin nga Çamëria deri në lumin Mat. Krahas pasqyrimit të shpërndarjes së timareve në çastin e hartimit të regjistrit, në të ka edhe shënime që u referohen periudhave më të hershme, kohës së sulltan Bajazitit I (1389-1402) dhe të sulltan Mehmetit I (1413-1421).

Të dhënat e regjistrit të vitit 1431-1432 për praninë e sistemit të timarit në Shqipëri që në fund të shek. XIV janë fare të pakta dhe kanë të bëjnë me krahinën e Korçës e të Përmetit. Kurse për kohën e sulltan Mehmetit I janë më të shumta. Ato tregojnë se pas pushtimit prej osmanëve në vitet 1417 e 1418 të kështjellave të Gjirokastrës, të Beratit, të Kaninës etj., ishte bërë një regjistër kadastral dhe ishte formuar Sanxhaku Shqiptar po me atë shtrirje të përafërt që do të kishte edhe në regjistrimin e mëvonshëm të vitit 1431-1432.

Në kohën e sulltan Mehmetit I pushtuesit osmanë kryen regjistrimin themeltar të vendbanimeve, të shtëpive, të pronave tokësore, i grupuan ato nëpër timare të madhësive të ndryshme (sipas funksionit e influencës që kishin spahinjtë), caktuan llojet e taksave dhe sasinë e detyrimeve që familjet e regjistruara duhet t`i paguanin shtetit dhe spahiut të tyre.

Ata synonin të zbatonin sistemin e tyre feudal ushtarak dhe, në radhë të parë, të vendosnin pronësinë feudale osmane mbi tokën, e cila ishte mjeti kryesor i prodhimit. Të gjitha tokat e punueshme, arat, livadhet, kullotat, pyjet, korijet, pavarësisht në duart e kujt ndodheshin, konsideroheshin pronë mirie, d.m.th. pronë shtetërore (araz-i mirye) dhe vetëm një fond i kufizuar tokash u jepej si pronë private (araz-i mulk) komandantëve të shquar ushtarakë. Toka vakuf (erz-i vakfe-tokë e shenjtë) formonte një kategori të veçantë prone, atë të institucioneve fetare.

Nga ana formale juridike pronari i tokave të shpallura mirie konsiderohej Zoti, por ajo administrohej prej sulltanit, i cili konsiderohej halif (mëkëmbës i profetit Muhamed).

Me shpalljen e tokave të regjistruara si pronë mirie, fshatarëve, që ishin pronarë tokash, iu kufizua e drejta në pronat e tyre, kurse fisnikët shqiptarë u zhveshën nga zotërimet e tyre dhe nga favoret që kishin në bazë të së drejtës feudale. Tani tokat e pushtuara hynë në fondin e përgjithshëm tokësor të shtetit osman. Në vartësi me madhësinë e të ardhurave që, sipas funksioneve, rëndësisë e njohjeve, u caktoheshin feudalëve të rinj osmanë, tokat u pjesëtuan në feude të vogla, të mesme dhe të mëdha, që administrata osmane i emërtonte timare, ziamete e hase. Këto prona u shpërndaheshin me kusht ushtarakëve të quajtur spahinj (d.m.th. kalorës), subashë e sanxhakbejlerë, si dhe funksionarëve civilë. Këta i mbanin pronat për aq kohë sa ishin në funksionet përkatëse dhe përmbushnin detyrimet e tyre.

Në fillim administrata osmane në Shqipëri, në pjesën më të madhe të saj, përbëhej nga të huaj. Krahas tyre kishte një numër të konsiderueshëm spahinjsh shqiptarë të islamizuar, të cilët përgjithësisht vinin nga radhët e fëmijëve të fisnikëve që sulltani i kishte marrë si pengje. Kishte edhe një numër të kufizuar spahinjsh shqiptarë të krishterë. Timaret e këtyre të fundit përgjithësisht ishin në zona të thella, mbi të cilat administrata osmane e kishte shumë të vështirë të vepronte.

Krahinat e pushtuara osmanët i ndanin në njësi të ndryshme administrativo-ushtarake. Këto njësi nuk ishin krijesa arbitrare, por mbështeteshin në lidhjet historike e traditën vendase të ndarjeve kishtare e administrative. Sanxhakët ishin njësitë më të rëndësishme administrativo-ushtarake të Perandorisë Osmane.

Sipas burimeve historike, që njihen deri tani, në tokat shqiptare u krijuan, në periudha të ndryshme të shek. XV, disa sanxhakë: pashasanxhaku i Shkupit, sanxhaku i Janinës, Sanxhaku Shqiptar (Sancak-i Arvanid) etj. Më i rëndësishmi prej tyre ishte pashasanxhaku i Shkupit, që kishte 22 nahije gjithsej dhe një shtrirje shumë të gjerë: nga Selaniku në lindje dhe arrinte në perëndim deri në Gostivar e Kërçovë. Burimet më të hershme historike për organizimin e tyre, që kanë arritur të ruhen deri në ditët tona, i përkasin Sanxhakut Shqiptar.
Sanxhaku Shqiptar pati si kryeqendër Gjirokastrën dhe shtrihej nga Çamëria deri në lumin Mat. Ai bënte pjesë në ejaletin e Rumelisë, ku përfshiheshin të gjithë sanxhakët e Ballkanit. Sanxhaku Shqiptar ishte i ndarë në njësi të vogla, në vilajete, ku përfshiheshin disa krahina (nahije).

Në krye të sanxhakut qëndronte sanxhakbeu, komandanti i ushtrisë së sanxhakut që formohej nga disa qindra spahinj. Në krye të vilajetit ishte subashi, komandanti i spahinjve që i kishin timaret në vilajetin përkatës. Subashët vareshin nga sanxhakbeu dhe kishin vetëm funksione ushtarake.

Në çdo vilajet, pranë subashëve ishin kadilerët, kryetarët e zyrës së Sheriatit (Ligji i Shenjtë), të cilët kryenin funksione administrative, civile, gjyqësore dhe fetare. Ata si kryetarë gjyqi, vendosnin jo vetëm në proceset juridike, por edhe ndërhynin në çështjet e shfrytëzimit dhe të ndarjes së timareve. Pranë kadilerëve kishte edhe funksionarë të tjerë të administratës shtetërore osmane. Këta ishin naibët, zëvendësit e kadilerëve, dhe imamët, funksionarët e kultit osman. Në çdo qytet ishte edhe dizdari, komandanti i rojeve të kështjellës. Të gjithë ata ishin të pajisur me timare. Popullsia jo myslimane (e krishterë, etj.) cilësohej raja (e nënshtruar).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:50 am

Regjistrimi kadastral i vitit 835 h. (1431-1432)


Aparati shtetëror qendror e lokal i Perandorisë Osmane kujdesej për zbatimin e sistemit të timarit, mbi bazën e të cilit ishte ngritur e funksiononte tërë ngrehina politike, ushtarake e administrative e Perandorisë Osmane. Të ardhurat që vileshin nga tatimet e sistemit të timarit mbanin në këmbë gjithë aparatin shtetëror dhe mbulonin shpenzimet e tij. Gjithashtu ushtria e spahinjve, e zotëruesve të timareve, ishte pjesa më e rëndësishme e forcave ushtarake osmane që zbatonte sistemin e timarit, që mbante në këmbë Perandorinë Osmane dhe që, nëpërmjet luftërave pushtuese, zgjeronte kufijtë e saj.

Kujdesin e veçantë, që kishte aparati shtetëror për zbatimin e sistemit të timarit, e tregojnë më së miri procesi i regjistrimeve kadastrale të herëpashershme dhe shënimet e shumta anësore me të cilat janë pajisur regjistrat përkatës. Hartuesit e kadastrave (eminët) dërgoheshin nga kryeqyteti për të bërë regjistrimet. Në bazë të dekreteve (berateve), që sulltani u kishte lëshuar spahinjve, eminët shkonin fshat më fshat për të regjistruar shtëpitë, pronat e tatimet që duhej të vileshin. Në përfundim të këtij procesi eminët hartonin regjistrat e hollësishëm (mufasal defteri). Gjithashtu ata bënin edhe kopje të përmbledhura të tyre, siç është edhe regjistri kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), që është zbuluar në arkivat turke. Ai është i pajisur me shënime anësore që janë bërë vazhdimisht, deri në vitin 1455, për të pasqyruar zëvendësimin e spahinjve të mëparshëm me të rinj, ndryshimet që pësonin timaret, duke i zmadhuar ose zvogëluar ato, si dhe krijimin e timareve të reja me fshatra e grupe familjesh që zbuloheshin si të paregjistruara e të fshehura etj. Prandaj herë pas here ndërmerreshin regjistrime të reja, nëpërmjet të cilave administrata qendrore e ajo lokale siguronte pasqyra më të plota e të sakta për funksionimin e sistemit të timarit. Në këtë kuadër u ndërmor edhe regjistrimi i vitit 835 h. (1431-1432), nga i cili është zbuluar një kopje e përmbledhur e tij. Ai është regjistri kadastral më i hershëm për Ballkanin i hartuar nga administrata osmane dhe i zbuluar deri më tani. Kjo kopje është e ndarë rastësisht në dy pjesë, nga të cilat vetëm njëra është botuar në vitin 1954 prej historianit turk Halil Inalçik. Në të janë shënuar emrat e ndarjeve administrative e të qendrave të banimit, emrat e spahinjve, llojet e tatimeve që paguheshin e madhësia e tyre e shënuar në akçe (monedhë osmane) etj.

Ashtu si gjatë regjistrimit të kohës së sulltan Mehmetit I, edhe me regjistrimin e ri të vitit 835 h. (1431-1432), Gjirokastra vazhdoi të ishte kryeqendra e Sanxhakut Shqiptar dhe në këtë sanxhak ishin përfshirë krahinat nga Çamëria deri në lumin Mat. Ai ishte i ndarë në 11 vilajete, të cilat më vonë do të quhen kaza: vilajeti i Gjirokastrës, i Këlcyrës, i Kaninës, i Beratit, i Tomoricës, i Skraparit, i Pavël-Kurtikut, i Çartallozit, i Krujës, i Përmetit dhe i Korçës. Dy vilajetet e fundit janë përfshirë në pjesën e pabotuar të regjistrit osman të vitit 835 h. Si sanxhakbe i Sanxhakut Shqiptar u caktua Ali bej Evrenozi.

Krahas krahinave që ishin përfshirë në Sanxhakun Shqiptar, shënimet anësore të regjistrit të vitit 835 h. (1431-1432) tregojnë se ndërkohë osmanët kishin regjistruar edhe rajone të tjera shqiptare. Sipas tyre, në një regjistër të veçantë e të panjohur deri tani ishin shënuar zotërimet e Gjon Kastriotit. Në këto regjistra nuk u përfshinë zotërimet veneciane në Shqipëri.
Sipas regjistrit të vitit 835 h. në Sanxhakun Shqiptar ishin rreth 475 timare, duke përfshirë edhe shtesat e bëra gjatë viteve të mëvonshme. Shumica e timareve, afro 80% e tyre, u ishte dhënë spahinjve myslimanë të huaj, midis të cilëve kishte edhe osmanë. Pjesa tjetër ishin spahinj shqiptarë myslimanë apo të krishterë. Këta, veçanërisht spahinjtë e krishterë, ishin caktuar në rajone të thella, ku administrata osmane e kishte vështirë të vepronte. Në raste të tilla eminët nuk shkelnin fare nëpër fshatra dhe i regjistronin banorët e tyre formalisht, sipas regjistrit të mëparshëm ose deklarimit të spahinjve. Kështu u veprua për fshatrat e rajonit të Këlcyrës, për fshatrat e viseve përgjatë rrjedhjes së lumit Shkumbin etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:50 am

Rrjedhimet e sistemit të timarit



Vendosja e sistemit të timarit ndryshonte raportet e pronësisë mbi tokën, që ishte çështja themelore për jetën ekonomike, shoqërore e politike të vendit dhe që përcaktonte shkallën e zhvillimit të marrëdhënieve feudale.
Si trashëgim nga e drejta bizantine, për shekuj të tërë toka në tërësi konsiderohej se i përkiste sovranit (perandorit, mbretit etj.). Në këtë mënyrë ishin motivuar detyrimet që popullsia kishte ndaj pushtetit shtetëror qendror për prodhimet e tokës dhe që përbënte atë pjesë të rentës që merrte shteti bizantin (renta qendrore). Pjesa tjetër e rentës u përkiste individëve të veçantë, përfaqësuesve të shtresës së pasur, që ishte në krye të jetës ushtarake, politike e ekonomike në provinca. Një rentë e tillë, e ndarë në dy pjesë, krijonte marrëdhënie që në njërën apo tjetrën formë kufizonin të drejtat e pronësisë private mbi tokën. Mbi këtë formë të rentës qe ngritur e kishte vepruar institucioni feudal bizantin i pronies. Me kalimin e kohës kornizat kufizuese mbi të drejtat e pronësisë mbi tokën erdhën duke u shkelur gjithnjë e më shumë, derisa institucioni i pronies në fakt pushoi së vepruari dhe përgjithësisht toka kishte kaluar në pronësi private të plotë deri në shitblerjen e saj.

Me zbatimin e sistemit të timarit, pushtuesit osmanë realisht rivendosën pronien bizantine dhe prekën shtresat e ndryshme shoqërore, sidomos fisnikërinë shqiptare, e cila përgjithësisht u zhvesh nga pronat e veta. Vetëm një pjesë e përfaqësuesve të saj u integruan në radhët e spahinjve e të drejtuesve të shtetit osman. Këta, si dhe individë nga shtresat e tjera, qofshin edhe të ulëta, që futeshin në radhët e luftëtarëve osmanë dhe dalloheshin në luftime, merrnin timare dhe poste të ndryshme, madje edhe në viset shqiptare. Si vendas ata duhej të zbusnin pakënaqësinë e shqiptarëve ndaj pushtuesve të huaj dhe të ndihmonin në vendosjen e sistemit të timarit. Edhe disa familje që ishin caktuar për ruajtjen e mirëmbajtjen e kështjellave e të ngushticave nga kalonin rrugët, osmanët i lironin nga një pjesë e detyrimeve për t`i lidhur me pushtetin e tyre.
Elementë të tjerë nga radhët e fisnikërisë shqiptare u përfshinë në shtresën e spahinjve e të funksionarëve osmanë nëpërmjet institucionit të iç-ogllanit (pazhë) dhe të gulamit (djalë i rritur).

Dokumentet dëshmojnë se, qysh kur nisën sulmet për pushtimin e tokave shqiptare, osmanët i kushtuan vëmendje shtresës së fisnikëve. Krahas prirjes për mënjanimin e përfaqësuesve të pabindur të kësaj shtrese, aty ku qëndresa ishte e dobët, në rajonet ku vendosja e pushtetit osman ishte e vështirë, pushtuesit u përpoqën të përdornin elementë nga radhët e fisnikërisë shqiptare për të neutralizuar pakënaqësinë dhe qëndresën e tyre. Për këtë ata përdorën marrëdhëniet e vasalitetit dhe i detyronin fisnikët shqiptarë të dërgonin bijtë e tyre të vegjël si pengje në oborrin e sulltanit, si iç-ogllanë (pazhë). Këtu ata konvertoheshin në fenë islame dhe edukoheshin me frymën e besnikërisë ndaj sulltanit. Pas një dekade, kur mendohej se ishin formuar si osmanllinj të vërtetë, ata pajiseshin me timare të mëdha dhe ofiqe të larta, sipas aftësive që tregonin. Nëpër institucionin e iç-ogllanit kaluan i biri i Gjon Kastriotit, Skënderbeu, i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu, i biri i Gjon Zenebishit, Hamza Beu etj.

Elementë të tjerë nga radhët e fisnikëve shqiptarë qëndronin pranë bejlerbeve e sanxhakbejlerëve si gulamë (djalë i rritur), jetonin e shërbenin pranë tyre që të përgatiteshin për karrierën e feudalit osman. Pas kësaj, gulamëve të islamizuar mund t`u jepeshin si timare dhe pronat e baballarëve ose të afërmve të tyre. Institucioni i gulamit u zbatua edhe në Shqipëri. Iç-ogllanë e gulamë me origjinë shqiptare morën timare e poste jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajone të tjera të Perandorisë Osmane.
Këto masa nuk e dobësuan pakënaqësinë dhe qëndrimin e fisnikëve shqiptarë, të cilët përgjithësisht pushtimi osman i shkatërroi si shtresë shoqërore, duke u marrë pronat dhe të drejtat ekonomike, politike, gjyqësore e administrative që rridhnin nga e drejta feudale.

Sistemi i timarit preku thellë edhe shtresën e gjerë të fshatarësisë pronare tokash, së cilës deri diku iu kufizua shitblerja e tokës si e drejtë thelbësore e pronësisë reale mbi të. Nën sistemin e timarit toka konsiderohej pronë e shtetit dhe fshatari nuk mund ta braktiste atë. Vetëm me lejen e spahiut ai mund t`ia shiste atë një personi tjetër me kusht që blerësi të punonte tokën, të përmbushte të gjitha detyrimet ndaj shtetit e spahiut dhe t`i paguante këtij të fundit një taksë të veçantë, atë të tapisë, që lidhej me aktin e blerjes. Sistemi i timarit e përkeqësoi gjendjen e fshatarësisë si pronare tokash, e vendosi atë nën detyrime të shumta dhe nën varësinë e feudalëve të huaj osmanë. Duke u shpallur të gjitha tokat si pronë shtetërore (mirie), fshatarët ish-pronarë ndiheshin si të zhveshur nga pronat e tyre.

Para pushtimit osman fshatarët përgjithësisht i paguanin kryezotit të tyre të dhjetën e prodhimeve bujqësore, një dukat dhe obrokun (që ishte 4 grosh = 2/9 e dukatit) për çdo shtëpi. Kurse tani nën sistemin e timarit u rrit llojshmëria dhe madhësia e detyrimeve ndaj shtetit dhe timarlinjve (spahinjve). Këta të fundit u merrnin për vete fshatarëve yshyrin (e dhjeta), si taksë në natyrë për të gjitha prodhimet bujqësore e çdo aktivitet tjetër ekonomik, ispenxhën, taksë në të holla që ishte 25 akçe për familje fshatare jomyslimane (të krishterë etj.), 22 akçe për familje myslimane (e njohur me emrin resmi-çift) dhe ishte më e vogël për beqarët e moshës madhore, si dhe për familjet e drejtuara nga gra që u kishin vdekur burrat. Gjithashtu spahinjtë merrnin taksën e tapisë së tokës, kur ajo shitej apo trashëgohej nga fëmijët, taksën e martesës, gjoba të ndryshme etj. Kurse shteti merrte xhizjen, taksë që e paguanin për familje popullsitë jomyslimane (rajatë) që ishte në masën e 45 akçeve në vit, xhelepin, taksë e blegtorisë, të dhjetën e gjakut, që ishte një tribut vjetor me djem të vegjël, të cilin ishte e detyruar ta jepte çdo qendërbanim për të mbushur radhët e ushtrisë së jeniçerëve. Çdo familje, pavarësisht nga besimi, paguante avarizin e divanit, që ishte detyrim në të holla për Këshillin e Lartë të shtetit turk. Gjithashtu ato kishin edhe një varg detyrimesh specifike, si p.sh. mbulimin e shpenzimeve të ushtrisë kur ajo shkonte në luftë etj.

Pesha e detyrimeve të mësipërme rëndohej edhe më shumë prej abuzimeve që bëheshin gjatë vjeljes së tyre me dhunë nga aparati i fuqishëm ushtarako-administrativ i Perandorisë Osmane që, për nga ashpërsia, ishte i pakrahasueshëm me atë të sundimtarëve vendas të mëparshëm. Sa kohë që Perandoria Osmane vazhdonte të zgjeronte kufijtë e saj, spahinjtë nuk i kushtonin vëmendjen e duhur mbarëvajtjes së timareve, sepse të ardhurat që vilnin prej tyre ishin më të vogla nga ato që siguronin nëpërmjet grabitjeve gjatë luftërave pushtuese apo shtypjes së kryengritjeve e revoltave të ndryshme. Kur dalloheshin nëpër luftime, spahinjtë e ushtarët e tjerë osmanë në viset e sapopushtuara merrnin timare më të mëdha nga ato që kishin pasur më parë.

Sipas së drejtës feudale osmane, spahiu e mbante timarin për aq kohë sa përmbushte detyrimin e pjesëmarrjes në luftë bashkë me pajisjet personale luftarake sa herë ta thërrisnin eprorët e tij. Kur timari i siguronte spahiut deri në 5 mijë akçe të ardhura në vit, duhej të shkonte në luftë vetëm dhe, për çdo 5 mijë akçe të ardhura më tepër, ai duhej të merrte me vete nga një ushtarak të armatosur (xhebeli).

Pozita e spahinjve, si zotërues timaresh, konsiderohej e përkohshme dhe e pasigurtë, prandaj veprimtaria e tyre karakterizohej nga abuzimet, grabitjet e krime të shumta, po ashtu siç vepronin edhe gjatë fushatave ushtarake. Vetë kronistët osmanë bashkëkohës me ngjarjet e mësipërme dëshmojnë për dhunën e spahinjve, për shkretimin e krahinave të tëra gjatë fushatave ushtarake të tyre, për grabitjen e pasurive të tundshme e të patundshme të banorëve të viseve që sulmoheshin, të gjësë së gjallë, si dhe të fëmijëve e të të rriturve, të cilët shiteshin si skllevër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:50 am

3. KRYENGRITJET ANTIOSMANE NË SHQIPËRI
(VITET 30 TË SHEK. XV)




Qëndresa antiosmane në Shqipëri



Pas pushtimit të kështjellave të viseve perëndimore shqiptare në fillim të shek. XV, osmanët vendosën edhe në këtë rajon të Shqipërisë administratën e tyre pushtuese. Nëpërmjet regjistrimeve të herëpashershme të banorëve e të tokës dhe të ndarjes së saj në prona të vogla feudale (timare), pushtuesit vendosën sistemin feudal ushtarak osman të timareve, që ishte i ngjashëm me sistemin e pronies bizantine. Kjo lloj prone ishte në shpërbërje të plotë në prag të pushtimit osman dhe shoqëria shqiptare ndodhej në fazën e zhvilluar të feudalizmit, ku prona tokësore shitej e blihej lirisht. Nëpërmjet këtyre regjistrimeve osmanët i zhveshën fisnikët shqiptarë nga pronat e mëdha tokësore dhe nga pozitat e tyre drejtuese.

Përveç kësaj, sulmet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane për pushtimin e trojeve shqiptare, të shoqëruara me dhunë të egër e me shkatërrime masive, me rrëmbim të fëmijëve për të mbushur repartet e jeniçerëve si dhe me rrëmbimin e të rriturve për t`i shitur si skllevër, e dëmtuan rëndë jetën ekonomike të vendit dhe shkaktuan një pakënaqësi të thellë në të gjitha shtresat shoqërore, duke i bashkuar e duke i ngritur këta në luftë kundër armikut të përbashkët, pushtuesit të huaj osman. Qëndresa dhe lufta e shqiptarëve shpërtheu kudo në forma të ndryshme deri në kryengritje të fuqishme.

Përballë një pushtuesi shumë të fuqishëm e të organizuar mirë, siç ishte Perandoria Osmane, një pjesë e shqiptarëve braktisnin përkohësisht vendbanimet e veta, duke u strehuar në vise të thella e malore, ku mund të përballohej më lehtë dhuna e pushtuesve. Të tjerë morën rrugën e mërgimit dhe u vendosën në Itali e në vende të tjera të huaja.
Braktisja e fshatrave nga banorët u bë një dukuri e përhapur në rajonet ku zhvilloheshin luftime ose që gjendeshin pranë rrugëve nga kalonin ushtritë pushtuese. Kjo dukuri është pasqyruar në regjistrin kadastral osman të vitit 835 h. (1431-1432), në të cilin janë shënuar me dhjetëra fshatra e qendërbanime të braktisura plotësisht e toka buke të bëra djerrina, që gjendeshin në rajonet pranë qendrave ushtarako-administrative, si Gjirokastra, Kanina, Berati, Kruja etj.

Qëndresa e shqiptarëve ndaj pushtuesve osmanë shfaqej në forma të ndryshme. Shumë familje përpiqeshin t`u shmangeshin regjistrimeve kadastrale që administrata osmane ndërmerrte herë pas here. Gjatë regjistrimeve ato largoheshin përkohësisht nga vendbanimet e tyre e fshiheshin. Spahinjtë, nga ana e tyre, përpiqeshin t`i zbulonin familjet e fshatrat e fshehura dhe të vilnin prej tyre rentën. Në regjistrin kadastral të vitit 835 h. (1431-1432) gjenden mjaft shënime për zbulimin e familjeve, e deri të fshatrave të tëra, që ishin fshehur e kishin mbetur të paregjistruara. Kështu, p.sh., në krahinën e Korçës e të Përmetit vetëm dy spahinj (Sunkurxhe Beu dhe Abdullahu) kishin zbuluar dhe regjistruar për herë të parë 212 familje.

Qëndresa e shqiptarëve ndaj pushtuesve osmanë shpërthente edhe në forma më të ashpra. Masa të tëra fshatarësh nuk pranonin të shkonin para komisioneve të regjistrimit dhe me armë në dorë i kundërshtonin ato, duke krijuar situata të rrezikshme për jetën e personave që duhej të shkelnin nëpër fshatra për të kryer regjistrimin e banorëve e të tokave. Përballë një qëndrimi të tillë, në shumë raste zyrtarët e kryenin regjistrimin formalisht e në kundërshtim me ligjet e tyre, pa shkuar në fshatrat përkatëse. Kështu p.sh. gjatë regjistrimit të lartpërmendur, për një numër të madh fshatrash të krahinave të Këlcyrës, të Kurveleshit etj. ai u bë formalisht, sipas të dhënave që ishin shënuar në regjistrat e mëparshëm. Kurse shumica e fshatrave, që gjendeshin në krahinat ndërmjet lumenjve Shkumbin dhe Erzen, u regjistruan sipas deklarimit gojor të spahinjve të tyre.

Me dhjetëra e dhjetëra fshatra të tjera nëpër krahina të ndryshme nuk iu dhanë menjëherë spahinjve, por u shënuan nëpër regjistra si mevkuf (të bllokuar) për t`ua shpërndarë atyre më vonë. Numri i familjeve të fshehura arrinte në qindra.
Sanxhakbejlerët dhe funksionarët e tjerë osmanë përdorën gjerësisht e vazhdimisht forcat e tyre ushtarake për të zbatuar sistemin e timarit. Ata ndërmerrnin sulme të herëpashershme mbi fshatrat e pabindura dhe i shndërronin ato në gërmadha. Dhunës së tyre shqiptarët iu përgjigjën me luftë të armatosur, duke vepruar në bazë fshati, madje edhe banorët e disa fshatrave bashkëvepronin kundër pushtuesve. Në regjistrin e vitit 835 h. (1431-1432) ka shënime që cilësojnë fshatra apo timare të formuara me disa fshatra si "çerdhe qafirësh", "të hedhur në revoltë" etj. Për fshatin Luzat të Kurveleshit është vënë shënimi se "është fshat tradhtar, tre-katër herë dërguan njerëz, por nuk u kthyen".

Objekt i luftës së fshatarësisë u bënë edhe feudalët spahinj. Shënimet e regjistrit të vitit 835 h. (1431-1432) përmendin mjaft raste të vrasjes së spahinjve dhe të zhdukjes së tyre pa lënë gjurmë. Në rrethana të tilla shumë spahinj osmanë i braktisën timaret. Rrjedhimisht pushteti osman detyrohej t`i zëvendësonte spahinjtë me persona të tjerë. Kështu p.sh. në vilajetin e Pavël Kurtikut, të Çartallozit, të Tomoricës, të Këlcyrës etj., gjatë regjistrimit të vitit 835 h. (1431-1432), asnjë timar nuk ishte më nën zotërimin e spahinjve me origjinë të huaj, që kishin qenë gjatë regjistrimit të mëparshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:50 am

Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429-1430)



Pushtimi osman i vendit dëmtoi rëndë interesat e të gjitha shtresave shoqërore, duke përfshirë edhe elitën drejtuese shqiptare. Një pjesë e fisnikëve të Shqipërisë së Poshtme, që i humbën plotësisht pronat e tyre, emigruan nga Shqipëria. Të tjerë në viset e Shqipërisë Qendrore e të Epërme, si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Dukagjinët, Zahariajt, Spanët etj. u përpoqën të shmangnin rrënimin e plotë të tyre, duke u dhënë garanci, tribute e pengje osmanëve, si dhe duke forcuar lidhjet me Venedikun dhe vendet e tjera me prirje antiosmane. Sulmet e ushtrive osmane mbi zotërimet e fisnikëve shqiptarë nxiteshin edhe nga vjehrri i mëvonshëm dhe vasali besnik i sulltan Muratit II, që ishte sundimtari i Despotatit të Rashës, Gjergj Brankoviçi, i cili ishte në luftë me fisnikët shqiptarë jo vetëm në rajonin bregdetar të Shqipërisë së Epërme.

Nën trysninë edhe të fisnikëve shqiptarë, Gj. Brankoviçi u detyrua në vitin 1428 të zhvendoste kryeqytetin në veri të Despotatit të tij, në Smederevë, në brigjet e lumit Danub.
Kur presioni i pandërprerë osman përshkallëzohej aq shumë mbi fisnikët shqiptarë, sa që rrezikonte tërësisht ekzistencën e tyre, ata nuk ngurronin të rrëmbenin armët. Pakënaqësia e shtresave të gjera shoqërore ndaj pushtimit osman u kishte krijuar fisnikëve shqiptarë mundësi të reja e të panjohura më parë për krijimin e ushtrive të mëdha e pa pagesë, të karakterizuara nga një shpirt i lartë vetëmohimi, që nuk njihet në kushtet e luftërave të zakonshme feudale dhe tek ushtritë mercenare.

Kryengritja e parë në shkallë krahinore, që njihet deri tani, i përket kohës së sulltan Mehmetit I dhe duhet të jetë zhvilluar gjatë viteve 1419-1421. Burimet historike, që e përmendin atë, nuk japin hollësi për zhvillimin e saj, veçse tregojnë që banorët e krahinës së Vagenetisë (Çamërisë) u hodhën në kryengritje.

Në fund të viteve 20 të shek. XV dy ngjarje të rëndësishme ndikuan në jetën politike të fisnikëve shqiptarë: fuqizimi në drejtimin e pashasanxhakut të Shkupit i familjes së Evrenozëve (veçanërisht dy përfaqësues të saj Isak Beu dhe, pas vdekjes së tij, i biri, Isa Beu, arritën të fuqizoheshin shumë ekonomikisht duke shfytëzuar zgjerimin e pushtimeve osmane në Ballkan) dhe sidomos lufta e ushtrive osmane për pushtimin e qytetit të Selanikut, që në vitin 1423 kishte kaluar nën zotërimin e Venedikut.

Konfliktin e armatosur ndërmjet sulltan Muratit II dhe Republikës së Venedikut për qytetin e Selanikut, që zgjati afro tre vjet (1428-1430), disa prej fisnikëve shqiptarë e panë si një mundësi për shtrirjen e pushtetit të tyre mbi viset që ishin nën zotërimet veneciane dhe osmane. Kurse për Venedikun dhe sidomos për pushtuesit osmanë lufta e mësipërme i vinte në provë fisnikët shqiptarët nëse do të përmbushnin apo jo angazhimet ushtarake që kishin ndaj tyre.

Qysh në gusht të vitit 1428 njoftohej se Gjon Kastrioti ishte nën presionin e pandërprerë të sulltanit që të sulmonte zotërimet veneciane dhe se një djalë i tij, që ishte "bërë turk e mysliman", i mbante trupat ushtarake pranë rajonit venecian të Shkodrës. Kurse Stefan Spani, Kojë Zaharia dhe Stefan Maramonti, sipas dokumenteve të fillimit të vitit 1430, kishin ndërmarrë aksione të pasuksesshme kundër zotërimeve të Venedikut në rajonin e Shkodrës. Ndërkohë Gojçin Gjurashi (Cërnojeviçi) kishte çliruar zotërimet e tij në Gentë, duke dëbuar prej tyre forcat e despotit serb të Rashës, Gjergj Brankoviçit, djalë i Vukut.

Edhe marrëdhëniet e fisnikëve shqiptarë me osmanët acarohen shumë dhe
pozitat e pushtetit osman në tokat shqiptare qenë dobësuar, ndonëse mungojnë të dhënat burimore për aksionet antiosmane të shqiptarëve. Nëpërmjet tyre tërthorazi del se ushtria e Gjon Kastrioti ka rrethuar Krujën dhe është përpjekur ta pushtojë atë, kështjellë që nuk është marrë ndonjëherë me forcën e armëve. Sidoqoftë, pushteti osman në tokat e Shqipërisë Perëndimore ishte tronditur thellësisht. Prandaj, pa pritur nënshkrimin e traktatit të paqes më Venedikun (4 shtator 1430), por sapo pushtuan Selanikun (29 mars 1430), ushtritë osmane të komanduara nga Isak Evrenozi dhe me pjesëmarrjen e trupave serbe, të komanduara nga djali i Gjergj Brankoviçit, iu drejtuan shtetit të Gjon Kastriotit. Sulmi i tyre qe i papërballueshëm. Gjatë muajve prill-maj 1430 ushtritë osmane shkatërruan disa kështjella të Gjon Kastriotit dhe arritën në Prishtinë. Prej këtu morën rrugën në drejtim të Gentës dhe në fund të muajit qershor, pasi thyen qëndresën e Gojçin Gjurashit, zbritën deri në rrethinat e Shkodrës, duke plaçkitur vendin, dhe morën Dejën.

Përballë një situate të tillë Gjoni kërkoi marrëveshje me Isak Beun. Edhe me ndërhyrjen e Skënderbeut dhe të Stanishtës pranë autoriteteve osmane, u rimëkëmb shpejt shteti i Kastriotëve. Gjatë gjysmës së parë të viteve 30 sërish ai u bë kufitar me zotërimet veneciane të Lezhës e të Shkodrës, siguroi dalje në det dhe kishte nën kontrollin e vet rrugët tregtare që lidhnin bregdetin me Prishtinën dhe Shkupin.

Gjon Kastrioti vdiq në fillim të muajit maj të vitit 1437 (2 ose 4 maj). Emri i tij do të përmendet edhe në dy dokumente të mëvonshme (mars 1438 dhe korrik 1439) në kuadrin e përpjekjeve të Stanishës e të Skënderbeut, si drejtues të rinj të shtetit të Kastriotëve, për të vijuar me Venedikun dhe me Raguzën po ato marrëdhënie që kishte pasur i ati i tyre, Gjon Kastrioti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:51 am

Fitoret e Gjergj Arianitit (1432-1435) dhe zgjerimi i luftës antiosmane


Regjistrimi kadastral osman i vitit 835 h. (1431-1432) u shoqërua me dhunë të ashpër të forcave pushtuese. Dokumente të kohës tregojnë se gjatë verës së vitit 1432 shqiptarët masivisht emigruan në drejtim të Puljes e të Venedikut. Pakënaqësia e përgjithshme nga regjistrimi kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), nxitja e revoltës së tyre nga Selia e Shenjtë dhe oborri hungarez, si dhe lajmi i pasaktë për vdekjen e sulltan Muratit II bënë që shqiptarët të hidheshin në luftë kundër pushtuesve osmanë.

Në ballë të kësaj vale të re e të fuqishme kryengritjesh u vu Gjergj Arianiti. Shqiptarët, të udhëhequr prej tij, i dëbuan spahinjtë osmanë prej një pjese të konsiderueshme të zotërimeve të Arianitëve. Qysh në fund të viteve 20, gjatë luftës veneto-osmane për zotërimin e Selanikut, kufijtë lindorë të shtetit të Gj. Arianitit duhet të jenë shtrirë në atë kohë deri në Manastir. Ndërkohë kryengritje shpërthyen edhe në krahina të tjera të vendit dhe i paralizuan forcat osmane që ishin në tokat shqiptare. Ato ndodheshin përballë asgjësimit të plotë, prandaj sulltan Murati II vendosi të merrej vetë me shtypjen e kryengritjeve shqiptare.

Gjatë dimrit të vitit 1432-1433 sulltani u vendos në Serez. Këtu u grumbulluan ushtritë osmane dhe, duke ndjekur rrugën Egnatia, do të marshonin e do të sulmonin forcat e Gjergj Arianitit për ta nënshtruar atë.
Në Serez sulltani organizoi një ushtri prej 10 mijë vetash dhe në krye të tyre vuri sanxhakbeun e Sanxhakut Shqiptar, Ali bej Evrenozin. Ushtria osmane hyri në thellësi të shtetit të Gj. Arianitit dhe arriti në luginën e Shkumbinit pa u ndeshur me luftëtarët shqiptarë. Por, kur përparuan në thellësi të luginës, forcat e Gj. Arianitit u shfaqën befasisht dhe menjëherë e sulmuan ushtrinë osmane pranë burimeve të Bushekut. Shumë ushtarë osmanë u vranë ose ranë robër në duart e shqiptarëve, ndërsa të tjerët, bashkë me komandantin e tyre Ali bej Evrenozin, morën arratinë.

Kjo ishte fitorja e parë e rëndësishme e shqiptarëve kundër ushtrive të fuqishme osmane. Ajo pati jehonë edhe në vendet e tjera dhe i dha hov luftës antiosmane në Shqipëri. Fitorja, siç ka shkruar një bashkëkohës i saj, kronisti bizantin Halkokondili, i solli "lavdi të shkëlqyer" Gjergj Arianitit, që u bë personazhi kryesor i jetës politike shqiptare të viteve 30.

Vala e kryengritjeve antiosmane u përhap edhe në rajonet e Shqipërisë së Poshtme, edhe pse pozitat e osmanëve ishin fuqizuar atje me pushtimin prej tyre, në tetor të vitit 1430, të kryeqendrës së atyre viseve, të Janinës. Kryengritësit thirrën nga emigrimi në Korfuz dhe e vendosën në krye të tyre Depë Zenebishin, djalin e ish-sundimtarit të vdekur të tyre. Pas kthimit të D. Zenebishit kryengritësit rrethuan dhe sulmuan kryeqendrën administrative të Sanxhakut Shqiptar, Gjirokastrën. Për dëmtimin e mureve të kështjellës dhe çlirimin e saj, sulmuesit përdorën makina gurëhedhëse. Ndërkohë kryengritësit i shtrinë veprimet e tyre edhe në krahinat fqinjë dhe arritën të pushtonin kështjellën e Këlcyrës.

Kjo situatë i alarmoi osmanët. Prandaj, në kushtet e vështira të dimrit, u organizua një ushtri e re osmane e komanduar nga Turhan Beu. Në fillim të vitit 1433, duke marshuar me shpejtësi nëpër dëborë, ushtria e Turhan Beut në bashkëpunim me garnizonin osman të Gjirokastrës i sulmuan befasisht rrethuesit e kështjellës. Shqiptarët, të vënë ndërmjet dy zjarreve, nuk e përballuan dot goditjen dhe me humbje të rënda u tërhoqën nga rrethimi i Gjirokastrës. Osmanët e zunë rob Depë Zenebishin dhe e varën.

Valët e kryengritjeve antiosmane u përhapën edhe në rajone të tjera të vendit. Në Shqipërinë e Epërme, Nikollë Dukagjini mori në duart e tij kështjellën e Dejës. Por këtë kështjellë Nikollë Dukagjini e mbajti për pak kohë dhe ajo kaloi sërish në duart e osmanëve. Në Shqipërinë Qendrore kryengritësit e udhëhequr nga Andre Topia sulmuan kështjellën e Krujës, por nuk e morën dot. Edhe në zonën e Vlorës dokumentet e kohës tregojnë se në vitin 1434 krerët e vendit donin që "turqve t`ua hiqnin nga duart kështjellën e Kaninës".

Gjatë viteve 30 të shek. XV zotërimet e Gjergj Arianitit mbetën rajoni kryesor i luftës antiosmane, prandaj sulltan Murati II, gjatë verës së vitit 1434, u vendos në Manastir. Këtu u grumbulluan ushtritë osmane të Rumelisë dhe nën komandën e bejlerbeut të tyre, Sinan Pashës, në fillim të gushtit 1434 sulmuan zotërimet e Arianitëve. Pasi hynë në thellësi të tyre, trupat osmane u rrethuan dhe u goditën rreptë nga luftëtarët shqiptarë. Në këtë betejë, shkruante ato ditë Senati i Raguzës, shqiptarët "dolën fitues në fushën e nderit dhe shumë turq u vranë".
Pas fitores së shkëlqyer të shqiptarëve në gusht të vitit 1434, u ngarkuan Isak bej Evrenozi dhe sanxhakbejlerët e rajoneve kufitare që të vazhdonin luftën për shkatërrimin e forcave të Gj. Arianitit. Në dhjetor të vitit 1434 ushtria e Isak Beut iu drejtua zotërimeve të Arianitëve. Shqiptarët i dolën përpara ushtrisë osmane dhe zhvilluan me të një betejë të rreptë, që përfundoi me një fitore të shkëlqyer të tyre. Për këtë betejë Senati i Raguzës do të shkruante ato ditë: "Isaku vetëm me një numër shumë të vogël ushtarësh mundi të shpëtojë. Nga ushtria e tij shumë turq, nga më kryesorët e të rëndësishmit, u vranë në luftë e mbetën robër. Që prej asaj dite turqit mbetën të tmerruar, duke mos pasur guxim kundër arbërve".

Luftimet ndërmjet shqiptarëve dhe forcave osmane vazhduan edhe në vitin 1435. Më 20 prill të këtij viti luftëtarët e Gj. Arianitit u ndeshën rreptë me një ushtri osmane, duke e shpartalluar atë dhe, siç shkruhej ato ditë, "e mbajtën fushën e betejës si ngadhënjyes".

Pas disfatave të njëpasnjëshme, që pësuan trupat osmane prej luftëtarëve të Gj. Arianitit, sulltan Murati II ndërpreu dërgimin e ushtrive të tjera kundër shtetit të Arianitëve dhe gjatë viteve 1435 -1437 i angazhoi forcat e veta në Anadoll kundër emirit Ibrahim të Karamanisë. Përkohësisht në Shqipëri u krijua një gjendje e tillë që, siç shkruhej në fund të vitit 1435, "turqit e arbërit po qëndrojnë të qetë në kufijtë e tyre pa ndonjë trazim ose përleshje".

Kryengritjet e viteve 30 të shek. XV dhe fitoret e forcave të Gj. Arianitit patën jehonë të madhe si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të ndryshme të Evropës. Përpara bashkëkohësve të huaj shqiptarët dolën si një nga popujt më aktivë në luftën kundër pushtuesve osmanë. Rëndësia e luftës së tyre i kalonte kufijtë e botës shqiptare dhe me kohë tërhoqi vëmendjen e shteteve evropiane, interesat e të cilëve lidheshin me ngjarjet e Ballkanit. Gj. Arianiti u bë personalitet i njohur evropian, sepse fitoret e tij erdhën në një kohë kur Evropa ishte mësuar të dëgjonte për disfatat që pësonin forcat antiosmane. Për këto fitore atë e përgëzuan personalitetet më të shquara të kohës, si papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman Sigismund, që ishte njëkohësisht edhe mbret i Hungarisë. Këta i dhanë luftës së shqiptarëve një përkrahje të gjerë morale.

Lufta e shqiptarëve përkonte me interesat e Hungarisë, që gjendej përballë sulmeve të ushtrisë osmane. Drejtuesit e kryengritjeve shqiptare si Gjergj Arianiti e Andre Topia krijuan lidhje të ndërsjella me mbretin e Hungarisë, Sigismundin, dhe dërguan përfaqësuesit e tyre te njëri-tjetri. Ata projektuan që, duke u mbështetur në viset e çliruara të Shqipërisë, të organizonin një kryengritje të përgjithshme antiosmane në Ballkan. Për këtë qëllim, në pranverë të vitit 1435, mbreti i Hungarisë dërgoi në Shqipëri Fruzhinin, pasardhës i mbretit bullgar Shishman, dhe në pranverë të vitit 1436 princin Daut, pretendent i fronit osman i strehuar në oborrin hungarez, me synimin që kundërshtarët politikë të sulltan Muratit II të ngriheshin kundër tij dhe ta rrëzonin nga froni. Me gjithë këto përpjekje nuk u arrit të organizohej një aksion i përbashkët ballkanik.
Jehona e luftës antiosmane të shqiptarëve u ndie edhe në vendet e tjera evropiane. Situatën e trazuar politike të viteve 30 në Shqipëri, Republika e Venedikut u përpoq ta shfrytëzonte për interesat e veta. Ajo arriti t`u merrte shqiptarëve Dejën dhe më pas, nën presionin e osmanëve, ua dorëzoi këtyre. Ndërkohë Venediku udhëzonte qeveritarët e saj në tokat shqiptare që të respektonin traktatet e paqes me sulltanin, të mos i ndihmonin kryengritësit shqiptarë, të lejonin kalimin e qëndrimin e trupave osmane në zotërimet veneciane etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:51 am

Gjendja politike në Shqipëri pas kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV



Gjatë viteve 30 të shek. XV shqiptarët për herë të parë i thyen ushtritë osmane në disa beteja. Me gjithë këto fitore, lufta e tyre nuk dha përfundimet e dëshiruara, sepse mungoi bashkimi i të gjitha forcave shqiptare, mungoi bashkërendimi efikas i veprimtarisë ushtarake të tyre dhe aksionet luftarake në rajonet kryengritëse u zhvilluan të veçuara, prandaj përgjithësisht qenë të pasuksesshme. Kjo situatë e përgjithshme ndikoi negativisht edhe në shtetin e Gj. Arianitit, duke i bërë të paqëndrueshme rezultatet e fitoreve ushtarake të tij.
Situata politike në Shqipëri mbeti shpërthyese edhe gjatë gjysmës së dytë të viteve 30 të shek. XV, kur luftimet kishin pushuar.

Në viset e Gjirokastrës e të Vlorës si dhe në zonat pranë qendrave ushtarake të pushtuara etj., qëndresa antiosmane vazhdoi në forma të tjera. Për të vendosur në to plotësisht pushtetin e vet, sulltan Murati II iu drejtua për ndihmë Venedikut. Kështu, në tetor të vitit 1436, një përfaqësues i sulltanit i kërkoi Republikës së Venedikut të ndëshkonte ata shqiptarë që, nga zotërimet e saj të Shkodrës, Pargës etj., sulmonin forcat osmane, si dhe të mos lejohej në to strehimi i dezertorëve të ushtrisë osmane.

Gjendja e rëndë politike në Shqipëri për pushtuesit osmanë dhe pamundësia e tyre për të dërguar aty vazhdimisht ushtri të mëdha, ndërkohë që kishte fronte të tjera lufte edhe në rajone të tjera kufitare me Perandorinë Osmane, e detyruan sulltan Muratin II të ndryshonte përkohësisht qëndrimin e vet ndaj shqiptarëve. Ai ndërpreu sulmet ushtarake mbi zotërimet e Arianitëve e të viseve të tjera shqiptare dhe i largoi forcat osmane nga zonat, ku pozitat e tyre ishin shumë të dobëta.

Osmanët i braktisën krahinat në veri të lumit Mat dhe kështjellën e Dejës ia dhanë Lekë Zaharisë. Me aktivizimin energjik të djemve të Gjon Kastriotit, Stanishës e Skënderbeut, që ishin funksionarë osmanë, shteti i Kastriotëve u rimëkëmb shpejt, siguroi përsëri dalje në det, duke rimarrë skelën e Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat, si dhe kontrollin e rrugëve për në Prishtinë dhe në Shkup. Zotërimet e tij u bënë kufitare në perëndim me zotërimet veneciane të Lezhës e të Shkodrës. Edhe në rajone të tjera të brendshme e larg qendrave osmane, si në krahinat malore e fushore që shtriheshin ndërmjet lumenjve Devoll-Seman dhe Erzen u rivendosën pozitat e zotërve vendas, ndonjë prej të cilëve i mori zotërimet e veta në formën e timareve.

Për të ruajtur në viset shqiptare pushtetin e tronditur osman, sulltan Murati II u përpoq të mbështetej te ata fisnikë vendas që ishin të lidhur me administratën vendore osmane. Krahas Evrenozëve, që vazhduan të ishin në krye të pashasanxhakut të Shkupit, gjatë viteve 1437-1438 sulltani emëroi sanxhakbe të Sanxhakut Shqiptar të birin e Teodor Muzakës, Jakup Beun, dhe subash të Krujës Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Kurse qysh në verën e vitit 1434 ishte emëruar në postin e dizdarit të Krujës Ballaban Beu, i njohur sipas rrëfimit të M. Barlecit me titullin pashë, titull që realisht nuk e ka pasur asnjëherë.

Gjatë qeverisjes së Sanxhakut Shqiptar prej Jakup Beut dhe të vilajetit të Krujës prej Skënderbeut, sipas rekomandimeve të tyre u bënë shumë ndryshime në shpërndarjen e timareve e të fshatrave në të mirë të elementit shqiptar, duke shprehur kështu vijimin e lidhjeve familjare që ata mbanin me elitën drejtuese shqiptare. Sa kohë që Skënderbeu qëndroi në postin e subashit të vilajetit të Krujës edhe këto vise mund të konsiderohen si pjesë e shtetit të Kastriotëve. Por Jakup bej Muzaka dhe Skënderbeu nuk i mbajtën gjatë pozitat drejtuese në Sanxhakun Shqiptar.
Në fund të vitit 1438 qenë të pasuksesshme aksionet e trupave osmane kundër ushtrisë hungareze në Transilvani. Më pas veprimet luftarake osmane u shtrinë pranë viseve shqiptare, në Rashë e në Bosnjë. Në vitin 1439 ata pushtuan kryeqytetin e Despotatit të Rashës, Smederevën, dhe e nënshtruan atë.

Ndërkohë sulltan Murati II largoi Skënderbeun dhe Jakup Beun nga funksionet e larta drejtuese që kishin në Sanxhakun Shqiptar dhe i ngarkoi me funksionet e larta të sanxhkbejlerëve në rajone të tjera më pak shpërthyese, me sa duket larg viseve shqiptare. Në vend të tyre për drejtimin e Sanxhakut Shqiptar u emëruan persona të huaj, që ishin më të besueshëm. Këta bënë ndryshime të shumta nëpër timaret e Sanxhakut Shqiptar, duke favorizuar elementin e huaj. Pas një rrethimi të gjatë njëvjeçar, në qershor të vitit 1441, osmanët pushtuan Novobërdën, qendra më e rëndësishme e prodhimit të arit e të argjendit në Ballkan, të cilin nuk arritën ta mbanin në duar për një kohë të gjatë.

Pas kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV jeta politike në Shqipëri u zhvilluan në mënyrë të tillë që çoi në forcimin shkallë-shkallë të pozitave të pushtuesve osmanë në dëm të shqiptarëve, gjë që rriti pakënaqësinë e tyre. Elita drejtuese shqiptare u vu në pritje të rrethanave më të favorshme për të rifilluar luftën kundër pushtuesve osmanë, siç do të ndodhte në nëntor të vitit 1443 në Shqipëri, kur në krye të saj u vu Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:51 am

K R E U VI

SHQIPËRIA NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT
(1443 - 1468)




1. RIMËKËMBJA E SHTETIT TË KASTRIOTËVE DHE
FORMIMI I LIDHJES SHQIPTARE TË LEZHËS




Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut deri më 1443




Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën).
Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim. Qendra administrative e tij duhet të ketë qenë Prizreni. Këtu duhet të ketë lindur edhe Gjergji.

Që kur Gjergji ishte fëmijë, familja e Kastriotëve i ndjeu rrjedhimet shkatërrimtare të pushtimeve osmane. Dokumentet tregojnë se në vitin 1409 Gjon Kastrioti ishte detyruar t'u dorëzonte peng osmanëve një nga djemtë e tij, ndoshta Stanishën, dhe më pas edhe djalin e vogël, Gjergjin. Ky u dorëzua si peng rreth moshës nëntëvjeçare, kur osmanët pushtuan Krujën (në fillim të vitit 1415) që ishte në kufi me zotërimet e Kastriotëve.

Dërgimin e Gjergjit të vogël në oborrin osman rreth moshës nëntëvjeçare, e dëshmojnë, pavarësisht nga njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime më të rëndësishme për njohjen e historisë së Shqipërisë të shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në jetëshkrimin më të hershëm për Gjergj Kastriotin, të hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit, tregohet se ai u dërgua i vogël peng, u rrit dhe u edukua pranë oborrit të sulltanit. Të njëjtën gjë njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj, bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I. Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorëve osmanë të shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.

Gjergji, pasi u mor peng rreth moshës nëntëvjeçare, u dërgua në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Edrene. Ai u edukua këtu gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç-ogllanëve, ku u dallua mbi të tjerët. Në këtë shkollë futeshin zakonisht djemtë e zotërve të nënshtruar për t'u përgatitur e edukuar në frymën osmane si komandantë të zotë e feudalë të bindur. Këta zakonisht shërbenin si spahinj në vendet ku pushtimi osman ndeshte në qëndresën e popullsisë, si dhe në vendet nga ata kishin ardhur.
Gjergj Kastrioti nga natyra ishte i pajisur me dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Sipas dokumenteve të kohës dhe njoftimeve të Marin Barlecit, Gjergj Kastrioti kishte mendjemprehtësi të veçantë dhe arriti të zotëronte disa gjuhë të huaja. Ai ishte shtatlartë, shpatullgjerë e shumë i fuqishëm. Luftonte mbi kalë e në këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera.

Gjergji u shqua gjatë viteve të shkollës, kur iu vu emri mysliman Skënder, dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake, në Ballkan dhe në Azi të Vogël, gjatë të cilave fitoi një përvojë të madhe ushtarake. Pasi mbaroi shkollën e iç-ogllanëve, Skënderbeu hyri në kuadrot ushtarake të sistemit feudal osman dhe përparoi shpejt në karrierën shtetërore, nga pozita e spahiut deri në postin e lartë të sanxhakbeut.

Funksionet si kuadër osman për vite të tëra Skënderbeu i ushtroi në Shqipëri, duke u lidhur me mjedisin vendas dhe interesat e familjes së tij. Emri i Gjergj Kastriotit për herë të parë përmendet në Shqipëri bashkë me ata të vëllezërve të tij në dokumente të vitit 1426 për çështje pronësie. Në këtë kohë Skënderbeu kishte mbaruar shkollën e iç-ogllanëve dhe ishte në Shqipëri si spahi, më pas u bë subash i Krujës dhe qëndroi në këtë post zyrtarisht deri në fund të vitit 1438, kur në zeametin përkatës është shënuar se i rijepej Zaganoz Beut. Qysh në fillim, kur u hartua regjistri kadastral osman i vitit 835 h. (1431-1432), zeameti i subashit të Krujës është regjistruar me emrin e Zaganoz Beut. Pas riemërimit zyrtar në fund të vitit 1438 në postin e subashit të Krujës, Zaganoz Beu duhet të jetë rikthyer me vonesë në Krujë, sepse Skënderbeu përmendet në Shqipëri edhe më 7 dhe 10 korrik të vitit 1439. Nuk dihet se cilët fshatra formonin timarin e tij në Shqipëri, kur ai ishte në postin e një spahiu. Ndoshta kanë qenë disa fshatra të vilajetit të Dhimitër Jonimës, diku midis Lezhës e Rubikut, ku në mes të viteve 30 Skënderbeu pati në zotërim një timar të madh, me të paktën nëntë fshatra.

Skënderbeu konsiderohej si bashkësundimtar me të drejta të plota me anëtarët e tjerë të familjes në veprimtarinë politike të Kastriotëve. Prandaj emri i tij është shënuar gjatë viteve 20 e 30 në aktet zyrtare që rregullonin marrëdhëniet e Kastriotëve me vendet e tjera, si p.sh. në vitin 1426 në një aktblerje nga Kastriotët të një pirgu pranë manastirit Hilandar në malin Athos dhe në një aktdhurimi të dy fshatrave të Kastriotëve për manastirin e Hilandarit, si dhe në mars të vitit 1438 kur Stanisha dhe Gjergji kërkuan qytetarinë e Venedikut dhe më vonë (korrik 1439) edhe atë të Raguzës. Qytetaria veneciane e raguzane kërkohej që, në rast shkatërrimi e dëbimi nga zotërimet e veta prej osmanëve, familjarët e Gjonit të strehoheshin në këto vende.

Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri si kuadër osman Skënderbeu punoi aktivisht për mbrojtjen e interesave të familjes së tij. Kështu, sipas një dokumenti osman pa datë, kur Gjon Kastrioti ra në konflikt me osmanët dhe humbi krahinën e Ishmit (Mysjen), Skënderbeu u kërkoi autoriteteve osmane që ta merrte si zeamet këtë krahinë. Gjatë këtyre viteve ai kishte një timar të madh në trevën Lezhë-Rubik, që përshkohej nga udha e karvaneve që lidhte bregdetin me Prizrenin. Kjo rrugë ishte shumë e rëndësishme për veprimtarinë ekonomike e tregtare të shtetit të Kastriotëve. Më 1437-1438 Skënderbeu u bë qeveritar (subash) i vilajetit të Krujës dhe siguroi për këtë një feud të madh prej dhjetëra fshatrash. Ky gradim ndikonte shumë në forcimin e pozitave ekonomike e politike të zotërimeve të Kastriotëve që shtriheshin në lindje e në veri të vilajetit të Krujës.

Pas vdekjes së Reposhit (1431), që i qe kushtuar jetës fetare, dhe të Konstandinit, dy vëllezërit e tjerë drejtuan shtetin e Kastriotëve, sepse ati i tyre, Gjon Kastrioti, ishte i sëmurë dhe vdiq në maj të vitit 1437. Të dy vëllezërit i kushtuan vëmendje ruajtjes e forcimit të marrëdhënieve me Venedikun e Raguzën, prej të cilave arritën më 1438 e 1439 të siguronin të drejtat e privilegjet që kishte patur ati i tyre me ato dy vende. Ata vepruan bashkërisht deri kur vdiq Stanisha më 1446.

Pas vitit 1439 Skënderbeu nuk përmendet më në tokat shqiptare. Në këtë kohë në Ballkan po fillonin trazira të reja, si rrjedhojë e aksioneve ushtarake antiosmane të Janosh Huniadit. Prandaj sulltan Murati II e largoi Skënderbeun nga posti i subashit të Krujës, duke e emëruar sanxhakbej me sa duket larg tokave shqiptare, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë.
Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri si funksionar osman, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu del me emrin mysliman (Iskënder) në dokumentet osmane, kurse në ato perëndimore ka përdorur vetëm emrin e krishterë Gjergj, gjë që shpreh lidhjet e tij me parinë drejtuese shqiptare.

Sigurimi i privilegjeve dhe i qytetarisë së Venedikut e të Raguzës në fund të viteve 30, në një kohë kur Skënderbeu po përparonte në karrierën politike si kuadër i Perandorisë Osmane, tregojnë se ai e shikonte të ardhmen jo në kuadrin e karrierës së një funksionari osman. Përkundrazi, praninë e tij në radhët e kuadrove osmane, ai e gjykonte si diçka të përkohshme. Në kushtet kur së bashku me të vëllanë, Stanishën, kishin marrë drejtimin e zotërimeve të Kastriotëve, largimin e tij nga posti i subashit të Krujës dhe emërimin si sanxhakbej larg Shqipërisë, Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një "gradim", por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij.

Ndonëse kaloi një kohë të gjatë në shkollën e iç-ogllanëve e në vende të huaja si kuadër e komandant i shquar i ushtrisë osmane, Skënderbeu mbajti lidhje të ngushta me familjen e tij, me interesat e zotërimeve të tyre. Ai jetoi për vite të tëra në atdheun e vet, ku u brumos dhe u formua në mjedisin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesit të huaj osman dhe të disfatave të para që osmanët pësuan në Shqipëri gjatë kryengritjeve të viteve 30. Kthesa rrënjësore e Skënderbeut në nëntor të vitit 1443, duke ardhur në Shqipëri për të ngritur lart flamurin e luftës kundër pushtuesve osmanë, ishte rrjedhojë e përvojës jetësore shumë të pasur të tij dhe e luftës së shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:51 am

Kryengritja e Përgjithshme Çlirimtare (nëntor 1443)



Shqiptarët e vazhduan luftën kundër pushtuesve osmanë në forma të ndryshme edhe pas kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV. Nëpër dokumente të gjysmës së dytë të viteve 30 dhe fillimit të viteve 40 përmenden në viset shqiptare spahinj të vrarë, spahinj që, për të shpëtuar kokën, kishin braktisur timaret etj. Qëndresa e përhershme kundër pushtuesve osmanë dhe rrethanat e favorshme ndërkombëtare që u krijuan në fund të viteve 30 e në fillim të viteve 40 të shek. XV nxitën disa nga fisnikët shqiptarë të ngriheshin në luftë kundër pushtuesve të huaj.

Ndërkaq në jetën kishtare e politike të Shqipërisë ndikuan pozitivisht vendimet e Koncilit të Ferrarës, që u mbajt gjatë viteve 1438-1439. Krahas papë Eugjenit IV, në të morën pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të universit ortodoks, si perandori i Bizantit, Johan Paleologu, patriarku i Konstandinopojës, Jozefi, dhe peshkopët bizantinë e sllavë më në zë. Në korrik të vitit 1439 përfaqësuesit e të dy palëve nënshkruan tekstin e bashkimit shpirtëror të të dy kishave nën supremacinë e Papatit. Ky vendim ndikonte pozitivisht për zbutjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet kishave ortodokse e katolike në Shqipëri dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet sundimtarëve shqiptarë të besimit katolik dhe ortodoks, si dhe të këtyre me forcat politike të huaja. Vendimet e Koncilit të Ferrarës ndihmonin bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane, që politikisht ishin shumë të copëtuara e të përçara, në luftën kundër armikut të përbashkët, pushtuesve osmanë, luftë që filloi të propagandohej si një kryqëzatë e të krishterëve kundër pushtuesve aziatikë e besimit të tyre islam.

Në fillim të viteve 40 të shek. XV rrethanat ndërkombëtare favorizonin shpërthimin e kryengritjeve antiosmane në Shqipëri. Me vendosjen në fronin e Hungarisë të mbretit të Polonisë, Vladislavit, trupat hungareze, të komanduara nga vojvoda i Transilvanisë, Janosh Huniadi, kaluan nga veprimet mbrojtëse në mësymje dhe përkohësisht arritën të ndalnin përparimin e osmanëve drejt Evropës Qendrore. Pasi grumbulloi një ushtri të fuqishme, të përbërë prej hungarezësh, polakësh, rumunësh etj., J. Huniadi kaloi Danubin, u fut në thellësi të Ballkanit dhe në shtator të vitit 1442 u shkaktoi një disfatë të rëndë trupave osmane. Fitorja e ushtrisë së J. Huniadit ngjalli shpresa te popujt e shtypur të Ballkanit, nxiti lidhjet e sundimtarëve ballkanas me Hungarinë e me forca të tjera politike të kohës për zgjerimin e frontit të luftës antiosmane. Aktivisht veproi në këtë drejtim papa Eugjeni IV, i cili nëpërmjet peshkopëve të vet nxiste elitën drejtuese shqiptare e ballkanike të rrëmbente armët kundër osmanëve sapo trupat e J. Huniadit të marshonin sërish në drejtim të Ballkanit Qendror.

Këtë situatë ndërkombëtare disa fisnikë shqiptarë, midis tyre edhe Gjergj Arianiti, e vlerësuan të përshtatshme për fillimin e luftës. Në kuadrin e përgatitjeve Gjergj Arianiti forcoi lidhjet me vendet e tjera, duke dërguar përfaqësuesit e vet në Romë e në Bosnjë. Në gusht të vitit 1443 ai siguroi qytetarinë e Raguzës, që të strehohej familjarisht në atë qytet po qe se do thyhej prej trupave osmane.
Në shtator të vitit 1443 Gjergj Arianiti sulmoi forcat osmane në lindje të zotërimeve të tij dhe i dëboi pushtuesit nga shumë krahina të Shqipërisë Qendrore. Fitoret e tij ndikuan në jetën politike të Shqipërisë dhe patën jehonë edhe në vendet e tjera. Vetë ai vazhdonte përgatitjet për vijimin e luftës kundër osmanëve. Më 21 tetor përfaqësuesit e tij, sipas porosisë që kishin bërë në Raguzë, morën këtu flamurin e Arianitëve, që t'u printe luftëtarëve të tij në betejat e ardhshme. Në fund të muajit nëntor Gjergj Arianiti i kërkoi Raguzës t'i shiste bombarda, armë këto që i duheshin për çlirimin e kështjellave.

Lufta çlirimtare u përhap edhe në trevat e Shqipërisë së Poshtme. Gjin Zenebishi, i biri i Depës, u kthye nga mërgimi duke zbarkuar në bregdetin shqiptar pranë Butrintit. Me ushtrinë që organizohej këtu marshoi nëpër rrethinat e Gjirokastrës në drejtim të Kosturit, ku forcat e tij u sulmuan në befasi dhe u shpartalluan nga një ushtri osmane dhe vetë Gjini mbeti i vrarë.
Në fund të vitit 1443 lufta çlirimtare e shqiptarëve mori hov të mëtejshëm nga zhvillimi i ngjarjeve në Ballkan.

Në tetor të vitit 1443 trupat hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin, u futën në thellësi të Ballkanit dhe filluan “Fushatën e Gjatë" që vazhdoi deri në fillim të vitit 1444. Ato marshuan në drejtim të viseve verilindore shqiptare. Kudo ato gjetën gatishmërinë e banorëve të krahinave ku kalonin për të luftuar së bashku kundër të njëjtit arimik. Vetë Huniadi shkruante ato ditë se ushtria e tij po "rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, arbër, serbë, boshnjakë".

Beteja u zhvillua më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, ku trupat osmane u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluara. Ushtria e J. Huniadit vazhdoi marshimin në thellësi të zotërimeve osmane gjatë një dimri të ashpër dhe u fut në Bullgari, duke zbritur deri në juglindje të Sofjes. Gjatë 5 dhe 6 dhjetorit 1443 ushtria e J. Huniadit pësoi disfatë në Vasilicit dhe filloi tërheqjen. Pas një muaj, më 5 janar 1444 ajo pësoi një disfatë të dytë në Pirot (në juglindje të Nishit). Me humbje të ndjeshme të shkaktuara edhe prej kushteve natyrore të stinës, në fillim të shkurtit të vitit 1444, ushtria e J. Huniadit arriti në Budapest me një efektiv disa herë më të vogël nga numri fillestar i luftëtarëve, kur nisi fushatën në tetor të vitit 1443. Sidoqoftë, ngjarjet e mësipërme ndikuan në jetën politike të Ballkanit. Në gusht të vitit 1444, me miratimin e sulltan Muratit II dhe me kufij të rrudhur, u rimëkëmb Despotati i Rashës.

Në betejën e Nishit, të 3 nëntorit 1443, ndodhej edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, që kishte detyrën e funksionarit të lartë osman, atë të sanxhakbeut të Nikopolit. Shpartallimin e forcave osmane në betejën e 3 nëntorit 1443 dhe vazhdimin e marshimit të trupave të J. Huniadit në drejtim të Bullgarisë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkatdhetarë pjesëmarrës në betejën e Nishit, dhe i shoqëruar nga i nipi Hamza Kastrioti, Skënderbeu mori rrugën në drejtim të atdheut.

Në fillim Skënderbeu hartoi planin për ringritjen e shtetit të Kastriotëve, që, siç është shprehur në fillim të vitit 1445, formohej nga dy pjesë të mëdha "nga Dibra dhe Mati", që i ndante lumit Drin. Dibra, sipas konceptit të kohës për shqiptarët, të shprehur, p.sh., nga Marin Barleci dhe nga Gjon Muzaka, shtrihej në lindje deri në masivin malor të Mokrës (malet Jakupice), kurse Mati deri në Detin Adriatik.
Gjatë kthimit nga Nishi, Skënderbeu arriti në Fushë-Dardani, vijoi rrugën Prishtinë-Prizren, që ishte e lirë nga osmanët, dhe më tej zbriti në rajonin e Dibrës. Kjo ishte pjesa më e begatë dhe më e populluar e zotërimeve të Kastriotëve, prandaj ai e përmend atë të parën kur e cilëson veten dhe të vëllanë, Stanishën, si "zotër të Dibrës dhe të Matit".

Dibra përbëhej nga dy rajone: nga Dibra e Poshtme dhe Dibra e Sipërme. E para ishte zonë fushore dhe shtrihej përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Vardar dhe arrinte në lindje, duke i përfshirë ato, deri te ngushticat e Dervenit në afërsi të Shkupit. Burimet historike të shek. XV, madje edhe më të hershme, tregojnë se afër Gostivarit e në veriperëndim të tij gjendej qendërbanimi më i madh i atij rajoni, fshati Dibrishë (Debrishë), që është edhe sot, emrin e të cilit ka pasur për një kohë edhe rajoni në rrjedhjen e sipërme të lumit Vardar. Rruga që lidhte Kërçovën me rajonin e Gostivarit në dokumentet mesjetare del e emërtuar “Rruga Kërçovë-Dibër” dhe banorët e fshatit Llopushnik, në juglindje të Gostivarit, përmenden në to si ruajtës të saj.

Edhe në krahinën e Dervenit, që shtrihet në lindje të Tetovës, gjendet mikrotoponimia Dibër, që në sllavishten e vjetër kishtare (dëbër) ka kuptimin luginë, grykë. Ky duhet të ketë qenë emërtimi i vjetër i kësaj krahine, të cilin pushtuesit osmanë e zëvendësuan me fjalën përkatëse të tyre derven (derbend). Kjo shërben si një e dhënë që tregon se shtrirja lindore e Dibrës së Poshtme arrinte deri në afërsi të Shkupit. Prandaj osmanët në shek. XV, kur bënë ndarjen e tyre administrative, për rajonin Gostivar-Tetovë përdorën një emërtim osman (vilajeti ose nahija e Kalkandelenit) për ta dalluar nga njësia administrative në perëndim të saj (nahija e Dibrës). Në këtë të fundit, edhe pse mbante emrin e Dibrës, gjatë shek. XV nuk kishte asnjë qendërbanimi ose mikrotoponimi tjetër me këtë emër.

Në jug të Dibrës së Poshtme shtrihej Dibra e Sipërme, që ishte kryesisht një rajon malor me shtrirje të gjerë. Këtu, në pjesën verilindore të Dibrës së Sipërme, në veri të Krushevës e në segmentin rrugor Përlep-Kërçovë, ishte qyteti mesjetar Debërshtë, emër që vazhdon ta mbajë edhe sot. Kurse në veri të liqenit të Ohrit ishte qyteti mesjetar e nahija Debërc, emër që e mban ende sot krahina e luginës së lumit Sasheska në verilindje të Strugës, nëpërmjet së cilës kalon rruga nga Struga dhe Ohri për në Kërçovë. Martin Segoni, Gjon Muzaka etj., kanë rrëfyer se qyteti i Ohrit ishte në Dibër. Këto dëshmojnë për shtrirjen e gjerë të rajonit të Dibrës së Sipërme gjatë shek. XV dhe mesjetës në përgjithësi.

Në Dibër Skënderbeu qëndroi disa ditë, ku në fshehtësi mblodhi krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Së pari ai vuri nën kontroll Dibrën e Poshtme, e cila vetëm në lindje ruhej nga dy garnizone të vogla, të vendosura në kështjellën e Kalkandelenit (Tetovës) dhe, në lindje të saj, në kështjellën e Sobrit, që ngrihej në krahinën e Dervenit për të kontrolluar ngushticat e rrugës Tetovë-Shkup. Sobri ka qenë në fshatin e sotëm Orashko Gradishte, ku edhe sot ruhen rrënojat e një kështjelle. Të dyja këto kështjella, e Tetovës dhe e Sobrit, duhet të kenë kaluar në duart e Skënderbeut. Me këto masa Skënderbeu vuri në kontroll një rrugë tregtare shumë të rëndësishme, që kalonte në rajonin më të pasur të zotërimeve të tij dhe që lidhte viset perëndimore me Shkupin, ku kishte selinë e vet bejlerbeu i Rumelisë. Në këtë mënyrë ai ndërpreu lidhjet e kryeqendrës së Rumelisë me garnizonet osmane, që gjendeshin të shpërndara në viset e tjera shqiptare, të cilat shtriheshin në perëndim të Shkupit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:52 am

Për t`u mbrojtur nga ndonjë sulm i papritur i forcave osmane, Skënderbeu vendosi roje në pozicionet kyçe të rrugëkalimeve dhe dërgoi në drejtim të Krujës një grup luftëtarësh, duke i fshehur në pyjet dhe grykat pranë saj. Kurse më pas Skënderbeu, i shoqëruar nga një numër i vogël luftëtarësh, u nis vetë për në Krujë. Duke e ditur se me forcën e armëve ishte i pamundur pushtimi i kështjellës së saj, Skënderbeu u paraqit pranë autoriteteve osmane të Krujës si i riemëruar në detyrën e subashit të saj, funksion që e kishte ushtruar në fund të viteve 30 të shek. XV.

Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, paralizoi garnizonin osman. Ai i la të lirë ushtarët osmanë që të largoheshin nga Shqipëria, duke përfshirë edhe dizdarin e kështjellës, Ballabanin, i cili pas dy dhjetëvjeçarësh do të vihej në krye të trupave osmane për të rimarrë Krujën.
Kur zbardhi dita, më 28 nëntor të vitit 1443, krutanët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehet Barleci, "të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë".

Në prani të gjithë krutanëve mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i lirisë, ai i Kastriotëve. Me këtë rast, sipas Marin Barlecit, Skënderbeu u mbajti banorëve të Krujës një fjalim të zjarrtë e plot patos patriotik. Duke vlerësuar lart gatishmërinë e madhe të shqiptarëve për të luftuar, sipas M. Barlecit, Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: "Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja".

Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkruar në mbarë vendin. Ai i dha hov të paparë luftës çlirimtare dhe i paralizoi plotësisht forcat osmane, duke i vënë ato në gjendje frike e paniku.

Pasi mori Krujën, Skënderbeu në bashkëpunim edhe me të vëllanë, Stanishën, hyri menjëherë në bisedime me banorët e zotërimevë të Kastriotëve si dhe me fisnikët shqiptarë që kishin lidhje farefisnie ose krushqi me Kastriotët. Këtyre ai u parashtroi planin e veprimeve të mëtejshme për çlirimin e kështjellave dhe të krahinave të tjera të Shqipërisë.

Forcat e Skënderbeut pa humbur kohë nisën sulmet për çlirimin e një vargu kështjellash të tjera në afërsi të Krujës. Së pari morën Petrelën dhe pas saj iu drejtuan dy kështellave në lindje të Krujës, Gurit të Bardhë dhe Stelushit, të cilat kontrollonin rrugët tregtare që lidhnin viset bregdetare me ato lindore. Luftëtarët e Skënderbeut ndërkohë kaluan në Dibrën e Sipërme, ku në bashkëveprim me trupat e Gjergj Arianitit e të Zahari Gropës çliruan qytetin e Ohrit dhe kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradit), të ngritur në veriperëndim të Manastirit dhe që kishte një pozicion shumë strategjik për kontrollin e rrugëve që lidhnin Përlepin e Manastrin me rajonet në perëndim të tyre.

Bashkë me Ohrin dhe Sopotnicën në duart e shqiptarëve ranë edhe Struga, Kërçova, si dhe kështjella më të vogla që kontrollonin rrugët tregtare në hapësirat e Dibrës së Sipërme. Gjithashtu Skënderbeu në jug të Shkupit mori për herë të parë në zotërim të Kastriotëve rajonin malor të Mokrës (malet Jakupice). Ai vuri nën kontroll rrugën e rëndësishme Shkup-Kërçovë, traseja e së cilës kalonte përgjatë luginës së lumit Treska.

Po kështu vepruan fisnikët shqiptarë në viset e tjera të vendit. Në Shqipërinë e Epërme kështjellën e Jeliçës (Jenipazarit-Pazarit të Ri) dhe atë të Zveçanit duhet t’i kenë marrë Spanët, kurse rajonin e Pejës Dukagjinët. Edhe Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi) nuk qëndroi duarkryq. Më parë me ndihmën e vjehrrit të tij, Gjon Kastriotit, dhe tani me përkrahjen e Skënderbeut, Stefani u fuqizua, zgjeroi kufijtë e zotërimeve të tij dhe si kryeqendër të tyre bëri Zhabiakun.

Në jug të vendit viset e çliruara arritën deri në brigjet e lumenjve Devoll e Seman. Revolta e përgjithshme antiosmane u shtri edhe në Shqipërinë e Poshtme. “Turqit, - shkruante në dhjetor të vitit 1443 bajli venecian i Korfuzit, - i ka pushtuar një tmerr i madh dhe me nxitim ata të Vlorës, të Janinës dhe të Gjirokastrës po përpiqen të fortifikohen". Por, me gjithë situatën shumë të favorshme, për mungesë organizimi të qëndresës antiosmane nga fisnikët vendas, kështjellat kryesore të Shqipërisë së Poshtme, që nga Berati e më në jug, mbetën në duart e osmanëve.

Me çlirimin e një vargu kështjellash, shqiptarët u hoqën osmanëve qendrat kryesore ushtarake në viset e çliruara, të cilat i shndërruan në baza të fuqishme për mbrojtjen e tyre.

Në hapësirat shqiptare që u çliruan me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443 gjendeshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë. Më të rëndësishmet prej tyre i përbënte shteti i Kastriotëve, që u ringrit shumë shpejt nën drejtimin e Skënderbeut e të vëllait të madh të tij, Stanishës. Ai gjendej në qendër të viseve të lira, shtrihej në vijën detare Lezhë-Durrës dhe arrinte në lindje deri në afërsi të Shkupit. Në veri të shtetit të Kastriotëve shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve, të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve, të Gjurashëve etj. Në gjirin e tyre përfshihej Rrafshi i Dukagjinit e Drenica, krahinat e Plavës e të Gucisë, të Jeliçës (Sanxhakut), të Gentës (Zeta) etj. Në veri të kësaj hapësire, disa muaj më pas, do të rikrijohej Despotati i Rashës me kryeqytet Smederevën.

Në jug të Kastriotëve ishin zotërimet e katër familjeve të rëndësishme: të Arianitëve, të Topiajve, të Gropajve dhe të Muzakajve, që ishin kufitare me viset e pushtuara prej osmanëve, prandaj mbi to do të binte edhe pesha kryesore e luftës kundër pushtuesve osmanë. Zotërimet e tyre arrinin në jug deri te lumenjtë Devoll dhe Seman, kurse në lindje shtriheshin deri në afërsi të Manastirit.

Çlirimi i viseve të gjera në Shqipërinë Qendrore e të Epërme në vitin 1443 shënonte ngjarjen më të rëndësishme në luftën e gjatë e të ashpër që shqiptarët kishin zhvilluar deri në atë kohë kundër Perandorisë Osmane. Çlirimi u krijoi mundësinë një pjese të rëndësishme të shqiptarëve të jetonin të lirë, kurse vitet që vijuan, të luftës kundër pushtuesve të huaj, forcuan përgjithësisht te shqiptarët tiparet e luftëtarëve të lirisë, si dhe vetëdijën e tyre kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:52 am

Kuvendi i Lezhës dhe krijimi i Besëlidhjes Shqiptare (2 mars 1444)



Çlirimi i vendit me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443, ishte një fitore historike që duhej mbrojtur e çuar më tej. Përvoja e deriatëhershme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 në Shqipëri, kishin treguar se fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane, nuk mund t`i bëhej ballë pa bashkimin e forcave të brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa bashkëpunimin me vendet e tjera. Prandaj Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ndoqi një politikë të brendshme e të jashtme shumë aktive. Më mirë se kushdo tjetër ai e kuptoi se për shqiptarët nuk do të kishte perspektiva për mbrojtjen e viseve të lira, duke qëndruar në pozitat e vjetra, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh të pavarura dhe pa një bazë organizative të qëndrueshme, e cila do të bashkërendonte burimet njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit, si dhe gjithë veprimtarinë e zhvilluar në rrafsh të brendshëm me atë të ndërmarrë në rrafsh ndërkombëtar.

Për zgjidhjen e këtyre detyrave, si hap të parë e të domosdoshëm Skënderbeu gjykoi mbajtjen e një kuvendi të përgjithshëm, ku të përfaqësoheshin drejtuesit e zotërimeve të pavarura dhe fisnikë të tjerë të vendit. Për këtë ai zhvilloi paraprakisht me ta takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që të mbahej në Lezhë një kuvend i fisnikëve shqiptarë.

Kuvendet krahinore e ndërkrahinore të fisnikëve, të klerikëve apo të pleqve, ishin një traditë e njohur kombëtare e shqiptarëve e trashëguar ndër shekuj, nëpërmjet të cilave realizohej bashkëpunimi dhe bashkimi i shqiptarëve. Një kuvend me një përfaqësi kaq të gjerë kombëtare, që u vendos të mbahej në Lezhë nga shqiptarët, është i pari që njihet deri tani në historinë e tyre.
Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit.

Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare, veçanërisht me ato të Kastriotëve. Për më tej, duke qenë Lezha nën zotërimin venecian, mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi, si dhe në drejtim të marrëdhënieve me Republikën e Venedikut. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin me këtë rast Republikës së Shën Markut.

Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme antiosmane, si dhe pjesëtarë të tjerë të aristokracisë shqiptare. Midis tyre ishin: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkë me dy djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa, Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.

Skënderbeu mbajti fjalën e hapjes në Kuvend dhe u ndal në domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve. Pjesëmarrësit diskutuan format e bashkëpunimit dhe rrugët për realizimin e bashkimit politik të tyre, në themel të të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm kombëtar, atë të besës. Ata institucionalizuan Kuvendin si forumin politik më të lartë vendimmarrës të fisnikëve shqiptarë.

Kuvendi vendosi që bashkimi i shqiptarëve të bëhej në formën e një besëlidhjeje politike ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Ajo ishte një aleancë politike e ushtarake. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu, kurse si institucioni më i lartë vendimmarrës u bë Kuvendi i anëtarëve të Besëlidhjes, i cili do të mblidhej herë pas here për çështje të rëndësishme. Nëpërmjet Kuvendit realizohej dhe shprehej bashkimi i shqiptarëve.

Vendim tjetër shumë i rëndësishëm i Kuvendit ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria e Bësëlidhjes përbëhej nga dy pjesë: nga forcat e përhershme dhe nga ato të përkohshmet që mobilizoheshin vetëm në rast lufte. Ushtria e përhershme formohej me luftëtarët që fisnikët shqiptarë dërgonin pranë komandantit të përgjithshëm sipas një kuote të caktuar për secilin, si dhe nga ushtarët që mobilizonte vetë Skënderbeu. Këta formonin bërthamën kryesore të ushtrisë së përhershme, e cila vazhdimisht ishte në gatishmëri luftarake dhe në mbrojtje të kështjellave, veçanërisht atyre të brezit kufitar lindor nga vinin zakonisht ushtritë osmane. Detyra kryesore e ushtrisë së përhershme ishte mënjanimi i sulmeve të befasishme të trupave osmane mbi viset e lira shqiptare dhe pengimi i depërtimit të tyre në thellësi të vendit, derisa të mobilizohej ushtria e përkohshme.

Kjo formonte pjesën më të madhe të ushtrisë së Besëlidhjes dhe përbëhej nga luftëtarët që mobilizoheshin përkohësisht, kur parashikohej fillimi i sulmeve të ushtrive armike. Në ushtrinë e përkohshme përfshiheshin të gjithë banorët e viseve të lira që ishin në gjendje të përdornin armët. Në rast nevoje ushtria e përbashkët mbronte vendin nga pushtuesit osmanë e veprimet armiqësore të vendeve të tjera, si dhe interesat e zotërimet e secilit anëtar të Besëlidhjes.
Për të përballuar shpenzimet e mbajtjes së ushtrisë, të armatimit të saj, etj., Kuvendi vendosi që pranë Skënderbeut të krijohej një arkë e përbashkët.

Fondet monetare të saj do të formoheshin nga ndihmat në të holla që secili anëtar i Besëlidhjes do të jepte sipas një kuote të caktuar nga Kuvendi, nga të ardhurat e kriporeve të Shën Kollit, që kishin Kastriotët pranë grykëderdhjes së lumit Mat, nga taksat doganore, si dhe nga tregtia e drithit, e metaleve etj.
Besëlidhja e Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e luftës së përbashkët të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu. Prandaj, edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake, me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare, pushtet që u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Anëtarët e Besëlidhjes Shqiptare synonin që, në kuadrin e saj, të ruanin autonominë e tyre dhe Skënderbeu, si kryetar i saj, të mos ndërhynte në zotërimet e të tjerëve, por të ishte si "i parë ndërmjet të barabartëve". Secili prej anëtarëve të Besëlidhjes kishte trupa të veçanta për të mbrojtur zotërimet e interesat e veta dhe ruante të drejtën të kishte marrëdhënie vetjake me vende e forca të tjera politike jashtë Besëlidhjes. Realisht vendimet e Kuvendit i dhanë Skënderbeut një pozitë të veçantë ndaj fisnikëve të tjerë shqiptarë, dhe këta, siç shprehej Gjon Muzaka, në kushtet e rrezikut të pushtimit osman, ishin të detyruar "t`i bindeshin" atij.

Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Përgjithshëm Shqiptar i 2 marsit 1444 shënuan një kthesë vendimtare në luftën kundër pushtimit të huaj osman dhe hapën rrugën e zhvilimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtëror të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu doli në krye të jetës politike e ushtarake të vendit jo rastësisht. Për këtë ndikuan: roli i veçantë i tij në organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1443, pozita gjeografike e shtetit të Kastriotëve (që ishte në qendër të viseve të lira dhe nëpër të kalonin rrugët më të rëndësishme që lidhnin krahinat veriore me jugoret dhe lindoret me perëndimoret), zotërimi prej tij i Krujës, kështjellës me pozicionin gjeografik më të përshtatshëm për administrimin e të gjitha viseve të çliruara, dhe për të hyrë në kontakte të shpejta me shtetet e huaja antiosmane, si dhe lidhjet e shumta farefisnore e martesore të Kastriotëve me shumë familje fisnike të tjera, si Muzakajt, Arianitët, Stres Balshajt, Gjurashët (Cërnojeviçët), Balshajt etj.

Mbi të gjitha ishte personaliteti i vetë Skënderbeut që bëri të mundur daljen e tij në krye të jetës politike e ushtarake të Shqipërisë. Më tepër se cilido anëtar tjetër i Besëlidhjes Shqiptare, Skënderbeu kishte të gjitha cilësitë për drejtimin me sukses të luftës. Ai i njihte shumë mirë mundësitë ekonomike, financiare e ushtarake të vendit të vet. Ndërsa karriera e tij në radhët e kuadrove ushtarakë osmanë e kishte bërë Skënderbeun njohës po aq të mirë të fuqisë, organizimit dhe të artit ushtarak të osmanëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:52 am

2. FITORET E BESËLIDHJES SHQIPTARE NËN UDHËHEQJEN
E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT




Fitoret e para ushtarake (1444-1447)



Vendimet e Kuvendit të Lezhës i dhanë një bazë të gjerë e të fuqishme organizative, juridike e morale forcimit të aftësisë mbrojtëse dhe të gatishmërisë luftarake të vendit. Barrën kryesore për realizimin e saj Kuvendi ia ngarkoi Skënderbeut.

Pas mbylljes së Kuvendit Skënderbeu iu përkushtua organizimit të ushtrisë dhe sistemit mbrojtës të vendit. Ai udhëtoi nëpër të gjitha fshatrat e zotërimeve të Kastriotëve për të regjistruar ushtarë, vëzhgoi shtigjet, grykat e luginat nga mund të sulmonte ushtria osmane, caktoi informatorë që të vëzhgonin e të njoftonin menjëherë lëvizjet e armikut, ndërmori meremetimin e kështjellave dhe pajisjen e tyre me luftëtarë e armatime. Vëmendje të veçantë i kushtoi mbrojtjes së ballit lindor të viseve të çliruara, prej nga mund të futeshin për në thellësi të tyre ushtritë osmane. Në fund të pranverës së vitit 1444 mbaruan përgatitjet ushtarake dhe Skënderbeu kishte mobilizuar me mijëra luftëtarë që ishin të gatshëm për të mbrojtur vendin.

Çlirimi i rajoneve të gjera të Shqipërisë Qendrore e të Sipërme, që formonin një nga zonat më strategjike të Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkimi politik dhe ushtarak i fisnikëve shqiptarë, përbënin një ngjarje shumë të rëndësishme, e cila i kalonte kufijtë e botës shqiptare. Zhvillimet politike në Shqipëri tërhoqën kudo vëmendjen e qarqeve drejtuese të vendeve evropiane dhe shkaktuan shqetësim në oborrin osman.

Për të rivendosur sa më shpejt pushtetin osman në tokat shqiptare, tregon Marin Barleci, që është burimi kryesor për njohjen e këtyre ngjarjeve, sulltani ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët e tij më të shquar. Ky duhet të ketë qenë subashi i Shkupit, Ali Beu. Në krye të disa mijëra vetave, në qershor të vitit 1444, ai iu drejtua rajonit më të pasur të çliruar nga Skënderbeu dhe që ishte më afër Shkupit, Dibrës së Poshtme.

I informuar me kohë për lëvizjen e trupave osmane, Skënderbeu, sipas M. Barlecit, përgatiti një ushtri prej afro 8 mijë kalorësish e 7 mijë këmbësorësh dhe e drejtoi për në Dibrën e Poshtme. Në afërsi të tyre erdhën dhe u vendosën trupat e Ali Beut. Ishte beteja e parë, guri i provës për forcat e bashkuara shqiptare dhe për komandantin e tyre.

Beteja u zhvillua në formacion të rregullt luftimi në një fushë të palokalizuar të Dibrës së Poshtme. Qysh nga shek. XVIII nëpërmjet veprës së Xh. Biemit, ajo njihet në historiografi me emrin simbolik beteja e Torviollit dhe po kështu si datë të saj ai përmend 29 qershorin e vitit 1444.

Skënderbeu e vendosi ushtrinë në fushë të hapur dhe e rreshtoi në formë harku të ndarë në tri pjesë. Në rreshtat e parë të çdo grupimi vendosi kalorësinë dhe pas tyre këmbësorinë. Për të drejtuar zhvillimin e betejës, ai qëndroi me luftëtarët e grupimit të qendrës. Forcat e grupimit të djathtë i komandonte Moisi Arianiti (Golemi), kurse ato të grupimit të majtë Tanush Topia. Mbrapa trupave të qendrës ishin vendosur edhe dy grupime luftëtarësh nën drejtimin e Ajdin Muzakës dhe të Kont Uranit. Në pyjet aty pranë qëndronin të fshehura forcat e rezervës të komanduara nga Gjin Muzaka e Hamza Kastrioti.

Beteja filloi me sulmin e luftëtarëve shqiptarë të dy grupimeve anësore, të cilët u përpoqën ta çanin ushtrinë osmane në dy pjesë, në kohën kur forcat e grupimit të qendrës me Skënderbeun në krye sulmuan trupat e Ali Beut. Kur armiku ende nuk kishte hedhur në betejë të gjitha forcat, trupat e tij u sulmuan befasishëm nga pas prej luftëtarëve të Gjin Muzakës e të Hamza Kastriotit. E goditur nga të gjitha anët, së fundi edhe nga forcat e freskëta të komanduara nga Kont Urani, ushtria osmane u copëtua, pësoi humbje të rënda dhe u shpartallua plotësisht. Ajo la në fushën e betejës shumë të vrarë e robër. Shqiptarët luftuan heroikisht dhe arritën një fitore të shkëlqyer. Në atë betejë, shkruante M. Barleci, "luanët komanduan luanët".

Fitorja e Torviollit pati jehonë të thellë në Shqipëri si dhe në vendet e tjera. Ajo përforcoi besimin e shqiptarëve te Skënderbeu e ushtria e Besëlidhjes dhe te lufta e drejtë e tyre për mbrojtjen e lirisë. Ajo i dha shtysë luftës antiosmane të popujve të Ballkanit, që filloi të fuqizohej, dhe shkaktoi shqetësim të madh në oborrin e sulltanit.

Në këto rrethana Murati II u përpoq të rregullonte marrëdhëniet me mbretin e Hungarisë e të Polonisë, Vladislavin IV, të cilit i kërkoi paqe, dhe më 12 korrik 1444 u nënshkrua në Seged traktati i saj me një afat dhjetëvjeçar. Por paqja vazhdoi vetëm gjashtë javë, sepse, i nxitur nga papa dhe forca të tjera antiosmane, Vladislavi IV e shkeli traktatin e paqes. Ky përgatiti një ushtri prej 14 000 vetash dhe në krye të tyre marshoi në thellësi të Ballkanit deri në Varna. Vladislavi IV e filloi betejën në kundërshtim me mendimin e Janosh Huniadit dhe më 10 nëntor 1444 ushtria e tij u shpartallua prej trupave osmane. Vladislavi mbeti i vrarë në këtë betejë, kurse J. Huniadi mundi të shpëtonte me mbeturinat e ushtrisë hungareze. Fitorja pranë Varnës i dha mundësi sulltanit t`i përdorte ushtritë e veta për të shtypur lëvizjet antiosmane të Ballkanit.

Në vjeshtë të vitit 1445, sipas M. Barlecit, kundër Shqipërisë u sulën njëra pas tjetrës dy ushtri osmane, të cilat u pritën prej shqiptarëve në një luginë të ngushtë në rajonin e Mokrës, me sa duket në luginën e lumit Treskë, përgjatë të cilit kalonte traseja e një prej rrugëve më të shkurtra për lëvizjen e ushtrive osmane nga Shkupi në thellësi të tokave të lira shqiptare. Skënderbeu lejoi ushtrinë e parë osmane, që sipas M. Barlecit e komandonte Ferizi, të hynte në luginë dhe pastaj e sulmoi befasisht dhe e shpartalloi. Pa kaluar shumë kohë erdhi po në atë luginë një ushtri e dytë e komanduar nga Mustafai.

Pasi ngritën fushimin, trupat osmane filluan plaçkitjen dhe shkretimin e vendit. Në kohën kur një pjesë e tyre ishte larguar për të plaçkitur, Skënderbeu goditi kampin armik, ku ndodhej shumica e ushtarëve osmanë dhe arriti një fitore të re të shkëlqyer. Po këtë fat pësoi në vitin 1447 një ushtri tjetër osmane, e komanduar po nga Mustafai, të cilën forcat e Skënderbeut, të radhitura përballë saj, e thyen në Oronik të Dibrës së Sipërme, në lindje të Strugës, dhe zunë rob komandantin osman.

Fitoret e para ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut patën rëndësi të madhe për jetën politike të vendit. Ato forcuan besimin e shqiptarëve se të bashkuar mund të përballonin me sukses fuqinë ushtarake të Perandorisë Osmane, rritën autoritetin e Skënderbeut si komandant i talentuar, si dhe dashurinë e shqiptarëve ndaj tij. Në rrafsh ndërkombëtar ato i dhanë Skënderbeut dhe qëndresës së tij një rol të veçantë në luftën kundër pushtuesve osmanë dhe e vunë atë në lidhje me forcat e tjera antiosmane të kohës, si me Hungarinë, me shtetet italiane dhe me vende të tjera. Jehona e luftës fitimtare të shqiptarëve filloi të ndihej kudo, duke zënë vend edhe në letërkëmbimin e personaliteteve politike të larta të koh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:53 am

Konflikti me Venedikun (1447-1448)



Republika e Venedikut ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e Mesdheut dhe zotëronte një numër qytetesh e qendrash të rëndësishme ekonomike të Ballkanit e më gjerë. Në këtë kuadër një vend të veçantë e rol parësor kishin zotërimet e Republikës së Venedikut në Shqipëri.

Rëndësia ekonomike, politike dhe strategjike e zotërimeve që kishte në tokat shqiptare, bënte që Republika e Venedikut t`i kushtonte në çdo kohë vëmendje të veçantë ruajtjes së këtyre zotërimeve dhe forcimit të pozitave të veta në to. Për këtë qëllim ajo shfrytëzoi gjendjen politike të krijuar në Shqipëri pas vitit 1443. Nga fundi i këtij viti e më pas, Senati i Venedikut shqyrtoi mundësinë e kalimit në duart e Republikës të Gjirokastrës, të Janinës e të Kaninës, që ende mbaheshin nga osmanët. Duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara nga vdekja e sundimtarit të kështjellës së Dejës, Lekë Zaharisë, nëpërmjet nënës së këtij, Boksës, që ishte motër e Tanush Dukagjinit, në shtator të vitit 1444 Venediku mori Dejën, Shasin si dhe ndonjë kështjellë tjetër të paidentifikuar të tij.

Zotërimi i Dejës kishte për Venedikun rëndësi të shumanshme. Nga ana ekonomike jepte të ardhura jo të pakta si qendër doganore në kryqëzim të rrugëve të rëndësishme tregtare. Në plan strategjik e ushtarak, si kështjellë ajo mbronte zotërimet veneciane në rajonin e Shkodrës dhe ishte për Republikën, siç shprehej vetë Senati, "hapi i parë" për të hyrë në viset e çliruara shqiptare.
Për të mënjanuar kërkesat e herëpashershme të zotërve vendas për dëbimin e Venedikut nga viset shqiptare, Republika lejoi mbajtjen e Kuvendit Shqiptar në qytetin e Lezhës, që e kishte nën zotërim, dhe në vitin 1445 Skënderbeut dhe të vëllait, Stanishës, i dha të drejtat e privilegjet e qytetarisë veneciane.

Interesat ekonomikë, politikë, ushtarakë e strategjikë të Republikës së Venedikut në Shqipëri ishin pjesë e interesave jetikë të saj në tërë pellgun e Mesdheut Lindor, ku kishte një numër të madh zotërimesh dhe që vazhdimisht ishin nën kërcënimin e pushtimit osman. Prandaj marrëdhëniet me sulltanët osmanë kishin për Republikën e Venedikut rëndësi të dorës së parë dhe herë pas here ajo nënshkruante traktate paqeje me ta, si më 1446 etj. Një politikë e tillë inkurajonte veprimtarinë pushtuese të sulltanëve dhe dëmtonte luftën e ballkanasve kundër pushtuesve osmanë. Prandaj ishin të pashmangshme kundërshtitë midis Besëlidhjes së Lezhës dhe Venedikut.

Pasi çliroi Krujën dhe viset e tjera shqiptare, Skënderbeu qysh në fund të vitit 1443, deklaroi se "ishte trashëgimtar i Balshës dhe donte vendet që kishin qenë të tij", një pjesë e të cilave tashmë ishin nën zotërim venecian. Që në fillim të shek. XV interesat e Kastriotëve ishin shtrirë edhe në rajonin verior të bregdetit shqiptar. Krahas qendrës tregtare e doganore të Shufadasë, Gjon Kastrioti zotëroi në bregdet Shëngjinin, si dhe shtëpi në Ulqin. Prandaj ai e martoi një vajzë të tij me sundimtarin e rajoneve të Kotorrit e të Gentës, Stefan Gjurashin (Cërnojeviçin). Gjoni tregtonte drithë në Kotorr. Në kuadrin e këtyre interesave, Skënderbeu do t’i kërkonte më pas Venedikut Shëngjinin e Velipojën dhe, bashkë me to, rajonin bregdetar përkatës, që të ishte sa më afër zotërimeve të kunatit të tij. Në këtë kohë zotërimet e Stefan Gjurashit njohën një zgjerim të madh dhe shtriheshin nga rrethinat e Kotorrit deri në Medun.

Dëbimin e Venedikut prej këtyre viseve nuk e kërkonte vetëm Skënderbeu, por përgjithësisht e gjithë lëvizja politike shqiptare e kohës. Nevojat e luftës antiosmane për mjete ekonomike, për forca njerëzore e për zotërimin e kështjellave, që kishin rol parësor në mbrojten e vendit, kërkonin që edhe qytetet e kështjellat shqiptare, të cilat ishin nën Venedikun, të integroheshin me viset e lira shqiptare.

Skënderbeu u përpoq të shfrytëzonte kundër Venedikut edhe rrethanat ndërkombëtare. Për fillimin e konfliktit me të ai zgjodhi kohën kur forcat ushtarake të Venedikut luftonin në Lombardi kundër trupave të dukës së Milanos, që ishte aleat i mbretit të Napolit, Alfonsit V. Në kuadrin e përgatitjeve ushtarake, Skënderbeu i kërkoi Alfonsit V, në vitin 1447, anije lufte që t'i përdorte për rrethimin e qyteteve bregdetare që ishin nën zotërimin e Venedikut, si të Durrësit etj., por kërkesa e tij nuk u plotësua.

Si shkas për fillimin e luftës kundër Venedikut duhet të ketë shërbyer kështjella e Dejës. Ajo kishte qenë nën zotërimin e Lekë Zaharisë dhe me vdekjen e këtij në fund të vitit 1444, Deja kaloi në duart e Venedikut. Çështja e zotërimit të Dejës kishte futur në mosmarrëveshje Nikollë Dukagjin, që përkohësisht e mori atë gjatë kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV, me Lekë Zaharinë, që e mori atë më pas, dhe me nënën e këtij, Boksën e dy nipërit e saj, Pal e Lekë Dukagjinin, që ia dorëzuan kështjellën Venedikut.

Qysh në verë të vitit 1446 Nikollë Dukagjini ndërmori sulme të ashpra për pushtimin e Dejës, gjë që çoi në acarimin e marrëdhënieve me Venedikun. Ai mori Shasin. Në këto rrethana, në vjeshtë të vitit 1447, Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare dhe u kërkoi anëtarëve të saj që t'i shpallej luftë Republikës së Venedikut në rast se nuk dorëzonte Dejën. Anëtarët e Besëlidhjes e miratuan kërkesën e Skënderbeut. Në nëntor të vitit 1447 "ushtria e fuqishme e Skënderbeut", siç shpreheshin qeveritarët venecianë, filloi luftën dhe sulmoi Durrësin, Dejën dhe kështjella të tjera në rajonin e Shkodrës.

Aksioni i tyre qe i fuqishëm dhe e detyroi Senatin e Venedikut që, për të përballuar gjendjen, të vinte në përdorim mjete të shumta. Ai dërgoi përforcime ushtarake në zotërimet e veta në Shqipëri dhe shpalli se, personit që mund të vriste Skënderbeun, do t'i jepte një shpërblim të lartë e të përjetshëm. Gjithashtu udhëzoi qeveritarët e vet të përçanin forcat vendase, sidomos të shkëpusnin Pal e Lekë Dukagjinin nga Skënderbeu dhe të nxitnin ushtrinë osmane të sulmonte shqiptarët për t'i futur këta në një luftë në dy fronte njëkohësisht.

Gjatë verës së vitit 1448, duke mbajtur të rrethuar Durrësin e Dejën, forcat ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare iu drejtuan zonës së Shkodrës, që ishte zotërimi më i rëndësishëm i Venedikut në tokat shqiptare. Në sulmin mbi rajonin e Shkodrës mori pjesë edhe Gjergj Arianiti me forcat e tij. Pasi kaluan lumin Drin, në brigjet e tij shqiptarët u ndeshën me ushtrinë mercenare veneciane të komanduar nga Daniel Juriç Sebençini dhe korrën një fitore të shkëlqyer. Pas kësaj ata iu drejtuan Shkodrës dhe Drishtit. Për të mbështetur vazhdimin e veprimeve luftarake shqiptarët ndërtuan një kështjellë mbi gërmadhat e Ballecit, që gjendej në rrëzë të malit Maranaj.

Kalimi i ushtrisë shqiptare në thellësi të zotërimeve veneciane, u përkrah fuqishëm nga banorët e këtyre viseve, të cilët shpërthyen në kryengritje dhe u bashkuan me ushtrinë e Lidhjes. Zotërimet veneciane në Shqipëri, siç shprehej Senati i Venedikut për situatën e krijuar, ishin në "flakën më të madhe". Kjo i dha mundësi ushtrisë shqiptare t'i shtrinte veprimet luftarake dhe të futej në thellësi të këtyre zotërimeve.

Në kohën që vazhdonin veprimet luftarake në zonën e Shkodrës, rreth 10 mijë luftëtarë shqiptarë kaluan lumin e Bunës dhe sulmuan në drejtim të qytetit të Tivarit, duke bashkërenduar veprimet me disa mijëra ushtarë të Stefan Gjurashit (Cërnojeviçi), si dhe të mbretit të Bosnjës, Stefan Tomasheviqit, të komanduara nga Stefan Maramonti.

Skënderbeu me pjesën kryesore të ushtrisë nuk qëndroi gjatë në zonën e Tivarit. Ai kaloi në krahinat lindore të vendit për të përballuar ushtrinë osmane që, edhe nën nxitjen e Venedikut, erdhi në këto çaste në Shqipëri për t'i vënë forcat shqiptare midis dy zjarreve. Në zonën e Shkodrës Skënderbeu la Hamza Kastriotin me një pjesë të forcave për të vazhduar rrethimin mbi Dejën e Drishtin. Pas largimit të tij Venediku nxiti mosmarrëveshjet ndërmjet Stefan Maramontit dhe Stefan Gjurashit dhe arriti të ruante pushtetin e vet mbi qytetet që shtriheshin në bregun e djathtë të lumit të Bunës.

Kalimi i forcave ushtarake kryesore të Skënderbeut në lindje të vendit e lehtësoi Venedikun nga trysnia ushtarake e shqiptarëve dhe i dha mundësinë të përforconte mbrojten në zotërimet e veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:53 am

Lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e Sopotnicës (Sfetigradit) gjatë verës së vitit 1448



Disfatat e njëpasnjëshme të ushtrive osmane në Shqipëri gjatë viteve 1444-1447 shkaktuan shqetësim të madh në oborrin osman. Për këtë arsye sulltan Murati II vendosi të vihej vetë në krye të ushtrisë osmane për shkatërrimin e forcave shqiptare. Me nxitjen e Venedikut, ai e filloi fushatën në një çast shumë të përshtatshëm për të, kur shqiptarët ishin të zënë në luftën me Republikën e Shën Markut.

Me pjesën kryesore të ushtrisë shqiptare, Skënderbeu bashkë me Gjergj Arianitin kaluan nga zona e Shkodrës në krahinat lindore dhe përforcuan me të shpejtë kështjellat e vendit, si dhe grykat nga mund të vinte armiku.

Në qershor të vitit 1448 ushtritë osmane të Rumelisë dhe të Anadollit, të komanduara nga vetë sulltan Murati II, të cilin e shoqëronte edhe i biri 21-vjeçar, sulltani i ardhshëm Mehmeti II, iu afruan brezit kufitar të viseve lindore me qëllim që të hynin në thellësi të viseve të lira shqiptare, të rivendosnin në to pushtetin osman dhe t'i jepnin fund njëherë e mirë qëndresës shqiptare.
Ushtria e sulltan Muratit II i përqendroi operacionet e saj mbi kështjellën e Sopotnicës (Stefigradit), që ishte baza kufitare më e rëndësishme në pjesën jugore të ballit lindor të viseve shqiptare të çliruara, e cila do hapte rrugën për ripushtimin e Ohrit. Osmanët qysh në fillim, kur në fund të shek. XIV e pushtuan për herë të parë Sopotnicën, e riemërtuan Demir Hisar.

Nëpërmjet zotërimit të kështjellës së Sopotnicës shqiptarët kishin futur nën kontrollin e tyre rrugë ndërkrahinore shumë të rëndësishme (që lidhnin luginën e Vardarit dhe rajonet e Përlepit e të Manastirit, të cilat ishin nën pushtimin osman, me viset e lira shqiptare në perëndim të tyre) si rruga Velesh - Kërçovë - Rahovnik (Dibër) - Deti Adriatik, rruga Përlep - Kërçovë - Rahovnik - Deti Adriatik, rruga Përlep - Resnjë - Ohër - Strugë - Lugina e Shkumbinit, si dhe rruga Manastir - Resnjë - Ohër - Strugë - Lugina e Shkumbinit. Gjithashtu Sopotnica gjendej jo larg rrugës Shkup -Kërçovë.

Pozicion gjeografik kyç i Sopotnicës për zotërimin e rrugëve ndërkrahinore bëri që sulltan Murati II të përdorte gjithë fuqinë e vet ushtarake për rimarrjen e saj. Prandaj lufta për Sopotnicën është pasqyruar gjerësisht në veprën e M. Barlecit për Skënderbeun, si dhe nga kronistë e historianë bizantinë e osmanë, madje edhe në këngët popullore shqiptare e sllave. Kronisti bizantin Laonik Halkokondili, si burimi më i hershëm që flet për këtë ngjarje, e përmend kështjellën me emrin Sfeti, qendërbanim mesjetar (Sveta) pranë kështjellës së Sopotnicës.

Kurse M. Barleci e emërton Sfetigrad (sllavisht: Qytet i Shenjtë), emër që lidhej me manastiret e kishat e shumta që ishin në rajonin e Sopotnicës. Kurse tek Oruçi, e nën ndikimin e tij edhe te kronistët e historianët e tjerë osmanë, emri i kështjellës është ngatërruar me atë të Koxhaxhikut. Kështjella e Koxhaxhikut gjendej në rrugën përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Drini i Zi dhe ruante një rrugë dytësore krahinore, atë Strugë - Rahovnik (Dibër) dhe për marrjen e një kështjelle të tillë, pa rëndësi strategjike, nuk mund të angazhoheshin të gjitha forcat ushtarake të Perandorisë Osmane. Ngatërrimi i emrit të Demir Hisarit me atë të Koxhaxhikut nga Oruçi e autorë të tjerë osmanë nuk është thjesht vetëm një rastësi, por ky ngatërrim është bërë sepse emrin e Demir Hisari e mbante edhe një vilajet e kështjellë tjetër që ishin në afërsi të kryeqytetit të Perandorisë Osmane, Edrenesë. Nuk duhet përjashtuar mundësia që në fillim me emrin e Koxhaxhikut osmanët të kenë emërtuar përkohësisht edhe vetë kështjellën e Sopotnicës.

Pasi trupat osmane rrethuan kështjellën e Sopotnicës, sulltan Murati II u kërkoi mbrojtësve dorëzimin e saj. Por garnizoni i kështjellës, i drejtuar nga prifti matjan Pjetër Perlati, hodhi poshtë kërkesën për dorëzimin e saj dhe e mbrojti atë me heroizëm, duke i thyer sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane.

Detyrën luftarake të mbrojtësve të kështjellës e lehtësoi shumë ushtria shqiptare, e cila nën komandën e Skënderbeut e të Gjergj Arianitit vepronte në rrethinat e saj. Skënderbeu organizoi sulme të befasishme e të vazhdueshme kundër rrethuesve të kështjellës dhe luftëtarët shqiptarë depërtuan edhe në kampin e ushtrisë osmane, duke i shkaktuar asaj humbje të ndjeshme.

Qëndresa e garnizonit të Sopotnicës vazhdoi për aq kohë, sa osmanët arritën të zbulonin dhe të prishnin kanalin e furnizimit të kështjellës me ujë të pijshëm, gjë që e përkeqësoi gjendjen e të rrethuarve. Etja e detyroi garnizonin e kështjellës të hynte në bisedime me sulltanin dhe të pranonte ofertën e tij për t'u larguar i lirë bashkë me armët, me kusht që të dorëzonte kështjellën. Pas gati tre muaj rrethimi, në gusht të vitit 1448 Sopotnica kaloi në duart e osmanëve. Sipas kronistit bizantin L. Halkokondili, banorët e Sopotnicës u masakruan, prandaj, rrëfen ai, Getia iu dorëzua vetë osmanëve, pa bërë qëndresë. Emri i Getias nuk gjendet në burimet e tjera historike, prandaj duhet të jetë Ohri. Ky qytet disa herë ka kaluar në duart e shqiptarëve dhe të osmanëve gjatë shek. XV dhe vetëm në fund të viteve 60 do të pushtohej përfundimisht nga sulltan Mehmeti II, i cili do t'u njihte banorëve të tij disa privilegje.

Rënia në duart e osmanëve e Sopotnicës, e bashkë me të e Ohrit, ishte një humbje e rëndë për shqiptarët dhe dobësonte sistemin e fortifikimeve mbrojtëse të viseve të lira. Megjithatë, bllokimi për një kohë relativisht të gjatë i trupave osmane në Sopotnicë dhe lajmet për përgatitjen ushtarake kundër osmanëve, që kishte filluar J. Huniadi, e detyruan Muratin II të ndërpriste luftën kundër shqiptarëve. Ai u largua pa realizuar synimin e fushatës së vet ushtarake, marshimin në drejtim të Shqipërisë Perëndimore dhe mposhtjen e qëndresës shqiptare.

Lufta për mbrojtjen e Sopotnicës la gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen historike të shqiptarëve që banonin në zotërimet e Arianitëve. Toponimia dhe antroponimia e këngës “Gjorgj Golemi” (Gjergj Arianiti) dhe e tregimeve popullore për këtë personazh të lavdishëm të shek. XV dëshmojnë se sfondi i përgjithshëm historik i tyre përkujton luftën e Sopotnicës. Mishërimi i saj në krijimtarinë popullore është një përmendore për luftën heroike të shqiptarëve gjatë shek. XV.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:53 am

Paqja me Venedikun (tetor 1448)



Pas largimit të trupave osmane, Skënderbeu u kthye në frontin e luftës kundër Venedikut.
Për të shqyrtuar qëndrimin që duhej të mbanin ndaj përgatitjeve ushtarake antiosmane të J. Huniadi, anëtarët e Besëlidhjes Shqiptare mblodhën Kuvendin dhe vendosën që një ushtri e fuqishme e tyre të bashkohej me forcat e Huniadit për të organizuar një fushatë ushtarake të përbashkët kundër pushtuesve osmanë. Për realizimin e këtij projekti të përbashkët, ushtria e J. Huniadit do të marshonte drejt viseve verilindore shqiptare, ku të bashkohej me rreth 20 mijë luftëtarë shqiptarë që do t`i komandonte vetë Skënderbeu.

Përballë perspektivës që hapte zhvillimi me sukses i një fushate ushtarake të përbashkët shqiptaro-hungareze, Skënderbeu hyri në bisedime me Republikën e Venedikut për t'i dhënë fund konfliktit të armatosur dhe për të normalizuar marrëdhëniet me të.

Bisedimet me përfaqësuesit e Venedikut u zhvilluan në kampin ushtarak të Skënderbeut, të vendosur pranë Lezhës. Besëlidhjen Shqiptare e përfaqësonin Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini, ndërsa Republikën e Venedikut e përfaqësonte qeveritari i Shkodrës, Paulo Loredani, dhe i dërguari i posaçëm i saj, Andrea Venerio.

Në përfundim të bisedimeve u nënshkrua më 4 tetor 1448 traktati i paqes. Sipas tij Republika e Venedikut do të mbante zotërimet e saj në tokat shqiptare, duke përfshirë edhe Dejën, me disa kushte: Skënderbeut do t'i paguante çdo vit 1 400 dukate, disa anëtarë të Besëlidhjes Shqiptare do të kishin prej Republikës privilegje e favore të ndryshme, si p.sh. përjashtimin e Skënderbeut e të Gjergj Arianitit nga taksat doganore për kripën e stofrat që mund të blinin në Durrës etj.
Por disa pika të këtij traktati nuk u respektuan nga Venediku. Kështu, Skënderbeut nuk iu dhanë 1 400 dukatet e vitit të parë, që sipas traktatit do t'i merrte brenda 15 ditëve që të përgatitej për fushatën ushtarake të përbashkët me J. Huniadin. Ai iu drejtua edhe Raguzës për një hua në të holla që të përgatitej ushtarakisht, por kërkesa e tij nuk u plotësua.

Me gjithë përgatitjet intensive për luftë të përbashkët me hungarezët kundër osmanëve, forcat shqiptare nuk arritën të merrnin pjesë në betejë. Despoti serb, Gjergj Brankoviçi, nuk lejoi ushtrinë shqiptare që të kalonte nëpër rrugët e zotërimeve të tij. Rrjedhimisht trupat e J. Huniadit u gjendën vetëm përballë ushtrisë osmane në betejën që u zhvillua më 18 tetor 1448 në afërsi të Prishtinës, të cilën e humbën.

Pas nënshkrimit të traktatit të paqes të 4 tetorit 1448 konflikti ndërmjet shqiptarëve e Venedikut nuk u shua. Ai u rindez nga Lekë Dukagjini në mesin e viteve 50. Forcat e L. Dukagjinit, duke pasur mbështetjen e pashpallur të Skënderbeut (i cili ndërkohë, sipas qeveritarëve venecianë në Shqipëri, synonte për vete Drishtin dhe Tivarin), arritën të merrnin kështjellën e Dejës dhe atë të Shasit dhe i mbajtën ato për disa vjet, deri kur L. Dukagjini dhe Venediku nënshkruan traktatin e paqes të 19 shkurtit 1459.



Mbrojtja e Krujës gjatë Rrethimit I (korrik-tetor 1450)



Fushata ushtarake e sulltan Muratit II kundër Shqipërisë gjatë vitit 1448 nuk dha përfundimet e dëshiruara prej tij. Ishte e natyrshme që, pas fitores së vitit 1448 kundër ushtrisë së Huniadit, sulltani do të kërkonte shkatërrimin e forcave shqiptare. Në mars të vitit 1449 ai pushtoi qytetin e Artës dhe zotërimet e despotit të Artës, Leonardit I (IV) Toko (1448 - 1479), që kishte lidhje me Skënderbeun, u reduktuan në Shqipërinë e Poshtme në Angjelokastër, Vonicë e Varnacë, si dhe në ishujt Leukadë, Qefaloni e Xantë. Prandaj Skënderbeu i përshpejtoi masat për forcimin e mbrojtjes së vendit. U riparuan kështjellat, të cilat u përforcuan edhe me luftëtarë e armatime.

Për fuqizimin e mbrojtjes së viseve lindore, ushtria shqiptare e komanduar nga Skënderbeu u përpoq të çlironte kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradin). Në këtë aksion morën pjesë me repartet ushtarake të tyre edhe Gjergj Arianiti, Moisi Arianiti (Golemi) e Zahari Gropa. Sopotnica u sulmua nga forcat shqiptare gjatë vitit 1449, por nuk e morën dot. Përpjekjet e sundimtarëve shqiptarë për të rivendosur pushtetin e tyre në rajonet e Sopotnicës e të Ohrit nuk reshtën.
Për forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit, rëndësi kishin edhe marrëdhëniet me Venedikun. Në prill të vitit 1449 Skënderbeu dërgoi në Venedik përfaqësuesit e vet për t`i kërkuar Senatit të Republikës ratifikimin e traktatit të paqes të tetorit 1448, si dhe autorizimin që ai të mobilizonte luftëtarë nga banorët e zotërimeve veneciane në Shqipëri. Gjithashtu Skënderbeu i kërkoi Republikës së Shën Markut të përforconte Shkodrën e zotërimet e tjera për të penguar kalimin nëpër to të ushtrive osmane që të mos sulmonin prapa krahëve forcat shqiptare. Këto kërkesa Senati i Venedikut i pranoi, kurse nuk pranoi bashkëpunimin ushtarak me Skënderbeun, që do të çonte në prishjen e traktatit të paqes së nënshkruar me sulltan Muratin II.

Sulmi i trupave osmane kundër Shqipërisë nuk vonoi. Në vitin 1450 sulltan Murati II ndërmori një fushatë ushtarake shumë të fuqishme, duke angazhuar në të gjithë ushtrinë e Perandorisë. Sipas burimeve të kohës, që përmendin Rrethimin I të Krujës, numri i trupave osmane arrinte në l00 mijë veta. Por, sipas rrëfimeve të bashkëkohësve që kanë njohur nga afër organizimin e ushtrisë osmane, numri maksimal i trupave të rregullta që mund të merrte pjesë nëpër beteja larg viseve të tyre ishte rreth 30 mijë veta.

I njoftuar me kohë për lëvizjen e ushtrisë armike, Skënderbeu përfundoi masat mbrojtëse. Në vende të sigurta malore dhe në qytetet e fortifikuara bregdetare ai strehoi popullsinë e paaftë për luftë, grumbulloi bagëtinë dhe prodhimet bujqësore në vende të sigurta. Në vjeljen, grumbullimin dhe transportimin e prodhimeve bujqësore në ndihmë të popullsisë vuri ushtrinë. Prodhimet bujqësore të paarrira u asgjësuan, që armiku të mos kishte mundësi furnizimi me to.
Skënderbeu mobilizoi popullsinë e aftë për luftë dhe organizoi një ushtri të fuqishme. Forcat ushtarake ai i ndau në tri pjesë. Nën komandën e Kont Uranit vendosi në kështjellën e Krujës 1 500 luftëtarë vullnetarë të sprovuar. Mijëra të tjerë i organizoi në formë çetash që të vepronin në të gjithë vendin, sidomos pranë rrugëve për të penguar furnizimin e trupave armike me ushqime e mallra të tjera, duke sulmuar sidomos karvanet e furnizimit të tyre. Nga këto më të rëndësishmet ishin forcat e Gjergj Arianitit, që do të vepronin kryesisht përgjatë Rrugës Mbretërore (Egnacia). Detyra më e rëndësishme iu caktua 8 mijë luftëtarëve që u vunë nën komandën e drejtpërdrejtë të Skënderbeut. Këta do të qëndronin kryesisht në rrethinat e Krujës dhe do të sulmonin pa ndërprerë ushtrinë osmane që të mos e lejonin atë të përqendrohej me të gjitha forcat kundër mbrojtësve të kështjellës së saj.

Gjatë verës së vitit 1450 u grumbulluan në Manastir rreth 30 mijë veta, që ishte numri maksimal i të gjitha forcave ushtarake të Rumelisë e të Anadollit, të cilat mund të grumbulloheshin dhe të merrnin pjesë në luftime larg vendbanimeve të tyre. Ata u vunë nën komandën e sulltan Muratit II, i cili, ashtu si para dy vjetësh në Sopotnicë, kishte me vete edhe të birin 23-vjeçar, sulltanin e ardhshëm, Mehmetin II. Në fund të muajit korrik 1450, sulltan Murati II iu drejtua viseve të lira shqiptare. Trupat osmane ishin të pajisura me mjete ushtarake të shumta e nga më modernet për kohën, duke përfshirë edhe metal për derdhjen e topave.

Ushtria osmane ndoqi Rrugën Mbretërore (Egnacia). Gjatë marshimit në drejtim të viseve perendimore trupat osmane u gjendën nën sulmet e pandërprera të luftëtarëve të Gjergj Arianitit që vepronin në formën e çetave. Ushtria osmane kudo ku kaloi, vinte në dukje kronisti bashkëkohor bizantin L. Halkokondili, "dogji, duke i vënë zjarrin çdo gjëje që takonte". Ajo depërtoi në thellësi të vendit, iu drejtua Krujës dhe i ngriti çadrat në fushën që shtrihej në perëndim të saj. Nënkuptohet se një pjesë e viseve lindore të zotërimeve të Kastriotëve e të Arianitëve, nëpër të cilat lëviznin ushtritë pushtuese, përkohësisht kaloi nën kontrollin osman.

Përballë ushtrisë së fuqishme osmane, sulltan Murati II mendoi se shqiptarët ishin ligështuar, prandaj u kërkoi mbrojtësve të kështjellës së Krujës dorëzimin e saj pa luftë. Ai i propozoi Kont Uranit një shumë të madhe të hollash dhe mbrojtësve paprekshmëri gjatë largimit nga kështjella. Por këto oferta u refuzuan prej shqiptarëve. Atëherë Murati II urdhëroi pushtimin me luftë të kështjellës së Krujës. Pranë mureve të saj osmanët derdhën topa të fuqishëm. Me to u rrahën muret kështjellës, një pjesë e të cilave së bashku me portën e hyrjes u dëmtua. Pas bombardimit osmanët u vërsulën drejt mureve të dëmtuara, por ndeshën në "murin" e pamposhtur të mbrojtësve të saj, të cilët me luftën dhe qëndresën e tyre, nuk i lanë të hynin në kështjellë.

Nga jashtë Skënderbeu me luftëtarët e vet godisnin pareshtur dhe befasishëm ushtrinë armike, nga drejtime të ndryshme, ditën e natën, dhe shpesh e sulmonin atë njëkohësisht në disa drejtime. Me ta bashkëvepronin edhe mbrojtësit e Krujës. Shpesh këta dilnin nga kështjella dhe sulmonin befasishëm ose u kundërpërgjigjeshin goditjeve të trupave osmane.

Duke parë humbjet e mëdha të ushtrisë së tij prej luftëtarëve të Skënderbeut, sulltan Murati II urdhëroi asgjësimin e tyre, duke i ndjekur kudo edhe nëpër male. Por ekspeditat malore u shkaktuan trupave osmane humbje të rënda. Gjendja e tyre filloi të përkeqësohej gjithnjë e më shumë edhe nga mungesa e ushqimeve dhe e mallrave të tjera, sepse karvanet e furnizimit që vinin nga Lindja nuk mund të qarkullonin për shkak të sulmeve shfarosëse të çetave të shumta shqiptare. Nevojat e ushtrisë për ushqime e mallra të tjera, sulltan Murati II u përpoq t'i plotësonte duke u furnizuar prej tregtarëve venecianë nëpërmjet Durrësit e Shkodrës. Skënderbeu protestoi pranë qeveritarëve të Republikës së Venedikut dhe, pasi tregtarët e saj vazhduan të furnizonin me mallra trupat osmane, atëherë ushtria shqiptare nisi sulmet kundër karvaneve të tyre.

Lufta nën muret e Krujës vazhdoi gjatë katër muajve. Osmanët e mbajtën vazhdimisht të rrethuar kështjellën e Krujës dhe e sulmuan shumë herë atë për ta pushtuar, por mbrojtësit e saj qëndruan deri në fund. Ushtria osmane, sipas burimeve historike, pati me mijëra të vrarë. Pasi humbi shpresat për mposhtjen e shqiptarëve, Murati II kërkoi të arrinte një marrëveshje paqeje me Skënderbeun, por ajo u refuzua. Duke pasur një ushtri të demoralizuar dhe të lodhur, në mesin e muajit tetor 1450, me fillimin e stinës së shirave dhe afrimit të dimrit, sulltan Murati II e ndërpreu fushatën ushtarake. Gjatë rrugës së kthimit, derisa kaluan tokat shqiptare, ushtritë osmane u shoqëruan nga goditjet e pandërprera të luftëtarëve shqiptarë. Me disfatën e rëndë ushtarake që pësoi nën muret e Krujës, mbylli jetën në vitin 1451 Murati II, një nga sulltanët më të shquar, që me luftëra të vazhdueshme zgjeroi mjaft kufijtë e Perandorisë Osmane.

Lufta për mbrojtjen e Krujës më 1450 ishte një nga fitoret më të shkëlqyera të shqiptarëve kundër fuqisë ushtarake më të madhe e më agresive të kohës. Fitorja pati jehonë të madhe në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Evropës. Brenda vendit ajo forcoi më tej besimin e shqiptarëve për vazhdimin me sukses të luftës çlirimtare dhe ndikoi në rritjen autoritetit të Skënderbeut si udhëheqës ushtarak e politik i vendit që po mbronte lirinë e tyre. Nga ana tjetër, ajo tregoi domosdoshmërinë e zgjerimit të frontit të luftës antiosmane, duke përfshirë edhe shtetet e tjera evropiane.

Në rrafsh ndërkombëtar ngjarjet e vitit 1450 ndikuan në rritjen e vlerësimit për rolin e shqiptarëve si faktor parësor në kuadrin e përgjithshëm të luftës antiosmane që zhvillohej nga vende të ndryshme. Në opinionin e përgjithshëm evropian Skënderbeu vlerësohej si një nga personalitetet më të shquara të kohës. Ky opinion gjendet i shprehur edhe në një letër që, me rastin e fitores së vitit 1450, Senati i Raguzës i dërgoi heroit shqiptar: "nuk gjejmë fjalë të mjaftueshme për të lavdëruar e admiruar madhështinë e pabesueshme të shpirtit tuaj, mençurinë e burrërinë tuaj të pashoqe ... Ju qëndruat me forca të pakta kundër një armiku të panumërt turqish ... Qofshi pasqyrë e shembull për të gjithë princat, për të gjithë kombet e emri juaj le të konsakrojë një famë të përjetshme!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:53 am

Përpjekjet për çlirimin e viseve jugperëndimore në bashkëpunim me Mbretërinë e Napolit.


Beteja e Beratit (26 korrik 1455)


Luftimet e vitit 1450 për mbrojtjen e Krujës sollën dëme e vështirësi të ndryshme, të cilat duheshin kapërcyer. Pas largimit të ushtrive osmane, Skënderbeu ndërmori masa për rivendosjen e pushtetit të tij në viset lindore të vendit, ku kishte potencialin kryesor ekonomik e njerëzor. Realizimi i një detyre të tillë kërkonte mbështetjen e gjithanshme të Gjergj Arianitit dhe bashkërendimin e veprimeve ushtarake me të. Prandaj Skënderbeu forcoi lidhjet me Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij në vitin 1451.

Skënderbeu i kushtoi vëmendje forcimit të mëtejshëm të sistemit mbrojtës të vendit. U ndërmorën punime për riparimin e përforcimin e kështjellave. Përpara hyrjes kryesore të kështjellës së Krujës u bënë ndërtime të veçanta parapritëse për të mbrojtur muret e saj prej goditjeve të artilerisë. Në vijim të punimeve në sistemin mbrojtës dhe rreth 20 km (30 mijë hapa sipas M. Barlecit) larg Sfetigradit, diku në rajonin e Mokrës, ndoshta në rrjedhjen e mesme të lumit Treska dhe në jug të krahinës së Poreçes, shqiptarët ndërtuan kështjellën e Modrishës (Modrishta) për të penguar kalimin e trupave osmane në thellësi të vendit nëpërmjet rrugës Shkup-Kërçovë. Ndërkaq shqiptarët kishin arritur të rimarrin qytetin e Ohrit dhe rajonin e tij. Gjatë periudhës së Skënderbeut, më të shumtën e viteve Ohri ka qenë nën zotërimin e shqiptarëve, prandaj një lagje e tij për shekuj ka mbajtur emrin e Skënderbeut.

Ekspeditat ushtarake osmane kundër Shqipërisë nuk vonuan të rifillonin. Sulltan Mehmeti II që hipi në fronin osman në vitin 1451, pas vdekjes së babait të tij, dërgoi kundër Shqipërisë dy ushtri gjatë vitit 1452.

Ushtria e parë e përbërë prej disa mijë luftëtarësh nën komandën e Hamza Beut, pasi kaloi Mokrën u fut në luginën e Modrishës dhe filloi të ngjitej e lodhur në drejtim të kështjellës, lartësitë rreth së cilës ishin zënë natën në fshehtësi prej ushtrisë shqiptare. Kur pjesa kryesore e ushtrisë osmane ishte në ngjitje, Skënderbeu urdhëroi këmbësorinë e vet që ta sulmonte. Pozicioni i favorshëm i luftimit për shqiptarët, që sulmonin nga lart poshtë, i dëmtoi rëndë forcat armike. Ndërkohë kalorësia shqiptare me Skënderbeun në krye dhe Hamza Kastriotin kaloi me të shpejtë në luginë dhe u ndërpreu rrugën e tërheqjes forcave armike, të cilat pësuan një katastrofë të vërtetë. Shumica e tyre u vranë dhe shumë të tjerë ranë robër bashkë me komandantin e tyre Hamza Beun.

Disa muaj më vonë kundër Shqipërisë u dërguan mijëra ushtarë të tjerë osmanë të komanduar nga Debrea. Skënderbeu vendosi t'i sulmonte befasisht. I shoqëruar nga Hamza Kastrioti e Moisi Golemi (Arianiti), në krye të 6 mijë kalorësve marshoi gjatë natës me shpejtësi drejt vendndodhjes së kampit armik. Meqë forcat osmane diktuan afrimin e shqiptarëve, Skënderbeu i sulmoi ato menjëherë e nga drejtime të ndryshme dhe i shpartalloi keqas, duke vrarë dhe komandantin e tyre, Debrenë. M. Barleci rrëfen se beteja u zhvillua në fushën e Pollogut që, sipas tij, kufizohej me qytetin e Shkupit dhe me Mokrën. Sipas përshkrimit të tij, vendbeteja duhet kërkuar diku në rrjedhjen e poshtme të lumit Treskë ose në pjesën veriperëndimore të fushës së Shkupit që kufizohet me Dervenin. Në burimet historike të shek. XV emri i Pollogut ndeshet vetëm për një fshat të vilajetit të Manastirit.

Mbrojtja e viseve shqiptare të çliruara dhe e ardhmja e tyre vareshin në një farë mase nga situata politike dhe ushtarake në Shqipërinë e Poshtme dhe Lindore, që ishin nën pushtimin osman. Dëbimi i pushtuesve nga këto rajone ishte një kërkesë e domosdoshme dhe e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, kudo që banonin në vise të çliruara apo edhe të pushtuara.

Pas luftimeve të vitit 1450, Skënderbeu dhe fisnikët e tjerë shqiptarë u përpoqën energjikisht të gjenin rrugët sa më të frytshme për të përballuar kërcënimin osman. Në këtë drejtim ata u përpoqën të forconin lidhjet me vendet e tjera, që t`i angazhonin këta në luftën antiosmane. Skënderbeu i kërkoi Republikës së Venedikut që, nën komandën e tij, të vendoste në Krujë një numër ushtarësh të saj. Por kjo kërkesë, që e angazhonte Venedikun në luftën antiosmane, nuk u pranua prej Senatit të tij, i cili, për më tej, më 1451 ripërtëriu me sulltanin e ri, Mehmetin II, traktatin e paqes që ishte nënshkruar me Muratin II.
Synimi i shqiptarëve për çlirimin e viseve jugore të vendit, gjeti mbështetjen e mbretërisë së Napolit, e cila nëpërmjet tokave shqiptare mund të sulmohej lehtësisht prej trupave osmane. Prandaj mbreti Alfonsi V synonte të shtrinte influencën e vet në Ballkanin Perëndimor. Ai u lidh me shumë sundimtarë të këtyre viseve dhe u premtoi atyre përkrahje materiale, me kusht që të njihej si kryezot i krahinave që do të çliroheshin me ndihmën e tij.

Si forcë kryesore për dëbimin e osmanëve nga Ballkani, Alfonsi V shihte shqiptarët. Në një projekt drejtuar Papës në vitin 1451, ai e konsideronte të mjaftueshëm dërgimin prej tij të një mijë ushtarëve për të ndihmuar Skënderbeun e fisnikët e tjerë shqiptarë për çlirimin e viseve jugperëndimore që ishin nën pushtimin osman. Shqiptarët u përpoqën të siguronin nga mbreti Alfonsi V ndihma në ushtarë dhe në mjete luftarake tepër të nevojshme sidomos për marrjen e kështjellave dhe çlirimin e viseve të pushtuara.
Për të konkretizuar bashkëpunimin shqiptaro-napolitan, fisnikët shqiptarë nënshkruan me oborrin napolitan disa traktate bashkëpunimi, siç ishte ai i 26 marsit 1451, i nënshkruar nga përfaqësuesit e Skënderbeut, traktati i 7 qershorit 1451, i nënshkruar nga përfaqësuesit e Gjergj Arianitit, si dhe traktate të tjera të nëshkruara nga përfaqësuesit e Muzak Topisë, të Gjon Muzakës etj. Në të gjitha këto traktate si problem qendror ishte çlirimi i viseve të Shqipërisë së Poshtme. Sipas tyre, viset që do të çliroheshin me ndihmën e trupave napolitane, do të njihnin si kryezot të tyre mbretin Alfonsi V (traktati i 26 marsit). Në traktatin e 7 qershorit ishin shënuar gjithashtu mënyra se si do të ndaheshin viset shqiptare, pasi të çliroheshin. Gjergj Arianiti do të merrte Kaninën, Vlorën me rrethinat dhe do të gëzonte një sërë të drejtash mbi qytetin dhe krahinën e Beratit. Përfaqësuesi i Gjergj Arianitit, që nënshkroi traktatin, do të merrte krahinën e Vagenetisë (Çamërisë). Në kuadrin e këtyre përpjekjeve u përfshinë edhe Simon Zenebishi me të birin, Alfonsin, të cilët qenë kthyer nga emigracioni dhe u vendosën në zonën bregdetare pranë Butrintit.

Shqiptarët që banonin në viset e pushtuara e vazhduan në forma të ndryshme luftën kundër osmanëve edhe nën ndikimin e fuqishëm të ngjarjeve që zhvilloheshin në pjesën e çliruar të vendit. Në dokumentet osmane të atyre viteve përmenden në rajonet e pushtuara fshatra të tëra shqiptare si kryengritëse e rebele, spahinj të zhdukur e që kishin braktisur timaret, spahinj që nuk pranonin të merrnin pjesë në fushatat ushtarake kundër tokave të lira shqiptare, spahinj shqiptarë të cilësuar si "tradhtarë" që ishin bashkuar me luftëtarët dhe me prijësat shqiptarë, si me Gjergj Arianitin etj.

Si rrjedhojë e qëndresës që zhvillohej në Shqipërinë e Poshtme, disa krahina malore si Kurveleshi, Himara, Këlcyra, Leskoviku e ndonjë tjetër, prej kohësh qëndronin thuajse krejtësisht të lira. Në vitet 50 u çlirua zona bregdetare pranë Butrintit, me qendër kështjellën e Kastrovilës (Çamëri). Në të u vendosën trashëgimtarë të familjes sundimtare të Zenebishëve që përpiqeshin të zgjeronin zonën e lirë. Gjatë viteve 1452 e 1453 Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi) organizoi disa aksione të suksesshme kundër ushtrisë së Gjergj Brankoviçit, zgjeroi zotërimet e tij deri në Moraçë dhe shtiu në dorë Medunin.
Për të lehtësuar zbarkimin e trupave napolitane, që do të merrnin pjesë në luftë për çlirimin e viseve shqiptare, u krijua një lidhje detare e veçantë me mbretërinë e Napolit. Për këtë qëllim në jug të Durrësit u rindërtua kështjella e Kepit të Lagjit (kalaja e Turrës). Pas disa vitesh, po për të lehtësuar komunikimin nëpërmjet detit me vendet e tjera, Skënderbeu ndërtoi një kështjellë në Kepin e Rodonit.

Si qendër e parë për t`u çliruar në bashkëpunim me forcat napolitane u mendua jo rastësisht Berati, që ishte kufitar me krahinat e lira. Çlirimi i tij, si qendër shumë e fortifikuar, krijonte rrethana shumë të favorshme për dëbimin e pushtuesve nga krahinat e tjera në lindje, në perëndim e në jug të Beratit dhe do të sillte izolimin e një baze tjetër shumë të rëndësishme ushtarake e administrative të pushtuesve, Kaninën, duke i prerë kësaj rrugët e komunikimit tokësor me viset e tjera që ishin nën pushtimin osman.

Aksioni për çlirimin e Beratit jo rastësisht përkoi dhe u zhvillua i ndërvarur me përpjekjet energjike të sulltan Mehmetit II dhe të administratës qendrore osmane për shtrirjen e konsolidimin e pushtimit osman në rajonet lindore e veriore të viseve të lira shqiptare, si dhe në rajonin e Fushë-Dardanisë dhe të pjesës jugore të luginës së Moravës. Përpjekje intensive për pushtimin e këtyre rajoneve osmanët i ndërmorën sidomos gjatë viteve 1454-1455, pasi ata kishin marrë më 29 maj 1453 Konstandinopojën, e cila konsiderohej e papushtueshme prej fortifikimeve të fuqishme që kishte. Rënia e saj tronditi forcat antiosmane të kohës, kudo që ato vepronin, dhe shënoi fundin e Perandorisë Bizantine. Përkrah forcave osmane në luftën për pushtimin e Konstandinopojës mori pjesë edhe ushtria e Gjergj Brankoviçit.

Në vitin 1454 sulltan Mehmeti II rrethoi qytetin më të rëndësishëm e më të fortifikuar të Kosovës pas Shkupit, Novobërdën, emri i së cilës njihej mirë në vendet e tjera për prodhimin e arit e të argjendit. Pas një bombardimi 40-ditor me topa të mëdhenj dhe premtimit se mbrojtësve e banorëve të saj u garantohej jeta, Novobërda u dorëzua më 1 qershor 1455 dhe me këtë mori fund periudha e lulëzimit të saj si qytet. Novobërda u braktis masivisht dhe një pjesë e banorëve ndoshta u vranë. Sipas një regjistri osman të vitit 1455, në roje të fortesës së Novobërdës si specialistë armësh të ndryshme, si hekurpunues, marangozë e muratorë, që kujdeseshin për mirëmbajtjen e saj, ishin gjithsej 27 kryefamiljarë të krishterë dhe 60 familje myslimane. Këta të fundit ishin vendosur në Novobërdë, duke ardhur nga rajone të ndryshme të Rumelisë, për të garantuar praninë e pushtetit osman aty.

Lajmi për rënien e Novobërdës, një qytet ky që njihej shumë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, qe tronditës dhe u prit me shqetësime edhe në vende të tjera, si në Hungari, në Itali etj. Pas marrjes së Novobërdës, osmanët pushtuan edhe qytete të tjera të Fushë-Dardanisë.

Gjatë verës së vitit 1455, 12 mijë luftëtarë shqiptarë dhe 500 ushtarë të mbretërisë së Napolit rrethuan Beratin dhe nisën sulmet për marrjen e tij. Forcat osmane, që gjendeshin në kështjellë, hynë në bisedime me shqiptarët për dorëzimin e saj dhe kërkuan paraprakisht një armëpushim prej një muaji, kërkesë që u pranua vetëm për 15 ditë. Ata shpresuan jo më kot që ushtritë osmane do t'u vinin në ndihmë, sepse ato tashmë ishin të lira pas marrjes së Novobërdës.

Duke vlerësuar pozitën kyçe të Beratit dhe rrjedhimet që do të kishte humbja e tij, sulltani largoi nga Fushë-Dardania mijëra ushtarë osmanë dhe i nisi për të sulmuar forcat shqiptare që kishin rrethuar kështjellën e Beratit. Në krye të tyre vuri tre komandantë të shquar, njohës shumë të mirë të viseve shqiptare, të cilët më parë kishin qenë këtu si sanxhakbejlerë: Isa Beun, Hamza Beun dhe Sebalian. Për të mos u diktuar prej luftëtarëve shqiptarë që mbanin të rrethuar kështjellën e Beratit, ata nuk i kaluan trupat nga rruga e zakonshme e luginës së Shkumbinit, por u grumbulluan në Manastir dhe ndoqën rrugën që të çonte në fushën e Korçës. Duke udhëtuar nëpër lugina e rrugë që ishin larg qendrave kryesore të banimit dhe që thuajse nuk përdoreshin më, trupat osmane u futën natën në kështjellën e Beratit, pa u vënë re prej luftëtarëve të Muzak Topisë dhe ushtarëve napolitanë që ishin vendosur në atë drejtim nga kalonte rruga e marshimit të osmanëve.

Në pasditen e 26 korrikut 1455 pesë mijë luftëtarët e Muzak Topisë dhe 500 ushtarët napolitanë, kur ishin fare të shkujdesur e të shpërndarë, u sulmuan prej ushtrisë osmane dhe u asgjësuan thuajse tërësisht. Sapo u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane, Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti, që me 7 mijë luftëtarët e tyre ishin larg e në drejtimin e kundërt me vendin e betejës, shkuan menjëherë në ndihmë të Muzak Topisë, por, kur ata arritën në fushën e luftës, gjithçka kishte përfunduar. Për më tepër trupat e Skënderbeut e të Gjergj Arianitit u gjendën të rrethuara dhe beteja rifilloi. Në sajë të heroizmit masiv të luftëtarëve të tyre dhe sidomos të Skënderbeut, që u sul i pari mbi rrethuesit dhe veproi në betejë njëkohësisht si komandant e si ushtar, shqiptarët përballuan sulmin osman, arritën të çanin rrethimin dhe u larguan nga fusha e betejës. Shfarosja e ushtrisë së Muzak Topisë në betejën e Beratit ishte humbja më e rëndë që pësuan shqiptarët gjatë luftës 25-vjeçare nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Edhe pas ngjarjeve të Beratit, shqiptarët nuk hoqën dorë nga synimet për çlirimin e viseve të pushtuara. Në dokumentet e vitit 1456 del se Skënderbeu i vazhdoi lidhjet me Zenebishët, që përpiqeshin të zgjeronin zonën e çliruar në viset bregdetare të Shqipërisë së Poshtme, me qendër Kastrovilën, ndërkohë që forcat e Mbretërisë së Napolit, pasi dëbuan osmanët, morën Himarën. Skënderbeu ndërmori aksione për çlirimin e kështjellave të tjera, që kanë mbetur anonime në dokumentet e kohës. Dy vjet pasi e kishte humbur, Skënderbeu u rimori osmanëve me forcën e armëve, në vitin 1457, qendrën e rëndësishme doganore e tregtare të Myzeqesë, Pirgun, që gjendej në grykëderdhjen e lumit Seman. Bashkëpunimi i Skënderbeut me banorët e viseve të pushtuara ishte tepër i ngushtë dhe vazhdoi deri në fund.

Në mesin e viteve 60 përmenden lidhjet e Skënderbeut me despotin e Artës. Marrëdhënie të tilla Skënderbeu vendosi edhe me shqiptarët e viseve të largëta, duke përfshirë edhe ata të Moresë (Peloponezit), të cilët, kur kaluan në Italinë e Jugut e në Sicili edhe këtu, në vendbanimet e reja, ruajtën ndër shekuj kujtimin për Heroin Kombëtar dhe për ngjarjet e lavdishme të shek. XV, dëshmi kjo e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:54 am

Fitorja e ushtrisë shqiptare në Ujëbardhë (1457)


Pas betejës së Beratit të vitit 1455, gjendja e brendshme politike e Shqipërisë u keqësua përkohësisht. Asgjësimi i forcave të Muzak Topisë në Berat shkaktoi lëkundje e frikë te disa fisnikë shqiptarë, ndonjë prej të cilëve kaloi edhe në anën osmane, siç ishte rasti i Moisi Golemit (Arianitit) dhe i Hamza Kastriotit.

Moisi Golemi (Arianiti) i kishte zotërimet në Dibrën e Sipërme dhe kufitare me viset e pushtuara. I trembur nga disfata e Beratit dhe i bindur se bashkëpunimi me pushtuesin nuk do të mbështetej prej banorëve të zotërimeve të veta, ai iku fshehurazi në oborrin osman. Për këtë akt Moisiu u shpronësua dhe zotërimet e pasuria e tij kaluan në duart e Skënderbeut. Sulltan Mehmeti II i ngarkoi atij drejtimin e një ushtrie për t`i dhënë Skënderbeut goditjen përfundimtare pas ngjarjeve të Beratit, të cilat ishin dobësuar fuqinë ushtarake të shqiptarëve. Në fund të pranverës së vitit 1456, ushtria osmane e drejtuar nga Moisiu arriti në fushën e Oronikut pranë Ohrit dhe në betejën që u zhvillua aty, u thye keqas prej forcave të Skënderbeut. Pa kaluar shumë kohë, i penduar për bashkëpunimin me osmanët, Moisiu u kthye në Shqipëri për të luftuar besnikërisht deri në vdekje përkrah Skënderbeut, i cili e fali dhe i riktheu menjëherë pronat e pasuritë e konfiskuara.

Lëkundje të tilla u shfaqën edhe tek anëtarë të rrethit familjar të Skënderbeut, të cilët ky i ndëshkoi ashpër. Ai shpronësoi Gjergj Stres Balshën, djalë i motrës së tij, i akuzuar për bashkëpunim me osmanët. Kulmin kjo veprimtari e arriti me bashkëpunëtorin e ngushtë e nipin e Skënderbeut, Hamza Kastriotin. Me sa duket, në këtë qëndrim ndikoi edhe humbja e shpresave prej tij për të qenë trashëgimtari i Kastriotëve, meqenëse Skënderbeut i lindi djalë. Hamzai kaloi në anën e osmanëve në një nga vitet më kritike të periudhës së luftërave të Skënderbeut.

Me vdekjen e J. Huniadit në vitin 1456 u shua qëndresa e hungarezëve, një nga vatrat më të fuqishme të luftës antiosmane në Ballkan. I çliruar nga presioni hungarez, sulltan Mehmeti II e përqendroi vëmendjen kundër Shqipërisë, i nxitur edhe nga premtimi i Hamza Kastriotit se me një ushtri të fuqishme mund t'i jepte grushtin përfundimtar Skënderbeut.

Në korrik të vitit 1457 u fut në tokat shqiptare një ushtri e fuqishme osmane (për të cilën burimet e kohës japin një numër të ekzagjeruar prej 80 mijë vetash) nën komandën e Isa bej Evrenozit, i cili sapo kishte fituar një pozitë krejt të veçantë administrative për kontrollin e drejtpërdrejtë të rajoneve periferike lindore e veriore të viseve që ishin nën kontrollin e Skënderbeut dhe të fisnikëve të tjerë shqiptarë. Në këtë fushatë atë e shoqëronte Hamza Kastrioti, që ishte një njohës shumë i mirë i ushtrisë shqiptare dhe i artit të saj luftarak. Prandaj Heroi shqiptar ndoqi kësaj here një taktikë krejt të re.

Skënderbeu me luftëtarët e vet si zakonisht zuri shtigjet në trevat lindore të Dibrës, ku priti afrimin e ushtrisë osmane. Pas disa ndeshjeve të parëndësishme me të, ai e shpërndau përkohësisht masën kryesore të luftëtarëve shqiptarë dhe u tërhoq në mënyrë të tillë që armiqtë të bindeshin se i kishin shpartalluar shqiptarët dhe se Skënderbeu ishte braktisur prej luftëtarëve të vet. Kjo manovër e tij pati sukses të plotë aq sa, më 31 korrik 1457, qeveritari venecian i Durrësit e njoftonte dukën e Republikës se: "i madhërishmi Skënderbe ka marrë malet për të shpëtuar kokën dhe e kanë braktisur të gjithë".

Trupat osmane u futën në thellësi të vendit, zbritën në zonën e Matit dhe nuk ranë në gjurmët e luftëtarëve shqiptarë, gjë që i bindi se ushtria shqiptare vërtet ishte shpartalluar. Më 2 shtator të vitit 1457, kur ushtarët osmanë po pushonin të shkujdesur në fushën e Ujëbardhës, pranë Mamurasit, Skënderbeu, pasi grumbulloi dhe organizoi me shpejtësi forcat e veta, e goditi befasisht ushtrinë armike në disa drejtime. Të ndodhura në gjumin e mesditës, pa armë e me kuaj të pashaluar, trupat osmane pësuan një katastrofë të plotë. Shumica e tyre u vranë e ranë robër në duart e shqiptarëve.

Fitorja i befasoi bashkëkohësit, të cilët shkruanin ato ditë se "Skënderbeu me një grusht ushtarësh theu, mposhti dhe dërrmoi një ushtri të pamasë turqish", "thuhet se më tepër se 30 mijë turq u vranë ose u zunë rob prej tij" etj., etj. Midis robërve të shumtë ishte edhe Hamza Kastrioti, të cilin Skënderbeu e futi në burgjet e Italisë dhe më vonë e lejoi që të shkonte për të banuar në Turqi.
Fitorja në betejën e Ujëbardhës pati rrjedhime pozitive të shumanshme politike dhe ushtarake në Shqipëri. Ajo ishte një goditje vendimtare kundër lëkundjeve në gjirin e aristokracisë shqiptare dhe ndikoi në forcimin e pushtetit politik të Skënderbeut mbi gjithë viset e lira shqiptare. Pas disfatës së rëndë të vitit 1457 në betejën e Ujëbardhës, sulltan Mehmeti II ndërpreu përkohësisht sulmet kundër Shqipërisë dhe vetëm në vitet 60 do të dërgonte kundër saj ushtri të fuqishme.



Regjistrimet kadastrale osmane të viteve 50



Angazhimi gjatë viteve 1448 dhe 1450 kundër Skënderbeut i të gjithë potencialit ushtarak të Perandorisë Osmane nën drejtimin e vetë sulltan Muratit II bashkë me të birin e tij, sulltanin e ardhshëm Mehmetin II, synonte nënshtrimin me çdo kusht të viseve të lira shqiptare. Në këto rrethana ai ngriti mbi lumin Vardar urën e gurtë të Shkupit. Masa energjike ndërmori në këtë drejtim, pas ardhjes në pushtet, sulltani i ri, Mehmeti II.

Ekspeditat ushtarake kundër viseve të lira shqiptare gjatë viteve 1452-1455, ky sulltan i bashkëshoqëroi edhe me regjistrimet kadastrale të rajoneve të gjera shqiptare. Madje në luftën për nënshtrimin e viseve shqiptare gjatë vitit 1455 u angazhua edhe vetë sulltan Mehmeti II, kampi i të cilit, në mesin e muajit qershor 1455, ishte vendosur në fshatin Reçan të Prizrenit, por këtë qytet nuk e mori dot. Në fillim të vitit 1456 osmanët pushtuan përkohësisht Medunin.

Për të mbajtur viset e lira shqiptare nën goditje ushtarake të pandërprerë, sulltan Mehmeti II krijoi një njësi administrative të veçantë në një pjesë të konsiderueshme të tyre me afro 240 hase e timare përgjithësisht të mëdha dhe i shënoi në një regjistër kadastral të veçantë. Në të u përfshinë rajonet e Gostivarit e të Tetovës, të Kaçanikut bashkë me një pjesë të rajonit të Shkupit, të Rrafshit të Dukagjinit (pa qytetet e Prizrenit e të Pejës, sepse osmanët nuk kishin mundur t’i pushtonin), të Zveçanit (Mitrovicës), të Plavës e Gucisë, të Jeliçes (Sanxhaku) etj., duke përfshirë edhe një pjesë të Bosnjës Jugore.

Me këtë organizim të veçantë, që nuk pati jetë të gjatë, synohej të shkëputeshin e nënshtroheshin rajonet lindore e veriore të viseve të lira shqiptare, duke ia dhënë ato nën zotërim Isa Beut, që ky të vepronte energjikisht për zotërimin e tyre.

Zeameti i Isa Beut prej rreth 150 fshatrave shtrihej në të gjitha krahinat e njësisë administrative të drejtuar prej tij, që duhej t`i jepnin afro 800 000 akçe. Me zeamete të tjera u pajisën familjarët e tij, madje edhe gruaja. Pjesa dërrmuese e timareve iu shpërnda personave të afërm me Isa Beun dhe që i shërbenin atij. Ky ishte apogjeu zyrtar i fuqisë ekonomike, politike e ushtarake të Isa Beut si funksionar i lartë osman.

Faktikisht pushteti i tij nuk u shtri mbi viset e sipërpërmendura, madje as në vilajetin e Kalkandelenit (Tetovës) që ishte më afër Shkupit dhe më i begati nga rajonet e tjera, popullsia e të cilit i paguante afro 500 000 akçe tatime Isa Beut e njerëzve të tij. Në këtë vilajet, ndër të tjerë, kishin haset e tyre gruaja e tij dhe djali i tyre, Mehmet Çelebiu, si dhe përfaqësues të famijeve të njohura fisnike shqiptare, si Hasan bej Zenebishi, që ishte subash i vilajetit të Kalkandelenit, Jusuf çelebi Muzaka (të cilit për pak kohë iu dha në zotërim hasi i djalit të Isa Beut), Kasem Dukagjini etj. Megjithëkëtë detyrat e tyre si funksionarë osmanë ata nuk i ushtruan dot për ndonjë kohë të gjatë, sepse ai rajon mbeti thuajse vazhdimisht nën kontrollin e Skënderbeut.

Banorët e rrjedhjes së sipërme të lumit Vardar kanë ruajtur në kujtesë faktin se osmanët i pushtuan këto vise pas shumë luftimesh që zgjatën vite të tëra. Mbrojtësit e kështjellës së Sobrit, që kontrollonte rrugën Shkup-Tetovë, përmenden vazhdimisht si të vrarë. Si rrjedhojë, edhe numri i familjeve myslimane të qytetit të Tetovës erdhi duke u pakësuar, ndërkohë që rritej numri i tyre në Shkup, i cili mbeti nën pushtimin e pandërprerë osman. Në këtë kohë në Shkup u bënë shumë ndërtime, midis të cilave u dalluan mjaft vepra të rëndësishme arkitekturore dhe artistike. Gjatë shek. XV u ndërtuan vepra monumentale të gjinive të ndryshme, si ndërtime mbrojtëse dhe inxhinierike, ndërtimet e kultit dhe ndërtime të arkitekturës popullore si çarshi, hane, banesa etj.

Midis këtyre veprave shquhen Ura e gurtë në lumin Vardar (Shkup), xhamitë e sulltan Muratit II, të Isa Beut, Mustafa Pashës etj., banjat publike të Isa Beut e të Daut Pashës, ujësjellësi i Mustafa Pashës, hanet e Sulës e të Kapanit etj.
Për të kompensuar pozitën administrative, politike dhe ekonomike të projektuar për Isa Beun, por që nuk pati sukses, ai u emërua subash i vilajetit të Shkupit, siç e tregon një shënim i shkruar në muajin qershor të vitit 1457 në regjistrin kadastral përkatës. Ndërsa subashi i mëparshëm i Shkupit kishte një has që i jepte më pak se 100 000 akçe të ardhura vjetore, Isa Beut iu dha një has që i siguronte afro 240 000 akçe në vit, të ardhura këto shumë më të vogla nga ato të postit të mëparshëm.

Krahas njësisë administrative në zotërim të Isa Beut, sulltani krijoi gjatë vitit 1455 në rajonin e Fushë-Dardanisë e më gjerë një njësi administrative të dytë, të emërtuar "Vilajeti i Vukut", sipas emrit të ish-sundimtarit, Vuk Brankoviçit. Ky vilajet kishte 8 nahije dhe afro 180 timare. Nahijet më të mëdha për nga numri i fshatrave ishin Labi (Llapi) me 229 fshatra, Vuçiterni me 137, Morava me 128, Topolnica me 81, Klopotniku me 42 dhe Prishtina me 40 fshatra. Gjatë vitit 1455 u ndërmorën regjistrime kadastrale osmane edhe në rajone të tjera, si në Sanxhakun Shqiptar etj.

Regjistrimet e mësipërme mbetën për shumë vjet akte formale. Prandaj më 1458, 1459 dhe 1463 u angazhua sërish vetë sulltan Mehmeti II për nënshtrimin e rajoneve të mësipërme, duke pushtuar, ndoshta përkohësisht, Prizrenin në vitin 1458, më pas Lipjanin, Vuçiternin dhe në vitin 1463 Pejën.
Gjatë viteve 1454-1456 pushtohet thuajse krejtësisht Despotati serb i Gjergj Brankoviçit, i cili ishte lidhur ngushtësisht me oborrin osman, si nëpërmjet vasalitetit ashtu edhe lidhjeve martesore. Në dhjetor të vitit 1456 vdiq si i mërguar në Hungari Gj. Brankoviçi dhe pas dy vjetësh, në janar të vitit 1458, vdiq edhe djali e trashëgimtari i tij Llazari. Në mars të vitit 1458 osmanët pushtuan kryeqytetin e Rashës, Smederevën, por po atë muaj banorët i dëbuan pushtuesit nga qyteti i tyre. Djali i mbretit Thoma Tomasheviq të Bosnjës, Stefani, u martua me vajzën e Llazar Brankoviçit dhe, me ndihmën e oborrit hungarez e si vasal i tij, u shpall despot i Rashës në mars të vitit 1459. Kundërveprimi osman qe i menjëhershëm dhe despoti Stefan në qershor të atij viti e braktisi përfundimisht shtetin serb të Rashës dhe në vitin 1461 u bë mbret i Bosnjës.

Gjatë vitit 1463 sulltan Mehmeti II ndërmori fushata ushtarake shumë të fuqishme për nënshtrimin e Ballkanit; pushtoi Bosnjën, Morenë (Peloponezin) dhe emëroi masivisht timarlinj të rinj në viset shqiptare për t`i rivendosur ato nën pushtetin e tij. Për të mbajtur të nënshtruar Bosnjën, sulltani u përpoq të vendoste nën kontrollin e tij kështjellat pranë rrugëve kryesore që të çonin në Bosnjë, si Zveçanin, Jeliçën (Pazarin e Ri) etj. Edhe pse për ruajtjen e këtyre kështjellave sulltan Mehmeti II caktoi spahinj të rinj, ai realisht nuk arriti t`i fuste nën kontroll të plotë rajonet e ish-njësisë administrative, që në vitet 50 ia kishte dhënë Isa Beut për t`i administruar.

Skënderbeu vazhdoi të përkujdesej për viset veriore shqiptare. Në fillim të muajit shtator të vitit 1464, ai i nisi trupat e veta në drejtim të Sjenicës, në viset e ish-Despotatit të Rashës, dhe u ndesh me trupat osmane, të cilat i shpartalloi përfundimisht. Ky aksion ushtarak i suksesshëm i Skënderbeut u ndërmor në kuadrin e rigjallërimit të bashkëpunimit të tij me Hungarinë. Nga fundi i vitit 1463 deri më 1465 mbreti Matia Korvini i Hungarisë ndërmori një varg aksionesh luftarake kundër osmanëve në Bosnjë dhe arriti të çlironte Bosnjën Veriore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:54 am

3. FORMIMI I SHTETIT TË BASHKUAR SHQIPTAR NËN DREJTIMIN E
GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT




Forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut



Kryengritja fitimtare e nëntorit të vitit 1443 dhe Kuvendi i fisnikëve shqiptarë i mbajtur në mars të vitit 1444 në Lezhë, sollën ndryshime rrënjësore në organizimin administrativ, politik e ushtarak të viseve të çliruara shqiptare. Kuvendi i Lezhës realizoi të parin bashkim të gjerë politik e ushtarak të vendit në formën e një aleance ndërmjet përfaqësuesve kryesorë të aristokracisë shqiptare. Organi më i lartë qendror i këtij bashkimi u bë Kuvendi i fisnikëve. Organe të përhershme të Besëlidhjes ishin kryetari i saj, ushtria dhe arka e përbashkët, në krye të të cilave u caktua një njeri i vetëm, Skënderbeu.
Vendimet e Kuvendit i dhanë mbështetje ligjore e morale pozitës së veçantë të Skënderbeut, si kryetar i Besëlidhjes, në marrëdhëniet me fisnikët e tjerë shqiptarë. Këtë pozitë ai e shfrytëzoi për të bashkuar sa më organikisht viset e lira shqiptare, nëpërmjet forcimit të pareshtur të autoritetit të pushtetit të tij. Si kryetar i Besëlidhjes ai ushtronte të drejtën për t'i thirrur ose jo në Kuvend anëtarët e saj.

Për nevojat e mbrojtjes e të vijimit të luftës, anëtarët e Besëlidhjes pranuan krijimin e organeve qendrore, të përqendruara në një dorë të vetme, në atë të Skënderbeut. Vendimet e Kuvendit i ngarkonin ata me detyrime politike, ushtarake e ekonomike. Kështu, në luftë kundër Venedikut gjatë viteve 1447-1448 morën pjesë edhe personalitete drejtuese, të cilëve nuk u ishin cenuar drejtpërdrejt interesat nga pushtimi venecian, si Gjergj Arianiti. Në këtë luftë dhe në bisedimet për nënshkrimin e traktatit të paqes, Skënderbeu ishte figura qendrore e palës shqiptare, edhe pse nën pushtetin e Venedikut nuk ishin përfshirë zotërime të Kastriotëve, siç kishte ndodhur me ato të disa fisnikëve të tjerë.

Në kuadrin e Besëlidhjes, fisnikët i ruanin të gjitha të drejtat e mëparshme mbi zotërimet e veta. Kjo bënte që në qëndrimin e tyre të shfaqeshin edhe dukuri të tilla, si mospërmbushja e detyrimeve të caktuara në Kuvend, mospjesëmarrje në luftë, lëkundje ndaj vështirësive e presioneve të pushtuesve osmanë, mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, mbajtja e ushtrive jashtë kuadrit të Besëlidhjes etj.

Me kalimin e viteve u bë gjithnjë e më e domosdoshme të kapërceheshin sa më parë dobësitë e brendshme, të cilat pengonin zhvillimin me sukses të luftës. Detyra e mbrojtjes së viseve të lira shqiptare kërkonte që mobilizimi i banorëve në to dhe ruajtja e kështjellave të mos mbeteshin në duart e zotërve të veçantë. Përshpejtimin e procesit të bashkimit politik të shqiptarëve e favorizonte shumë autoriteti i madh gjithnjë në rritje që Skënderbeu kishte te bashkëkombasit e vet, tek i cili këta shihnin drejtuesin e aftë dhe komandantin e talentuar, që vazhdimisht po u sillte fitore.

Lufta e suksesshme nën udhëheqjen e Skënderbeut ndikoi pozitivisht për integrimin në një shtet të përbashkët të fisnikëve shqiptarë, të cilët i kishin fituar dhe i mbanin zotërimet e tyre në sajë të fitoreve që po korrte ushtria e Besëlidhjes. Duke ruajtur përgjithësisht të drejtat ekonomike feudale, zotërimet e tyre e humbën gradualisht autonominë politike dhe u njësuan me ato të Kastriotëve. Duke kujtuar këto ndryshime, Gjon Muzaka shkruante se shkrirja dhe aneksimi i zotërimeve të fisnikëve shqiptarë nga Skënderbeu ndodhte ngaqë ky "kishte në dorë ushtrinë, dhe ata kishin gjithnjë turkun mbi krye". Ata ishin të varur nga Skënderbeu, sepse nuk ishin të fuqishëm dhe pa përkrahjen e tij nuk mund të përballonin dot furinë osmane. Integrimi në një shtet të përbashkët nuk i dëmtonte rëndë interesat e tyre ekonomike. Duke përmbushur detyrimet ndaj pushtetit qendror të Skënderbeut, fisnikët ruanin të drejtën e administrimit të pronave të veta po nëpërmjet aparatit të tyre të mëparshëm administrativ dhe ekonomik, i cili tani konsideroj si pjesë e aparatit shtetëror të përbashkët, të drejtuar nga Skënderbeu. Fisnikët shqiptarë kaluan kështu në vartësinë e zakonshme feudale ndaj kryezotit të tyre, Skënderbeut.

Heroi shqiptar përdori mjete të ndryshme për afrimin e bashkimin sa më të ngushtë e të qëndrueshëm të zotërve të fuqishëm shqiptarë e rrjedhimisht, të të gjithë vendit. Ndër to më të rëndësishmet ishin lidhjet martesore ndërmjet familjeve fisnike, dukuri të zakonshme këto në shoqërinë feudale. Martesa të tilla ishin bërë që në kohën e Gjon Kastriotit, që ishte martuar me Vojsavën, familja e së cilës, sipas M. Barlecit, jetonte në Pollog (me këtë ai emërtonte rajonin që shtrihej nga qyteti i Shkupit në lindje deri në krahinën e Dervenit në perëndim, ndoshta edhe rajonin në rrjedhjen e poshtme të lumit Treskë). Që në kohën e Gjon Kastriotit motrat e Skënderbeut ishin martuar me anëtarë të familjeve më të fuqishme të kohës: Mara me Stefan Gjurashin (Cërnojeviçin), Jella me Stres Balshën, Angjelina me Vladan Arianitin, vëlla i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakën. Veç këtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh në vitin 1443 e kishte cilësuar veten si trashëgimtar të Balshajve, bëri lidhje martesore të tjera.

Vetë u martua me Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit, kurse të motrën, Mamicën e martoi me Muzak Topinë. Zotërimet e Arianitëve e të Topiajve kishin një rëndësi të veçantë strategjike për mbrojtjen e vendit, sepse nëpër to kalonte Rruga Mbretërore (Egnacia) dhe degëzimet e saj në drejtim të viseve të Shqipërisë së Epërme e asaj të Poshtme, nëpërmjet të cilave trupat osmane mund të futeshin në thellësi të tokave të lira shqiptare për të sulmuar kryeqendrën e tyre, Krujën. Lidhjet martesore të shumta lehtësuan veprimtarinë politike të Skënderbeut për integrimin sa më të plotë të viseve shqiptare nën pushtetin qendror të tij. Edhe në radhët e këtyre familjeve kishte individë të pakënaqur nga forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut. Kështu, p.sh., në vitin 1455 Muzak Topia ankohej për mosmarrëveshjet që kishte me kunatin e vet, Skënderbeun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:55 am

Shprehje e qëndrimeve divergjente ndaj procesit të forcimit të pushtetit qendror të Skënderbeut ishin edhe përpjekjet e ndonjë përfaqësuesi të familjeve aristokrate shqiptare për të pasur lidhje vetjake me vende të tjera, si me Napolin, Venedikun etj. Këto qëndrime shfaqeshin sidomos kur tek ata dobësohej besimi se shqiptarët mund të përballonin vetëm luftën me ushtrinë osmane. Kështu, p.sh., pas rënies së Sopotnicës (1448) dhe Rrethimit të Parë të Krujës (1450), disa nga anëtarët e Besëlidhjes së Lezhës kërkuan individualisht mbështetjen e përkrahjen e vendeve të tjera, duke nënshkruar me ta një numër traktatesh. Krahas traktatit të 26 marsit 1451, që dy ambasadorë të Skënderbeu e nënshkruan në emër të tij dhe të "familjarëve të tij e të baronëve të Shqipërisë" me mbretin Alfonsi V të Napolit, traktate të ngjashme lidhën pas disa muajsh me mbretin e Napolit ambasadori i Gjergj Arianitit (7 qershor 1451), përfaqësuesit e Muzak Topisë, Gjon Muzakës etj.

Për të neutralizuar prirjet decentralizuese që po rishfaqeshin në radhët e fisnikëve shqiptarë pas fushatave ushtarake osmane të viteve 1448 dhe 1450 dhe për të ruajtur bashkimin politik të vendit, Skënderbeu forcoi lidhjet familjare me personalitetin politik më të rëndësishëm shqiptar pas tij, Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij, Donikën.

Krahas lidhjeve vetjake me shtetet perëndimore, pati edhe raste që ndonjë nga fisnikët shqiptarë hyri në marrëveshje me osmanët, siç vepruan Muzakajt më 1451 dhe Dukagjinët më 1452 e më pas. Zotërimet e Muzakajve, si kufitare në jug me viset e pushtuara, ishin vazhdimisht të konfrontuara me osmanët, kurse ato të Dukagjinëve kontrollonin rrugët tregtare që sillnin të ardhura të mëdha nga qarkullimi i mallrave ndërmjet rajoneve bregdetare dhe fushave verilindore (të Rrafshit të Dukagjinit e të Fushë-Dardanisë), që ishin vazhdimisht nën kërcënimin e sulmeve osmane, derisa më 1455 filloi ripushtimi i rajoneve verilindore e veriore të viseve të lira shqiptare.

Lëkundjet në gjirin e aristokracisë shqiptare u thelluan edhe më tej pas disfatës së vitit 1455 në betejën e Beratit. Duke e gjykuar si të pashpresë vazhdimin e mëtejshëm të luftës kundër osmanëve, Moisi Arianiti (Golemi), Gjergj Stres Balsha (djalë i motrës së Skënderbeut) dhe Hamza Kastrioti (djali i vëllait të tij) kaluan në bashkëpunim të hapur me osmanët.

Shpartallimi prej Skënderbeut i lëkundjeve dhe tendencave separatiste, që arritën deri në bashkëpunim të hapur me pushtuesit osmanë, u bë faktor i rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha viset e lira dhe krijimin e një shteti të vetëm shqiptar. Në këtë proces u përfshinë edhe rajonet periferike jugore e veriore të vendit, ku shtriheshin zotërimet e Arianitëve dhe të Dukagjinëve. Integrimi i tyre në shtetin e Skënderbeut u bë më vonë se në viset e tjera dhe në fillim të viteve 60 mund të quhej i kryer.

Forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut mbi zotërimet e Arianitëve eci më lehtë se mbi ato të Dukagjinëve. Në këtë proces ndikonin lidhjet martesore të familjes së Skënderbeut me Arianitët dhe sidomos fakti që zotërimet e këtyre ishin kufitare dhe qenë vazhdimisht nën kërcënimin e pushtimit osman. Pushteti qendror shtetëror u forcua aq shumë mbi Arianitët saqë, pas vdekjes së Gjergj Arianitit, më 1461, djemtë e tij ishin të detyruar të përmbushnin urdhrat e Skënderbeut. Djali i madh i Gj. Arianitit, Thomai, në emër të tij dhe të dy vëllezërve më të vegjël, në qershor të vitit 1461, u pranua në audiencë nga duka i Venedikut me letërekomandimin e Skënderbeut. Ndaj një vartësie të tillë të plotë, e ëma e tyre, që ishte edhe vjehrra e Skënderbeut, në fund të vitit 1463 do t`u shprehte pakënaqësinë e saj shteteve të tjera.

Më e vështirë qe rruga e përfshirjes së zotërimeve të Dukagjinëve në shtetin e Skënderbeut. Deri më 1455, kur sulltan Mehmeti II filloi veprimet intensive për pushtimin e Fushë-Dardanisë e të Rrafshit të Dukagjinit, zotërimet e Dukagjinëve nuk i kishin ndier dhe aq pasojat shkatërrimtare të sulmeve osmane, sepse ende kufizoheshin me vise të papushtuara dhe lidheshin me to me rrugë tregtare që sillnin të ardhura të rëndësishme doganore. Prandaj Dukagjinët, veçanërisht gjatë viteve 1450-1455, ndoqën një politikë deri diku të veçuar nga ajo e Besëlidhjes, duke u afruar edhe me osmanët për shkak të interesave ekonomike e tregtare. Skënderbeu përdori mjete të ndryshme që t'i largonte ata nga osmanët, duke kërkuar edhe ndërmjetësinë e shteteve të huaja, si të Papatit etj. Në vitin 1452 ai nënshkroi një akt bashkëpunimi me Pal e Nikollë Dukagjinin.

Me pushtimin prej turqve të Fushë-Dardanisë dhe të një pjese të Rrafshit të Dukagjinit gjatë viteve 1455-1462 edhe zotërimet e Dukagjinëve u dëmtuan rëndë dhe iu ekspozuan tërësisht të njëjtit rrezik. Në këto kushte Dukagjinët i ndërprenë lidhjet me osmanët dhe në fund të viteve 50 ata dalin të lidhur plotësisht me pushtetin qendror të Skënderbeut. I pakënaqur nga kjo vartësi, Lekë Dukagjini do të ankohej më 1463 se "nuk donte të ishte nën Skënderbeun". Por një proces i tillë ishte i pashmangshëm dhe i domosdoshëm në kushtet e luftës kundër rrezikut të përbashkët, pushtimit osman. Në dokumentet e viteve 60 gjithnjë e më shumë flitet për “shtetin e Skënderbeut”.

U arrit kështu të përfshiheshin në një shtet të vetëm të gjitha viset e lira shqiptare. Ato shtriheshin në jug nga rrjedha e lumenjve Devoll e Seman dhe përfshinin në veri kështjellat e Jeliçës (Pazarit të Ri) e të Zveçanit (Mitrovicës) bashkë me rajonet e tyre. Në perëndim shtriheshin nga brigjet e detit Adriatik dhe përfshinin në verilindje Rrafshin e Dukagjinit e Drenicën dhe në lindje rajonin e Dervenit në perëndim të Shkupit dhe atë të Mokrës në jugperëndim po të këtij qyteti.

Integrimi politik dhe organizativ i viseve të lira shqiptare në një shtet të përbashkët u pasqyrua edhe në raportet publike midis fisnikëve shqiptarë, si dhe me vendet e tjera. Ndërprerja e veprimtarisë së pavarur politike të fisnikëve shqiptarë ka gjetur shprehjen e vet edhe në dokumentet e kohës, ku emrat e tyre, me kalimin e viteve, dalin gjithnjë e më rrallë dhe, që nga fillimi i viteve 60, thuajse nuk do të përmenden më. Në dokumentet e kohës Skënderbeu del si e vetmja figurë drejtuese e jetës politike të vendit. Nga "zot" i Krujës, që përmendet në vitet 40, ai do të cilësohet më pas "zot i Arbërisë" dhe më 1464, me rastin e ardhjes së papa Piut II në Ballkan, ai do ta kurorëzonte mbret Skënderbeun. Përfshirja e të gjitha viseve të lira shqiptare në një shtet të vetëm u pasqyrua edhe në marrëdhëniet e tij me oborrin osman.

Prandaj në vitin 1463 sulltan Mehmeti II nënshkroi traktat paqeje vetëm me Skënderbeun dhe ai ishte i detyrueshëm edhe për fisnikët e tjerë shqiptarë, siç dëshmojnë p.sh. mirë dokumentet e kohës që kanë shënuar pakënaqësinë e trashëgimtarëve të Gj. Arianitit për të përmbushur detyrimet që rridhnin prej tij.
Rreziku i përhershëm osman mbi jetën e shqiptarëve ndikoi që, në procesin e formimit të një shteti të vetëm shqiptar në të gjitha viset e lira, të vepronin kryesisht faktorët e mirëkuptimit.

Bashkimi dhe përfaqësimi i familjeve të mëdha aristokrate shqiptare në një shtet të përbashkët u shpreh edhe në lidhjet martesore ndërmjet tyre, veçanërisht me Kastriotët, në simbolet shtetërore që lidheshin me të, si dhe në individualitetin kombëtar të tij dhe në traditën historike vendase.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:55 am

Organizimi shtetëror



Organet drejtuese të Besëlidhjes Shqiptare, që u krijuan me vendimet e Kuvendit të Lezhës, qysh në fillim u ndërthurën me aparatin shtetëror administrativ, ushtarak dhe ekonomik të Kastriotëve dhe me kalimin e viteve u njësuan natyrshëm me të, sepse në krye të tyre ishte i njëjti personazh historik, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Organet drejtuese të Besëlidhjes Shqiptare u shfaqën me tiparet e një pushteti qendror, ndikimi i të cilit erdhi duke u forcuar gjithnjë e më tepër mbi të gjitha viset e lira shqiptare, aq sa edhe aparati administrativ dhe ekonomik i fisnikëve të tjerë shqiptarë u bënë pjesë e tij. Viset e lira shqiptare u përfshinë kështu në një administratë të vetme shtetërore, që kishte tiparet e një monarkie feudale.

Organet qendrore drejtuese, vendimmarrëse, këshillimore dhe ushtarake të shtetit shqiptar ishin: Kryetari i Shtetit, Kuvendi i Fisnikëve, Këshilli i Lartë dhe Këshilli i Luftës.

Kryetari i Shtetit drejtonte të gjitha organet e mësipërme dhe qëndronte në krye të piramidës shtetërore. Për pushtetin e tij do të flitet më poshtë.
Kuvendi i Fisnikëve shqiptarë ishte institucioni më i lartë vendimmarrës i shtetit shqiptar. Si organ pushteti ai mblidhej herë pas here për çështje shumë të rëndësishme dhe që kishin të bënin kryesisht me pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftë përkrah apo kundër vendeve të tjera dhe me nënshkrimin me to të traktateve të paqes. Kuvendi i Fisnikëve qëndroi si institucion deri në fund të jetës së Skënderbeut dhe nëpërmjet tij ruhej bashkimi i shqiptarëve.

Këshilli i Lartë ishte organ i përhershëm këshillimor pranë kryetarit të shtetit, që shprehte interesat e fisnikëve shqiptarë. Anëtarët e tij ishin bashkëpuntorët më të ngushtë të Skënderbeut, si Pal Engjëlli, Kont Urani, Tanush Topia, Moisi Golemi (Arianiti) etj. Këshilli i Lartë shqyrtonte çështje të rëndësishme të jetës së brendshme të shtetit shqiptar dhe të marrëdhënieve të tij me vendet e tjera.
Këshilli i Luftës kishte një veprimtari të kufizuar dhe mblidhej kryesisht gjatë aksioneve luftarake për të ndihmuar komandantin e përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Skënderbeun. Në të bënin pjesë komandantët e reparteve ushtarake.
Krahas organeve të mësipërme, që formonin pjesën vendimmarrëse dhe drejtuese të aparatit shtetëror, vepronin edhe organe të tjera shtetërore, që merreshin më çështje organizative, ushtarake, ekonomiko-financiare dhe të politikës së jashtme. Aparati shtetëror ishte shtrirë në të gjitha viset e lira shqiptare dhe vepronte sipas ndarjeve administrative të vendit, të cilat, si kudo në mesjetë, ishin tradicionale si ndarje krahinore e kishtare.

Emërtesat e funksionarëve e të nëpunësve të administratës shtetërore përgjithësisht ishin trashëguar prej terminologjisë së administratave shtetërore lindore (bizantine e sllave) dhe perëndimore (anzhuine e veneciane), që kishin vepruar më parë në Shqipëri. Po kështu ndodhte edhe me hierarkinë kishtare dhe aparatin administrativ të saj në Shqipëri, ku ushtronin veprimtarinë e tyre kisha katolike dhe ajo ortodokse bizantine e sllave.

Në shtetin e bashkuar shqiptar fisnikët i ruajtën deri në një farë mase të drejtat e mëparshme mbi zotërimet e tyre dhe kryenin detyrën e logothetëve të dikurshëm të administratës shtetërore bizantine, duke vepruar si mëkëmbës të kryetarit të shtetit, Skënderbeut. Ata kishin nën varësinë e tyre aparatin administrativ e ushtark të krahinave që ishin përfshirë nën juridiksionin e tyre. Aparati administrativ i një krahine zakonisht kishte në krye një vojvodë. Nën varësinë e tij ishin: qefalitë, që ishin komandantët e garnizoneve të kështjellave, psarët, që ishin nëpunës të administratës, si dhe proniarët e krerët, të cilët si feudalë të vegjël, kishin për detyrë të vilnin taksat për vete e për pushtetin qendror dhe të shkonin në luftë.

Pranë kryetarit të shtetit, Skënderbeut, ishte edhe një aparat ekonomiko-financiar për administrimin e të ardhurave dhe të shpenzimeve të shtetit, që drejtohej nga protovestiari dhe ndihmësi i tij, ruajtësi i thesarit (thesaureri).

Për marrëdhëniet me vendet e tjera Skënderbeu kishte një aparat të veçantë të përbërë nga kancelarët dhe nga ambasadorët apo të ngarkuarit (oratorët). Kancelarët përpilonin në gjuhë të huaj shkresa të ndryshme, si traktate që do të nënshkruanin me vende të tjera, akte përfaqësimi për personat e ngarkuar me misione të ndryshme, diploma dhe akte publike etj. Shkresat e dala nga administrata e shtetit shqiptar, disa prej të cilave janë ruajtur në arkivat evropiane deri në ditët tona, dëshmojnë për kulturën e lartë humaniste të Skënderbeut dhe të oborrtarëve të tij. Ambasadorët dhe oratorët e tij Skënderbeu i pajiste me autorizime të veçanta dhe kështu ata kishin të drejtë ta përfaqësonin atë dhe të përfundonin e të nënshkruanin në emër të tij, si kryetar shteti, traktate të rëndësishme me mbretërit e kryetarët e shteteve të huaja. Ambasadorët dhe oratorët e Skënderbeut ishin klerikë e laikë të kulturuar, që njihnin me themel gjuhët e huaja, si latinishten, italishten, turqishten, greqishten etj.

Kryetari i Shtetit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, qëndronte në krye të piramidës shtetërore me të drejtat e një monarku feudal. Titulli zyrtar i tij ishte Zot i Arbërisë (Dominus Albaniae). Në vitin 1464 Skënderbeu do të kurorëzohej mbret prej papa Piut II, një e drejtë ekskluzive kjo e kreut të kishës. Ceremonia për marrjen e skeptrit mbretëror nga Skënderbeu ishte parashikuar të organizohej me rastin e ardhjes në Shqipëri të vetë papa Piut II në krye të ushtrive evropiane, si kryekomandant i së cilës do të ishte Skënderbeu.

Të drejtat e një monarku si kryetar shteti Skënderbeu i ushtronte në të gjitha fushat e veprimtarisë shtetërore, si në marrëdhëniet me nënshtetasit e vet, ashtu edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera. Ai ishte në krye të të gjitha strukturave të aparatit shtetëror, të cilat zbatonin urdhrat e tij. Ashtu si monarkët e tjerë të kohës së tij, Skënderbeu shpallte dekrete, si akte normative, për shpërndarjen e pronave tokësore e të pasurive të tjera personave që dalloheshin në veprimtarinë ushtarake dhe civile, për shpronësimin e atyre që dëmtonin interesat shtetërorë etj. Skënderbeu nxirrte urdhra për sistemin tatimor, regjimin e doganave dhe detyrime të tjera që, sipas së drejtës feudale, kishin nënshtetasit e tij.

Po ashtu si organet e mësipërme shtetërore vendimore, këshillimore, ushtarake, ekonomiko-financiare dhe të marrëdhënieve me vendet e tjera, edhe aparati gjyqësor ishte nën varësinë e kryetarit të shtetit, Skënderbeut. Ai ushtronte të drejtën e dënimit me burgim, me konfiskim pasurie, me gjoba etj., si dhe të faljes së nënshtetasve të vet për fajet dhe shkeljet e ligjeve.

Si një monark pushteti i Skënderbeut ishte i trashëgueshëm. Kur ai largohej nga atdheu dhe shkonte me misione të rëndësishme në vendet e tjera, meqenëse djalin e kishte të mitur, të drejtat e tij si kryetar shteti i ushtronte e shoqja, Donika. Ajo ndihmohej në kryerjen e detyrave shtetërore prej këshilltarëve të oborrit. Edhe pas vdekjes së Skënderbeut dhe emigrimit në Itali të pasardhësve të tij, atyre iu ruajt e drejta e trashëgimisë për shumë kohë në Shqipëri. Kur djali i Skënderbeut, Gjoni, dhe më pas i nipi, Gjergji, arritën moshën madhore, u mirëpritën nga bashkëkombasit e tyre, si trashëgimtarë të ligjshëm, kur u rikthyen në Shqipëri dhe nisën luftën për rimëkëmbjen e shtetit të Skënderbeut. Gruaja dhe pasardhës të tij u trajtuan si familje mbretërore në oborret italiane dhe në atë spanjoll pas emigrimit nga Shqipëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:55 am

E drejta dhe simbolet shtetërore


Shteti shqiptar mbështetej mbi të drejtën feudale, që ishte një e drejtë privilegji, laike e kishtare, e një shoqërie të shtresëzuar e të diferencuar nga ana ekonomike, politike e kulturore. E drejta në Shqipëri ishte një trashëgimi historike që kishte individualitetin e vet kombëtar. Korpusi i legjislacionit të saj nuk ka ardhur i plotë deri në ditët tona. Janë ruajtur fragmente nga statutet e qyteteve shqiptare dhe kohët e fundit është zbuluar i plotë Statuti i Shkodrës. I shkruar gjatë shek. XV, ky statut na njeh me normat që rregullonin jetën e brendshme të qyteteve dhe më gjerë me organizimin e shoqërisë shqiptare gjatë epokës së Skënderbeut.

E drejta që vepronte në Shqipëri gjatë periudhës së Skënderbeut ishte e zhvilluar dhe përfshinte një varg normash në fusha të ndryshme të jetës së asaj shoqërie. Sipas tyre prona, veçanërisht ajo mbi tokën, trashëgohej në vijën mashkullore dhe, në mungesë të djemve, në vijën femërore. Kur vajza martohej, asaj i jepej si prikë një pjesë e pasurisë atërore, në para ose si prona, të cilat noterizoheshin në emër të saj. Krahas kësaj trashëgimie ligjore, njihej edhe trashëgimia me testament.

Në fushën e pronësisë mbi tokën, nëpërmjet akteve normative e kontratave përcaktoheshin llojshmëria dhe sasia e detyrimeve në të holla, në prodhime në natyrë dhe në punë angari që kishin fshatarët pa tokë ndaj pronarëve, pronarët ndaj zotërve të tyre si dhe ndaj shtetit etj. Po kështu, me punëtorët dhe specialistët e mjeshtërive të ndryshme, të ndërtimit, të armëve etj., bëheshin kontrata sipërmarrjeje, ku përcaktoheshin afatet kohore të shërbimeve dhe pagesat e tyre.

Normat e së drejtës në kohën e Skënderbeut parashikonin edhe masa shtrënguese ndaj veprave penale kundër jetës, shëndetit, pasurisë dhe interesave të individëve të veçantë, të bashkësive shoqërore dhe të institucioneve shtetërore. Masat ndëshkimore ndaj veprave penale ishin të larmishme e të shkallëzuara. Personat që drejtpërdrejt ose tërthorazi dëmtonin pronën e të tjerëve, që nuk përmbushnin detyrimet ndaj zotërve të tyre dhe që braktisnin pronat e këtyre, detyroheshin të zhdëmtonin, ndryshe ndëshkoheshin edhe më rëndë.

Në kushtet e jetës së trazuar politike dhe ushtarake të Shqipërisë gjatë shek. XV parashikoheshin dënime të rënda, si shpronësime, burgime dhe dënime me vdekje ndaj personave që braktisnin luftën apo që kalonin në anën e kundërshtarëve të zotërve të tyre. Mbartësit e qëndrimeve të tilla Skënderbeu, i cili si Kryetar shteti ishte njëherazi edhe gjykatësi më i lartë i vendit, i ndëshkoi rëndë edhe kur ato u shfaqën në gjirin e familjarëve të tij. Kështu, p.sh., një nipin e vet, që u bashkua me osmanët, e burgosi, kurse një të dytë e ekzekutoi. Krahas masave ndëshkimore, njihej edhe falja e dënimit. Kur Moisi Golemi (Arianiti) u kthye i penduar pranë Skënderbeut, ky i riktheu pronat që i kishte konfiskuar Moisiut, kur u bashkua me osmanët.

Shtresëzime të legjislacionit mesjetar gjenden edhe në të drejtën dokesore shqiptare, që është një trashëgimi shumë e lashtë, ku janë ndërthurur tradita e vetorganizimit shoqëror lokal, në shkallë fshati e më gjerë, me legjislacionin shtetëror të kohës, i cili mbarte norma të trashëguara edhe nga e drejta romake dhe ajo bizantine. Prandaj e drejta dokesore njihet me emërtimin osman kanun, që do të thotë ligj. Edhe në vendet e tjera ballkanike, siç e dëshmon kodi i Stefan Dushanit, e drejta dokesore e popujve të tyre ka qenë në themel të Korpusit legjislativ shtetëror të shkruar, që sanksiononte marrëdhëniet juridike ekonomike e politike të nënshtetasve me shtetin dhe kryetarin e tij.

Disa norma të së drejtës dokesore kanë evoluar gjatë shekujve në përshtatje me zhvillimin e shoqërisë shqiptare. E drejta dokesore gjithnjë ka qëndruar si bosht për ruajtjen e unitetit kombëtar të shqiptarëve. Ajo qëndronte e vepronte në moralin dhe në jetën e shqiptarëve mbi dallimet shoqërore, mbi besimet e ndryshme fetare që ata kishin, kurse elementin jo shqiptar e drejta dokesore e përjashtonte nga një barazi e tillë. Në të nuk mungonin edhe elementë lokalë dallues, por ishin dytësorë në krahasim me normat e përbashkëta kombëtare të së drejtës dokesore. Kësaj i nënshtrohej kushdo në Shqipëri, madje edhe e drejta kishtare (kanonike), që njihej mirë për konservatorizmin e saj dhe për masat e ashpra ndëshkimore, të cilat i kërkonte të merreshin ndaj personave që shmangeshin nga normat kishtare.

Nuk mungojnë dokumentet mesjetare dhe të periudhave më të vonshme që përmendin raste të shumta, kur klerikët shqiptarë të të gjitha besimeve fetare, të ndodhur përballë çështjeve të tilla, zgjidhja e të cilave nuk përputhej me normat e të dy të drejtave (dokesore dhe kishtare), gjithnjë kanë respektuar e vepruar sipas së drejtës dokesore, duke shkelur atë kishtare.

Në rajone të gjera të Shqipërisë, që gjatë shek. XV kanë qenë pjesë e viseve të lira shqiptare, e drejta dokesore jo rastësisht ka arritur të njihet deri në ditët tona me emërtimet "kanuni i Skënderbeut", "kanuni i Lekë Dukagjinit" etj. Kjo dëshmon se e drejta dokesore, si një trashëgimi historike, ka qenë natyrshëm në themel të veprimtarisë shoqërore dhe të legjislacionit shtetëror të shqiptarëve gjatë shek. XV. Prandaj, edhe për këtë arsye, veprimtaria politike dhe legjislative e Skënderbeut gjeti mbështetje të gjerë shoqërore, përpos faktit që pushtimi osman u rrezikonte interesat ekonomikë e pronësorë, fetarë e kulturorë, politikë etj., të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare.
Vend të veçantë në të drejtën dokesore shqiptare kishte institucioni i besës.

Besa ishte kult kombëtar aq sa ka zënë vend edhe në korrespondencën e fisnikëve shqiptarë me shtetet e huaja dhe fjala shqipe “besë” e këtij institucioni është huazuar edhe nga gjuhët e popujve fqinjë. Në një letër të vitit 1420 drejtuar Republikës së Raguzës, në vend të emrave Zot e Krisht që përdoreshin si formulë përbetimi, Gjon Kastrioti ka vënë fjalën besë: “Besa ime, e zotit Gjon, dhe e bijve të mi për çdo tregtar ... i kam dhënë besën kujtdo që vjen në tokën time në Shufada se, në rast se i bëhet ndonjë dëm ose ndonjë e keqe, ... do të paguaj unë, zoti Gjon, ose bijtë e mi”. I biri i tij, Skënderbeu, ka shkruar në vitin 1460 : “Të mbajmë besën, për mbrojtjen e së cilës kemi përballuar rreziqe të mëdha, edhe pse gjithnjë kam qenë përpara një vdekjeje të sigurt”.

Organizimi shtetëror i shoqërisë shqiptarë gjatë epokës së Skënderbeut dhe shekujve të mëparshëm të mesjetës ka qenë ngritur mbi bazën e një korpusi legjislativ të shkruar. Pjesë e këtij korpusi legjislativ kanë qenë edhe statutet e qyteteve shqiptare, të cilat, sipas burimeve historike të kohës, kanë qenë të shkruara. Këto dëshmojnë më së miri se veprimtaria shoqërore e shtetërore në Shqipëri zhvillohej mbi bazën e një korpusi legjislativ të shkruar.

Shteti shqiptar, i bashkuar nën drejtimin e Skënderbeut, kishte simbolet e veta, që mbështeteshin në traditën vendase dhe shprehnin sovranitetin e tij. Skënderbeu krenohej me historinë e lavdishme të kombit shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emër të dytë vetjak përgjegjësen e emrit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, që te osmanët ishte Iskander (Skënder në gjuhën shqipe). Siç e dëshmon edhe M. Barleci, emërtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janë përdorur në mesjetë si sinonime të emërtimit etnogjeografik Arbëri. Për më tej, krahas evokimit të lavdisë së Pirros dhe të epirotëve të lashtë (sinonim i emrit “arbër” gjatë mesjetës), Skënderbeu përdori edhe simbolet shtetërore të Pirros së Epirit (shqiponjën dhe përkrenaren e zbukuruar me një kokë dhie), të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike. Simbolet dhe evokimet e mësipërme dëshmojnë për formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnë se ai mbështetej në traditën vendase për t'i dhënë një frymë sa më kombëtare shtetit të tij dhe luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.

Shtetin e tij Skënderbeu e emërtoi me emrin etnogjeografik kombëtar mesjetar Arbëria (Albania) edhe pse në të u përfshi një pjesë e viseve shqiptare. Titulli zyrtar i Skënderbeut ishte Zot i Arbërisë (Dominus Albaniae), të cilin e gjejmë të shënuar në vulën e në shkresat zyrtare të tij, si dhe në letrat e kancelarive të huaja që i janë drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar.
Shkresat zyrtare të Skënderbeut, që njihen deri tani dhe që kanë dyllin me gjurmën e vulosjes së tyre, tregojnë se kryetari i shtetit shqiptar ka pasur dy vula zyrtare, që kishin madhësi e simbole të ndryshme.

Vula e madhe zyrtare e Skënderbeut ishte në formë rrethore me diametër 41 mm dhe perimetër afro 125 mm. Në qendër ajo kishte shqiponjën dykrenore dhe yllin me gjashtë cepa, të vendosur ndërmjet krerëve të saj. Anash vula kishte rrethin me shkronja të mëdha GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Në krye të rrethit të vulës ishte shenja e diellit me tetë rreze, që ndante fillimin dhe mbarimin e emërtimit GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Shenja e diellit me tetë rreze ka qenë simbol shtetëror i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Nën krerët e shqiponjës dhe mbi krahët e saj kishte inicialet D AL të fjalëve Dominus Albaniae. Këto iniciale të fjalëve Dominus Albaniae, që përbënin titullin zyrtar të Skënderbeut, tregonin pozitën juridike të tij (Dominus) si kryetar shteti, si dhe emrin e shtetit (Albania), ku ai ushtronte pushtetin e tij.

Vula e vogël e Skënderbeut ishte skalitur në gurin e çmuar të unazës personale të tij. Ajo kishte formë tetëkëndëshe me përmasa maksimale 9 mm gjatësi dhe 7 mm gjerësi. Simbolet e saj ishin marrë nga mitologjia e lashtë pellazgjike. Në gurin e vulës së vogël ishin skalitur dy figura të mitologjisë pellazgjike: mbretëresha Leda dhe Zeusi i Dodonës i shndërruar në mjellmë.
Si simbole më përfaqësuese për shtetin shqiptar Skënderbeu përdori shqiponjën dykrenore me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa, simbole këto që ishin mjaft të njohura në mjedisin shqiptar. Këto simbole ishin edhe në stemën dhe në flamurin shtetëror. Në një katolog venecian stemash është vizatuar në mes të viteve 60 të shek. XV stema e Kastriotëve, kur djali i Skënderbeut, Gjoni, mori titullin “fisnik venecian”. Gjithashtu stema ruhet e gdhendur në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Konstandinit, që gjyshja e tij, Donika, ia ngriti në Napoli të Italisë në vitin 1500. Shqiponja e zezë dykrenore, siç e ka treguar M. Barleci, ka qenë e vendosur edhe në qendër të flamurit të Skënderbeut që fushën e kishte të kuqe.

Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetëror i Perandorisë Bizantine dhe i familjes së Muzakajve, që kishin krushqi me Kastriotët. Edhe Arianitët dhe Gjurashët kishin shqiponjën dykrenore si simbol të tyre. Kurse ylli me gjashtë dhe shtatë cepa ishte përdorur si simbol nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtë cepa duhe të ketë qenë vendosur edhe ndërmjet krerëve të shqiponjës në flamurin e Skënderbeut, si një element dallues kundrejt flamurit të Perandorisë Bizantine.

Vula me shqiponjë, si simbol shtetëror i Skënderbeut, del se është përdorur për herë të parë në letra që janë shkruar gjatë mesit të viteve 50 dhe ndoshta jo rastësisht. Në të njëjtën kohë me vulën duhet të jetë përdorur edhe flamuri me fushë të kuqe dhe shqiponjën dykrenore në mes, që e ka patur Perandoria Bizantine. Nëpërmjet këtyre simboleve synohej që të shprehej uniteti i viseve të lira shqiptare dhe të tregohej se pas pushtimit të Konstandinopojës prej turqve më 1453, shqiptarët ishin forca kryesore antiosmane që luftonte në ish zotërimet e Perandorisë Bizantine. Këto simbole të reja pushteti të përdorura nga Skënderbeu pasqyrojnë procesin e krijimit të një shteti të vetëm në tokat e lira shqiptare.

Kryeqytet i shtetit të bashkuar shqiptar u bë Kruja. Ndonëse në hapësirat e këtij shteti kishte qytete të tjera më të mëdha e më të rëndësishme si qendra ekonomike, si Prizreni e Ohri, për shkak të pozicionit të vet gjeografik shumë të favorshëm Kruja u bë kryeqendra administrative e viseve të lira shqiptare. Nëpërmjet rrugëve të shumta tokësore e detare që kryqëzoheshin pranë saj, Kruja, si qendër administrative, kishte komunikimin më optimal me të gjitha viset shqiptare dhe me shtetet e huaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:55 am

Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak



Përballimi me sukses i luftës kundër pushtuesve osmanë kërkonte në radhë të parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe me cilësi të lartë luftarake.
Si njohës i mirë i ushtrisë osmane, i organizimit dhe i armatimit të saj, Skënderbeu, që në fillim, vuri në qendër të vëmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake të vendit, që të ishin në gjendje të përballonin një kundërshtar aq të fuqishëm.

Në Kuvendin e Lezhës të marsit 1444 u vendos që, me kontributin e pjesëmarrësve të tij, të krijohej një ushtri e përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë Skënderbeu, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse fisnikët shqiptarë, jashtë ushtrisë së përbashkët që ishte nën komandën e Skënderbeut, mbanin një numër jo të vogël forcash ushtarake. Këto trupa, gjatë procesit të formimit të shtetit të bashkuar shqiptar, u shkrinë me forcat e ushtrisë së përbashkët.

Masa e luftëtarëve vinte kryesisht nga radhët e fshatarësisë. Ajo mbante një qëndrim të papajtueshëm ndaj pushtetit osman dhe ishte në gatishmëri të tillë të përhershme luftarake aq sa, siç shprehej Barleci, "burrat me njërën dorë lëronin arat dhe me tjetrën mbanin shpatën". Fshatarësia u bë burim i pashtershëm forcash njerëzore për formimin e një ushtrie të madhe popullore, të fuqishme, me shpirt të lartë vetëmohimi, të panjohur në kushtet e luftërave të zakonshme feudale.

Ushtria shqiptare përbëhej nga trupat e përhershme dhe nga luftëtarë që mobilizoheshin vetëm gjatë kohës së luftës. Trupat e përhershme ishin ndarë në dy njësi kryesore. Njëra përbëhej prej 2 mijë deri 3 mijë kalorës të armatosur lehtë, të cilët stërviteshin prej Skënderbeut dhe shërbenin si gardë personale e tij. Pjesa tjetër ruante fortesat dhe kështjellat e vendit, si dhe brezin kufitar lindor. Trupat në viset kufitare lindore i komandonte Moisi Arianiti (Golemi) dhe, sipas M. Barlecit, përbëheshin nga 2 mijë kalorës dhe 1 mijë këmbësorë. Masën kryesore të ushtrisë shqiptare e formonin luftëtarët që mobilizoheshin gjatë kohës së luftës sipas parimit "burrë për shtëpi". Kur rreziku ishte tepër i madh, mobilizoheshin të gjithë banorët që mund të luftonin. Kur bëhej mobilizimi i përgjithshëm, forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijë deri në 30 mijë luftëtarë, duke formuar një ushtri të madhe për kohën.

Komanda e ushtrisë ishte në dorën e Skënderbeut, që ishte komandant i përgjithshëm. Për t'u konsultuar gjatë veprimeve ushtarake pranë tij qëndronte Këshilli i Luftës, i përbërë nga komandantët më të shquar, të cilët zakonisht dilnin nga radhët e fisnikëve. Kishte edhe komandantë që dilnin nga radhët e njerëzve të thjeshtë, të cilët drejtonin formacionet e ndryshme luftarake, sidomos kur shpallej mobilizimi i përgjithshëm.

Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta në taktikën dhe armatimin e saj. Në kushtet e vendit tonë mori përhapje të gjerë lufta guerile, formë tradicionale kjo e luftës së fshatarësisë në epoka e vende të ndryshme. Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia, që përgjithësisht ishte e pakoracuar, prandaj lëvizte me shpejtësi, dhe nga këmbësoria. Luftëtarët e saj përgjithësish kishin armatim të lehtë dhe nuk mbanin armatime të rënda si ato që përdoreshin në ushtrinë feudale të kohës. Skënderbeu e mbështeti strategjinë dhe taktikën ushtarake në trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të tij, në traditën luftarake të shqiptarëve, në njohjen prej tij të organizimit e të artit ushtarak të armikut etj.

Ushtria shqiptare kishte si detyrë parësore moslejimin e trupave osmane që të futeshin në thellësi të viseve të lira për të grabitur e shkatërruar vendin. Këtij qëllimi i shërbente sistemi mbrojtës i brezit kufitar, të cilit iu kushtua kujdes i veçantë. Pasi trupat osmane pushtuan Stefigradin, shqiptarët, pa vonesë, ngritën në viset lindore një bazë tjetër ushtarake e të fortifikuar, kështjellën e Modrishës. Zakonisht ushtritë armike sulmoheshin e shpartalloheshin në zonat kufitare. Kur ushtritë osmane ishin shumë të mëdha dhe nuk mund të shkatërroheshin në brezin kufitar, Skënderbeu ndërmerrte masa energjike për të përballuar zhvillimin e luftimeve në thellësi të vendit. Popullsia e paaftë për luftë largohej prej zonave që mund të shkeleshin prej ushtrive armike dhe strehohej përkohësisht nëpër vende malore e të sigurta, duke marrë me vete bagëtinë, rezervat ushqimore e sende të ndryshme. Materialet e prodhimet, që nuk mund të transportoheshin, asgjësoheshin me qëllim që trupave pushtuese t'u hiqej mundësia e përdorimit të tyre. Ndërkohë kështjellat përforcoheshin, duke i furnizuar me luftëtarë, armatime e rezerva ushqimore.

Kur trupat osmane arrinin të futeshin në thellësi të vendit, luftëtarët e brezit kufitar tërhiqeshin të organizuar dhe bashkoheshin me pjesën tjetër të forcave shqiptare. Gjatë tërheqjes ata sulmonin pareshtur trupat osmane, ngadalësonin marshimin e tyre, duke u shkaktuar dëme të mëdha.

Kur arrinin të depërtonin në thellësi të vendit, synimi kryesor i trupave osmane ishte pushtimi i Krujës, që ishte kryeqendra administrative dhe ushtarake për viset e lira shqiptare. Në këto raste Skënderbeu i organizonte veprimet luftarake në mënyrë të tillë, që pesha kryesore e luftimeve të binte jo mbi mbrojtësit e kështjellës, por mbi luftëtarët që vepronin jashtë saj. Me shumicën e ushtrisë ai qëndronte jashtë kështjellës dhe organizonte me to, ditën dhe natën, sulme të pandërprera e të befasishme, që u shkaktonin dëme të rënda forcave pushtuese. Vëmendje të veçantë i kushtonte Skënderbeu edhe prerjes së rrugëve të furnizimit të armikut. Sulmoheshin karvanet që vinin nga lindja për të furnizuar ushtrinë osmane me ushqime e sende të tjera të nevojshme, si dhe ato që vinin nga drejtime të tjera. Këtë detyrë e kryenin sidomos çetat e armatosura.
Skënderbeu i kushtoi kujdes edhe organizimit të zbulimit.

Zbuluesit shqiptarë gjendeshin kudo, në krahinat fqinjë, në zonën ku marshonte, qëndronte e vepronte ushtria armike dhe në qendër të Perandorisë Osmane,. Nëpërmjet tyre siguroheshin të dhëna të karakterit strategjik, operativ e taktik që kishin të bënin me kohën e ardhjes së ushtrisë armike, me madhësinë e organizimin, si dhe me lëvizjen e veprimet luftarake të saj etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisë shqiptare, kur kjo futej në vise të pushtuara. Ata organizoheshin në grupe, lëviznin në largësi të caktuara ndërmjet tyre dhe kontrollonin mirë terrenin për të shmangur pritat e armikut, dërgonin shpejt në drejtim të Skënderbeut informacionin e grumbulluar.

Variantet taktike që përdorte Skënderbeu për të shpartalluar ushtrinë armike ishin të larmishme e mbështeteshin në bashkërendimin e mbrojtjes me sulmin, të mësymjes së ushtrisë së rregullt me goditjen e çetave, të ndeshjeve ballore me sulmet e befasishme, duke futur në përdorim si këmbësorinë ashtu edhe kalorësinë e armatosur lehtë. Në çdo luftim Skënderbeu përpiqej ta parashikonte ecurinë e tij, sulmonte e hapte beteja në kushte që i dukeshin më të përshtatshme. Ai gërshetoi dhe përdori gjerësisht manovrën e shpejtë të forcave të veta me sulmet e befasishme mbi ushtritë armike në çdo kohë, ditën dhe natën, duke i shoqëruar këto në mënyrë të përsosur me prita e kurthe të ndryshme.

Skënderbeu kishte aftësi të jashtëzakonshme ushtarake. Ai ishte në të njëjtën kohë strateg dhe ushtar, hartonte e ndryshonte në përshtatje me situatat planin e luftës, udhëhiqte ushtrinë dhe njëkohësisht luftonte edhe vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitimeWed Jun 16, 2010 6:55 am

4. MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE TË SHQIPËRISË
NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT




Marrëdhëniet e Skënderbeut me vendet e Evropës Juglindore



Shtetet e Evropës Juglindore, të prekur nga i njëjti agresor, kishin detyrë të përbashkët përballimin e rrezikut osman. Lufta kundër të njëjtit armik i afroi ato dhe i bëri aleatë të natyrshëm. Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhjet ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të tjera të kësaj pjese të Evropës.

Krijimi nga Skënderbeu i një fronti lufte të organizuar e të fuqishme, e nxori vendin tonë në ballë të forcave antiosmane. Shqipëria gjithnjë e më tepër shikohej nga bashkëkohësit si një fuqi e rëndësishme, e dorës së parë, që ushqente shpresa për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Evropës. Prandaj me kohë u krijuan lidhje ndërmjet vendeve të kërcënuara nga i njëjti rrezik, pushtimi osman.

Në këtë kuadër dallohen marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë. Deri më 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftoi me vendosmëri kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve. Të dyja palët, duke goditur të njëjtin armik, secila në sektorin e vet, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin ndërmjet tyre Skënderbeu dhe Huniadi u përpoqën ta shtrinin deri në organizimin e fushatave ushtarake të përbashkëta, me gjithë vështirësitë që rridhnin nga largësia e madhe që ishte midis vendeve të tyre.

Kështu ndodhi më 1448, me ekspeditën ushtarake të Huniadit në Fushë-Dardani dhe më 1456 me atë të Beogradit. Burimet historike të kohës tregojnë se Skënderbeu ndërmori masa energjike për të marrë pjesë në ato dy beteja përkrah Huniadit, respektivisht me 20 mijë dhe 30 mijë luftëtarë. Por vështirësitë që vinin nga largësia e madhe ndërmjet vendeve të tyre dhe nga qëndrimi i sundimtarëve fqinjë, vasalë të sulltanit, që nuk e lejuan ushtrinë e Skënderbeut të kalonte nëpër rrugët e zotërimeve të tyre, penguan realizimin e këtyre projekteve. Pas vdekjes së Huniadit, Hungaria përkohësisht u tërhoq nga veprimtaria aktive ushtarake dhe rrjedhimisht u dobësuan lidhjet e saj me Shqipërinë. Ato u rigjallëruan në mesin e viteve 60, kur trupat hungareze arritën të çlironin Bosnjën Veriore.

Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë të shteteve fqinjë qenë më të kufizuara se me Hungarinë. Një bashkëpunim pati me ta kryesisht gjatë luftës kundër Venedikut në vitin 1448, kur krahas shqiptarëve vepruan edhe reparte ushtarake të mbretit të Bosnjës, Stefan Tomasheviqit. Kundër rrezikut kryesor, pushtuesve osmanë, nuk u arrit ndonjë bashkëpunim i shqiptarëve me ta, sepse synonin të ruanin vasalitetin e tyre me sulltanët osmanë. Despoti serb, Gjergj Brankoviçi, pengoi kalimin nëpër zotërimet e tij të luftëtarëve të Skënderbeut që të bashkoheshin me forcat hungareze. Pas betejës që trupat hungareze zhvilluan më 18 tetor 1448 në Fushë-Dardani, despoti serb përndoqi ushtrinë e shpartalluar hungareze dhe arrestoi Huniadin. Kurse mbreti i Bosnjës, Stefan Tomasheviqi, bashkoi trupat e veta me ushtrinë osmane, që në prill të vitit 1456 u dërgua kundër Skënderbeut. Nuk do të vononte që vetë ata, më parë se të tjerët, t'i ndienin pasojat negative të vasalitetit nënshtrues të tyre.

Megjithëkëtë duke vlerësuar rrjedhimet negative që sillte zgjerimi i pushtimit osman, Skënderbeu i ndihmoi ata në çastet më të vështira. Me rënien e plotë të Despotatit të Rashës në duart e osmanëve, despoti i saj, Stefani, djalë i Gjergj Brankoviçit, erdhi në vitin 1459 në Shqipëri dhe u strehua disa vjet pranë Skënderbeut, me të cilin u bë edhe baxhanak, duke u martuar me vajzën e Gjergj Arianitit, Angjelinën. Vendosja e tij në Krujë dhe lidhjet martesore që krijoi me drejtuesin kryesor të qëndresës shqiptare dëshmojnë më së miri se lufta e shqiptarëve i mbante të gjalla shpresat e ballkanasve për dëbimin e osmanëve nga viset e tyre. Në pranverë të vitit 1463, kur ushtritë osmane filluan pushtimin e Bosnjës, Skënderbeu u tregua i gatshëm ta ndihmonte atë. Por ndërsa pritej miratimi i Republikës së Venedikut për të lejuar kalimin e luftëtarëve shqiptarë nëpër rrugët e zotërimet e saj, ushtritë osmane e pushtuan Bosnjën.

Me qytetin e Raguzës, që kishte lidhje të ngushta me Hungarinë dhe, për të ruajtur paprekshmërinë e qytetit prej osmanëve, e cila u paguante një tribut të madh vjetor sulltanëve, shqiptarët kishin lidhje tradicionale e të vazhdueshme. Si qytet-shtet tregtar kryesor i brigjeve lindore të detit Adriatik, Raguza kishte një veprimtari të gjallë tregtare në viset e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë etj. Tregtarët raguzanë vinin në bregdetin shqiptar për të shitur mallrat e tyre dhe për të marrë prodhime të ndryshme bujqësore e blegtorale, metale, lëndë ndërtimi, kripë etj. Shqiptarët blinin në Raguzë kryesisht armë dhe mjete të tjera luftarake. Me pozitën gjeografike dhe qëndrimin politik të saj, Raguza ishte një pikë shumë e rëndësishme ndërlidhjeje ndërmjet shqiptarëve dhe vendeve të tjera të Evropës. Prandaj ajo mbante një qëndrim të pavendosur ndaj pushtuesve osmanë dhe në ndonjë rast, të pafavorshëm për forcat antiosmane. Skënderbeu gjeti në Raguzë një mbështetje të gjerë morale për luftën e popullit të vet, si dhe një përkrahje të vogël ekonomiko-financiare.

Dhe, për më tej, për të mos zemëruar osmanët, në çastet më të vështira për shqiptarët, Senati i Raguzës nuk pranoi kërkesën e Skënderbeut për të zbritur në këtë qytet, në nëntor të vitit 1466 dhe në prill të vitit pasues, gjatë nisjes e kthimit të tij nga Italia.
Pa dyshim edhe me shtete e zotërime të tjera të Gadishullit Ballkanik, Skënderbeu ka patur marrëdhënie, por për shkak të mungesës së dokumenteve ato kanë mbetur të panjohura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman   Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman - Faqe 3 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mesjeta shqiptare dhe periudha e pushtimit osman
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Letërsia Shqiptare
»  Agjentet Me te famshem shqiptare
» 7 milionë shqiptarë me 150 parti!?
» Trashegimia Kulturore Shqiptare
» FSK-ja mëson nga Ushtria Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: