Vaji i ullirit mund të parandalojë ulcerën Vaji i pastër i ullirit mund të parandalojë dhe trajtojë
infeksionet në lukth me Helicobacter pylori.Vaji i ullirit
mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj.
Një studim i ri spanjoll tregon se vaji i pastër i ullirit mund të
ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve me H. Pylori, që
janë shkaktar për miliona raste të gastritit dhe ulcerës peptike çdo
vit.
Testet preliminare laboratorike tregojnë se kompozimet antioksiduese
të gjetura në vajin e pastër të ullirit janë efektive kundër një varg
llojesh të baktereve H. Pylori, të cilat infektojnë mukozën e lukthit.
Hulumtimet thonë se këto rezultate tashmë duhet të testohen tek
njerëzit. Por, nëse studimet e ardhshme konfirmojnë këto zbulime,
përfshirja e vajit të freskët të ullirit në ushqim mund të ndihmojë në
pengimin e dhimbjeve të ulcerës së lukthit.
Kompozimet fenolike ndihmojnë lukthinHulumtuesit thonë se studimet e mëhershme kanë treguar se produktet
natyrale të pasura me antioksidues, të njohur si kompozime fenolike -
siç janë vena e kuqe, çari i gjelbër dhe lëngu i boronicës – mund të
inhibojnë zhvillimin e H. Pylori.
Por deri tani karakteristikat antibakteriale të vajit të ullirit nuk
janë përcaktuar. Ata thonë se vaji i pastër i ullirit nuk është unik
pasi që ai është një prej vajrave të pakta ushqimore bimore me
përmbajtje të lartë fenolike.
Në studimet, të botuara në “Journal of Agricultural and Food
Chemistry”, studiuesit përdorën eksperimentet laboratorike për të
simuluar konditat e stomakut të njeriut me qëllim të përcaktojnë
zotësinë e vajit të ullirit për të luftuar bakterin H. Pylori.
Hulumtuesit spanjoll kanë gjetur se kompozimet e shëndetshme fenolike
në vajin e pastër të ullirit janë të qëndrueshme në konditat acidike të
lukthit të krijuara artificialisht.
Këto bashkëdyzime fenolike po ashtu kanë efekt të fortë antibakterial.
Rezultatet e studimeve laboratorike kanë treguar se këto bashkëdyzime
të vajit të ullirit ishin efektive kundër të tetë variacioneve të H.
pylorit, përfshirë edhe tri variacionet që janë rezistente ndaj disa
antibiotikëve