Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës   Empty
MesazhTitulli: Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës    Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës   I_icon_minitimeSat Oct 23, 2010 8:54 am

Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës


Kanada e mbështetë fuqishëm integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin e saj, tha ambasadori i Kanadasë në Kroaci, Ed Laughlin.
Ai gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati tha po ashtu se mbështetë dialogun që pritet të fillojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike.

Në këtë takim, ambasadori Laughlin, shfaqi besimin se me kohë do të zbatohet edhe në veri Pakoja e Ahtisarit, ku ende ka probleme në këtë drejtim. Ai e ka vlerësuar atë si zgjidhjen më të mirë, që ofron garanci për të gjitha komunitetet.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati duke folur për gjendjen në Mitrovicë ka thënë se në përgjithësi gjendja është e rëndë.

Kastrati njoftoi se ka tensione si pasojë e incidenteve të shpeshta që shkaktohen nga strukturat paralele serbe. “Në veri veprojnë strukturat paralele serbe që dhjetë vjet dhe ato sfidojnë rendin dhe ligjin në gjithë veriun e vendit”, u shpreh kryetari i Mitrovicës.

Poashtu ai foli edhe problemet e banorëve shqiptarë në veri. Ai e njoftoi ambasadorin kanadez se shqiptarët në veri kanë probleme me qarkullim të lirë dhe qasje në pronat e tyre.

Kastrati njoftoi më tej se strukturat paralele serbe janë duke bërë presion jo vetëm te qytetarët shqiptarë, por edhe tek ata serbë, të cilët nuk kanë liri deklarimi politik.

Si hap pozitiv për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, kryetari i Mitrovicës e ka përmendur vendosmërinë e autoriteteve të rendit, të cilat së fundi e kanë rritur praninë e tyre dhe kanë shtuar masat e sigurisë.

Kastrati ka folur edhe për gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale, ndërsa ka falënderuar ambasadorin Laughlin për interesimin e tij dhe për mbështetjen që ka ofruar Kanadaja vazhdimisht për proceset e rëndësishme në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Britania përkrah integritetin territorial të Kosovës
» Serbia po kryen ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës
» Turqia mbështet integritetin territorial të Kosovës
» Hague: Britania gjithmonë përkrah Kosovës
» Britania e Madhe përkrah ambiciet e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: