Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hague: Britania gjithmonë përkrah Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Hague: Britania gjithmonë përkrah Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Hague: Britania gjithmonë përkrah Kosovës    Hague: Britania gjithmonë përkrah Kosovës  I_icon_minitimeMon May 09, 2011 8:45 pm

Gjatë vizitës zyrtare në Londër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague dhe ministrin për Evropë, David Lidington. Nikoqirët i kanë uruar mirëseardhje ministrit Hoxhaj, duke e siguruar atë se Mbretëria e Bashkuar edhe më tutje do të mbështes fuqishëm shtetin e Kosovës dhe perspektiven e saj evropiane.

Ministri Hoxhaj i ka informuar ata për procesin e shtetndërtimit, për progresin e brendshëm në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë si dhe ka kërkuar mbështetje të fuqishme në përmbylljen e procesit të njohjeve për Republikën e Kosovës, në integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në reformat ekonomike.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague ka thënë se Britania e Madhe gjithmonë ka qenë pranë popullit të Kosovës dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Ai ka siguruar ministrin Hoxhaj se edhe më tutje shteti i tij do të angazhohet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Edhe ministri për Evropë, David Lidington ka thënë se Britania e Madhe dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie tradicionale. “Në këtë takim unë kam siguruar ministrin Hoxhaj se ne do ta mbështesim Republikën e Kosovën në procesin e integrimeve rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Lidington.

Në takim po ashtu është diskutuar për mundësinë e investimeve në Republikën e Kosovës nga biznese të fuqishme britanike, që do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe forcimin e lidhjeve me këtë shtet.

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, Ministri Hoxhaj ka takuar personalitete të larta dhe diplomatë të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si dhe disa deputetë të Parlamentit britanik. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Hague: Britania gjithmonë përkrah Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: