Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Temë e bisedimeve edhe gjykatat në veri!?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Temë e bisedimeve edhe gjykatat në veri!? Empty
MesazhTitulli: Temë e bisedimeve edhe gjykatat në veri!?   Temë e bisedimeve edhe gjykatat në veri!? I_icon_minitimeSun Nov 07, 2010 7:05 am

Temë e bisedimeve edhe gjykatat në veri!? F.1106221832498_m
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, vlerëson se zgjidhja për problemin e gjykatave në veri të Mitrovicës mund të gjendet në kuadër të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, meqë sipas këtij misioni, këto institucione kanë marrë ngjyrime politike.
Zyrtarë të EULEX-it i kanë thënë BBC-së se nevojitet një marrëveshje politike ndërmjet të dyja palëve për çështjen e gjykatave në veri, të cilat janë bllokuar për afro tre vjet. Por hapat e rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtij problemi, sipas këtyre burimeve, mund të priten vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë dhe krijimit të institucioneve të reja në vend.

Misioni i EULEX-it pati propozuar, në fillim të vitit, rikthimin e dy gjykatësve ndërkombëtarë, dy shqiptarë e dy serbë në veri, si shenjë të krijimit të mirëbesimit, por propozimi nuk u jetësua për shkak të kundërshtimeve politike. Ky propozim thuhet se do të ndryshojë pas fillimit të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit dhe arritjes së një marrëveshjeje të mundshme mes palëve.

Gjykatat në veri të Mitrovicës u mbyllën dy ditë pasi Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, në vitin 2008, pas protestave të dhunshme të një grupi punonjësish serbë. Mirëpo ato u rihapën me ndërhyrjen e misionit të OKB-së, që përfundoi me vrasjen e një punonjësi të policisë së UNMIK-ut nga huliganë serbë.

Gjykatat në veriun e Mitrovicës u vunë në funksion pas marrjes së përgjegjësisë nga misioni i EULEX-it në dhjetor të vitit 2008. Por autoritetet në Beograd vazhduan të nxisin strukturat paralele serbe të mos e njohin sistemin kosovar të drejtësisë duke kërkuar që Gjykatat në veri të funksionojnë me ligjet e misionit të OKB-së ose me ato të Serbisë.

Zyrtarë të misionit evropian, ndërkaq, thonë se në gjykata aktualisht punojnë shtatë gjykatës dhe katër prokurorë ndërkombëtarë që, sipas tyre, kanë përfunduar më shumë se 24 raste, një pjesë e të cilave raste të krimeve të rënda. Gjykatësit ndërkombëtarë në veri, së fundi, kanë shqiptuar një dënim prej 13 vjetësh burgim për një person të përfshirë në vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, gjatë vizitës së tij të fundit në Mitrovicë, ka deklaruar se qëllim i tij është që të rris përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit me qeniet njerëzore në të dyja anët e lumit Ibër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Temë e bisedimeve edhe gjykatat në veri!?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova, temë e bisedimeve të Lavrov në Serbi
» Strukturat paralele uzurpojnë gjykatat në veri?
»  Rend e ligj edhe në veri
» Gjykatat ndëshkuan Qeverinë me afro 4 milionë euro
» Serbi: BE të mos jetë më temë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: