Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 AGPK dënon rastin e kërcënimit të gazetares Shala

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

AGPK dënon rastin e kërcënimit të gazetares Shala Empty
MesazhTitulli: AGPK dënon rastin e kërcënimit të gazetares Shala   AGPK dënon rastin e kërcënimit të gazetares Shala I_icon_minitimeSun Nov 14, 2010 9:28 am

AGPK dënon rastin e kërcënimit të gazetares Shala F.1113204408247_m
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka pranuar me shqetësim, të shtunën, njoftimin nga gazetarja Sebahate Shala, në lidhje me kërcënimet që ka marrë pas publikimit të një artikulli në agjencinë e lajmeve “Kosovapress”.
“Nga dita e premte, më datë 12.11.2010, kam marrë disa SMS përfrikësimi, fyerjeje dhe denigrimi nga njerëz të afërt më PDK-në, të cilët më ‘këshillojnë’ që të kem ‘kujdes’ se çfarë pyes dhe çfarë shkruaj. Në fakt, mesazhet kanë ardhur menjëherë pas botimit të artikullit me titull: ‘Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej të ishin në listën e PDK-së’”, thuhet në njoftimin e Shalës.

Sipas saj, “këshillat” i referohen pyetjeve që ia ka bërë ditën e lartpërmendur zëvedësshefit të EULEX-it, Andy Sparkes, në lidhje me përfshirjen në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës të dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Fatmir Limaj dhe Azem Syla, të cilët janë nën hetime nga EULEX-i, nën dyshimin për krim të organizuar, korrupsion dhe keqpërdorime të pozitës zyrtare.

“Përderisa nga disa anëtarë të PDK-së kjo pyetje është cilësuar si ‘antikombëtare’ dhe tendencioze, për menaxhmentin dhe redaksinë e agjencisë ‘Kosovapress’ është konsideruar si pyetje ‘joprofesionale’, ‘pyetje e budallakavtë’, që ka të bëjë me fushatë parazgjedhore dhe pyetje ‘paragjykuese’”, sqaron Shala.

Pyetjen Sparkesit, Shala ia kishte bërë pas një takimi të tij me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi. “Kjo pyetje ka nxitur edhe reagimin e zëvendëskryeministrit në dorëheqje Hajredin Kuçi, i cili para Sparkesit më ka penguar që të bëj pyetje tjera rreth të njëjtës çështje. Kuçi më është drejtuar me fjalët urdhëruese ‘mjaft bëre pyetje’, teksa kam tentuar t’ia bëj pyetjen e tretë ambasadorit Sparkes”, vazhdon njoftimi i Shalës.

Sipas saj, agjencia e lajmeve “Kosovapress” e ka hequr më pas nga faqja e vet artikullin “Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej të ishin në listën e PDK-së”. Në fund të njoftimit, Shala shkruan se “për shkak të mosmarrëveshjes me drejtuesin e agjencisë, nënçmimit dhe mosrespektit ndaj meje, jam detyruar që ta lëshoj punën, me vetëdëshirë”.

AGPK dënon ashpër rastin e kërcënimit, frikësimit e fyerjes nëpërmjet telefonit të gazetares Shala. Çdo veprim i tillë është ndërhyrje direkte në punën e gazetarëve, gazetarinë e pavarur dhe lirinë e shprehjes.

AGPK iu bën thirrje përfaqësuesve të institucioneve, partive politike dhe grupeve tjera të interesit që t'i lënë gazetarët të lirë në punën e tyre. Po ashtu, AGPK kërkon nga mediat që t'u ofrojnë gazetarëve hapësirë të nevojshme për punë profesionale.

Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), ka reaguar për “rastin Shala”. UGK konsideron se është e drejtë elementare e çdo gazetari që të bëj pyetje dhe një gjë të tillë nuk mund të mohohet nga askush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AGPK dënon rastin e kërcënimit të gazetares Shala
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AGPK dënon sulmin ndaj fotoreporteres së Zërit
» AGPK ngushëllon familjen Kapiti
» AGPK: EULEX-i ta zbardhë të vërtetën
» Shala: Tema e veriut është hapur politikisht
» Në përvjetorin e AAK-së, Shala kritikon të gjithë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: