Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Nuk janë bërë përgatitjet për bisedime me Serbinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

  	  Nuk janë bërë përgatitjet për bisedime me Serbinë Empty
MesazhTitulli: Nuk janë bërë përgatitjet për bisedime me Serbinë     	  Nuk janë bërë përgatitjet për bisedime me Serbinë I_icon_minitimeMon Nov 15, 2010 8:33 am

Kosova nuk ka nisur fare përgatitjet për dialog me Serbinë, ka thënë zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Mirëpo, ka qëndrime të ndryshme të bartësve institucional rreth përgatitjeve për dialog me Serbinë.

Se Kosova tashmë ka filluar përgatitjet për dialog teknik me Serbinë qe shprehur këtë të premte zëvendësministrja e Punëve të Jashtme në largim Vlora Çitaku, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.

“Qeveria e Kosovës tashmë ka nisur përgatitjet për bisedime të çështjeve teknike”, ka thënë ajo.

Mirëpo, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë për gazetën Koha Ditore se Kosova megjithatë mbetet ende në pozicionin e deklaruar edhe më herët sa u përket përgatitjeve për bisedime.

“Jemi në atë pozicion që kemi qenë edhe më herët. Bisedimet fillojnë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë e pas konsolidimit të Qeverisë”, ka thënë Kuçi.

Ai edhe njëherë i ka përmendur çështjet për të cilat pala kosovare është e gatshme që të ofrojë bashkëpunimin e saj. “Me Serbinë mund të bisedohet çështja e personave të pagjetur, çështja e regjistrave kadastralë, transportit, bashkëpunimit ekonomik, njoftimi i dukurive të ndryshme ndërkufitare e kështu”, ka thënë ai.

Kuçi ka mohuar kategorikisht se Prishtina ka për të biseduar ndonjëherë me Beogradin për tema politike.
Krenar Gashi, nga KIPRED-i konsideron se realisht bisedimet me Serbinë, tanimë ekzistojnë dhe janë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë.

“Kosova dhe Serbia janë duke biseduar që një kohë të gjatë mes vete çështjen e të pagjeturve”, ka thënë Gashi. Ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës nuk do të duhej dhe nuk mund të bëjnë ndonjë përgatitje për dialog, “për shkak se atyre realisht u ka skaduar mandati”.

Deklarimin e zëvendësministres në Këshill të OKB-s, Gashi e sheh më tepër si retorikë që është dashur të përdoret atje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nuk janë bërë përgatitjet për bisedime me Serbinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova nis përgatitjet për ta paditur Serbinë
» MSH: Kontratat për barna janë bërë sipas Ligjit të Prokurimit Publik
» Kur fillojnë përgatitjet e vajzës për martesë?
» BE-ja përkrah përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Kosovë
» Bisedime me ndërmjetësit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: