Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Refuzon ta nënshkruaj Kodin e Mirësjelljes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Refuzon ta nënshkruaj Kodin e Mirësjelljes Empty
MesazhTitulli: Refuzon ta nënshkruaj Kodin e Mirësjelljes   Refuzon ta nënshkruaj Kodin e Mirësjelljes I_icon_minitimeMon Nov 15, 2010 5:19 pm

Refuzon ta nënshkruaj Kodin e Mirësjelljes F.1115180620678_m
Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka marrë pjesë dhe as që e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët të partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010, meqenëse kjo lëvizje “nuk u beson partive politike në pushtet”.
“Këto parti deri tash e kanë dëshmuar në shumë raste se nuk punojnë sipas asnjë kodi, etik a të mirësjelljes, dhe se janë të gatshme që për interesa të tyre të ngushta politike financiare e klanore ta shkelin secilin premtim që i kanë dhënë popullit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Populli i Kosovës është dëshmitar i një abuzimi të skajshëm të besimit të tij nga partitë politike që kanë qeverisur deri tash me vendin dhe që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku jemi sot. Këta politikanë e kanë vjedhur votën e popullit të Kosovës, e kanë keqpërdorur pozitën e tyre për interesave të një pakice njerëzish, e kanë privatizuar pushtetin për interesa të tyre personale, i kanë shkelur madje edhe ligjet dhe rregullat që vet i kanë pranuar dhe aprovuar, janë bërë pjesë e planeve dhe vendimeve politike dhe ekonomike që bien ndesh me vullnetin e popullit dhe kësisoj e kanë dëmtuar rëndë Kosovën”.

“Të nënshkruash tash deklaratë të përbashkët me këta njerëz nënkupton se ekziston një shpresë për reformimin e tyre, ndërkohë që Lëvizja ‘Vetëvendosje’ i sheh këta politikanë si të pashpresë dhe nuk u beson fare. Meqenëse është kështu ne nuk do të bëhemi pjesë e një maskarade të tillë formale siç është deklarata lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit”.

Kosova si shtet sovran do të duhej t'i kishte institucionet që do ta garantonin votën e lirë, këto institucione të lira nga ndikimet e politikës ditore të udhëhequr nga të pandershmit. Në mungesë të këtyre institucioneve dhe pavarësisë së tyre, Kodi i Mirësjelljes e humb kuptimin etik që i mveshet në titull dhe shndërrohet në dokument propagandistik që i shërben pushtetit për t'i maskuar abuzimet e tij. Ne nuk do ta ndihmojmë pushtetin e këtyre politikanëve që të maskohet, por do të bëjmë çmos që ta demaskojmë atë”.

Udhëheqësit e të gjitha partive tjera politike kanë nënshkruar të hënën Deklaratën e përbashkët të partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010. Në preambulën e Deklaratës thuhet se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gurthemeltar i demokracisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Refuzon ta nënshkruaj Kodin e Mirësjelljes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Moyes: Jam përpjekur të nënshkruaj me Van Bommel
» Kosova refuzon 51 azilkërkues
» Qiproja refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës
» Mustafa refuzon ftesën e Kuçit për debat
» West Hami refuzon ofertën e Fiorentinës për Behramin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: