Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim në rritje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim në rritje Empty
MesazhTitulli: Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim në rritje   Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim në rritje I_icon_minitimeFri May 21, 2010 8:15 pm

Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim në rritje


Rezistenca ndaj antibiotikëve është bërë një shqetësim në
rritje mes ekspertëve të shëndetësisë në mbarë botën. Shkencëtarët kanë
frikë se pas disa viteve organizmi i njeriut mund të bëhet thuajse i
pambrojtur kundër disa infeksioneve bakteriale. Këto shqetësime nxjerrin
përsëri në pah nevojën e përdorimit të antibiotikëve vetëm kur duhen.

Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim në rritje F.0521182203392_m
Organizata
Botërore e Shëndetësisë e konsideron rezistencën ndaj antibiotikëve, si
një nga tre kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut. Përdorim jo
i saktë i këtyre barnave ka çuar në krijimin e baktereve të
qëndrueshme.
Ekspertët thonë se nëse përpjekjet për të luftuar problemin nuk
fillojnë tani, infeksionet dikur të shërueshme mund të bëhen të
rrezikshme.
Dr. Thomas Frieden, drejtor i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe
Parandalimin e Sëmundjeve, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë për të
trajtuar rrezikun në mënyrë që terapitë aktuale të mos arrijnë të bëhen
të paefektshme ndaj sëmundjeve infektive.
"Nëse problemi nuk trajtohet tani, njerëzimi mund të hyjë në një
epokë me pak ose asnjë ndërhyrje klinike për të luftuar disa
infeksione", tha Frieden.
Specialistët janë të shqetësuar se sa më shumë që një antibiotik
përdoret, aq më pak i efektshëm bëhet. Mutacioni ose ndryshimi gjenetik i
baktereve, që i bën ato më rezistente ndaj antibiotikëve, është një
proces natyror. Por ky proces është shpejtuar për shkak të përdorimit të
tepruar të antibiotikëve.
Dr. Donald Poretz thotë se bakteret rezistente mund të çojnë në
shtimin e disa sëmundjeve të rënda, si infeksionet e lëkurës e
mushkërive.
Një nga infeksionet më vdekjeprurës i lindur nga rezistenca
bakteriale është Methicillin-Rezistent Staphylococuk Aureus, i njohur
zakonisht si MRSA, i cili shkakton vdekjen e 19.000 njerëzve çdo vit
vetëm në Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 2002, rreth dy milionë
infeksione të MRSA merren në spitalet amerikane çdo vit. Dr Poretz thotë
se këto infeksione mund të përhapen globalisht.
Kompanitë farmaceutike kanë pakësuar prodhimin e antibiotikëve, dhe
kjo e rëndon problemin, thonë shkencëtarët. Edhe përdorimi i
antibiotikëve, më pak sesa doza e nevojshme, do të thotë se bakteret
mbijetojnë duke u bërë më rezistent.
Dr. Anthony Fauci i Institutit Kombëtar amerikan të alergjive dhe
sëmundjeve infektive thotë se kompanitë farmaceutike i kanë pakësuar
prodhimet e antibiotikëve për shkak të fitimeve të ulëta nga këto ilaçe.
Këto firma tani përqendrohen kryesisht në barna që përdoren në çdo kohë
e nga shumica e njerëzve, dhe më pak në antibiotikë që merren vetëm në
raste infeksionesh.
Ekspertët thonë se zgjidhja qëndron në edukimin pacientëve dhe
mjekëve për të ndaluar përdorimin e antibiotikëve kur nuk janë të
nevojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim në rritje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj një çështjeje private
» Rritje e lindjeve me sindromen Down
» Shqetësim për mungesë përparimi në Shqipëri
» Bullgaria shpreh shqetësim për Kosovën
» Droga, shqetësim serioz në shkollat e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: