Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 PD: “Kryeprokurorja Ina Rama, aktore dhe pjesë e grushtit të shtetit”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

PD: “Kryeprokurorja Ina Rama, aktore dhe pjesë e grushtit të shtetit”  Empty
MesazhTitulli: PD: “Kryeprokurorja Ina Rama, aktore dhe pjesë e grushtit të shtetit”    PD: “Kryeprokurorja Ina Rama, aktore dhe pjesë e grushtit të shtetit”  I_icon_minitimeSun Jan 23, 2011 6:49 pm

Tiranë, 23 janar – Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave se me demonstratën e 21 dhjetorit opozita synonte të merrte pushtetin me dhunë, ndërsa kryeprokuroren Ina Rama e akuzoi se po punon me dy standarde. Berisha tha se kryetari i opozitës, Edi Rama mendonte se atë që nuk e realizoi me votën e lirë, mund ta realizonte me bandat dhe grupet kriminale.
Kryeministri i vendit përmendi edhe videon Meta-Prifti, të publikuar para disa ditësh, duke theksuar se “Rama hoqi sekonda të tëra për të përlyer kryeministrin”.
Duke iu rikthyer demonstratës të së premtes, Berisha theksoi: “Kam garantuar se nga ana e forcave të rendit do të ketë respekt për protestuesit, por nëse ka dhunë prej tyre, do të zbatohet ligji. Para demonstratës së 21 janarit kam dhënë porosi që të shmanget çdo lloj provokimi, por të veprohet gjithnjë në përputhje me ligjin”.
Berisha deklaroi se forcat e Gardës së Republikës dhe forcat e rendit zmbrapsën përpjekjet 5-orëshe për grusht shteti për të marrë Kryeministrinë.
“Ne emër të të gjithë shqiptarëve, shpreh mirënjohjen për anëtarët e Gardës së Republikës dhe forcat e Policisë për vendosmërinë që treguan më 21 janar për zbatimin e detyrave”, theksoi Berisha.
Kryeministri i quajti anormale urdhër-arrestet e Prokurorisë së Përgjithshme për gjithë drejtuesit kryesorë të Gardës së Republikës, pa prova dhe hetim të plotë. Ai akuzoi drejtpërdrejtë kryeprokuroren Ina Rama, se që kur është emëruar në këtë detyrë ka punuar me dy standarde.
“Kjo zonjë nuk ka hapur qoftë një çështje të vetme penale ndaj asnjë eksponenti të qeverisë së mëparshme, apo eksponenti të qeverisë vendore aktuale socialiste, duke u garantuar atyre imunitet të plotë, ndërsa ka hapur qindra dosje ndaj eksponentëve të mazhorancës", theksoi Berisha.
Ka reaguar edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli. “Kam ardhur këtu për t'u solidarizuar me këta heronj dhe për t'i thënë Edi Ramës, pavarësisht se skenari i puçit të shtetit ende nuk ka përfunduar, ai nuk mund të rrëzojë qeveri të ligjshme me dhunë”, ka thënë Topalli gjatë vizitës që u bëri policëve të plagosur në Spitalin Ushtarak. Ajo tha se mandat-arrestet për drejtuesit e Gardës së Republikës nuk do të zbatohen.
Kur u pyet çfarë kishte parasysh me puç shteti, Topalli u përgjigj se kishte parasysh të gjitha zhvillimet e ndodhura dje dhe sot.
Pas kësaj fjalie që lidhet drejtpërsëdrejti me mandat-arrestet ende të pa ekzekutuara nga policia, Topalli u largua kur u pyet nëse në puçin e shtetit përfshinte edhe prokurorinë.
Por pyetjes iu dha përgjigje vetëm 30 minuta nga dy deputetë të PD-së. E para Mesila Doda, e cila foli në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke akuzuar drejtpërsëdrejti kryeprokuroren Rama si aktore në puçin e shtetit.
“Dje Ina Rama hoqi çdo maskë dhe dëshmoi se është fund e krye pjesë dhe aktore e grushtit të shtetit. Urdhri i arrestit i 6 komandantëve të gardës është lëshuar dje nga Ina Rama, pa asnjë hetim, në përpjekje për të dërguar pas hekurave mbrojtësit e institucioneve. Ky urdhër është lëshuar me qëllimin e vetëm për të lënë pa kokë e pa mbrojtje Gardën e Republikës dhe mbrojtësit e institucioneve të vendit. Qëllimi i këtij akti kriminal është të bëjë më të lehtë sulmin e dhunën ndaj institucioneve të tjera të vendit, në mënyrë që t’i hapë rrugë falangave kriminale të Edvin Ramës”, deklaroi deputetja Doda.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka fakte të pakundërshtueshme të Ina dhe Edvin Ramës, përfshirë dhe ditën djeshme. Sot i deklarojmë Ina dhe Edvin Ramës se fundi i tyre dhe gjithë të tjerëve , ideatorë dhe zbatues të grushtit të shtetit do të jetë ligjor, i sigurt, i pashmangshëm”, tha Doda.
Menjëherë pas kësaj deklarate, nëpërmjet sekretarit të grupit parlamentar, mazhoranca e cilësoi të paligjshëm nxjerrjen e mandat-arresteve për drejtuesit e Gardës së Republikës.
Duke cituar nenin 253 të Kodit të Procedurës Penale, mazhoranca tha se urdhri duhet bazuar në prova për krime dhe prova se personat rrezikojnë të arratisen, që sipas mazhorancës prokuroria nuk i ka.
“Asnjë provë, asnjë e dhënë, asnjë dyshim, asnjë ekspertizë apo eksperiment nuk ngarkon me përgjegjësi qoftë edhe administrative drejtuesit e Gardës së Republikës. Le ta bëjë publik prokuroria Urdhrin e Ndalimit, që ta kuptojnë shqiptarët sesa rëndë ka abuzuar prokuroria me ligjin. Drejtuesit e Gardës janë sot në detyrë, në gatishmëri absolute, në mbrojtje të shtetit dhe rendit kushtetues, sepse puçi i shtetit ende nuk ka mbaruar”, u shpreh Eduard Halimi.
Mazhoranca i është referuar edhe një tjetër neni penal, që sipas tyre nuk i jep të drejtë prokurorisë në veprimin e ndërmarrë kundër drejtuesve të Gardës së Republikës.
“I kujtoj Prokurores së Përgjithshme, publikisht vetëm një nen të Kodit të Procedurës Penale, dhe i kërkoj publikisht të reflektojë, nenin 254 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se: Arrestimi ose ndalimi, nuk lejohet kur nga rrethanat e faktit del se veprimi është bërë gjatë kryerjes së një detyre ose gjatë ushtrimit të një të drejte, ose kur ekziston shkak padënueshmërie”, deklaroi deputeti demokrat.
Mazhoranca ka edhe një kërkesë tjetër ndaj prokurorisë, që lidhet me organizatorët e protestës.
“I kujtoj Prokurores së Përgjithshme se vetëm arrestimi dhe dënimi i ashpër i nxitësve dhe organizatorëve është garancia e vetme që ne kërkojmë, se edhe prokuroria po kryen funksionin kushtetues për mbrojtjen e institucioneve të vendit dhe rendit kushtetues”, përfundoi fjalën e tij deputeti i PD-së.
Për juristen Vjollca Meçaj, ish-anëtare në Gjykatën e Lartë e tashmë drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, refuzimi i policisë për të ekzekutuar urdhër-arrestet e prokurorisë shënon nisjen e një precedence të rrezikshme, por që, sipas saj, për prokurorët ka një zgjidhje, e kjo është dërgimi i urdhër-arresteve në gjykatë.
Sipas burimeve pranë prokurorisë së Tiranës, urdhër-arresti është prerë për Ndre Prendin, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës se Republikës, Alfred Ahmetaj, Zevendëskomandat i Gardës së Republikës, Dashamir Shehu, shef i njësisë nr. 2 në Gardë, Fran Prenga, Drejtor i Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, Vladimir Ndreaj, Komandant Njësie, ndërsa nuk dihet ende emri i një tjetër drejtuesi të gardës, për të cilin është prerë urdhër-arresti.
Vendimi është marrë nga prokurorët pas hetimeve të para dhe mbikëqyrjes së vendit të krimit, prej nga lindën dyshimet se drejtues të gardës urdhëruan hapjen e zjarrit. Mbi gardistet rëndojnë akuzat “vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se një personi: “shpërdorim detyre” dhe tejkalim kompetencash”. Burime të policisë kanë bërë të ditur se kane mbërritur në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë urdhër-arrestet, të cilat janë duke u shqyrtuar sipas ligjit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PD: “Kryeprokurorja Ina Rama, aktore dhe pjesë e grushtit të shtetit”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kryeprokurorja në largim paralajmëron verë të nxehtë
» Stefanovic: Nuk do t’i pranojmë vulat e shtetit të Kosovës
» Ish-presidenti Rugova përkujtohet si arkitekt i shtetit të Kosovës
» Obama shkon përsëri në bregdetin e shtetit të Luizianës
» Kuçi kërkon nga Greqia njohjen e shtetit të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: