Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sistemi zgjedhor në Kosovë ka nevojë për reforma të thella

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Sistemi zgjedhor në Kosovë ka nevojë për reforma të thella  Empty
MesazhTitulli: Sistemi zgjedhor në Kosovë ka nevojë për reforma të thella    Sistemi zgjedhor në Kosovë ka nevojë për reforma të thella  I_icon_minitimeMon Jan 24, 2011 7:33 am

Prishtinë, 23 janar – Njohësit e proceseve zgjedhore Mazllum Baraliu e Adnan Merovci kanë shprehur, të shtunën, nevojën për ndërrime rrënjësore që duhet bërë legjislacionit zgjedhor gjatë mandatit që tash fillon.
Ata kanë qenë më herët edhe pjesë e organit që organizon zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe konsiderojnë se disa ndërrime në ligj mund të evitojnë manipulimet e vërtetuara në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Që të dy konsiderojnë që deputetët duhet zgjedhur bazuar në sistem proporcional dhe që Kosova duhet ndarë në së paku shtatë zona zgjedhore.
Adnan Merovci, ish-kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së, ka konsideruar se deformimet gjatë procesit të fundit zgjedhor janë pasojë e legjislacionit aktual zgjedhor, si dhe mungesës së vullnetit politik për të bërë ndryshimet. Ai ka shprehur nevojën që legjislacioni duhet të adaptohet sipas specifikave dhe rrethanave në vend.
“Fillimisht i tërë legjislacioni që ka të bëjë me zgjedhjet duhet të përmblidhet në një kod zgjedhor,i cili në vete përmban Ligjin zgjedhor, rregulloret dhe të gjitha dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, ka thënë Merovci. “Në kodin e ri zgjedhor ndryshimet duhet të fillojnë nga koka, e ajo është KQZ-ja”.
Sipas Merovcit, duhet ndryshuar përbërja e KQZ-së. Ai ka thënë se nuk duhet nënshtruar pambarimisht vetëm qëndrueshmërisë politike dhe KQZ-ja të përbëhet prej përfaqësuesve të subjekteve politike, në vend se anëtarët e saj të jenë gjykatës nga Gjykata Supreme. Kjo, sipas Merovcit, garanton që KQZ-ja e ardhshme të jetë plotësisht profesionale dhe e pavarur. Një formulë e këtillë, sipas tij, do të duhej zbatuar edhe në komisionet komunale zgjedhore dhe në këshillat e vendvotimeve.
Aktualisht, anëtarët e KQZ-së janë njerëz të politikës. Bazuar në ligjin në fuqi, janë grupet parlamentare ato që caktojnë anëtarët e KQZ-së, ndërsa presidenti vetëm i emëron.
Mazllum Baraliu, edhe ky ish-kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së, ka folur për ndërrimet që duhet bërë edhe në sistem. Ai ka vlerësuar se sistemi nuk është adapt për kohën, ngaqë ka konsideruar se ky i tanishmi ishte bërë për situata emergjente menjëherë pas luftës.
“Zona duhet të ketë më shumë, për arsye të shumta. Në radhë të parë për shkak të proporcionalitetit, për shkak se ky sistem është proporcional, e nuk është duke u proporcionalizuar në përfaqësim, sepse ka raste kur një komunë e vogël ka 6-7 deputetë, ndërkaq një pjesë e madhe ose një rajon i ka një ose asnjë”, ka thënë Baraliu. “Kemi shtatë rajone kryesore, ose shtatë qytete të mëdha, dhe duhet të ketë shtatë zona, të paktën”.
Po kështu, Baraliu ka vlerësuar se shumë më demokratike është mënyra e garimit me lista të hapura. Sipas tij, kjo jep mundësinë që më shumë kandidatë të marrin pjesë në garë, e njëkohësisht parandalon imponimin e një ose dy kandidatëve me lista të mbyllura, që mund t’i zgjedhë lideri i partisë apo njerëzit e dëgjueshëm të tij.
“Kemi pasur lista të mbyllura dhe nuk ka funksionuar mirë. Ka pasur produkt jo shumë pozitiv dhe demokratik”, ka thënë Baraliu. “Mirë është që të jetë me lista të hapura, por është diskutabile se a do të jetë një deputet, siç ishte në zgjedhjet lokale, apo të jenë 5, siç ishte në këto zgjedhje nacionale, apo të jenë 10, siç ishte në zgjedhjet nacionale dhe lokale në vitin 2007”.
Adnan Merovci ka dhënë propozime konkrete në lidhje me këto aspekte që ka folur Baraliu.
“Sistemi zgjedhor duhet të jetë proporcional me lista të hapura, por që të mund të votohet vetëm një kandidat, dhe vota e subjektit politik mos t’i shkojë prijësit të listës”, ka theksuar Merovci.
Po kështu, ai ka thënë se Kosova duhet të ketë minimum shtatë zona zgjedhore, votimi me kusht duhet të eliminohet, pragu zgjedhor të rishikohet dhe mundësisht të jetë rreth 3 për qind, dhe që votimi jashtë Kosovës për mërgimtarët t’u adaptohet mundësive të tyre duke hapur vendvotime nëpër ambasada, konsullata dhe zyra të ndryshme të Kosovës në botë. Dy ndryshime të tjera që ka përmendur janë rishikimi i vendeve rezervë për minoritete dhe që zgjedhja e presidentit të bëhet me vota të drejtpërdrejta dhe jo nga Kuvendi.
“Ndryshimet e sipërpërmendura do t’i eliminonin mundësitë e parregullsive të deritashme, si dhe do të kontribuonin drejtpërdrejt në legjitimitetin e institucioneve të dala nga zgjedhjet dhe do të konsolidonin demokracinë në vend”, ka vlerësuar ai.
Akoma pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, disa subjekte politike po vënë në pikëpyetje legjitimitetin që do të kenë institucionet e reja. Kjo, pas konstatimit të parregullsive që shoqëruan procesin e votimit.
Zgjedhjet ishin të parakohshme, pas krizës institucionale që është prodhuar nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit. Vjeshtën e vjetme u konstatua nga Gjykata Kushtetuese se Sejdiu po e shkelte Kushtetutën duke mbajtur post partiak dhe atë të kreut të shtetit. Kjo prodhoi një krizë institucionale, në të cilën ndodhet vendi edhe tash.
Që të evitohen situata të këtilla, nevojën për ndryshimin e Kushtetutës e kanë shprehur presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, që është edhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së, pastaj edhe të gjithë përfaqësuesit e partive të tjera që pritet të jenë pjesë e Parlamentit – Isa Mustafa i LDK-së, Albin Kurti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Blerim Shala i AAK-së e Behgjet Pacolli i AKR-së. Krahas tyre, për ndërrimin e sistemit zgjedhor ka apeluar edhe Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, pas konstatimit të saj për manipulim të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sistemi zgjedhor në Kosovë ka nevojë për reforma të thella
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Limaj: PDK-së i duhen reforma të thella
» Barroso kërkon reforma të thella dhe të shpejta
» Eksperiment zgjedhor
» Kuvendi zgjedhor i LDK-së më 7 nëntor
» Reforma zgjedhore i delegohet OSBE-së

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: