Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pacolli synon Presidencën nëpërmjet “pazarllëqeve politike”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Pacolli synon Presidencën nëpërmjet “pazarllëqeve politike” Empty
MesazhTitulli: Pacolli synon Presidencën nëpërmjet “pazarllëqeve politike”   Pacolli synon Presidencën nëpërmjet “pazarllëqeve politike” I_icon_minitimeFri Jan 28, 2011 8:32 pm

Prishtinë, 28 janar – Behgjet Pacolli i ka rënë pishman një premtimi që ua kishte dhënë simpatizantëve të tij ditën përmbyllëse të fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit. Do që të vihet në krye të shtetit, ani se kishte dhënë këtë zotim para tyre – “Unë do të jem president i Kosovës vetëm atëherë kur do të zgjidhem nga vota e qytetarit, e kurrsesi nga pazarllëqet politike e partiake”. Biznesmeni kosovar që drejton AKR-në tash do të marrë këtë post, pa pritur ndërrimin e sistemit sa i takon zgjedhjes së presidentit.
Pacolli ka pranuar të enjten se e ka thënë gjatë fushatës qëndrimin sa i takon zgjedhjes së tij të mundshme për president. Mirëpo, ka insistuar të ketë thënë edhe të tjera fjali, që nënkuptojnë se ai do të zgjidhej president edhe nga Kuvendi, në mënyrë që menjëherë të iniciojë çështjen e ndërrimit të Kushtetutës.
“Ashtu kam thënë, por e kam plotësuar se, nëse do të jem president, për një kohë të shkurtër do të kërkoj ndryshimin e Kushtetutës dhe të rikthehemi unë bashkë me të tjerët, që populli të mund të zgjedhë presidentin e Kosovës me votën e vet”, i ka thënë “Kohës Ditore” Pacolli nëpërmjet telefonit, ani se të njëjtën ai nuk e ka thënë në përmbyllje të kampanjës parazgjedhore. “Vetëm ajo kishte me qenë e vlefshme dhe jam duke e thënë këtë prej hyrjes time në politikë”.
Kushtetuta përcakton që presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. Nëse në dy raunde votimi asnjëri nga kandidatët për president nuk merr shumicën prej dy të tretave të deputetëve, organizohet votimi i tretë, që imponon vetëm përkrahjen nga shumica e deputetëve.
Pacolli ka qenë i nominuar i AKR-së për president, partisë të cilën e udhëheq prej 2006-s. Subjekti politik i tij shihet si partneri më i mundshëm i partisë që rezultatet preliminare e kanë nxjerrë fituese të zgjedhjeve, PDK-së.
Mirëpo, pjesë e koalicionit pritet të jetë edhe AAK-ja, parti kjo që për nga numri i votave është para AKR-së. Zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se, nëse AAK-ja do të hynte në qeveri, vetë do të pozicionoheshin në opozitë, nga fakti se do të ulej ndikimi i tyre në vendimmarrje e po kështu edhe do të kishin më pak hise në ndarjen e pushtetit.
Megjithëkëtë, zyrtarë të AKR-së kanë deklaruar disa herë se kusht për t’u bërë partner koalicioni kanë që president të bëhet kreu i AKR-së. Vetë Pacolli nuk e ka thënë këtë, të enjten.
“Unë nuk aludoj, nuk mendoj në atë, për arsye se me askënd nuk kemi bërë biseda. Unë me familjen time jemi jashtë shtetit”, ka thënë Pacolli. “Nuk kemi filluar kurrfarë bisedash dhe qëndrimi ynë do të varet prej fillimit të bisedave dhe seriozitetit të bisedave”.
Pacolli vazhdon të ketë bindjen se një president që del prej atyre që i ka quajtur pazarllëqe politike, nuk i duhet Kosovës. Prandaj ka shprehur zotimin se është më se e nevojshme të bëhen ndërrimet kushtetuese, në mënyrë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
“Një president i tillë që del prej pazarllëqeve politike nuk ka fuqi, nuk ka autoritet, nuk është i vlefshëm për qytetarin e Kosovës. Për këtë unë kam insistuar që nga viti 2006 që të bëhet kjo, që të kemi një Kushtetutë që thotë se presidenti zgjidhet nga populli. Vetëm atëherë qytetari i Kosovës do të kishte një person, do të kishte qytetarin e parë të cilin e ka zgjedhur vetë, e jo që qytetari i parë të dalë nga pazarllëqet politike”, ka thënë ai. “Kështu, veç kemi parë shembullin e fundit (me ish-presidentin Fatmir Sejdiu v.j.). Për këtë unë kam pasur kritika të mëdha, por po duket se prapë ndodh si gjithmonë, prapë unë kam pasur të drejtë”, ka shtuar Pacolli.
Zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit janë prodhim i dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Kosovës. Mori këtë vendim pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Sejdiu po e shkelte Kushtetutën duke mbajtur njëkohësisht postin e presidentit dhe duke ushtruar aktivitet partiak, si kryetar i LDK-së.
Pastaj, Sejdiu hoqi ministrat e LDK-së nga Qeveria; Kuvendi votoi mosbesimin e Qeverisë që udhëhiqej vetëm nga njerëzit e PDK-së dhe të partive nga radhët e minoriteteve; në fund qe caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme nga presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, që mban këtë post duke qenë kryeparlamentar.
Tash kur rezultati i zgjedhjeve është afër certifikimit, është deklaruar një konsensus midis subjekteve politike që legjislatura që do të dalë nga zgjedhjet të ndryshojë Kushtetutën në këtë pikë, për të mundësuar që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Kjo, për shkak të mospërsëritjes së rrethanave të ngjashme. Mirëpo, presidentin duhet ta zgjedhë Kuvendi i ardhshëm, ngaqë tek më vonë do të mund ta bëjë ndërrimin e Kushtetutës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pacolli synon Presidencën nëpërmjet “pazarllëqeve politike”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Presion nëpërmjet Këshillit të Sigurimit
» “Pullazxhiu” synon ta bankrotojë PDK-në me gjyq amerikan
» Italia synon përfundimin e misionit në Kosovë
» AKR-ja synon postet që lidhen me ekonominë
» Tahiri: Serbia synon ta bëjë politik dialogun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: