Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Thirrja e fundit e presidentëve: Mos i mbani tubimet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Thirrja e fundit e presidentëve: Mos i mbani tubimet  Empty
MesazhTitulli: Thirrja e fundit e presidentëve: Mos i mbani tubimet    Thirrja e fundit e presidentëve: Mos i mbani tubimet  I_icon_minitimeSat Jan 29, 2011 8:12 am

Presidenti Bamir Topi u takua të premten me dy ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, me të cilët zhvilloi një bisedë për situatën politike dhe rolin të presidentit të Shtetit, në respektimin dhe zbatimin e Kushtetutës, për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe efikase të mosmarrëveshjeve politike dhe nxjerrjes së vendit nga gjendja e patolerueshme e hendekut politik mes palëve.

Dy ish-presidentët vlerësuan lart rolin moderator dhe të ekuilibruar të presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe apelet e vazhdueshme të tij për partitë politike, ku bëhet thirrje për vendosjen e dialogut politik, konstruktiv, thelbësor në shërbim të interesave të vendit dhe të qytetarëve të tij si garant i Kushtetutës dhe i unitetit të popullit.

Meidani dhe Moisiu u shprehën se mbështesin fort rolin e kryetarit të Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve të pavarura. Po ashtu theksuan nevojën urgjente për rikthim në normalitetin politik institucional si dhe që politika dhe udhëheqësit politike të ndalin menjëherë çdo sulm ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese.

Njëkohësisht u vu në dukje domosdoshmëria për t’u lënë hapësirën dhe kohën e nevojshme organeve të specializuar ligjore që të zhvillojnë një hetim tërësor, profesional, transparent e të paanshëm.

Pasi u dënua dhuna e ngjarjeve të 21 janarit dhe sulmet verbale kundër institucioneve, rendit publik dhe vetë jetës së qytetarëve, në takim u theksua nevoja jetike e shtyrjes apo anulimit të çfarëdolloj tubimi masiv publik që mund të shkaktojë ngjarje të padëshiruara, e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe komunikimeve me tone të qeta, të matura dhe mendimet vizionare në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë, që do të ishin hapat e parë konkret në kërkim të zgjidhjes së drejtë për të dalë nga kjo gjendje, e cila cenon demokracinë në vend dhe dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në botë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thirrja e fundit e presidentëve: Mos i mbani tubimet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Takimi i katër presidentëve vitin e ardhshëm në Ohër
» Mbani mend!
»  GAP vë në dyshim vendimet e fundit të qeverisë
» Reali barazon në ndeshjen e fundit
» Rasti i fundit për Kamerunin e Danimarkën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: