Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  “Koleksion me çudira„

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:36 pm

Ky është viti i "derrit të artë" i cili vjen një herë në çdo 60 vjet. Kinezët besojnë që të lindurit në këtë vit do të jenë të pasur, andaj shkalla e natalitetit është rritur dukshëm. Shangaji është vërshuar nga foshnjat, duke ju falënderuar pikërisht këtij viti.
Deri në fund të vitit 2007, në atë vend financiar kinez do të lindin 160.00000 fëmijë, që është 20 për qind më shumë se në vitin 2006.

"Presim që shkalla e natalitetit në Shangaj të rritet edhe më deri në vitin 2015, por rritja e përgjithshme e popullatës nuk do të jetë edhe aq e madhe", ka thënë një zyrtar i lartë i një agjencie lokale për planifikim familjar.

Kina zbaton politikë të ashpër të një fëmije në shumicën e familje, por ky vit konsiderohet veçanërisht i përshtatshëm për lindjen e fëmijëve.

Sipas horoskopit kinez, ky është viti që vjen vetëm një herë në 60 vjet dhe fëmijët e lindur gjatë tij do të kenë jetë të qetë dhe të rrethuar me pasuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:36 pm

Dy lopë dhe dy dhi gjenden në një veturë

Policia e Afrikës së Jugut ka ndaluar një makinë Fiat Uno, brenda se cilës transportoheshin dy lopë dhe dy dhi. Policët nga qyteti verior KwaZulu-Natal, kishin ndjekur shoferin e kësaj veture për t’ia shqiptuar gjobën e trafikut, ka bërë të ditur Independent Online.
Zëdhënësi i policisë, kapiteni Jabulani Mdletshe, ka thënë se banorët e Phelindabas kishin lajmëruar policinë se, një person kishte ngarkuar lopë në veturën e tij. Në kohën kur kishte arritur policia, shoferi veçmë kishte ngarkuar katër shtazët dhe ishte përpjekur t’i ikte policisë.

Policia është vënë në ndjekje shoferit, i cili kur e kishte kuptuar se nuk mund t’i ikte policisë, e kishte ndalur veturën e tij, dhe ishte zhdukur në mes të shkurreve. Policia i ka dorëzuar shtazët në Njësinë kundër vjedhjes dhe është ende në kërkim të shoferit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:37 pm

Eksplodimi më i gjatë zinxhiror i "petardëve"

Edhe pse libri i rekordeve Guiness, nuk do të klasifikojë këtë ngjarje në mesin e faqeve të tij, në krahinën kineze Hunan ka ndodhur eksplodimi i zinxhirit më të madh të "petardëve" në botë, i gjatë 20 kilometra.
Zinxhiri i gjatë, në mes të qyteteve Liuyang dhe Dayao, është djegur dhe ka kërcitur për 68 minuta rresht, e kjo shfaqje u ka kushtuar sponsorëve – prodhuesve të petardëve dhe pushtetit lokal, rreth 100.00000 dollarë amerikanë.

Megjithatë përfaqësuesit e librit të rekordeve Guinnes, nuk e kanë pranuar ftesën dhe askush prej tyre nuk e ka mbikëqyrur ngjarjen, andaj shumë kinezë mendojnë që shpërthimi zinxhiror i petardëve ka shkuar “huq“.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:38 pm

Rusia i ngrit monument derrit

Monumenti kushtuar një derri është përuruar në një rajon të Rusisë, i njohur për suxhukët e tij. Nikolay Astanin, drejtor i përgjithshëm i industrisë lokale të mishit në Kalach, afër me qytetin jugperëndimor të Voronezhit, ka thënë: "Kemi dashur të falënderojmë këtë kafshë të mrekullueshme për çdo gjë që i ka dhënë këtij rajoni".
Fermat e mëdha për procesimin e mishit të derrit në Kalach janë hapur para 80 vitesh. Monumenti në Kalach është i pari që Rusia i ka dedikuar një derri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:39 pm

Aeroplan Airbus për ditëlindje

Indiani më i pasur Mukesh Ambani, pronar i kompanisë më të madhe private në Indi, Reliance Industries LTD ka vendosur që të dashurën e tij Naeeti për ditëlindjen e 44-të ta gëzojë me një aeroplan Airbus. Aeroplani me vlerë prej 60 milionë dollarësh përveç inventarit të zakonshëm ka edhe bar, kabina për zbavitje dhe banjë luksoze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:39 pm

Police australiane "arreston" një krokodil

Policia e Australisë ka "arrestuar" një krokodil që kishte kërcënuar peshkatarët lokalë gjatë natës. Zyrtarët e policisë në Nhulunbuy, territor verior i Australisë, kanë bërë të ditur se nuk kanë pasur zgjidhje tjetër pos ta dërgonin krokodilin në një çeli të veçantë të burgut.
Zyrtari i lartë i policisë, Wade Marshall, i ka thënë BBC-së se, krokodili i kapur ishte mbyllur në një çeli të pashfrytëzuar të burgut, në stacionin policor të qytetit. Ndërkaq në mëngjes, krokodili është dërguar në një fermë të afërt krokodilësh.

Marshall ka thënë se policia ka vepruar menjëherë, sapo ka marrë një njoftim se, krokodili, kishte filluar t’i kërcënonte disa peshkatarë që kishin tentuar t’i vënin në lëvizje barkat e tyre.

Zyrtarët e policisë kishin luftuar për tri orë me radhë derisa kishin arritur të kapnin reptilin, të cilin më pastaj e kishin dërguar në çeli burgu, ku e kishin mbuluar me një batanije, të cilën e kanë lagur në vazhdimësi me ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:39 pm

Kinezët punojnë dragoin më të madh në botë

Një qytet kinez ka punuar dragoin më të madh në botë. Qyteti Shuangfeng ka prezantuar një dragua, të gjatë 2.008 metra, i cili është ideuar për t’i shënuar Lojërat Olimpike "Pekini 2008". Për vallen tradicionale të dragoit që organizohet në qytet, do të nevojiten 1.200 valltarë.
"Më shumë se 10 punëtorë kanë punuar me muaj të tërë për realizimin e këtij dragoi”, ka thënë zëdhënësi i qytetit për China News Network. "Për punimin e këtij dragoi janë nevojitur 4.200 metra material të fabrikuar dhe më shumë se 300 shkopinj bambuje”, ka shpjeguar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:40 pm

Një dentist valltar lëndon pacienten e tij

Një grua amerikane ka ngritur padi kundër dentistit të saj, i cili ia kishte lënduar syrin, derisa kishte qenë duke vallëzuar dhe punuar njëkohësisht.
Brandy Fanning, 31-vjeçare, pohon se, dentisti George Trusty kishte vallëzuar nën ritmin e këngës hit të vitit 1976, Car Wash të bendit Rose Royce, derisa kishte qenë duke e rregulluar një dhëmbë brenda gojës së saj.

Ajo ka paditur dentistin Trusty, 57-vjeçar, respektivisht Qendrën e Shëndetit Publik Syracuse në New York, nga e cila kërkon dëmshpërblim prej 300.00000 funtesh – duke e akuzuar atë se ka dështuar t’i përmbush detyrimet e saj mjekësore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:40 pm

Billbordi që ecën

Një person nga Dorseti iu ka ofruar firmave të ndryshme shansin, që t’i reklamojnë produktet e tyre në shpinën e tij. Jonathan Mothers, 25-vjeçar, ka kërkuar 1 milionë funte që të bartë tatuazhe reklamuese në shpinë, gjatë gjithë jetës së tij, ka bërë të ditur gazeta The Sun.
“Billbordi që ecën”, planifikon që me paratë e fituara të udhëtojë në mbarë botën, dhe t’u tregojë sa më shumë njerëzve që është e mundur, reklamën në shpinën e tij.

Jonathan, një agjent patundshmërie nga Blandford, tashmë ka filluar ta reklamojë idenë e tij në internet. "Kam marrë oferta të shumta, ndërsa nëse bëhen më shumë firma që dëshirojnë të reklamohen, atëherë do t’më duhet ta ndajë sipërfaqen e shpinës në disa pjesë – dhe ta shes atë pjesë-pjesë”, ka thënë ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:41 pm

Një shekull në të njëjtën shtëpi

Një grua nga Somerseti ka festuar ditëlindjen e saj të 100-të, në shtëpinë ku edhe kishte lindur e jetuar tërë jetën e saj. Dorothy Loveless ishte lindur në dhomën e ditës të një shtëpie tredhomëshe në Closëorth, më 5 nëntor 1907, ka bërë të ditur gazeta Times.
Në atë kohë, kur kishte lindur ajo, nuk ka pasur banjë, rrymë elektrike e as ujësjellës – por vetëm zjarri që kishte shërbyer për ngrohje. Ajo ia ka shtuar banjën kësaj shtëpie në vitet e 60-ta, ndërsa ngrohjen qendrore, 10 vjet më parë – megjithatë shtëpia gati në tërësi është e pandryshuar.

Zonja Loveless ka jetuar në këtë shtëpi edhe gjatë dy luftërave botërore, edhe në kohën kur kishin vdekur prindërit e saj. Ajo nuk ka dashur të largohej nga kjo shtëpi.

"Kisha kohë të mira dhe kohë të këqija në këtë shtëpi – por unë përpiqem t’i kujtoj vetëm ato të mira”, ka thënë ajo, për të shtuar: "Nuk kam dashur të festojë ditëlindjen time të 100-të në ndonjë vend tjetër. Më mungon zhurma dhe të qeshurat, mirëpo së paku i kam kujtimet”.

Prindërit e zonjës Loveless ishin vendosur në këtë shtëpi, në vitin 1901, kur babai i saj, Charles, ishte punësuar si bari. Ata patën katër fëmijë, prej të cilëve Dorothy ishte më e vogla. Ajo nuk është martuar asnjëherë.

"Jeta është shumë më e lehtë në ditët e sotme, mirëpo unë kam mbetur e re duke u kujdesur vetë për çdo gjë. I kam arritur 100 vjet, prandaj sigurisht se i kam bërë gjërat në mënyrë të duhur. Ndjehem sikur një zog pranvere”, ka përfunduar ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:41 pm

Lotito: Zoti që i ha të gjithë

Michel Lotito (lindur më 15 qershor 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi ha çfarë t‘i dalë përpara. Njihet si "zoti që i ha të gjitha". Gjatë shfaqjeve të tij, ai ha metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizor dhe gjithçka tjetër. Nga viti 1978 deri më 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë herë më të fuqishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:41 pm

Nakamatsu: Fotografon çdo vakt 34 vjet

Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin për numrin më të madh të shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike "Pyon Pyon". Ai ka fotografuar duke analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut është të jetojë gjatë dhe t‘i kalojë 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:42 pm

Bihari? 18 vjet i vdekur për shtetin

Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qënë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri më 1994-ën. Ai themeloi "Mritak Sangh" ose "shoqërinë e të vdekurve" në Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vjet, për të provuar se është ende gjallë. Kur Lala Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerëz të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004, ata arritën të deklaronin 4 prej katër anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në Parlament në Lla Ganj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:43 pm

Icke: Shpëtimi vjen nga humanoidët

David Icke është një ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive në BBC dhe zëdhënës i Partisë së Gjelbër britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një "hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët". Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga një grup sekret i quajtur "Elita", një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si "Vëllazëria babilonase" dhe shumë prej njerëzve më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë edhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai është autor i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 7:43 pm

Bawden: Papa i vetzgjedhur Michael I, nga Kansas

David allen Bawden (lindur më 1959) është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur Papa Michael I, nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse kolegji i kardinalëve nuk mund të zgjedhë një papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur "epikeia", barazi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:17 am

Mitsuo: Jezus Krishti japonez

Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez, i bindur se është përëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet Kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnë nderin të bëhet Sekretar i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:17 am

Mehkan: Jeton në aeroport që në vitin 1988

Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit "Sharl de Gol" që më 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:17 am

Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore

Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. "Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta", tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën ndryshkur ende mbi shpatulla.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:18 am

Bhgat: Mban vëllain binjak në stomak

Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:18 am

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:18 am

Celularo Mania; perdorimi i celularit neper bot dhe statistika ne perdorim për banor

Celularomania
Hon Kongu, sipas të dhënave të Fact Book, është vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve. Me një popullsi prej 6.9 milionë banorë, ajo ka një numër celularësh në përdorim prej 9.3 milionë. Ndërkohë që surpriza qëndron dhe në vendet që janë më afër Shqipërisë. Bullgaria, me një popullsi prej 7.3 milionë banorësh, ka më shumë celularë në përdorim. Çdo shtetas i Bullgarisë ka 1.01 celularë në përdorim. Po ashtu dhe Greqia, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, më shumë celularë në përdorim sesa numri i banorëve. 10.7 milionë banorët e shtetit helen kanë në përdorim 11 milionë celularë. Ndoshta CIA ka llogaritur në këtë shifër dhe celularët e rreth 200 mijë shqiptarëve që jetojnë atje. Edhe Italia ka një numër më të madh të celularëve në përdorim se sa numri i banorëve. Kështu, nga 58.1 milionë italianë, në qarkullim janë 71.5 milionë celularë. Ndërkohë edhe Gjermania, me një popullsi prej 82.4 milionë banorësh, ka në përdorim 84.3 milionë celularë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një popullsi prej 301 milionë banorësh, kanë në përdorim 233 milionë celularë.
Danimarka hyn te shtetet që kanë një zhvillim të lartë ekonomik, çka duket edhe te numri i celularëve në përdorim. Me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, ka në përdorim një shifër prej 5.8 milionë celularësh.

Shqipëria
Popullsia
3.600.523
Celular:
1.53 milion

Maqedonia
Popullsia
2,055,915
Celular
1.417 milion

Austria
Popullsia
8,199,783
Celular
9.255 milion

Bullgaria
Popullsia
7,322,858
Celular
8.253 milion

Popullsia
22,276,056
Celulare ne përdorim
13.354 million

Kroacia
Popullsia
4,493,312
Celular
4.47 milion

Serbia
Popullsia
10,150,265
Celular
6.644 milion

Sllovenia
Popullsia
2,009,245
Celular
1.82 milion

Greqia
Popullsia
10,706,290
Celular
11.098 milion

Gjermania
Popullsia
82,400,996
Celular
84.3 milion

Italia
Popullsia
58,147,733
Celular
71.5 milion

SHBA
Popullsia
301,139,947
Celular
233 milion

Angli
Popullsia
60,776,238
Celular
69.657 milion

Turqia
Popullsia
71,158,647
Celular
43.609 milion

Japonia
Popullsia
127,433,494
Celulare
101.7 milion

Belgjika
Popullsia
10,392,226
Celulare
9.66 milion

Rusia
Popullsia
141,377,752
Celulare
120 milionë

Portugalia
Popullsia
10,642,836
Celularë
12.226 milion

Hon Kong
Popullsia
6,980,412
Celularë
9.356 milion

Francë
Popullsia
63,713,926
Celular
53.023 milion

Danimark
Popullsia
5,468,120
Celular
5.841 milion
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:19 am

Pushohet nga puna Gjykatesi qe zgjedh seancen me Monedhe

Një gjykatës amerikan, i cili urdhëroi që çështja gjyqësore të zgjidhet duke hedhur një monedhë, është pushuar nga posti në Gjykatën Supreme të Virxhinias. Sipas trupit gjykues, gjykatësi James Michael Shull kishte luajtur “kokë-a-pil” për të vendosur se cili nga prindërit do ta mbante fëmijën për Krishtlindje. Shull e pranoi veprimin e nxituar dhe thotë se qëllimi i tij ishte të inkurajonte prindërit të vendosni vetë për çështjen dhe më vonë e pranoi se ishte gabim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:19 am

Piloti dhe Piloti i dyt flen ne kabinen e Aeroplanit.

Dy pilotë gjatë një fluturimi natën i zuri gjumi në kabinën e kontrollit të një avioni që mbante 100 pasagjerë. Çifti u zgjua vetëm 20 minuta para zbritjes, nga të bërtiturat e tërbuara të kontrolluesit të ajrit, i cili vuri re se ata po fluturonin shumë shpejt dhe shumë lart. Incidenti i gjumit ndodhi në një linjë amerikane dhe u bë i ditur gjatë një seance të kongresit në lidhje me sigurinë e fluturimeve. Kapiteni i “Airbus A319” pranoi se po flinte ndërsa avioni po i afrohej aeroportit të Denverit po udhëtonte me dyfishin e shpejtësisë së lejuar. Ai thotë se edhe pilotin e dytë e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit nga Baltimore. Ai e raportoi çështjen në Sistemin e Sigurisë së Aviacionit të NASA-s, i cili lejon ekuipazhin e fluturimit të japin detaje të incidentit në mënyrë anonime, pa pasur frikë nga masat disiplinore. Piloti shkruan: “Gjatë 45 minutave të fluturimit më zuri gjumi; po kështu edhe ndihmësin e parë. U zgjova nga zëri i shqetësuar i radios dhe mora udhëzimet për t’u ulur. Zgjova dhe pilotin e dytë”. Emri i linjës nuk është bërë i ditur por “Frontier Airlines” është kompania e vetme që bën fluturime natën. Në komentet e tij piloti thotë se kishte tre netë radhazi që bënte udhëtime 8-orëshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:19 am

Hajni i lartësive të mëdha

Një hajn kinez, që ka vjedhur gjësende të çmuara nga udhëtarët në aeroplanë, është arrestuar nga policia e këtij shteti. Li Mingwan, është personi i arrestuar që kishte blerë bileta të lira për në destinacione të ndryshme, dhe më pas kishte vjedhur gjësende nga pasagjerët e aeroplanit.
Sipas shënimeve të policisë, në 15 muajt e kaluar, Mingwan ka kryer 209 fluturime drejt qyteteve të pasura, duke vjedhur biznesmenët, derisa ishin duke fjetur ose shikuar televizion në aeroplan.

Ai është arrestuar në aeroportin Shijiazhuang, pas raportimit të një pasagjeri se dikush ia kishte lehtësuar xhepat e tij në aeroplan.

Li ka pranuar para policisë se ka vjedhur së paku 25.00000 funte, duke shpjeguar: "Është shumë më lehtë të vjedhësh në aeroplan, ngase njerëzit zakonisht janë të përgjumshëm, ose shikojnë filma. Suksesi im ka qenë diku rreth 40 %”. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 15 vjet burg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:20 am

Dënohet për shkak të ëmbëlsirave të paturpshme

Pronarja e një ëmbëltoreje italiane, është gjobitur nga gjykata, sepse ka gatuar ëmbëlsira që kishin formën e "atributeve" të një ylli lokal të pornografisë.
Policia e Bolongnas ka bërë të ditur se, Teresa Conti, 40-vjeçare, ka gatuar ëmbëlsira në formë të penisit të aktorit të filmave pornografik, Rocco Siffredi. Policia po ashtu ka bërë të ditur se ka marrë një mori ankesash nga qytetarët, për shkak të ekspozimit të këtyre ëmbëlsirave, në vitrinën e dyqanit.

Conti është gjobitur 150 funte, për shkak të promovimit të paturpësisë. "Unë i gatova këto ëmbëlsira për t’i mposhtur konkurrentët e mi këtu në qytet, të cilët ekspozojnë gatimet e tyre”, ka thënë ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





 “Koleksion me çudira„ Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Koleksion me çudira„
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 7Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
 Similar topics
-
» Çudira nga Bota, faqja më e madhe shqiptare në Facebook!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Kuriozitete-
Kërce tek: