| “Koleksion me çudira„ | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:13 pm | |
| Një grua e re franceze, lindi fëmijën e saj kur gjendej në një autobuz linje në Paris. Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur, e dinte se dita e lindjes nuk ishte larg por nuk mund ta mendonte kurrë se mund të lindte në një mjet publik. Problemet i filluan kur autobuzi i linjës ishte afër sheshit të republikës. Shoferi i autobuzit kur e shikon se çfarë po ndodhte bëri që çdo pasagjer të zbriste nga autobuzi dhe me shpejtësi u drejtua për në spitalin më të afërt. Ecja me shpejtësi nuk vleu për asgjë, sepse pas 5 minutash vajza lindi fëmijën e saj. Me të arritur në spital mjekët nuk bënë gjë tjetër vetëm të kontrollonin gjëndjen shëndetsore të vajzës dhe fëmijës së saj. Shoqëria që kontrollon trasportin urban të Parisit vendosi t’i dhurojë të sapolindurit një abonim për gjithë jetën. | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:13 pm | |
| Një grua peruane kaloi një muaj burgim në një burg për meshkuj në Argjentinë, para se drejtuesit e burgut të vinin re gabimin e madh që kishin bërë. Në fund kur e zbuluan që ishte grua u trasferua në një burg për gra, por e dënuara nuk e pëlqeu një gjë të tillë, pasi nuk ndihej rehat me gratë e tjera në këtë burg dhe kërkoi të trasferohej përsëri tek meshkujt. Protagonistja e kësaj historie quhet Carla Aguilera dhe u arrestua për vjedhje. Gjithçka ndodhi sepse gruaja në gjendjen civile është e regjistruar si Manuel Martin Aguilar. Policia e Buenos Aires për të justifikuar ngjarjen shpjegoi se gruaja ishte kontrolluar nga policë të ndryshëm. Ishte një telefonatë anonime që lajmëroi policinë për ngatërresën e bërë, dhe mbas një kontrolli mjekësor u zbulua ngatërresa dhe gruaja u trasferua në një burg tjetër. Një zëdhënës i policisë ka shpjeguar që Carla sillej tamam si burrë dhe ishte e pamundur të zbulohej e vërteta. | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:14 pm | |
| Mund të ndodhë që duke bërë pastrimin e shtëpisë mund të gjesh nëpër cepa gjera të ndryshme që nuk I gjeje dot. Por duke pastruar me fshesë me korrent të gjesh poshtë krevatit dashnoren e burrit është një gjë e pazakontë. I ndodhi një gruaje 40 vjeçare nga Italia. Duke ardhur në shtëpi më shpesh se zakonisht gjen burrin e saj të ulur në guzhinë dhe deri këtu asgjë e dyshimtë. Gruaja fillon të bëjë punët e shtëpisë si zakonisht dhe papritur zbulon poshtë krevatit të dhomës së gjumit dashnoren e burrit të saj, një vajzë rreth 30 vjeç. Ishtë zënia që filloi mes burrit dhe gruas që detyroi komshinjtë të merrnin në telefon policinë.Agjentët që mbërritën në vend nuk gjetën ndonjë shkelje që ata të merrnin ndonjë masë, ikën duke i lënë të tre personat ta zgjidhnin vetë çështjen.
| |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:14 pm | |
| Tangshan,Kine - Nje burre kinez i cili me heret bente mesatarisht 19 ore gjume,tani ka reduktuar kohen qe ai kalon ne shtrat ne dicka me pak se 10 ore ,pas operimit ne hunde dhe ne fyt ne njeren nga klinikat e qytetit Tangshan ne Kine .Siç raporton agjenisia e lajmeve Xinhua ,Meng Qiang po vuan nga nje forme e rende e sindromit te gjumit ,te njohur si "sas" (sleep apnea syndrome),i cili rrezikonte te vdiste ne gjume, ne rast se nuk do ti nenshtrohej brenda disa muajsh intervenimit kirurgjik.Mjeket konfirmuan se 35 vjeqari me gjatesi 177cm dhe me peshe mbi 90 kg ,qe sipas tyre eshte nje peshe shume e rrezikshme per gjumin e tij 19 oresh. Meng eshte sheruar ne spital per operim pasi qe dy motrat e tij u binden se intervenimi kirurgjik ne hunde dhe ne fyt mund te permirsoje dukshem kualitetin e tij te jetes. "Ai e leshoje spitalin me buzqeshje ne fetyre dhe me 10 kg me pak.Tani po flen mesatarisht nga 9-10 ore ne dite" citoi agjencia Xinhua nga nje familjare e z.Meng
| |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:14 pm | |
| Disenjatorja bavareze Hildegard Bergbauer, e cila ka bërë famë për dizajnin e fustanellave tradicionale, tani ka krijuar një koleksion të ri për kuaj, por edhe për qen e mace. Siç thotë zonja Bergabuer kjo thjesht është një gjë e domosdoshme për secilën pelë e cila dëshiron të duket bukur në livadh, shkruan gazeta britanike Metro. Ajo thotë se inspirimin për këtë gjë e kishte marrë qysh kur ishte e vogël dhe kur shikonte programe me kafshë të cilat në skenë bartnin çanta dhe kapela të vogla.
“Kjo ka qenë një gjë që nuk do ta harroj kurrë dhe që tani më ka pushtuar tërësisht. Ideja për këtë koleksion që moti më sillet nëpër kokë. Njerëzit mendojnë që është zbavitëse”, ka thënë kreatorja.
| |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Fri Apr 22, 2011 1:18 pm | |
| Ervis Meçollari u përfshi së fundi në listën “most wanted” pas dështimit të policisë në kapjen e tij.Një shqiptar është hedhur sot nga autoritetet amerikane në listën e “më të kërkuarve” ndërkombëtarë për akuzën e vrasjes. Ervis Meçollari u përfshi së fundi në listën “most Wanted” pas dështimit të policisë në kapjen e tij. Shqiptari akuzohet se ka vrarë me thikë një bashkëkombas të tij shqiptar në Waterbury, Conn. Viktima ka qenë Marnglen Meko, i qëlluar me thikë pas një mosmarrëveshje me të shumëkërkuarin Ervis Meçollari. Ata ishin takuar në një park ndërsa Meçollari kishte marrë me vete një thikë me të cilën e qëlloi viktimën në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Sipas policisë, i dyshuari për krimin besohet se ka vrarë edhe një vajzë e cila ka jetuar në apartamentin e tij, Laura Orso. Trupi i saj është gjetur në banesën e Meçollarit nga miq të tij gjatë festës së krishtlindjeve. Vajza ishte qëlluar 37 herë me thikë në gjoks. Hetuesit amerikanë menjëherë kanë nisur kërkimet në Shqipëri dhe në të gjithë botën për të dyshuarin i cili i ka shpëtuar arrestimit. Imazhi i shqiptarit është shfaqur së fundi në një spot ne Tv amerikane ku policia u bën thirrje njerëzve në dijeni të venddodhjes së tij të telefonojnë 1-800-CRIME-TV menjëherë duke premtuar se informatorët do të mbeten anonimë. Policia ka thene se shqiptari eshte i dyshuar edhe per krime te tjera te ngjashme.
| |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Sat Apr 23, 2011 7:13 am | |
| | |
|
| |
BeLti Anëtarë i MG
Postime : 1065
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Sat Apr 23, 2011 10:31 am | |
| Hei mos genje palidhje ti tere diten rrin ne forum tek ne duke vezhguar e duke vjedhur.. dhe jo vetem ne ardhmeria-forum po edhe ne forume te tjera te shumta.. | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ Sat Apr 23, 2011 11:13 am | |
| - BeLti shkruajti:
- Hei mos genje palidhje ti tere diten rrin ne forum tek ne duke vezhguar e duke vjedhur.. dhe jo vetem ne ardhmeria-forum po edhe ne forume te tjera te shumta..
ket pun e bon edhe ti se vet ato postime nuk i shipk ama i merr ne forume tjera edhe qa eshte me interesnate i poston ka 2-3 her te njeten tem per arsye me u rrit nr i postimeve ne forum. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: “Koleksion me çudira„ | |
| |
|
| |
| “Koleksion me çudira„ | |
|