Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  “Koleksion me çudira„

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:30 am

Seks me robotë prej vitit 2050

Një ekspert i inteligjencës artificiale pohon që ne do të bëjmë seks me robotë, që prej vitit 2050. David Levy ka thënë se prej atëherë robotët do të jenë pothuajse të padallueshëm nga njerëzit e vërtetë.
Në librin e tij, Seksi me Robotë: Evolucioni i marrëdhënieve njeri-robot, ai shkruan: "Seks të mirë kur të duam për secilin, pa ndërprerë. Pse të mos na pëlqejë?"

Sipas Levyt, njerëzit të cilët me gjasë do të përfitojnë nga këta robotë seksi, janë ata që janë të shëmtuar apo të izoluar, të cilët kanë telashe të gjejnë romancë njerëzore.

“Ata janë të vetmuar, të mjerë. Mendoj që shoqëria do të jetë shumë vend më i mirë atëherë kur ata të kenë një alternativë që i kënaq, duke mos iu bërë sherr njerëzve tjerë”, ka thënë ai.

"Po të ekzistonte një robot i llojit që unë përshkruaj në libër, sigurisht se do të doja të provoja atë për seks, dhe nuk do ta cilësoja atë si diçka të pazakontë”, ka shtuar Levy.

"Do ta bëja për kureshtje. Jo për arsye që kam nevojë për një partner të ri seksi, jam i martuar dhe i lumtur në martesë", ka përfunduar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:30 am

Paguan faturën me bankënotë prej 1.00000 eurosh

Një grua në Gjermani ka arritur të paguajë faturën për parfume dhe xhel për pastrim të cilat i ka blerë me vlerë prej 200 eurosh, me bankënotën që nuk ekziston, atë prej 1.00000 eurosh.
Arkëtarja e shitores në Baden Wirtenberg nuk ka hetuar asgjë. Mashtruesja dinake, e cila paraprakisht ia ka tërhequr vëmendjen me pyetje rreth produkteve më të mira, ka paguar me bankënotën, e cila jo që asnjëherë nuk është lëshuar në qarkullim, mirëpo edhe përmbante fotografi të femrave lakuriqe, e njëkohësisht ka arritur edhe të marrë kusurin.

Para se të largohej në drejtim të panjohur, gruaja është kthyer deri tek arkëtarja dhe i ka dhuruar një pako plot me bonbone çokolate për t’iu falënderuar për “mirësjellje".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:30 am

Një burrë gjen mi të ngordhur në birrën e tij

Një rumun është dërguar shpejt në spital pasi që kishte gjetur një mi të ngordhur në shishen e tij të birrës. Mihai Stanescu, 32-vjeçar, nga qyteti Bacau i Rumanisë, ka përfunduar në emergjencën e spitalit për shkak të helmimit me ushqim.
"Thjesht e hapa shishen e birrës dhe ia qova disa gllënjka. Shija ishte shumë e çuditshme dhe kur e shikova më afër e pashë një mi duke notuar në birrën time", ka thënë ai.

Burri ka alarmuar zyrtarët lokal për mbrojtjen e konsumatorëve të cilët kanë nisur një hetim.

Inspektori kryesor i standardeve tregtare Mihai Miclaus ka thënë: "Ne do të kontrollojmë të gjitha paketimet e birrave për të parë nëse ka raste tjera të tilla. Më pas do të kontaktojmë prodhuesin dhe të shohim kush është përgjegjës për këtë gjë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:30 am

Ngjitet për krevat që të mos shkonte në shkollë

Një fëmijë dhjetëvjeçar, në qytetin meksikan Monterrey, është ngjitur për krevat për të penguar shkuarjen e tij në shkollë, kanë njoftuar mediat meksikane.
Diego ka dashur që me çdo çmim të evitonte të shkonte në ditën e parë të shkollës pas festave, dhe për këtë qëllim, ai ka përdorë një metodë që nuk zbatohet çdo ditë. Ai është lidhur për krevat me rripa të lëkurës, dhe është lyer me ngjitës industrial, duke ua vështirësuar të tjerëve që ta largojnë atë nga krevati.

Ekspertët e mbrojtjes civile, të cilët janë ftuar, pasi që askujt si ka shkuar për dore të shkoqte djaloshin nga shtrati, kanë arritur ta lirojnë atë me ndihmën e tretësve të fortë.

Diego në fund ka arritur në shkollë, edhe pse me vonesë, dhe për këtë vonesë ka “fituar” dy orë të paarsyeshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:31 am

Gjendet krimineli më i marrë në botë

Në Republikën e Afrikës së Jugut shkalla e kriminalitetit është jashtëzakonisht e lartë, dhe këtë e ka marrë për bazë një njëzetvjeçar anonim, kur kishte vendosur të paraqiste vjedhjen e celularit të tij.
Siç informon gazeta jug-afrikane, Star , forcat policore të kryeqytetit të Afrikës së Jugut kanë informuar publikun se kanë arrestuar, siç kanë theksuar, “kandidatin për kriminelin më të marrë në botë”.

Në fakt, gjatë vikendit një njëzetvjeçar në panik ka vrapuar në stacionin e afërm policor që të paraqiste vjedhjen e celularit të tij. Kishte pohuar se ishte sulmuar nga një bandë lokale dhe nën kërcënimin e armëve ia kishin marrë celularin.

Zyrtarët e policisë kishin shënuar të gjitha të dhënat, përfshirë edhe numrin e celularit të vjedhur, dhe kishin filluar të punonin në hulumtimin e krimit të supozuar.

Hapi i parë ka qenë thirrja e numrit të celularit të vjedhur, dhe nuk janë çuditur pak, kur celulari ka filluar të cingëronte mu në stacionin policor. Më saktësisht në xhepin e pantallonave të personit, i cili kishte ardhur të paraqiste vjedhjen.

Edhe pse ka tentuar të nxirret në të gjitha mënyrat e mundshme, kjo nuk i ka shkuar për dore. Në vend që të dëgjonte arsyetimet e tij të kota, policia e ka arrestuar nën akuzën për dëshmi të rreme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:31 am

Paditet shefi i cili përjashton nga puna jo-duhanxhinjtë

Një shef gjerman është dërguar në gjykatë për shkak te përjashtimit nga puna të punëtorëve të cilët nuk kanë pirë duhan dhe zëvendësimin e tyre me duhanxhinj të cilët "janë përshtatur më mirë".
Thomas Jensen, shef i një shitoreje për shitje të televizorëve në qytetin Buesum të Gjermanisë veriore, ka pushuar nga puna tre persona që nuk pinin duhan në kompaninë e tij, dhe ka thënë se nuk do të pranojë më persona të tillë.

"Duhanxhinjtë gjithmonë kanë qenë punëtorët tonë më të mirë. Ata që nuk pinë duhan përzihen në rendin publik të korporatës”, ka thënë ai.

"Të punësuarit tanë që nuk pinin duhan, ishin në fakt të bindur që kishin të drejtë të kishin zona të tyre ku nuk pihet duhani. Ata nuk bënin gjë tjetër përpos që ankoheshin tërë kohën për pirjen e duhanit, dhe mua nuk më pëlqejnë njerëzit qaramanë”, ka thënë Jensen.

"Ishte po ashtu zhgënjyese që ata nuk pinin duhan e distanconin veten nga duhanxhinjtë në ngjarjet tona shoqërore – thjesht kjo nuk ndërtonte shpirtin e ekipit. Prej tani e tutje, unë do të punësojë vetëm duhanxhinj", ka shtuar ai.

Tre të punësuarit e pushuar nga puna tani janë duke e paditur atë për përjashtim të padrejtë nga puna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:32 am

ti çfarë po bën këtu? – burri pyet gruan në një shtëpi publike

Një polak ka përjetuar tronditjen më të madhe të jetës së tij kur ka vizituar një shtëpi publike dhe ka parë gruan e tij si njërën nga të punësuarat e bordelit.
Tabloidi polak Super Express ka thënë që gruaja ishte duke fituar para shtesë anash derisa burrit të saj i kishte thënë se po punonte në një dyqan të një qyteti të afërm.

"Isha mbetur i shtangur. Mendoja se po shihja ëndërr", i ka thënë burri të mërkurën tabloidit.

Çifti, i martuar për 14 vjet, tani janë duke u shkurorëzuar, ka raportuar tabloidi polak.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:32 am

Sulmon babanë për shkak të lojës

Në Spanjë është arrestuar një 18-vjeçar sepse ka tentuar të ngulfat babanë e tij. Si armë ai ka përdorur kabllon e video-lojës. Ende nuk dihet lloji i konzolës së lojës, mirëpo jemi bukur të sigurt se nuk bëhet fjalë për Wii.
Sipas policisë, tinejxheri ishte duke luajtur një lojë, derisa babai i tij kishte kërkuar nga ai që ta ndërpriste atë.

I biri e kishte injoruar dhe kishte vazhduar të luante duke tentuar të përfundonte nivelin, kur babai i tij ia kishte shkyçur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Djaloshi i kishte humbur nervat, dhe i hidhëruar për shkak se kishte humbur tërë lojën që kishte bërë, ai kishte filluar të ngulfat të atin e tij.

Për fat të mirë, nëna e tij e kishte dëgjuar se çfarë po ndodhte dhe i kishte ardhur bashkëshortit të saj në ndihmë, për ta liruar atë nga shtrëngimi i djalit. Është thirrur policia dhe babai është dërguar në spital. Djaloshi do të gjykohet për shkak të dhunës në familje.

Kohëve të fundit çdo ditë e më shpesh po dëgjojmë për sulmet agresive të tinejxherëve të cilëve iu janë ndaluar video-lojërat. A është një sjellje e tillë pasojë e lojërave agresive, apo megjithatë bëhet fjalë për ndonjë varësi si çdo tjetër, koha do ta dëshmoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:32 am

E merr gjumi në hekurudhë, mbijeton kalimin e trenit

Një australian, i cili ka fjetur në hekurudhë, ka shpëtuar vetëm me disa gërvishtje pasi që treni ka kaluar përmbi të, ka njoftuar policia lokale.
I riu 20-vjeçar ka fjetur të enjten në mëngjes në mes të binarëve në qytetin Port Augusta, të Australisë Jugore. Drejtuesi i trenit e ka hetuar djaloshin e fjetur, por nuk ka arritur që me kohë të ndaloj trenin i cili ka kaluar përmbi të.

Policia ka theksuar që njëzetvjeçari, për të cilin mediat kanë thënë që ka qenë në gjendje të dehur, ka marrë vetëm gërvishtje të lehta.

"Me të vërtetë ka qenë me shumë fat pasi që ka fjetur në mes të binarëve dhe treni ka kaluar mbi të dhe nuk e ka shkelur", ka thënë për të përditshmen “Australian” drejtori i kompanisë hekurudhore “Freightlink”, Tony Aldridge.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:32 am

Policët anglezë flasin gjermanisht me qentë e tyre

Mungesën e qenve të dresuar të policisë, britanikët kanë tentuar ta kompenzojnë me importimin e tyre nga Gjermania, por tani është paraqitur një problem i ri. Në fakt, qentë nuk e kuptojnë asnjë fjalë të gjuhës angleze.
Policët britanikë kanë filluar të mësojnë gjermanisht në mënyrë që të kuptohen nga qentë gjermanë, të cilat janë importuar nga Berlini.

Qentë kuptojnë vetëm urdhëresat në gjuhën gjermane siç janë "sitz" (ulu), "holen" (kërko), "aus" (nisu).

"Nëse u flasim anglisht, na shikojnë sikur të ishim të çmendur”, ka thënë një polic.

Por britanikët nuk dorëzohen lehtë, gjë të cilën e dëshmon edhe zëdhënësi i policisë në Derbyshire: "Ne po iu përsërisim urdhëresat edhe në anglisht në mënyrë që ata të mësojnë edhe një gjuhë tjetër".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:33 am

Edhe majmunet prostituohen

Prostitucioni mund të jetë vërtet profesioni më antik në botë, nëse edhe majmunët e ushtrojnë atë. Duke iu referuar të dhënave nga një studim i publikuar te revista "Animal Behavior", (Sjellja e kafshëve), meshkujt e majmunëve makakë me bisht të gjatë të Indonezisë, pastrojnë trupin e femrave nga pleshtat, në këmbim të favoreve seksuale.
Në artikull thuhet se ky është një ritual që kryhet përpara çiftezimit dhe rrit numrin e raporteve seksuale mes majmuneve. Pasi janë pastruar nga pleshtat, aktiviteti seksual i majmunëve femra jo vetëm dyfishohet, por madje rritet me një mesatare prej 1,5 deri në 3,5 raporte çdo orë.


Sipas studimit të kryer nga Michel Gumert i Universitetit Teknologjik Nanyang të Singaporit, koha që një majmun mashkull harxhon për të pastruar femrën nga pleshtat, varion nga numri i majmuneve që janë të disponueshme në atë moment.


Që me pak fjalë do të thotë se, sa më shumë femra të disponueshme të ketë, aq me pak është pastrimi i saktë dhe i gjatë, pasi meshkujt duan të kenë sa më shumë raporte të jetë e mundur, me të gjitha femrat e lira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:33 am

I dehur në polici

Që t’i dëshmojë gruas së tij që nuk është i dehur, një gjerman është ulur në automjet dhe ka shkuar drejt në stacion policor për të marrë vërtetim që nuk ka pirë – pas së cilës i është matur sasia e alkoolit prej 2.2 promilash!
Një burrë të cilit gruaja i kishte hipur në qafë që kishte pirë, ka vendosur të merr dëshminë që është i kthjellët, prandaj ka marrë atë, bashkë me tre fëmijët, dhe i ka sjellë në stacionin policor të qytetit Husum, afër kufirit të Gjermanisë me Danimarkën.

Policia ka urdhëruar që t’i merret gjaku, derisa rezultati ka dëshmuar që ai përmban 2.2. promila.

Pos që ka vozitur tërësisht i dehur, për të cilën gjë do të gjobitet me një tiketë të majme, burrëria e tij do të duhet të përballet me faktin që gruaja e tij ka pasur të drejtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:33 am

Detari kthehet nga të vdekurit

Një detar polak, i cili u kthye nga peshkimi për të kuptuar se e kanë shpallur të vdekur, ka dështuar t’i bind burokratët se ai ende është gjallë.
Piotr Kucy, 37-vjeçar, ka thënë: "Kam qëndruar para tyre dhe iu kam thënë shikoni, unë jam gjallë, por ata nuk donin ta pranonin".

Kucy u largua nga shtëpia e tij në portin Swinoujscie për një peshkim dyjavor, por kur u kthye mori vesh se autoritetet e kishin shpallur atë të vdekur, pasi që kishin identifikuar një trup të vdekur, i cili ishte gjetur në breg të detit.

Ai ka thënë se që prej atëherë, autoritetet lokale kanë refuzuar ta pranojnë atë si të gjallë.

"Kur u ktheva dhe të afërmit e mi më panë, atyre u ra të fikët. Ata veçse më kishin varrosur, ndërsa unë i gjallë qëndroja para tyre”, ka thënë ai.

"Policia kishte gjetur një trup të vdekur dhe, kur një mik i imi kishte thënë se përngjanë me mua, ata shumë shpejt më deklaruan të vdekur. Familja ime më ka thënë se nuk ishte lejuar ta shikonte trupin si duhet. Kështu që unë u shpalla i vdekur dhe u varrosa më pas”, ka shtuar Kucy.

"Por tani unë jam gjallë dhe autoritetet nuk duket se dëshirojnë të bëjnë ndonjë gjë. E kam kontaktuar prokurorinë në Swinoujscie duke i kërkuar të më kthejnë prapa. Pesë muaj kanë kaluar që prej atëherë, dhe asnjë nuk ka lëvizur. Asnjë përgjigje. Më duhet të punoj, të siguroj veten, por nuk mundem sepse ende jam i vdekur!", ka përfunduar polaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:34 am

10-vjeçari merr rrugë qindra kilometërshe

Një djalosh dhjetëvjeçar të cilin e kishte marrë malli për gjyshin dhe gjyshen e tij, nuk ka përtuar që, pa përcjelljen e askujt, të merrte rrugë qindra kilometëshe për t’i vizituar ata – mirëpo nuk ka arritur deri tek caku. Djaloshin e ka takuar një konduktor i sinqertë, i cili e ka "dorëzuar" atë tek prindërit e tij.
Djaloshi nga qyteti Manheim kishte vendosur të vizitonte gjyshin e gjyshen, që jetojnë në Lituani, prandaj të shtunën kishte hipur në një tren, pa i njoftuar prindërit e tij paraprakisht.

Udhëtimi i tij kishte marrë fund pas 200 kilometrash, kur konduktori e ka kuptuar se djaloshi nuk kishte biletë dhe ishte pa përcjellje të prindërve, andaj menjëherë e kishte lajmëruar policinë.

Djaloshi i “pafat” natën e kishte kaluar në një shtëpi për fëmijë, ku të dielën kishte ardhur e ëma e tij e brengosur, për ta kthyer në shtëpi. Ajo pak kohë pasi kishte kuptuar se i biri i saj nuk ishte askund kishte lajmëruar policinë lokale për humbjen e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:34 am

Mekaniku i cili "ia ndien erën" prishjes

Daniel Moncada, pas një sëmundje të rrallë kishte humbur shikimin, mirëpo ka arritur të zbulonte një talent të tij të jashtëzakonshëm. Ai, me ndihmën e shqisave të dëgjimit dhe të nuhatjes, mund të zbulojë çdo prishje në automjet dhe natyrisht ta rregullojë atë.
Daniel Moncada është ish-disenjator nga Deerfield Beach në Florida, i cili pas sëmundjes së tij të rrallë, ka humbur punën e vjetër.

Mirëpo, pasi që ka humbur shikimin, Daniel ka zbuluar talentin e tij, deri atëherë të pazbuluar – që nëpërmes nuhatjes dhe dëgjimit të përcaktojë prishjen në automjet, prandaj me ndihmën e familjes ka hapur një dyqan për automekanikë dhe shitje të pjesëve rezervë.

Klientët nuk i mungojnë, sepse të gjithë dëshirojnë të vërtetohen në “aftësitë e tij çudibërëse”.

Moncada qysh gjatë shkollës së mesme kishte punuar si automekanik, andaj punët në automjet janë të njohura për të, mirëpo disa prej punëve, për shkak të mungesës së shikimit, nuk mund t’i kryej vet.

"Nganjëherë ndihem i pafuqishëm, por kjo më kalon shpejt sepse kam mbështetje të madhe nga familja", thotë Daniel.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:34 am

Ndalohen qirinjtë në kishën prej akulli

Një kishë e punuar tërësisht prej akullit në Rumani, është bërë aq e famshme, sa që është dashur të ndalohet ndezja e qirinjve brenda saj, për t’u parandaluar shkrirja.
Menaxheret e një kishe në Bjeshkët Karpate janë vërshuar nga kërkesat për martesa dhe pagëzime. Aq shumë shërbesa janë kryer brenda saj, saqë qirinjtë nuk pushonin së djeguri, duke shkatërruar kështu enterierin e kishës.

Kisha prej rreth 19 metrash katrorë ishte ndërtuar afër liqenit Balea, 2.034 metra mbi lartësinë detare, nga biznesmeni lokal, Arnold Kingleis, i cili po ashtu ka ndërtuar një hotel të afërt prej akulli.

Inge Florea, zëdhënëse e kishës, ka thënë: "Jemi vërshuar nga kërkesat për ceremoni pagëzimi, martesa apo ngjarje tjera fetare. Është një risi për njerëzit dhe diçka e veçantë që ata mund të kujtojnë më vonë".

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:34 am

Dashuria me gjemba e vëllezërve bullgarë!

Dy vëllezër bullgarë kanë ndarë shtëpinë e tyre me tel gjembor, pasi që kanë hedhur njëri-tjetrin në gjyq, më shumë se dyqind herë.
Taso Hadjiev, 74-vjeçar, dhe vëllai i tij Asen, 75-vjeçar, nga Malka Arda në Bullgari, herën e parë kishin paditur njëri-tjetrin në vitin 1968, për shkak të një kontesti pronësor, respektivisht tokës, që ua kishin lënë trashëgimi prindërit e tyre të ndjerë.

Që prej atëherë, ata kanë pasur telashe të vazhdueshme, dhe asnjëri prej tyre nuk ka arritur të tubonte para të mjaftueshme për t’u larguar nga shtëpia ku janë rritur, sepse krejt të ardhurat i kishin shpenzuar për t’i paguar avokatët.

Fqinja e tyre Sabka Shehova ka thënë: "Janë kapur pas kësaj gjëje me vite të tëra. Ata shkojnë në gjykatë për çfarëdo arsye të vjetër që ju shkon ndërmend, dhe shumica prej padive nuk ka të bëj me realitetin, por ata thjesht dëshirojnë të padisin njëri-tjetrin”.

"Ata janë kapur pas kësaj gjëje aq gjatë saqë, vështirë iu kujtohet pse kanë shkuar herën e parë në gjyq. Është si të shikosh një telenovelë", ka thënë Shehova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:35 am

Policia lituaneze pyet të dyshuarën: A nuk je e vdekur a?

Policia e Lituanisë në qytetin Klaipeda është hutuar kur ka zbuluar se një grua, e cila ishte arrestuar një javë më parë për vjedhje dyqanesh, ishte regjistruar si e vdekur një muaj më herët.
Prindërit e gruas e kishin identifikuar gabimisht trupin e një gruaje të vdekur të gjetur në një pyll, si bija e tyre 27-vjeçare, Natalya Pavlova, e cila është zhdukur nga shtëpia që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, ka thënë policia të mërkurën.

Ka dalë në shesh që Pavlova ishte gjallë dhe me shëndet të mirë, si dhe po jetonte me të dashurin e saj në po të njëjtin qytet.

"Prindërit e saj e kishin identifikuar trupin e vdekur si bijën e tyre. Çfarë mund të bënim?" ka thënë për Reuters zëvendëskomandanti i policisë lokale, Petras Mikalauskis.

"Ka qenë rasti im i parë i këtij lloji në tërë përvojën time", ka shtuar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:35 am

Hajni lajmëron në polici personin e vdekur

Një hajn i cili ishte futur në një banesë për të vjedhur para dhe gjësende me vlerë, në atë banesë ka gjetur edhe trupin e pajetë të pronarit. Ai menjëherë ka lajmëruar policinë, për të evituar kështu edhe padinë për vrasje.
Policia ka arritur në banesë dhe ka gjetur trupin e pajetë të mashkullit 64-vjeçar, pa shenja të vdekjes së dhunshme. Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një pronar banese, i cili ka qenë i vdekur për dy javë para se hajni ta gjente atë.

Policia ende nuk e ka gjetur hajnin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:35 am

Ku s’ka tym, s’ka as para

Restoranti i parë i Pekinit në të cilin është ndaluar pirja e duhanit, lirshëm mund t’i mbyllë edhe dyert, sepse ka mbetur pa mysafirë, e më këtë edhe pa punë, ka thënë pronari i zhgënjyer.
Në Kinë më shumë se 350 milionë njerëz pinë duhan dhe për këtë fushata e autoriteteve kineze me qëllim të ndaljes së pirjes së duhanit ka hasur në rezistencë të fortë.

Puna në restorantin Meizhou Dongpo ka rënë për 80 për qind pas vendimit për ndaljen e pirjes së duhanit, ka thënë pronari i restorantit.

"Nëse vdesim, së paku do të vdesim si duhet", ka vlerësuar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:35 am

Akuzohet për shitjen e bijës për para, birra
Policia amerikane ka arrestuar një mashkull në Greenfield të Kalifornisë nën dyshimin se ka aranzhuar shitjen e bijës së tij 14-vjeçare për martesë në këmbim të 16.00000 dollarëve, 100 arkave të birrës dhe disa kutia mishi.

Policia ka thënë se ata kanë kuptuar për këtë marrëveshje vetëm pasi që 36-vjeçari ka shkuar tek ata për ta kthyer bijën e tij, sepse pagesa nuk ishte bërë siç i ishte premtuar. Mashkulli është arrestuar të dielën nën dyshimin për trafikimin njerëzor.

Policët gjithashtu kanë arrestuar 18-vjeçarin nën dyshimin për dhunim me paramendim. Hulumtuesit policorë besojnë se vajza ka shkuar me dëshirë me mashkullin, por ajo është në moshën ligjore për pajtim të Kalifornisë dhe nuk mund të martohet në mënyrë të ligjshme.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se martesat e aranzhuara të cilat përfshijnë vajzat e mitura janë bërë problem në këtë komunitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:36 am

Lyen makinen me 250 shishe manikyri

Jill Bell nga Urbana, Maryland riparoi një gërvishtje të vogël në makinë me manikyr dhe i pëlqeu kaq shumë, sa leu të gjithë makinën me to. Kur pa se manikyri i rezistoi dimrit të gjatë me dëborë dhe nuk ndryshoi ngjyrë dhe as u shpërbë, ajo nisi punën e gjatë por të kënaqshme. Gjatë 13 muajve të fundit ajo e ka mbuluar të gjithë sipërfaqen me dizenjo plot fantazi, të ngjashme me një qilim. Bell thotë se ka mbledhur rreth 250 shishe manikyri nga të gjithë ata që njihte. “Shumë gra në kishën time më kanë dhuruar manikyr dhe shumë nga ata që e morën vesh se çfarë po bëja”, thotë ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:36 am

Nusja kerkon krushqi nepermes reklamave

Duke pasur frikë se nuk do të ketë mjaft krushqi në martesë, një nuse e ardhshme nga Ukraina ka publikuar një reklamë, me të cilën thërret të interesuarit që ta ndihmojnë të plotësoj numrin e krushqve të ftuar. “Do të kam dasmë të madhe me 150 të ftuar. I dashuri im ka familje të madhe të cilën do ta thërrasë. Për fatin tim të keq, familja ime është në Ukrainë dhe askush nuk mund të vjen, veç babait dhe nënës. Më nevojiten 30 krushq të ftuar për t’u paraqitur në martesën kishtare, e të gjithë do të mund të vijnë edhe në dasmë”, shkruan në reklamën e publikuar në faqen e internetit gumtree.com. “Kjo përfshin ushqimin dhe vallëzimin, e do të mund të ishte mundësi edhe të relaksoheni dhe kënaqeni”, thuhet në tekst.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:36 am

Tymosi ne avion, denohet me 30 goditje kamzhiku

një shtetas nga Arabia Saudite është denuar me 30 goditje me kamzhik, pasi kishte tymosur një cigare ne avion dhe kishte refuzuar ta shuante ate, edhe pasi e kishin urdheruar. Pasagjeri ndodhej ne një avion saudit te linjes se udhetimit nga Gedda ne Qurayyat.
Lajmin e ka bërë te ditur e perditshmja ne gjuhen angleze "Saudi Gazette", sipas se ciles personi nuk i është bindur thirrjeve te asistenteve te fluturimit, qe i ishin lutur ta shuante cigaren. Pas mberritjes ne destinacion, policia hipi ne bord dhe arrestoi pasagjerin. Ai ka thene se po ndiqte një terapi për te lene duhanin, por nuk i ka shpetuar denimit për rrahje me kamzhik. Ne një tjeter rast te ngjashem te ndodhur prillin e kaluar, një gjykate ne lindje te vendit denoi me 50 goditje me dru një tjeter pasagjer, qe pinte duhan ne një avion te linjes Dammam-Riad.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:37 am

Ikën duke vrapuar nga karroca e invalidëve
Policia meksikane ka njoftuar se një grua e cila rregullisht ka kërkuar lëmoshë në karrocë invalidësh në qytetin Monterey, është parë duke ikur me vrap nga vendi në të cilin kishte kryer një krim.

Përfaqësuesja e policisë ka deklaruar se 30-vjeçarja Ana Victoria Perez ka ikur pasi që së bashku me bashkëshortin e saj ka thyer një vitrinë dyqani me gurë. Lypësja është parë rregullisht në rrugën kryesore të qytetit Monterey, ku nga vozitësit ka kërkuar lëmoshë, duke ndenjur ulur në karrocën të cilën e shtynte bashkëshorti i saj.

Bashkëshortët supozohet se kishin planifikuar të vjedhin dyqanin e mobileve por kishin ikur kur e kishin parë një pjesëtar të sigurimit të dyqanit.

Policia i ka arrestuar ata kur ishin kthyer të marrin karrocën.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitimeFri Apr 22, 2011 6:37 am

Fëmijët ikin nga shtëpia për tu martuar në Afrikë
Një vajzë dhe një djalë prej gjashtë dhe shtatë vjetësh, të dashuruar “deri në vesh”, kanë ikur nga shtëpitë e tyre në ditën e parë të këtij viti, të vendosur që të martohen në Afrikë, ka njoftuar të hënën policia gjermane.

Gjashtëvjeçari Mika dhe shtatëvjeçarja Anna-Lena, vajza e të dashurës së re të babait të tij, “duhen shumë dhe kishin vendosur të martohen në Afrikë, ku është ngrohtë, e për dëshmitarë kishin marrë motrën më të re të Anna-Lenas, Anna-Bell", ka thënë zëdhënësi i policisë lokale.

Të tre fëmijët në mëngjesin e 1 janarit kanë paketuar rrobat e tyre dhe kanë lëshuar shtëpinë në një paralagje të Hannoverit derisa prindërit e tyre po flinin.

Ata kishin shkuar në stacionin hekurudhor të qytetit në mënyrë që me tren të nisen për në aeroport. Pasi që fëmijët kanë qenë të vetëm në peron, ata i kanë tërhequr vëmendjen personelit të cilët edhe e kanë alarmuar policinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





 “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: “Koleksion me çudira„    “Koleksion me çudira„ - Faqe 3 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Koleksion me çudira„
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 7Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
 Similar topics
-
» Çudira nga Bota, faqja më e madhe shqiptare në Facebook!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Kuriozitete-
Kërce tek: