Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ligjvënësit kërkojnë fuqizimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ligjvënësit kërkojnë fuqizimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit Empty
MesazhTitulli: Ligjvënësit kërkojnë fuqizimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit   Ligjvënësit kërkojnë fuqizimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit I_icon_minitimeFri May 20, 2011 8:39 pm

Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit
për vitin 2010, duke e vlerësuar si një raport që e pasqyron në mënyrë
reale të korrupsionit në Kosovë. Ligjvënësit gjatë shqyrtimit të këtij
raporti i kanë dhënë mbështetje këtij agjencioni, në mënyrë që ai të
jetë më i fuqizuar dhe të jetë më bashkëpunues më qytetarët e vendit.
Deputetët opozitarë kanë theksuar se përkundër deklaratave të
qeveritarëve për zero tolerancë, korrupsioni ka mbetur në stadin e
njëjtë, prandaj u tha se Agjencisë Kundër Korrupsionit i duhet më shumë
kompetenca dhe më shumë mbështetje juridike.
Megjithatë, ligjvënësit janë pajtuar se AKK-ja po vazhdon të rris
performancën e vetë, në bazë të mandatit që ka, por kanë kërkuar që të
rris edhe më shumë luftën kundër korrupsionit në Kosovë.
Ndërkohë, ligjvënësit kanë miratuar edhe raportin vjetor të
Rregullatorit për energji për vitin 2010, të cilin në emër të Komisionit
për zhvillim ekonomik e paraqiti deputetja Teuta Sahatçija.
Deputeti i PDK-së Berat Buzhala, ka qenë më kritikues për Rregullatorin e
energjisë, duke thënë se në raport janë paraqitur dështimet e këtij
rregullatori dhe sipas tij, nga vjedhjet e rrymës Kosovës po i
shkaktohen humbje të mëdha.
Ai ka thënë se 41 për qind rrymës vidhet ose humbet, ndërkaq 14 për qind nuk paguhet.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi ka thënë se ka dështime të mëdha në menaxhimin edhe me KEK-un edhe me Termkosin.
“Qeveria Thaçi krekoset për ushtrimin e masave të reciprocitetit, por
raporti thotë se është licencuar një ndërmarrje nga Serbia. Pse Qeveria
vazhdimisht duhet të licencojë kompani nga Serbia, që importi i rrymës
të bëhet përmes këtyre kompanive. Ka kompani plotë, të cilat merren me
fushën energjike”, ka thënë Kada, duke shtuar se raporti duhet të
miratohet por duhet të kërkohen edhe informata të tjera shtesë për
politikat e Qeverisë Thaçi sa i përket fushës së energjetikës.
Ndryshe, ligjvënësit në seancën e sotme kanë miratuar edhe raportin
vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2010, ndërkaq në
rend dite ka edhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të
Hekurudhurave dhe raportin e punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për
vitin 2010. Po ashtu në rend dite është edhe pika e debatit parlamentar
lidhur me bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Interpolin dhe
Europolin, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Lladrovci, të mbështetur
edhe nga deputetë të tjerë./Kosovapress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ligjvënësit kërkojnë fuqizimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Unë, udhëheqës i betejës kundër korrupsionit
» Shoqëria civile e vetmuar kundër korrupsionit!
» Sfidë lufta kundër korrupsionit dhe krimit
» EULEX-i i vendosur për hetimin e korrupsionit
» Obama nënshkruan ligjin për fuqizimin e lirisë së shtypit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: