Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Stefanovic arrin në veri, zyrtarët nuk e dinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Stefanovic arrin në veri, zyrtarët nuk e dinë  Empty
MesazhTitulli: Stefanovic arrin në veri, zyrtarët nuk e dinë    Stefanovic arrin në veri, zyrtarët nuk e dinë  I_icon_minitimeThu Jun 02, 2011 4:38 pm

Borislav Stefanovic, shef i ekipit negociator të Serbisë për bisedime me Kosovën, ka arritur në pjesën veriore të Mitrovicës. Stefanovic në këtë pjesë të Kosovës ka hyrë pa lejen e institucioneve të vendit, ndërsa që do të takohet me udhëheqësit e bllokuesve të rrugëve si dhe me përfaqësuesit e strukturave paralele serbe, që veprojnë në veri të Kosovës dhe Mitrovicës, ashtu edhe me të ashtuquajturit kryetarë të komunave serbe në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë vizitë, zyrtarë të policisë së Kosovës kanë theksuar se policia nuk ka asnjë informacion se ku gjendet Stefanovic.

Bëhet e ditur se për shkak të festës komunale, sot është ndërprerë bllokada e rrugës në Zubin Potok, kurse biznesmenët, siç paralajmëron KiM radio do të takohen me Stefanovicin, i cili po qëndron në veri të Kosovës, transmeton Koha.

Biznesmenët dhe banorët e Kolashinit të Ibrit, të cilët tash dy javë po bllokojnë rrugën nga Zubin Potoku në drejtim të Ribarishtit, në fshatin Zubq, duke kërkuar lirimin nga arresti të Jevren Pantelic, sipas KiM radios, sot kanë ndërprerë protestën për shkak të festës komunale “Spasovdan”.

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve të Zubin Potokut, Ratomir Bozhovic, në një deklaratë për KiM radio, paralajmëroi se nesër do të radikalizohen protestat, por për hollësi nuk deshi të fliste.

Bozhovic paralajmëroi se biznesmenët në veri të Kosovës bashkë me kryetarët e komunave nga ky rajon (bëhet fjalë për strukturat paralele), sot do të takohen me shefin e ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanovic, i cili tashmë ka mbërri në Kosovë.

“Qysh nesër protestat do të jenë ndryshe, më operative, por në përputhje me rregullat demokratike”, ka thënë Bozhovic, dhe ka shtuar se nga EULEX-i kërkon lirimin e bashkëqytetarit të tyre dhe të ndërpresë maltretimin e serbëve në veri të Kosovës vetëm pse nuk dëshirojmë të paguajmë tagrat të shtetit të vetëshpallur të Kosovës, ka thënë Bozhovic. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Stefanovic arrin në veri, zyrtarët nuk e dinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Familjarët nuk e dinë ku ndodhet dëshmitari “X”?
» Zyrtarët që s’e deklarojnë pasurinë gjobiten me nga 300 – 1000
» 10 zyrtarët më të paguar të Kosovës
» KDI: Qeverinë e zyrtarët shtetërorë më të korruptuarit
» Zyrtarët milionerë ia rrezikojnë “fronin” Pacollit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: