Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rrugët e ndara të Kosovës e Serbisë për në NATO

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rrugët e ndara të Kosovës e Serbisë për në NATO  Empty
MesazhTitulli: Rrugët e ndara të Kosovës e Serbisë për në NATO    Rrugët e ndara të Kosovës e Serbisë për në NATO  I_icon_minitimeMon Jun 06, 2011 4:26 pm

Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të Serbisë dhe vendosjes së trupave në Kosovë, Aleanca Veriatlantike, NATO është duke i shqyrtuar mundësitë që krahas bashkëpunimit të vendosur, të qartësojë edhe perspektivën për anëtarësimin e të dyja vendeve në këtë organizatë ushtarake.
Mirëpo, obligimet që duhet t’i plotësojnë ato dallojnë, gjë që sipas zyrtarëve të shteteve anëtare të aleancës, dëshmon se rrugët e Prishtinës dhe Beogradit do të jenë të ndara në këtë proces, shkruan Koha Ditore.
Përderisa Serbia e ka të nënshkruar e Partneritetit për Paqe, por në të njëjtën kohë ka hezitim të madh për anëtarësim, Kosova ka shprehur me entuziazëm ambicien për t’u inkuadruar në të gjitha nismat që do ta afronin atë me NATO-n.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka bërë të ditur se Kosova e ka prioritet procesin e integrimit në NATO duke u anëtarësuar fillimisht në programin e Partneritetit për Paqe, ndërkohë që gatishmëria për pjesëmarrje aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacionet paqeruajtëse apo humanitare tashmë është prezantuar në disa raste para eprorëve të Aleancës.
“Në kuadër të rishikimit të të arriturave të FSK-së nga NATO-ja është edhe kërkesa jonë që të jemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Një prej kërkesave tashmë të shprehura është se FSK-ja të jetë pjesë e operacioneve të NATO-s, qoftë edhe në mënyrë simbolike. Ne e dimë që kjo Forcë ka qenë e angazhuar në Shqipëri, por kemi shprehur gatishmërinë që FSK-ja të angazhohet edhe në ndonjë vend tjetër, ku NATO-ja e sheh të përshtatshme”, ka thënë Kuçi.
Javë më parë komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler gjatë një ligjërate pati vlerësuar se FSK-ja është e përgatitur që të shërbejë në misione paqeruajtëse jashtë vendit, sidomos në fushat e shëndetësisë, çminimit dhe menaxhimit të mjeteve eksplozive.
Mirëpo, për shtetet anëtare të organizatës më të madhe ushtarake politike, vullneti i shprehur i Prishtinës nuk është i mjaftueshëm, ngase ajo duhet të angazhohet në forcimin bazës së vet institucionale.
Në lidhje me këtë çështje gazeta gjatë javës ka provuar që të kontaktojë me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, duke ia përcjellë pyetjet edhe njërit prej ndihmësve të tij, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ndërkaq, një burim brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka pohuar se prania e trupave të aleancës në Kosovës është një përparësi në këtë drejtim, porse ekziston nevoja edhe për formalizimin e raporteve Kosovë-NATO, në të ardhmen. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rrugët e ndara të Kosovës e Serbisë për në NATO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë në Evropë
» Njohja e Kosovës, kusht për integrimin e Serbisë në BE
» Pritje për pajtim midis Kosovës dhe Serbisë
» Hollësi të marrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë
» Synimi i Serbisë është ndarja e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: