Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ndërtimtarët protestojnë para Komunës së Prishtinës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ndërtimtarët protestojnë para Komunës së Prishtinës  Empty
MesazhTitulli: Ndërtimtarët protestojnë para Komunës së Prishtinës    Ndërtimtarët protestojnë para Komunës së Prishtinës  I_icon_minitimeSun Jun 12, 2011 10:17 am

Problemet të cilat Komuna e Prishtinës është duke ua shkaktuar bizneseve që merren me ndërtimtari dhe infrastrukturë e kanë shtyrë Departamentin për ndërtim dhe infrastrukturë të Aleancës Kosovare të Biznesit(AKB) që të marrë vendim për protestë, në shenjë pakënaqësie ndaj zyrtarëve të urbanizmit. Ata të hënën do të mbajnë një mbledhje me komunitetin e biznesit dhe do të marrin vendim të prerë për protestë para Drejtorisë së Urbanizmit.

Ndër problemet kryesore me të cilat ballafaqohen investitorët e huaj dhe vendorë janë procedurat burokratike për dhënien e lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, shkruan Kosova Sot.

Kjo sipas ekspertëve është pengesa kryesore, e cila, përveç humbjeve të të hyrave buxhetore që i shkakton vetë komunës, shkakton probleme të mëdha edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Vonesat për marrjen e një leje ndërtimi, që zgjasin deri në katër vjet, e pengojnë dhe e largojnë çdo investitor të huaj.

Hamdi Jaha, kryesues i Departamentit për ndërtim e infrastrukturë në AKB, tha se janë në bisedime me firmat ndërtimore. Ai tha se javën e ardhshme do të marrim një vendim të prerë, i cili ka për qëllim t’ i japë fund pengesave dhe zvarritjeve që Komuna e Prishtinës po ua shkakton.

Si pasojë e zvarritjes dhe mosdhënies së lejes së ndërtimit, shumë biznese, sipas Jahës, janë detyruar të shuhen. Ka edhe raste kur një biznes është detyruar të zbresë numrin e punëtorëve nga 400 në 20 punëtorë. Ai thotë se, sipas dokumentacionit, janë rreth 50 biznese në shkatërrim e sipër.

Zëdhënësi i Komunës, Muhamet Gashi, ka thënë se nuk është e vërtetë që Komuna nuk po jep leje të ndërtimit.

“Vetëm për dy javë Drejtoria për Urbanizëm i ka dhënë 20 leje ndërtimi”, ka thënë Gashi, i cili nuk kishte njohuri se saktësisht cilave kompani u është dhënë leje për ndërtim. /Telegraf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ndërtimtarët protestojnë para Komunës së Prishtinës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KMDLNJ vizitoi të ndaluarit e Komunës së Prishtinës
» Rugovasit do të protestojnë për vijën kufitare
» Besimtarë myslimanë protestojnë në Prishtinë
» Barroso e Thaçi vunë gurthemelin e ndërtesës së komunës së Graçanicës
» Të vendosur për krijimin e komunës së veriut...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: