Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Valë tjetër e rritjes së çmimeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Valë tjetër e rritjes së çmimeve  Empty
MesazhTitulli: Valë tjetër e rritjes së çmimeve    Valë tjetër e rritjes së çmimeve  I_icon_minitimeTue Jun 21, 2011 6:25 am

Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për produktet e
Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Moldavisë, sipas analistëve të
çështjeve ekonomike, do të sjellë edhe një valë të rritjes së çmimeve.
Analistët theksojnë se qytetarët, për shkak të interesit të tyre
financiar, duhet të përqendrohen në blerjen e produkteve vendore apo të
vendeve tjera.
Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për
vendosjen e taksave doganore për 10 për qind për të gjitha produkte që
vijnë nga Serbia dhe Bonja e Hercegovina, ka shqetësuar qytetarët e
Kosovës dhe ekspertët e ekonomisë.
Këta të fundit, thonë se me aplikimin e kësaj takse doganore, do të ketë rritje të çmimeve.
Arian Zeka, nga Oda Amerikane e Kosovës, thotë se ekzistojnë produkte
alternative në treg, të cilat do të mund t’i zëvendësonin produktet të
cilat vijnë nga Bosnja e Serbia. “Si do të duhej të reagonin qytetarët
karshi kësaj ngritjeje të çmimeve? Besoj që ekzistojnë produkte
alternative në treg, të cilat do të mund t’i zëvendësonin produktet që
vijnë nga Bonja e Serbia. Qytetarët, për shkak të interesit të tyre
financiar, duhet të përqendrohen në blerjen e këtyre produkteve
alternative”, thekson Zeka.
Qytetarët thonë se ngritja e çmimeve të ushqimit do të shtyjë më tepër njerëz në varfëri.
Ata bëjnë thirrje për të luftuar inflacionin, i cili që nga fillimi i këtij viti ka shënuar rritje.
Institucionet e Kosovës kanë deklaruar tashmë se nuk mund të ndikojnë
në uljen e çmimeve, por kanë premtuar se do të shqyrtojnë mundësinë për
zbutjen e kësaj gjendjeje.
Të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se eksporti i
Serbisë në Kosovë vazhdon të dominojë. Gjatë vitit 2010, Serbia dhe
Bosnja e Hercegovina, kanë eksportuar mallra në Kosovë me vlerë prej 300
milionë eurosh.
Ky trend ka vazhduar edhe gjatë 2011-ës, thonë përfaqësuesit e bizneseve.
Ndërkaq, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, mendon se për të mos
u ballafaquar më këtë rritje të çmimeve, Qeveria e Kosovës do të duhej
të aplikonte embargo për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. “Pas
këtij aplikimi të taksës 10 për qind, ne, Oda Ekonomie Amerikane,
mendojmë që autoritet kosovare duhet të kalojnë në masë të plotë të
reciprocitetit, që është mos pranimi i vulave doganore të këtyre dy
vendeve”, thotë ai.
Autoritetet kompetente tashmë kanë deklaruar se është çështje javësh
kur do të vendosin masa reciproke ndaj Serbisë dhe Bosnjës, shtete këto,
të cilat nga viti 2008 kanë bllokuar të gjitha produktet kosovare. /Rel/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Valë tjetër e rritjes së çmimeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çelësi i rritjes së premtuar të rrogave varet në veri
» Zgjedhjet e një shteti tjetër nuk guxojnë të mbahen në Kosovë
» Dacic: Ndarje, s'ka rrugë tjetër
»  Evropa të shembë murin për pjesën tjetër të kombit
» Stefanovic: Për Jarinje e Bërnjak flasim herën tjetër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: