Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rasti Limaj: Nëse gjykata kërkon, Thaçi dëshmon

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rasti Limaj: Nëse gjykata kërkon, Thaçi dëshmon  Empty
MesazhTitulli: Rasti Limaj: Nëse gjykata kërkon, Thaçi dëshmon    Rasti Limaj: Nëse gjykata kërkon, Thaçi dëshmon  I_icon_minitimeFri Aug 26, 2011 6:30 am

E plotësuar - Kryeministri Hashim Thaçi është i gatshëm që të dëshmojë në rastin Limaj, nëse një gjë e tillë i kërkohet nga gjykata. Këtë e ka thënë zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, I pyetur nga gazetarët.

Kuçi ka pohuar se të gjithë qytetarët duhet të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, dhe SE këtë do ta bënte edhe kryeministri Thaçi.

Sa i përket vetë rastit Kleçka, Kuçi ka thënë se në shumë raste është dëshmuar pafajësia dhe lufta e drejtë çlirimtare.
Ndryshe, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë vazhdon seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerëve, të akuzuar për krime lufte. Në këtë seancë, e cila do të vazhdojë edhe nesër, do të paraqiten provat dhe dëshmitë e të dy palëve lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e EULEX-it.

I akuzuari kryesor, Fatmir Limaj, i cili gjendet në liri pasi gëzon imunitetin e deputetit, ka deklaruar se nuk ndihet fajtor lidhur me akuzat e ngritura kundër tij. Ai ka thënë se procesi kundër tij e nëntë të pandehurve të tjerë e ka zanafillën në Beograd.

Mbrojtësit e tij, Tomë Gashi dhe Klaus Kirhner, kanë kërkuar që gjykata t'i hedhë poshtë dëshmitë e prokurorit të EULEX-it,

Mauricio Salustro, të cilat bazohen kryesisht në dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur me shifrën "X". Por, prokurori italian kërkoi që përveç dëshmive të mbledhura - deri në momentin e ngritjes së aktakuzës - trupi gjykues të marrë parasysh edhe dëshmitë shtesë, të nxjerra nga intervistat e zhvilluara me ish-komandantët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekun dhe Bislim Zyrapin. /Telegrafi/


E plotësuar - Seanca e nisur dje për konfirmimin e akuzës ndaj Fatmir Limajt dhe nëntë ish-ushtarëve të UÇK-së për rastin Kleçka do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Pas seancës së djeshme me tensione, mbrojtja ka kërkuar që të mos konfirmohet një aktakuzë e tillë. Në përfundim të një dite të gjatë, deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, ka thënë se ai është i pafajshëm dhe se akuzat janë ta pabaza.

“Të gjithë e dinë se unë jam i pafajshëm dhe sa kam qenë në Shqipëri për kohën kur po akuzohem. Këtë e di Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, dhe le të vijnë të gjithë të dëshmojnë, edhe Hashim Thaçi”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rasti Limaj: Nëse gjykata kërkon, Thaçi dëshmon
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Miliardat e Pacollit, gjykata vendosë nëse do të publikohen
» Limaj: Thaçi vetë ka përpiluar lista deputetësh dhe ministrash
» Maicon: Nëse Mourinho më kërkon te Reali, do të shkoj
» Thaçi kërkon sqarime nga Grabovci
» Thaçi i kërkon Pacollit të tërhiqet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: