Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Miliardat e Pacollit, gjykata vendosë nëse do të publikohen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Miliardat e Pacollit, gjykata vendosë nëse do të publikohen Empty
MesazhTitulli: Miliardat e Pacollit, gjykata vendosë nëse do të publikohen   Miliardat e Pacollit, gjykata vendosë nëse do të publikohen I_icon_minitimeSat Jun 05, 2010 2:56 pm

Miliardat e Pacollit, gjykata vendosë nëse do të publikohen F.0604124208529_m
Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, ka thënë të enjten se Agjencia është e detyruar ta bëjë një gjë të tillë për të kërkuar një interpretim të pavarur nga gjykata pasi që Ligji për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve obligon Agjencinë ta publikojë pasurinë e cilitdo zyrtar, ndërsa Pacolli i është referuar Ligjit për qasje në dokumente zyrtare për të mos iu publikuar pasuria.
“Unë i kam marrë dy shkresa nga zoti Pacolli edhe ai kërkon dhe thirret në Ligjin për qasje në dokumentet zyrtare që të mos i publikohet pasuria”, i ka thënë “Kohës Ditore” Preteni, dy ditë pas publikimit të pasurisë së 1.500 zyrtarëve. I vetmi që e ka deklaruar pasurinë e tij, por nuk ka dashur që t’i tregohet publikut e votuesve të tij është biznesmeni, Behgjet Pacolli.
Sipas drejtorit të AKK-së, agjencia ka të drejtë ta publikojë pasurinë e cilitdo zyrtar, por kur ai zyrtar e kundërshton këtë duke u bazuar në Ligjin mbi dokumentet zyrtare, Agjencia i drejtohet gjykatës kompetente.
“Ligji mbi qasjen në dokumentet zyrtare i jep të drejtën personit që dokumentacioni që ka të bëjë me personin e tretë ose publikohet në qoftë se vetëm ai e jep pëlqimin. Në këtë rast pëlqimin e zotit Pacolli nuk e kemi kështu që është çështje e gjyqësorit të vendosë për situatën e krijuar”, ka thënë Preteni.
Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk i ka pëlqyer fortë interesimi i gazetës për kundërshtimin e publikimit të pasurisë. I pyetur se pse ka kërkuar që të mos i publikohet pasuria, Pacolli është përgjigjur me një kundërpyetje: “Pse mos me ba një gjë të tillë, edhe unë po pyes”.
Deputeti Behgjet Pacolli, i cili i është nënshtruar tashmë votës së qytetarëve në dy palë zgjedhje ka thënë se deklarimi i pasurisë së tij është në dispozicion të çdokujt që i nevojitet, mirëpo ka shtuar se nuk ka nevojë të bëhet publike.
“Ajo është në dispozicion të të gjitha strukturave gjyqësore, juridike, administrative. Kujt i nevojitet atë unë nuk e kam ndalur, unë e kam ndalur vetëm të publikohet për arsye se është një e drejtë imja. Unë jam një qytetar i një shteti ku pasuria, gjegjësisht disa gjëra ruhen në diskrecion”, ka argumentuar Pacolli. Lideri i AKR-së ka thënë se e ka kryer obligimin ligjor duke iu nënshtruar rregullave dhe ligjeve”.
“Këqyrni nenet e Rregullores së Agjencisë Antikorrupsion, i studioni pak më mirë edhe tani më bëni pyetje”, ka këshilluar ai pa saktësuar se cilës rregullore. “Unë i kam kryer obligimet e mia si qytetar ndaj çdokujt, ndaj institucioneve të mia, për çdo gjë tjetër ju drejtohuni Agjencisë Antikorrupsion”. Pacolli ka thënë se ka deklaruar krejt çka është për t’u deklaruar. (Koha)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Miliardat e Pacollit, gjykata vendosë nëse do të publikohen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rasti Limaj: Nëse gjykata kërkon, Thaçi dëshmon
» Gjykata shpall vendimin më 10 nëntor
» Beogradi nuk mund të vendosë për Kosovën
» Thaçi i kërkon Pacollit të tërhiqet
» Sejdiu-Pacollit: Mos u thirr në emrin tim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: