Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Paralajmërohet dialog politik me Serbinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Paralajmërohet dialog politik me Serbinë  Empty
MesazhTitulli: Paralajmërohet dialog politik me Serbinë    Paralajmërohet dialog politik me Serbinë  I_icon_minitimeFri Sep 23, 2011 9:34 am

Kosova dhe Serbia do të duhej të bisedonin për çështje politike. Diplomatë ndërkombëtarë kanë konfirmuar edhe zyrtarisht planifikimet për një dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë, krejtësisht të ndryshëm nga ky aktuali që po zhvillohet në Bruksel.

Dialogu mes Edita Tahirit dhe Borislav Stefanovicit, sipas këtyre burimeve, do të përfundojë pasi që Kosova dhe Serbia të arrijnë konkluzionet e përbashkëta në çështjen e telekomunikacionit, të energjisë elektrike, të prezantimit të Kosovës në nisma ndërkombëtare dhe diplomat universitare, raporton Koha Ditore.

“Robert Cooper do ta shpallë të mbyllur dialogun teknik më së largu deri në fund të këtij viti dhe dialogu politik do të nisë pas zgjedhjeve në Serbi që mbahen në prill”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë evropian në kushte anonimiteti.

Të njëjtat burime kanë saktësuar se, përveç temave tashmë të hapura, nëse ka konstruktivitet të palëve, ndonjë konkluzion në dialogun teknik do të mund të arrihej edhe për çështjen e bashkëpunimit hekurudhor, por vlerësimi i përgjithshëm është se konkluzionet tashmë të arritura e “kanë thyer akullin dhe kanë krijuar hapësirën për dialogun e vërtetë”.

Nisjen e dialogut “me D të madhe”, e ka konfirmuar zyrtarisht edhe ambasadori francez në Kosovë, Jean-Fancois Fitou.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, diplomati francez ka thënë se dialogu politik do të shërbente për të definuar marrëdhëniet dhe mënyrën se si Kosova dhe Serbia do të bashkëjetojnë në Bashkimin Evropian.

“Në kuadër të i integrimit në BE ekziston ky dialogu për çështje teknike që ka të bëjë më përmirësimin e jetës së njerëzve dhe është një dialog që mbështet nga ne fuqimisht, por pastaj në një pikë e të gjithë e dimë se duhet të ketë diskutime ose dialog me D të madhe. Ajo që shpresojmë të ndodhë ndërkohë është që ky dialogu me d të vogël të ndihmojë që palët të kenë besim te njëra-tjetra kur të fillojnë dialogun me D të madhe”, ka thënë ambasadori francez në Kosovë, Jean-Francois Fitou. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Paralajmërohet dialog politik me Serbinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dialog pa ndërmjetës
» Dialog i komplikuar
» Reeker në dialog
» KE në dialog me tre shtete të Ballkanit
» Prelec: Veriu i paevitueshëm në dialog

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: