Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

"Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë   "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:55 pm

Parku në Përmet mund të vizitohet për turizëm
dhe gjueti

Artan Hoxha


Parku kombëtar "Bredhi i Hotovës" mund të cilësohet pa asnjë dyshim
mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200
hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi
Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të
Shqipërisë që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit. Bredhi i
Hotovës është masivi pyjor më i mbrojtur në Shqipëri duke i rezistuar
deri tani çdo dëmtimi apo shpyllëzimi nga njeriu. Vendodhja e parkut në
një zonë ku pothuaj asnjëherë nuk ka patur probleme të sigurisë, ka bërë
që ai t'i shpëtojë për mrekulli shfrytëzimit për lëndë drusore
ndërtimi, apo për zjarr. Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që
vizitohet shpesh nga turistët, numri i të cilëve ka ardhur në rritje
nga viti në vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

"Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Re: "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë   "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:55 pm

Guida

Bredhi i Hotovës bën pjesë në Krahinën Malore-Jugore. Ai ndodhet në
zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në
verilindje të tij. Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e
luginës së Lomnicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Kalimi nëpër
pyll bëhet nëpërmjet rrugëve automobilistike Frashër-Përmet dhe
shtigjeve e rrugëve këmbësore të cilat lidhin zonën e Dangëllisë me
Dëshnicën si dhe me qytetin e Përmetit. Në Bredhin e Hotovës mund të
shkosh me çdo lloj mjeti pavarsisht se rruga nga kthesa e Piskovës,
është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon
lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll. Në Bredhin e Hotovës nuk ka
lokale prandaj ushqimin duhet ta marrësh me vete ose ta porositësh më
parë në fshatrat përreth tij. Ndërsa për ujin e pijshëm nuk është
problem pasi në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë
të ftohtë. Duke qenë se është nën administrim nga një personel i
specialistësh të Ndërmarrjes Pyjore Përmet, në hyrje të parkut duhet të
paguash një taksë prej 1000 lekësh të vjetra, njëlloj si në parkun e
malit të Dajtit në periferi të Tiranës. Fshatrat në afërsi të parkut që
mund të vizitohen janë Frashëri, vendlindja e tre vëllezërve rilindas
Frashëri. Aty mund të vizitosh shtëpinë e tyre si dhe teqen e
bektashinjëve të Frashërit, e cila është rikonstruktuar vitet e fundit.
Në afërsi të parkut ndodhen dhe fshatrat e Ogrenit, Hotovës, Borockës,
Pagrisë, Kreshovës, Suropullit etj, ku mund të shijosh gatimet
tradicionale dhe rakinë me famë të zonës së Përmetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

"Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Re: "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë   "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:55 pm

Flora

Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të
rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me
Bredh Maqedonas. Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash. Në
brendësi të pyllit ka shkozë e zezë, ilqe, dëllinjë e kuqe dhe e zezë,
mjedëretj. Nga bimët aromatike më shpesh has trëndelinën. Shpërndarja e
vegjetacionit është vertikale në trajtë brezash, të cilët në muajt e
verës kanë pamje plotë gjelbërim, kurse në dimër bora mbulon tërë zonën
përreth. Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vënde të sheshta
të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një
kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra.
Kufijtë e poshtëm të parkut fillojnë në lartësinë 900 metra mbi nivelin e
detit të përfaqësuar nga shkurre përherë të blerëta dhe ato
gjetherënëse. Më sipër takohen drurët pyjor si lisi, panja, frashëri,
bredhi, deri në 1300 metra lartësi. Ndërsa maja e Kokojkës është e
zhveshur. Në rrethina gjenden gryka të thella lumore e përrenjësh si të
Lomnicës dhe të Lëngaricës. Gryka e Lomnicës e ndan malin në dy pjesë,
duke krijuar një kanion me pamje magjepëse dhe është e pasur me burime
uji të kristalta malore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

"Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Re: "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë   "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:56 pm

Fauna

Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku,
dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e
këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund
ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit. Në vënde të
caktuara mund të ndeshësh dhe dhinë e egër. Shpendët përfaqësohen nga
grabitqarët e ditës dhe të natës si qyqja, kukuvajka, bufi, shqiponja,
por shpesh ndesh dhe mëllenjën, turtullin, shapkën, thëllëzën e malit,
gjelin e egër si dhe guakun(një lloj pëllumbi i egër). Gjuetia e
kafshëve dhe shpendëve të egra që lejohet me ligj fillon më 15 gusht
kryesisht për turtullin. Ndërsa në fillim të shtatorit nis gjuetia për
lepujt, dërrin e egër, thëllëzën etj. Sezoni i gjuetisë zgjat deri në
fillim të pranverës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Re: "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë   "Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Shqipërisë - Arbëria
» Sky Petroleum “merr” naftën e Shqipërisë
» Curri: Besoj në kualifikimin e Shqipërisë
» Në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë certifikohen 5 kapitenë të FSK-së
» Autostrada rriti eksportet e Shqipërisë në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: