Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Esenciale partitë e ‘treta dhe të katërta’

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

  	  Esenciale partitë e ‘treta dhe të katërta’ Empty
MesazhTitulli: Esenciale partitë e ‘treta dhe të katërta’     	  Esenciale partitë e ‘treta dhe të katërta’ I_icon_minitimeWed Nov 17, 2010 8:52 pm

Në aspektin ndërkombëtar, zgjedhjet legjitime parlamentare të shoqëruara me krijimin e një qeverie të besueshme të koalicionit që i përmbush zotimet e saj për qeverisje të mirë do të gjeneronin besim dhe vetëpohim jashtë vendit. Kjo gjë do të rriste tej mase besueshmërinë e Prishtinës për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe për t’iu bashkuar institucioneve të mëdha shumëkombëshe. Në mungesë të një legjitimiteti të tillë, procesi i njohjeve do të mbetet i ngadaltë dhe do të pengonte progresin e shtetit, shkruan analisti i çështjeve evropiane dhe ballkanike, Jonusz Bugajski.
Ai thekson se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë aktorët ndërkombëtarë që kanë mbështetur shtetin më të ri të Evropës. Qoftë pozitivisht apo negativisht, ato do të ndihmojnë në formësimin e orientimit të shtetit gjatë viteve në vijim.

Sipas tij, Kosovës i duhet që të shmangë parregullsitë bipolare që kanë ndërlikuar skenën politike në Shqipëri për njëzet vjetët e fundit. “Kapjet e vazhdueshme për fyt ndërmjet demokratëve dhe socialistëve në Tiranë kanë ngadalësuar përparimin e Shqipërisë dhe madje e kanë vështirësuar rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë muajve të fundit, grindjet e vazhdueshme kanë paralizuar parlamentin dhe kanë parandaluar miratimin e legjislacionit vital” thotë ai.

Bugajski më tej vlerëson se është një gjë esenciale për Kosovën që të zhvillojë parti të prekshme dhe efektive të treta dhe të katërta, të cilat mund të tundin ‘establishmentin politik’ dhe të ndihmojnë që nga zyra të hiqet çdokush që ka dështuar në testin e kontributit dhënë së mirës publike.

“Kosova nuk duhet të lejojë humbjen e besimit të publikut në shtresën politike, për të cilën çdo shoqëri ka nevojë me qëllim të funksionimit demokratik. Gjaku i freskët dhe idetë e reja janë të domosdoshme, ndërsa konkurrenca, me të cilën lëvizjet si ‘Vetëvendosja’ dhe ‘Fryma e Re’ i kontribuojnë skenës politike, mund të freskojnë dhe përtërijnë debatin publik dhe konkurrencën politike”, pohon ndër të tjera Bugajski.

Thirrjet dhe fushatat për të përfunduar keqqeverisjen dhe korrupsionin sinjalizojnë se qytetarët instinktivisht e kuptojnë këtë gjë si një prej burimeve kryesore për problemet aktuale të shtetit.

Zgjedhjet po ashtu do të jenë të rëndësishme për legjitimitetin e administratës së ardhshme dhe për pozicionin global të Kosovës. Ato, sipas tij duhet që t’i përmbushin standardet ndërkombëtare në mënyrë që të parandalohen sulmet nga kryeqytetet e ndryshme që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Duke, folur rreth pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, ai thotë se me gjithë presionin nga Washingtoni dhe Brukseli, Beogradi përsëri bëri thirrje për bojkot masiv, duke u ankuar se “nuk janë krijuar kushtet e duhura për të thirrur popullin serb të dalë në zgjedhje”.

Sipas tij, një koalicion i fuqishëm dhe efektiv do të përgatiste po ashtu shumë më mirë Prishtinën për dialogun e pritur me Beogradin, për të cilin aktorët ndërkombëtarë po insistojnë me qëllim të arritjes së suksesit në afrimin e të dy palëve. Natyrisht, janë edhe shumë hapa të rëndësishëm që duhet hedhur përpara fillimit të dialogut, mirëpo formimi i një ekipi solid dhe inteligjent nga koalicioni i ri do të demonstronte seriozitet dhe përkushtim.

“Është edhe një tjetër problem që duhet adresuar në Kosovë: fyerja në rritje për mbikëqyrjen e stërzgjatur ndërkombëtare që mund të zhvillohet në një formë të statusit kuazikolonial. Liderët dhe politikanët e Kosovës duhet të tejkalojnë servilizmin e tyre të perceptuar karshi ambasadave dhe diplomatëve kryesorë perëndimorë”, shprehet ndër të tjera, Bugajski.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Esenciale partitë e ‘treta dhe të katërta’
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Partitë të merren vesh për ndryshimet kushtetuese
» Shteti përgjysmon fondet për partitë politike
» Partitë nuk i raportojnë Kuvendit për shpenzimet
» Partitë kanë nisur të bëjnë koalicione
» Partitë maqedonase injorojnë kërkesat shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: