Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 KEK-u: Edhe investime, edhe reduktime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

KEK-u: Edhe investime, edhe reduktime  Empty
MesazhTitulli: KEK-u: Edhe investime, edhe reduktime    KEK-u: Edhe investime, edhe reduktime  I_icon_minitimeFri May 20, 2011 6:59 pm

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ballafaqohet me mungesë të
energjisë, pavarësisht faktit se në këtë sektor janë bërë shumë
investime të huaja dhe vendore. Sipas njohësve të kësaj fushe, në 11
vjetët e fundit, në këtë sektor janë investuar mbi 1 miliard euro,
kryesisht për riparime të termocentraleve dhe import të rrymës.
KEK-u,
siç duket, nuk mund të mbijetojë pa investime dhe reduktime të
vazhdueshme të energjisë elektrike. Për të përmirësuar gjendjen, në 11
vjetët e fundit, janë investuar qindra miliona euro. Megjithatë,
reduktimet vazhdojnë ende.
Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK, thotë se kompania operon me një
teknologji prodhuese të stërvjetruar, e cila, sipas tij, nuk arrin të
prodhojë energji të mjaftueshme për të gjithë konsumatorët. “Pra,
kapacitetet prodhuese janë më të ulëta sesa kërkesat për energji
elektrike. Kjo shkakton edhe mungesa direkt. Ne po mbulojmë një pjesë
nga importi, mirëpo për pjesën tjetër nuk mundemi”, thotë Buzhala për
Radion Evropa e Lirë.
Ky problem nuk i arsyeton investimet enorme në këtë kompani, thotë
ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku. Që nga përfundimi i
luftës, sipas tij, në këtë sektor janë investuar mbi 1 miliard euro.
Investimet e bëra në KEK janë nga donatorët ndërkombëtarë dhe buxheti i
Kosovës.”Të gjitha këto investime që janë bërë, nuk kanë arritur të
japin atë që është pritur – stabilizimi i situatës energjetike. Me
arnime, me investime ‘ad hok’ nuk mund të zgjidhet problemi”, thotë
Çeku.
Anëtarja e Komisionit për Tregti dhe Energjetikë në Kuvendin e
Kosovës, Myzejene Selmani, pranon se riparimet e bëra në termocentralet
aktuale nuk mund të sjellin përmirësim të furnizimit me energji
elektrike.”Kjo është nga mosdija e njerëzve, të cilët kanë qeverisur me
vendin. Tashmë është momenti i fundit që kjo qeveri të startojë
menjëherë me projektin ‘Kosova e Re’ dhe paraja e qytetarit të dihet kah
shkon”, shprehet Selmani.
Zyrtarë të qeverisë kanë planifikuar që deri në fund të vitit 2012 të
përmbyllet marrëveshja me investitorin e ri për projektin “Kosova e
Re”, ndërsa në 2017-ën ky termocentral të fillojë me prodhimin e
energjisë.
Mungesat aktuale të energjisë elektrike, Viktor Buzhala i arsyeton me
riparimet që po bëhen në disa blloqe. “Kemi problem me prodhim të
energjisë elektrike. Aktualisht janë dy blloqe në sistem - është njësia
B1 dhe njësia A4 që prodhojnë 400 megavate orë energji elektrike”, thotë
ai.
Reduktimet janë duke u realizuar sipas planit ABC. Kategoria C, në të
cilën llogariten konsumatorët që më së paku i paguajnë faturat e
energjisë së shpenzuar, ballafaqohet me reduktime 2 me 4 në favor të
territ. /Rel/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
KEK-u: Edhe investime, edhe reduktime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen
» Tadic: Edhe Evropa, edhe Kosova
» Vezët, edhe të shëndetshme edhe të rrezikshme
» Qeveria edhe mbi gjyqësorin
» S’ka më ‘edhe Kosova, edhe BE-ja’

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: