Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Edita pajtohet me Cooperin për marrëveshjet me Serbinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Edita pajtohet me Cooperin për marrëveshjet me Serbinë Empty
MesazhTitulli: Edita pajtohet me Cooperin për marrëveshjet me Serbinë   Edita pajtohet me Cooperin për marrëveshjet me Serbinë I_icon_minitimeFri Jun 17, 2011 10:19 am

Delegacioni kosovar ka zhvilluar një telekonferencë me ndërmjetësin
Robert Cooper. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se pala
kosovare ka rënë dakord me propozimet e BE-së për marrëveshjet, të cilat
mund të arrihen gjatë qershorit apo korrikut. Por, mbetet ende i
paqartë qëndrimi i palës serbe.

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian
në bisedimet Kosovë-Serbi, Rober Cooper, ka biseduar edhe për
koordinimin e datave dhe agjendën e raundit të ardhshëm, që pritet të
mbahet në fund të qershorit.

Një ditë më herët, ai të njëjtën e ka realizuar edhe me palën serbe.

Udhëheqësja
e ekipit kosovar në bisedime, Edita Tahiri ka konfirmuar të enjten për
“Express” se kanë rënë dakord me propozimet evropiane dhe, sipas saj, në
këtë linjë pala kosovare do të punojë për realizimin e marrëveshjeve.

“Për
sa u takon propozimeve, ato shkojnë në një linjë konstruktive për të
krijuar mundësinë që të realizohet lëvizja e lirë, tregtia e lirë,
gjithnjë duke u bazuar në parimet evropiane.

Po ashtu, sa u takon
çështjeve të energjisë, propozimet janë të bazuara në parimet e
traktatit të Athinës për energjinë, të cilat janë të pranueshme, sepse
ne, si shtet, po aspirojmë në BE, prandaj edhe parimet e BE-së janë të
pranueshme”, ka thënë Tahiri.

Për sa u takon çështjeve të
telekomunikacionit, ajo ka thënë se kanë biseduar që platforma të jetë
mbi bazën e një mekanizmi evropian për rregullimin e telekomunikacionit.

“Sa
i takon kthimit të dokumentacionit kadastral dhe regjistrave civilë,
kemi diskutuar pra për mënyrën e verifikimit të dokumentacioneve që kanë
mundur të ndodhin ndryshim të të dhënash në periudhën
njëmbëdhjetë-dymbëdhjetë vjeçare që janë mbajtur në Beograd. Pas
verifikimit do të kemi marrëveshje për t`i kthyer dokumentet”, tha
Tahiri.

Por, ende nuk dihet nëse Kosova mund të marrë kopjet origjinale të këtyre dokumenteve.

“Këto janë opsione në tavolinë, varësisht nga procesi i verifikimit, atëherë do të vendosim”.

Tahiri
ka folur po ashtu edhe për mundësinë që gjatë takimit të qershorit apo
më së largu atij të korrikut, të mund të arrihen marrëveshjet.

Robert
Cooper ka pasur një telekonferencë të mërkurën edhe me palën serbe, të
ngjashme me këtë telekonferencë me palën kosovare dhe tani, pas marrjes
së propozimeve nga të dyja palët për datën e bisedimeve, do të caktojë
atë dhe së shpejti pritet të konfirmohet zyrtarisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Edita pajtohet me Cooperin për marrëveshjet me Serbinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edita Tahiri informoi përfaqësuesit e BE-së për bisedimet me Serbinë
» Pajtohet me ndërmjetësin e BE-së, Cooper
» Burns: Serbia të pajtohet me realitetin
» Marrëveshjet pa zgjidhje konkrete?
» Edita ia ndryshon listën PDK-së

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: