| Mjeksia-Grup
| Poezi pa fund | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:23 pm | |
| Sot qenka Shen Valentini Harruam qe jemi te dashuruar... Shoh sy qe i ka mbuluar trishtimi Te rinj qe ecin si qënie te harruar....
Bo bo sa keq me vjen per moshen tuaj Madje shume me keq me vjen per Dashurine Nuk e di per çfar me teper te vuaj.... Kur shoh te inatosur te gjithe Shqiperine! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:24 pm | |
| Puhizë......
Buçima e fortë shkëmbore, seç nisi e përvëluar nga gjahtarë, të ngujuar, të mbërthyer me zinxhirë Pushtimi i krahëve, të ndjera, u kthye i malluar pa shkaterruar, pa tejshpuar, pa brenga, i shtrirë
Pa dashur, gjerdanët prej yjesh, rreth qafes. shkaktonin lëkundje, rizgjime, fantastike e përhumbur, zhvendoset ajo frymë çarçafesh shoqëruar, nga kalorësia e madhe meteorike.
Puhizat e ngopura, të etura, dilin, qarkulluar të tmerruara, të ndara me betejat, atë ditë vere degëzonin shtëllunga, malesh, pa u zëmëruar ne liqenet e zjarrta, ndjekur nga oaze pranvere. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:24 pm | |
| Vetëm një....
Vetëm një prekje, vetëm një ekstazë, vetëm një pasqyrim, me jetën..
Vetëm një puthje, vetëm një rrahje, vetëm një ikje, me dashurinë...
Vetëm një flete, vetëm një vllad, vetëm një diell, me miresine...
Vetëm një ardhje, vetëm një ëndërr, vetëm një nostalgji, me vetminë...
Vetëm një vatër, vetëm një zë, vetëm një përballje, me befasinë....
Vetëm një qiell, vetëm një auerolë, vetëm një engjëll, me përjetësinë....... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:25 pm | |
| Mendoj...
I them vetes ç'po mendon, pse ndalove diku?! me gjithë telat e violinës, u pengove, atë natë, Seç këndonin zogjtë, në pyjet e bleruara, po ashtu.. Seç binin pikat e shiut, nëpër atë rrugicë, të thatë..
Përzjerë të tregonin ato gjurmë, pasi i i shkela! Në gjithë stolat e parqeve, ndihej veç ajo vesë. Mjegulla e ikur, e ardhur në një formë me hostena! Jepte lajme të largëta, nga ajo botë, në harresë.
Shumë herë më tërhoqi era, me forcë, më përplasi. Dhe dielli me nxehtësinë e tij trupin, ma preku. Krahët e hapura si flutura, ajo pranverë, seç i qasi! Ndjenjat e fjetura në shpirt, ëndrra lehtë, mi ceku... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:25 pm | |
| Vegim....
Qielli flakëronte, retë zbrisnin, pa thënë përgjigje merrnin udhën e kthimit, pa kalldrëme të zëna. Me ngjyra të pastërta, drejtoheshin atje tej në fund, të detit humbisnin, zhdukeshin, me diellin veniteshin, në perëndim. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:25 pm | |
| Rendi pas.....
Rendi pas ndjenjës së lënë, të ikur me heshtjen!
Rendi pas lotit thuajse të zënë, nga malli i zjarrtë.
Rendi pas hapit të sapo hedhur, pranoje dhe buzëqeshjen!
Rendi pas atij harkut të perulur, të vene tek një hartë.
Rendi pas zërave te largëta, në harmoni me erën.
Rendi pas dallgëve të fshehura, që sjellin brishtësinë!
Rendi pas ëndrrave të arratisura, që nga brënda mbyllën derën.
Rendi pas zemrave të rizgjuara, ku gdhendën dashurinë...... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:26 pm | |
| Kur dashuron je njeri tjeter! Kur dashuron rri dhe pa gjumë... Kur dashuron mendon per neser. Kur dashuron...i ziu unë...!
Keshtu i nisa dikur nje kënge Pastaj mendova ta bej refren! I zhytur keq ne nje det ëndre Kur dashuron...vuan si qen! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:26 pm | |
| Kur dashuron lumturia le te shoqeroj Kur dashuron ne enderr mundesh ta takosh Kur dashuron e nesermja le te jet takim Kur dashuron fjala Te Dua behet magjike.
Keshtu vazhdo testin kenga let hejoje Dashurin tende zemra ta gezon Keshtu mer kujtimet te mirat kujtoj Keshtu me pak vuatje poezi te vazhdoj.:) | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:26 pm | |
| Dua kafken te hap e trut ne grusht ti kap Ti perplas shume here ne mure Si nje peshkatar oktapodin perplas ne gure Shikoni ato qe mend ngrordhura kane Jeten me mire se une e bejne
Do hap dhe kraharorin te nxjerr timen zemer Ata qe se kane ne jete kane bere emer Pa tru e pa zemer ne timin vend Jane bere ministra, jane bere president Do i heq, vec se i kam barre Se sa i mbajta me thane e marre | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:26 pm | |
| Trego....
Trego, rreth gjetheve të rëna, me petk të purpurt, tregoja reve, historinë tënde, të përtëritur, tregoja stuhive, pse degët forcërisht, era i shkund, tregoja një fëmije, me fytyrë tejet të mërzitur...
Trego, se si muzgjet, në trupin tënd pëshpërisin, tregoja detit, ëndrrën e parë, atë natë dimri, tregoja diellit, historinë e rrezeve, që të rrihnin, tregoja luleve, pse aromën e tyre, e mbante veç Prilli..!
Trego, pareshtur prekjet e lëna, në zgjim askohe, trego, pse lotët e harrura, atë mesnatë, të çliruan, trego, ecjet e bëra, në portat lozonjare, vjeshtore, trego, se si jeta qepi copëzat, që nuk t'u shteruan... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:27 pm | |
| Harmonia e shpirtit...
Ku ndodhet strofkulla e errët, si vetë korbi, që fshihet në gjurmët e lëna, derisa të agojë, ku ngrihen shkallët e ndjenjave, ku hidhet hobi?! ku flenë zërat, që jo kushdo, mundohet t'i kërkojë?
Sa lëndime, ngazëllime, dëshira, dilnin prej teje, si soneta të këputura, të notave, të pentagramit, nuk njihnin paqe, turreshin pas luftë, ..beteje, orët, sekondat, i rezistonin pa druajte,.. oqeanit!!
Si pishtarë, flakërues, ..shuheshin atë natë, shkëlqimin e ruanin, çlironin me zor përjetimet, litarët e gdhendur, të shumtë, ... e të gjatë, lidhnin shtrëngueshëm urën, këpusnin zhgënjimet!!. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:27 pm | |
| Muza ...
Reflektohet përmes perdeve, një trajtë portreti, me muzikën e pianos, mijëra nota ...lëshon, në ajër poeti thërret muzën, prej së vërteti, të liruar, të shfaqur, të veshur, gjithë jehonë!!.
Seç u ndeshën papritur, fytyrat e shumta, seç ndiqen nga pas, nga freskia mëngjesore, me natyrë dritash, vezullimesh, të humbura, çelin, fuqizohen, nën ecjet e hijeve malore!!
Me kaltërsi, fisnike, poeti muzën e skalit, me gërmat, delikate, të arnuar me astarë, sytë blu, shoqëruar nga qerpikët, ai i nxit, nis e thur vargje, në fletë, madje, vargun e parë.... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:27 pm | |
| Një moment...
Një moment, vjen koha, të dalim me vetveten. Një moment, hedhim shikimet, pa ditur diku.. Një moment, presim akujt e trashë, të treten.. Një moment, hapen flatrat e zemrës, po ashtu.
Një moment, pranojmë, pasqyrimin e liqenit. Një moment, vargmalet tunden, mbi kraharor.. Një moment, numërojmë yjet, në kupë të qiellit .. Një moment, ndizet zjarri, i pamposhtur shekullor!
Një moment, kujtojme, kur folëm, për herë të parë! Një moment, dëshirat lundronin, në pafundësi.. Një moment, ndjekim te ardhmen, krejt si të marrë.. Një moment, shpirti vjen e dehet, me kaltërsi... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:28 pm | |
| Mall...
Kam mall, që nuk venitet, thuajse të pashuar, më ndjek nga pas, të më arrijë me mundime!. I zvarritur, i brishtë, i shpërndarë, i duruar.. përhapet në atë brendësi, të terë qenies sime...
Atë mall, ku rrebeshet e shiut, m'a kanë shtuar, e njomën, e tretën, e mbytën, me psherëtime.. Mallin veç ëndrrat e braktisura, m'a kanë thelluar. Më kanë nxitur t'i jepem e tëra, pa hidhërime!.
Malli të mbetet larg për vendin, ku e ke lënë!.. I gjallë, i ëmbël, i pashlyer, për njerëzit e ikur, T'a çliron frymën, e pajetë, ku përpëlitjet ia kanë zënë!.. Memoriet do t'a ndezin, më kurrë s'kanë për t'a fikur..... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:28 pm | |
| Nganjeher me duket Bota shume e vogel. Madje edhe qielli, me ngjan sa nje filxhan. Shqiperia e Madhe rrudhur sa nje gogël... Gjithe kete sherrnajë nuk di si e mban!...
Bejme sherr me vetvehten, deri ne pagjumesi. Bejme sherr dhe me stinet qe jane kokolepsur. Bejme sherr me Statujat...qe sollen liri! Bejme sherr dhe me endrrat qe krejt jane molepsur...
Ngado neper endrra, na vijne djaj me brirë Dikush ka mallkuar, qe vuajm kaq fort Kur ishim shume keq, na dukej shume mirë Tashti...paradoks...veç mall...vetëm lot.
Une bej te mbeshtetem tek vargu Gloretës Shpesh herë dhe rrezohem, plagosem në shpirt. Sa pak...marrim kohë, nga depot e jetës. Sa shumë verbëri...sa mall...për pak drit'! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:29 pm | |
| Nisin.....
Nisin të shfletohen, pa lodhje.. petalet pranverore.. Nisin ia marrin bilbilat, në korr këngëve magjepsëse.. Nisen, pa kthyer kokën, bulëzat e ëmbla, mëngjesore.. Nisin, të përjetojnë zemrat, befas çaste.. tërheqëse.
Nisin, fletët të blerojnë,.. për të parën...herë.. Nisin dhe gjokset të gufojnë, fort nga dashuria..! Nisin, shpirtrat të shijojne, atë gjendje,.. pranverë Nisin lotët të rrjedhin, ngaqë kokëulur, iku vetmia.
Nisin të bjere, padurim shiu....në barin e blertë!.. Nis t'a njomë, fillon të zgjojë,.. madje milingonat.. Nisin, të gurgullojnë burimet, shuajnë etjen e shpejtë.. Nisen, tingujt të ngrihen në qiell, .. si vetë balonat....!! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:29 pm | |
| Thuaj...
Thuaj të paktën me fjalë, se si iku papritur dita.. thuaj me fjalë të paharruara, si humbi reja e përhitur.. thuaj me fjalë pa u ndjerë, kaq gjatë gjumin unë e prita. mendo për një skulpturë, ...kush vallë e ka skalitur?!
Pëshpëriti ngadalë, diellit, që pas stuhive struket. Pëshpëriti foshnjës së fjetur, që mezi pret të lozë.. Pëshpëriti acarit, të ftohtë, që verës me ëndje i lutet.. pëshpëriti ngrohtësisht, zemrës kthyer ngjyre rozë..
Mos i thuaj shpirtit, ti do të rrëzohesh... sërish!! Mos i thuaj ndjenjës, nga ti unë do të largohem! Mos i thuaj trishtimit, do tretesh, si kohë qirinjsh.. Thuaji jetës, pranë ëmbëlsisë tënde, unë do strehohem....!! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:30 pm | |
| Mesnata.
Një mesnatë, kushdo e priste të vinte, në dheun e lashtë.. Nje mesnatë përtej horizonteve çapitej, në gjiret e shtrënguara.. Një mesnatë në fillin e historisë linte, stuhira të tëra nga jashtë.! Një mesnatë tregonte mbresat e saj, si burime të kulluara..
Nje mesnatë që të çelte udhët, mijëra çudira të zgjonte.. Një mesnatë, ku ëndrrat njëra pas tjetrën, të vargëzuara ndiqnin. Një mesnatë, bashkë me rufete, shkrepëtimat, rrugët i bllokonte.. Një mesnatë ku sytë e lodhur, të heshtur, mes tingujsh flinin..!
Një mesnatë ku sorkadhja pas pemëve, strukej e frikësuar.. Një mesnatë, ku gjyshërit nipave u lexonin, me endje historitë.. Një mesnatë, ku dritat, qëndronin te cepi, prisnin për t'u shuar.. Një mesnate, e formëzuar,.... nxitonte, të udhëhiqte lirinë.....! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:31 pm | |
| Vazhdon i dashur te me gezosh dhe nuk e fsheh je shume fisnik. Nje kompliment mund ta pranosh Ti ke nje varg shum simpatik!
Une dua njerzit te jene te lumtur dhe deshiroj krejt sinqerisht qe ne mes shqiptarve te jete futur Slogan per jeten: Duaj pozitivisht!
Ndaj jam mirenjohes per çfar me shkruat Do e mbaj gjate une ne kujtes. Vertet i dashur me befasuat gjithmone shendet, dhe paç sukses. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:31 pm | |
| Thirre......
Thirri ato forca të ikura, si kuaj në shkretëtirë.. Thirri ato rrahje zemrash, ...prej të cilave vlon jeta.. Thirri nga pas, portreteve që enden në humbetirë...! Thirri pa pushim, ....syve ku pasqyrohet e vërteta...
Thirre nga thellësia e detit, ..kujtimin e fshehur... Thirre nga një gëmushë, qengjin lozonjar, të bardhë. Thirre nga kodra, atë hije të ikur, e të trembur. Thirre shpirtin, e fjetur mbi.. jastëkun gërmadhë...
Thirri dikujt, që në vrapimin e tij të parë.. u rrëzua Thirri vashëzës, ..që syulur gjatë udhëkryqit humbi. Thirre vegimin e ardhur, që mes përpëlitjesh u zgjua Thirre emrin, e shkruar, në pemën,... buzë një lumi.....! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi pa fund | |
| |
| | | | Poezi pa fund | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|