Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Poezi pa fund

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:37 pm

Dashuria e larget

Floket e tu ngjyre geshtenje te rrinin ne balle
japin magjepsine e vecante, te viteve me radhe
thua i jetova une ato te ikura vite
se vec mjerime me sollen, vec te pangopura pritje

Shpatullat e mia me jane lodhur aq shume,
nuk kam me te ardhme, nuk kam lene as gjurme
here pas here mendoj ti hedh tutje te gjitha,
pas dore ti le, as me ti perseritja.

Dashurine qe per ty pata e mbajta te gjalle,
qe ty te te shihja, te kisha me prane
prisja te uruaren dite kur para teje te vija,
me mall te puthja me lote te mbeshtillja

Ti me dhe force lere sa larg shkoi dashuria,
nuk me le vetem ne brengat e mia.
Trupi nuk duronte, pranine tende donte
qe prane te te kishte me te mos te leshonte.

Ti me dhe zemer , kur akulli mori dhene
harrova emrin tend, embelsine qe me ke dhene
thashe - oh iku jeta me te vetmen dashuri,
qe me ty e gjetem shume heret ne femijeri.

Jo me the nuk te harrova, lere pse more mergimin,
ne kujtese te forte te mbajta, durova poshterimin.
Se vec ty te doja vec ty doja te te perkisja,
pa ty nuk jetoja me ty doja te vdisja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:38 pm

Fjalet e thena ne shi.


Perjashta me thirre hajde dalim bashke,
merr cadren, vish xhaketen se bie shi jashte.
Nje gje dua te te them, nuk vij dot lart
poshte po te pres, se jam shume i ngrate.

Shiu bie pa pushim, ne supet e tu,
lagte xhaketen tende te kendshme blu,
si pule e lagur qendroje atje tej te rrugica
te dridhej trupi yt i gjore, mornica mornica.

Peshperisje ngadale nje germe dashurie,
deri ne fund nuk e coje, papritur pe nje hije,
cte ndalonte valle ate fjale ne fund ta coje,
- ah e kuptova a do te me thoje se me doje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:38 pm

Buzeqeshja

Me iku fare buzeqeshja, mori arratine
nuk erdhi me tek une, me la te munduar,
si breshka kur iken merr me vete dhe shtepine
e rende, pse me ngadale ecen, ecen pa pertuar.

Me iku buzeqeshja, me la nje jete boshe,
me solli vec tmerrin, vetmine, braktisjen
as gjallerimin nuk ma fali, as humorin ne nje qoshe,
me fali merzitjen, zhgenjimin, bastisjen.

Si te qeshesh, kur nga brenda behet lufte
e vazhdueshme me ndjenjat e poshtra,
qe si zjarr i shuar, u mungonin vec drute
ti jepte flake te pashueshme flake te forta.

Buzeqeshjen nuk ta fal kush, lere se e kerkon
prano humbjen e ndjenjave,qe si kuaj te terbuar luftojne
humbja eshte nje rreze e re hijeshie, qe tek ti rrezaton
mes zhgenjimit ne jeten tende, qe te ajo e rrethojne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:38 pm

Embelsia jote.

Mu afrove, me dhe doren, me the -hajde
me bere te ndieja ate embelsine,
qe prej teje vinte, aty ku ti e mbaje
embelsine me burimin e tmerrshem, dashurine.

Embelsine tende une e admiroja,
se te jepte nen vete nje siguri,
nje siguri, ku vec me ty une e perjetoja
ne ate vatren tende qe ti e quaje pasterti.

Shpeshhere vecoja tutje fjalet
shpeshhere i harroje me nge
thoje mos ma var se jam i manget
se fjalet jane kot nuk bejne per ne.

Me embelsine tende ti nuk le gje pa bere
lere se cfare te ndodhte, cfare thoje pa menduar
mendjen kurre nuk e pergatisje,kurre nuk e ke ndare
zemra te gufonte, thoshe -eh jam jam i dashuruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:38 pm

Kuajt e plakjes

Kuaj ngjyra ngjyra duken pertej horizontit,
kuaj, qe me vete nje lajm te tmerrshem sillnin,
nje lajm, qe se ndalje dot as permes lotit
nje lajm ku njerezia plakjen po prisnin.

Ky lajm permes kuajve hynte ku sduhej,
askush nuk e priste, as ta kishte prane,
ne pasqyre fillojne vajet, nje liber shkruhej
gezimet u zhduken, ama gjurme lane.

Ah shoh nje rudhe pa kuptuar pse,
nuk ka aq shume qe fillova jeten,
rudha nuk pyeste, thoshte ketu me ke
ne jete rudhat dalin me te verteten.

Kuajt galoponin si vargmale ne udhe,
nje udhe ku askush nuk e njihte,
nje udhe ku vitet lene nga nje rudhe,
nga nje rudhe, lere cben as nuk ikte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:38 pm

Vajet.


Sa shume vaje, sa shume mallkime,
ne bote perjetojme ne te gjithe.
Sa shume lufte sa shume shkaterrime,
po behen kudo nga dita ne dite.

Televizoret japin lajme pa fund,
kudo shohim shkaterrime, trazira.
Njerez qe duan strehe, rropaten me mund,
mbajne ne ajer duart e tyre te shtrira.

Njerezia luften ne gjak e ka,
filluan gjysh prej lashtesise.
Paqen e fshiu kurre nuk e la,
ti hape udhe dhembshurise.

Vajet kudo qe syri yt i sheh,
do vazhdojne se sa pa e ditur,
Se klithma, tmerre, vdekje njeh,
dhe sundimtare te urritur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:39 pm

Pelerina e qetesise.

Rreth e rrotull teje ti ndien vec qetesi,
shpirtin me tinguj te padukshem ta mbush,
ndien nje enderr ku vjen ajo e humbura liri,
me hapa te shpejte iku , me faqe te bera prush.

Ti nuk degjon asgje perreth, lere se ku je,
se pelerina e saj e padukshme ty te mbulon,
as cicerimen e zogjve qe hidhen peme me peme,
as traktorin, qe token me zhurme e punon.

Pelerina e saj e padukshme mendime hedh,
mendime ku zeri i embel ne zemer triumfon,
mendime ku enderrat pa zhurme kercejne perreth,
enderra te mbyllura ne kafaz ku roja pergjon.

Qetesia nuk do te thote do rrije gjithnje me ty,
nuk do te thote do e kesh cdo hap prane,
nuk do te thote se nuk e sheh realitetin me sy,
se pelerina e saj te nuk do te mbuloje ne cdo ane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:39 pm

Mos thuaj......


Mos thuaj do iki ne nje vend te fshehte,
ku askush nuk do te me njohe me.
Te rri i qete nga kjo e tmerrshme jete,
vec te shara dhe poshterime gjeta ne te.

Mos thuaj do zhdukem pa lene gjurme,
mos thuaj askush per mua nuk do e tia dije,
Mendo se njerezit ty te duan shume,
lere se nuk kaluan kohe me ty qe femije.

Te largohesh tutje te ikesh, te zhdukesh,
zgjidhja me e mire nuk mund te jete,
boshlleqe te lesh, nuk ke ku ti fusesh,
jeta perballet here a vone me ate te vertete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:39 pm

Kur ike.


Qe diten qe ike me s´te kam pare
zemren ma vrave, me le duke qare.
Ike kaq larg, me s´te ndiqja dot,
te rrija prane teje te te perqafoja fort

Vete ike, deshe me shume largimin,
une nga ti nuk shmangja dot shikimin.
Me mendje te tymosur, me shpirt te rrezuar,
tek une le gjurmen e nje njeriu te harruar

Me the do vij, te mbaj, dhe pse te lashe,
Te te mbaj ne zemer, vuajtja per ty vashe.
Me force nuk beheshe dot zemerleshuar,
te vetmen grua ne jete nuk ke dashuruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:40 pm

per ty



per ty jetoj se forte te dua,
je shpirti ime...je diell per mua,
je e vetmja arsye per te cilen jetoj,
ato syte e tu me endje i veshtroj.


ne endrat e mia shpeshe ti me vjen,
me flet,me ledhatone dhe ne gjume me ven,
ti je bota ime..qe une kame...
je yll i ndricuar....qiell per ty une jame.


me jep jete sa here qe te shohe,
me jep shpirte kure me bisedone,
asgje s'do te thoja...por...thjeshte...
falemnderit qe ekziston...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:40 pm

Deshirat..............................


Kapeshim aq fort pas deshirave tona te humbura,
saqe dhe forcat e mbetura nuk na linin te qete,
hidhnim pertoke fjalite pambarim te gjata e te kota,
mesonim si t´ia dilnim vete ne kete te ashper jete.

Deshirat e pafundme rrine thelle ne ate imagjinate.
Prisnin kohen e caktuar te dilnin te lira ne horizont,
ne horizontin jo mikprites, te tmerrshem e te thate,
si ushtaret e pergatitur, duke u nisur per ne front.

Ne deshirat tona pasqyrohej e mbytur fantazia.
E embel, terheqese, si hena rrezelluese e nates,
dihej mjaft mire cfare priste ne jeten e vuajtur njerezia,
dhimbje te pasherueshme te gjata, permes shtrengates.

Deshirat e bukura kane sofren e tyre mikpritese,
ne boten e ashper ku mizoria e lakmia skane fund,
kjo sofer te mbron, te dhuron thesare vleresuese,
te cilat nuk gjenden, dhe po ti kerkosh, kurrkund.

Perpjekjet per deshirat e humbura ne jeten qe patem,
na jepnin vetem boshllek te hapur, tmerr ne shpirt.
Lirine e afrueshme, prekese, per to nuk e gjetem.
Kushtet te pengonin te hidhje hapa, te jipje nje britme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:40 pm

Helmi i xhelozise.

Te njoha, qysh diten e pare, te njoha,
madje nga era e terbuar, e tera u ftoha.
Se mendja nuk rrinte ne vendin e caktuar,
tek ti perqendrohej, rrinte thuajse e skaduar.

Tek ti gjeta shokun, mikun, dashurine,
mesova nga ti, ate qe kishe pafajesine.
Me the shume fjale, me fale buzeqeshjen,
tutje e hodhe vetmine, e serte, perqeshjen.

Gjithcka e kishe, qe nje vajze e donte,
ate karakter, qe cdo femer e enderronte.
Por dicka kishe, nuk me linte te qete,
si djale qe ishe, ishe shkaterrimi vete.

I dashuruar, u tregoje njerezve pa menduar,
ja e dashura ime, qe e gjeta,qe e kam robetuar.
Si mashkull , nuk doja, qe te ishe mbi mua,
xhelozine e kishe, kontrollin, si te isha grua.

Zjarr te forte e bere, te kunderten e dashurise.
I hape rruge asaj te poshtre, xhelozise.
U be si nje helm ne lidhjen, qe filluam.
As paqe nuk te jipte, vetem u poshteruam.

Paqe, paqe te thosha, hiqe nga zemra zemerimin,
ate xhelozi qe sjell vec grindjen , hidherimin.
Nuk doje me the, je dhe e imja do te jesh,
Ika, lamtumire thashe, rro aq jete sa te kesh.

Si te te dua, kur dashuria eshte vegel xhelozie,
ne vend te sjelle ngrohtesi, atmosfere harmonie.
Po te le, te them lamtumire, te lutem me harro.
Kujtimet, po deshe mbaji,me kurre mos me kerko.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:40 pm

Rreze drite.

Nje rreze drite gjeta,
te paster , qe jep jete
Ne strofkullen e erret,
te pergjumur , te shkrete.

Nje blegerime te zgjonte,
nga gjumi i gjate, i bute,
zemren ta ngushellonte,
ti ndriconte syte.

Dielli te mirepriste,
me rrezet e ngrohta,
vesa, qe aty binte,
sillte pika te ftohta.

Rezet ta ndriconin,
zemren e tradhetuar,
buzeqeshjen ta dhuronin,
Qe askush s´ka per ta shuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:58 pm

Pentagrami.

Me notat e pentagramit, fillon
te nisesh, se pari nje udhetim,
aty ku me vargje te bukura perfundon,
si pylli plot e perplot me blerim.

Ne pentagram ti gjen cdo note,
cdo note qe te jep ndjesi.
Nje ndjesi te afert dhe te plote,
nje ndjesi me emrin shoqeri.

Merr doren tende, te lehte,
notave me shpirt bjeri ngadale,
Si deti perpara pafund dhe i qete
ku dallget valeviten vale vale.

Gezimin mbaje kur violines i bie
vrullin ne shpirt nxirre jashte,
violina te shoqeron ne jete merzie.
kurre nuk thote, mos te dashte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:58 pm

Ftesa.

Mora nje ftese, u bene kohe duke e pritur,
nje ftese, nga nje miku im, i humbur, i ikur.
Kur u ndame ikem, ikem pa u pershendetur
pa i thene njeri tjetrit, ty kam per te gjetur.

Me kohe kaluan vitet, minutat, sekondat, oret.
Asgje mesova prej tij, e mora per te dobet.
Papritur nje dite postjeri te shtepia me erdhi.
Letrat me cante i solli, nje sy te zarfi im hodhi.

Neper ato zarfe, gjeta nje zarf te cuditshem,
Nje zarf me emrin e humbur, e te papritshem.
Si valle kaq vone u kujtua i ashtequajturi mik,
kur une pyesja, cu be, pse nuk me tha mos ik.

Zarfin e hapa, letren e mora, nxitimthi e lexova,
cte kete shkruar valle thosha, asgje si kerkova.
Ne leter shpjegonte , se ishte i dashuruar,
mua ne martesen e tij me zor, me kishte ftuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:59 pm

Mërzitja.

Sheh kudo njerëz që lëvizin,
makina, motorrë, bicikleta.
Vapa të tmerron, kujton Parisin.
Kullat e larta, të vjetra, të shkreta.

E mërzitur, nga jeta, mërgimi,
bëj vargjet që kam harruar,
më mungojnë dasmat, kërcimi,
kur i festonim, deri në të aguar.

Shumë kam lënë pas dore,
gjërat që mësova në atë vend,
si ajo histori , e gjatë, botërore,
pas shfletimit, kujton atë copëz jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:59 pm

Rrugët e gjata.

Ec e ec e ec e ec, sikur e di përgjigjen,
rruga rrugë mbeti,me gura,zhavorrë, pa asfalt.
Makina, karroca, gomerë, ti me përqindjen,
tënde mendon, kjo rrugë po më lë të ngratë.

Askohe, ti përdoje me zor bicikletën,
se makinat aty nuk ishin ardhur ende,
kur shkoje në Tiranë, ti prisje biletën,
në kthim,mirrje trenin, e pse në atë gjendje.

Nëpër rrugë, mendimet të vërshonin lumë,
por iknin , shpejt se autobuzi lëvizte,
shpesh thonim oje, do na rrëzojë në lumë,
- tjetri pas teje shoferit i bërtiste.

Ah rrugët me gura, të gjata, me pluhura,
kanë qënë një tmerr për udhëtarët,
hërë nuk gjeje makina, mjetet e duhura,
Ç´tu bëje, kështu na i lanë të parët.

Me kohën ndryshuan dhe rrugët e shkreta
ku atëherë veç gura, gropa kishin,
u bëne me pamje të bukur, te shpejta,
tani udhëtarët lirishëm po lëvizin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:59 pm

Të përshëndes Agim.

Jeta na coi në vend të largët,
morëm shami, çarçafe me vete,
të fshinim lotët, vesën e lagësht,
një valixhe, në atë të ashtëquajturin kurbet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:01 pm

Vjeshta................


Se si ikin ditët, se si kalon koha,....
duke vrapuar, madje si shumë të marrë.
Se nga del dielli, se ku fshihet hëna,
se ku shiu ngeli rrugët, me ujë duke larë.

Se si pemët gjethet e tyre, i zverdhin,
se si zogjtë në udhëtim, strehë kërkojnë,
se si fëmijët, ngadalë, hapat e para hedhin,
se si nënat e tyre, kaq shumë i lumturojnë.

Vjen kjo vjeshtë, me vete, të sjell bukurinë,
..përmes gjetheve të saj, të kuqe, të verdha,
Se sa muhabete, bënim me komshinë,
sa herë i thosha, - prit pak, se tani erdha.

Vjeshta ka dhe natyrën e saj gazmore,
të bën të lodrosh pa ditur aq shumë,
Makinat, anash rrugës bëjnë ngjitje malore,
duke bërë kthesa, shkaktojnë pale zhurmë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:01 pm

Enigma.............

Rri e menduar, shpejt e hodha vargun,
një varg, të shkurtër, të harruar, të lënë,
se çfarë po bën jeta, po më ha merakun,
një merak, pa vlerë, të humbur, të zënë...

Sado e trishtë të jesh, nga zemra ti më ike,
o jetë, si enigmë, para meje ringjallesh,
në botë, nuk shoh vetëm fytyra armike,
na mbyte, pa fund, me torturë hallesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:02 pm

Arratisja.



Ike ti, po iki dhe unë,
nën mjegullën e dendur të natës,
mos thuaj - Oh prapë më përzunë,
nuk i bëj dot më ballë shtrëngatës.


Kjo arratisje , ty të la gjurmë,
te ai shikimi yt, i mjeruar.
Ike ti, tani ika dhe unë,
Si dy shpirtra krejt të trazua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:02 pm

Ti je unë, unë jam Ti
ne të dy - NJË
na afron një mendim
na pasqyron një shikim
na bashkon një Dashuri
Je,
Pasqyra e zemrës sime!
Në sytë e tua shoh veten time
nga fjalët e tua rrjedh mendimi im
na bashkon, na lidhë - një Dashuri.

Do të ruaj në zemrën time porsi një thesar
do të çmoj në jetën time si Margaritar
do të mbaj në pëllëmbë të dorës me përkëdhelje të ngrohtë
do të kujdesem për ty që të mos thyhesh
që edhe të mos gërvishtesh asnjëherë
sepse të dua përgjithmonë
Ty,
pasqyra e zemrës sime!

Qëndroj buzë liqenit, sa bukur-kaltërsi
pikat e shiut si visare, sa të kthjellta
bashkohen me lotët e mia të nxehta

Ah! sa shumë e ndiej mungesën tënde!


Por,
do të mundohem me gjithë fuqinë time
për Ty,
do të luftoj sikur një dragua
do të shtrengoj në krahërorin tim
me ëndje duke përshpëritur
Të Dua, Të Dua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:03 pm

Kthimi..........

Po të desha, unë vargjet fare do ti lija,
të rrija vetëm, ashtu siç do të doja,
e qetë, një gjumë të rëndë, të flija,
përmes ëndërrave, kohës, të udhëtoja.


Ta ktheja, kohën mbrapsht, mirë do të ishte,
po çe do, asgjë mbrapsht më nuk kthehet,
Bari mbin, mbijnë edhe po ato barishte,
Dhe kjo jetë lind dhe pastaj prehet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:03 pm

Kjo shtrigë, e vjetër ka dicka të mirë,
Saqë atë nuk duam, as ta japim hua,
nuk është e rreptë, nuk ka as brirë,
na ben të rimojmë, ty po ashtu dhe mua.


Sa per aeroplanët, ata gumëzhijnë,
qiellin me zhurmë dashurie e mbushin,
se kur të vij une, se kur të arrijmë,
Lotet e ndezën dashurinë, si vetë prushin.................
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:03 pm

Zgjimi...

Erdhi dhe vjeshta, thuajse papritur,
në derë trokiti, ama me të qarë,
Dielli kryet, poshtë i ka hedhur,
iku dhe vapa, me gjithë beharë!!!!

Shoh malet e mbuluara me borë,
Pyjet, që po u bie gjelbërimi,
tani filloi, të ndryshojë dhe kjo orë,
Jo shumë larg dimrit, po i ndihej zgjimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:04 pm

Apeli....


Nën mbushullimën e zemrës, lashë ca fjalë,
boshe, prekëse, pse e tronditur.
Prisja si natyrë, jetën, të më falë,
atë ndjenjë, të humbur, të fshehtë, të ikur.

Kjo ndjenjë e venitur, mua apel më bëri,
një apel të poshtër, pa frymë, të vrarë.
Nuk më sillte veçse, kujtesë vreri,
i mbështjellë, nën dhimbjen e frikes, i marrë.

Nuk e pranoja, unë, dot atë dhimbje,...
të trishtë, endacake, të strukur, të krisur.
Të detyronte, shpesh të bije nën mendime,
të zhgënjyera, nga jeta, e lënë, e braktisur.!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Poezi pa fund  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi pa fund
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Poezi nga Naim Kelmendi
» Poezi nga Zenalda Hajdari
» Poezi shkruar nga një matematikan
» Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT
» Van der Sar pensionohet në fund të sezonit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: