| Mjeksia-Grup
| Poezi pa fund | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:04 pm | |
| Apeli....
Nën mbushullimën e zemrës, lashë ca fjalë, boshe, prekëse, pse e tronditur. Prisja si natyrë, jetën, të më falë, atë ndjenjë, të humbur, të fshehtë, të ikur.
Kjo ndjenjë e venitur, mua apel më bëri, një apel të poshtër, pa frymë, të vrarë. Nuk më sillte veçse, kujtesë vreri, i mbështjellë, nën dhimbjen e frikes, i marrë.
Nuk e pranoja, unë, dot atë dhimbje,... të trishtë, endacake, të strukur, të krisur. Të detyronte, shpesh të bije nën mendime, të zhgënjyera, nga jeta, e lënë, e braktisur.!!!! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:04 pm | |
| Vizita ime
Dje per vizit isha ne nje vende, ku ka shume lule por zemra dhembe, ku ka shume njerez por aspak nuk flasin, c'do lote i syryt shpirtin te godasin...
Ndalova tek nje vende, mu ne mes dy varrezave, nga nje lule lashe, dhe nisa,nisa me ju te flase...
Ne fillim i fola babait, i tregova per gjithc'ka,per rritjen e vellait, dhe pastaj nene t'u drejtova ty, i ndjeva ata duar,i ndjeva ata sy..
sa veshtire e pata se skisha pergjigje, per pyetjet qe beja,e zemra me digjej, sa veshtir qenka te jeshe nje i gjalle, s'munde te flasesh me prinderit aty brenda ne varre... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:05 pm | |
| Gjallërimi.....................
Një jetë, ne tani kemi, një jetë, të brishtë, me dashurinë ne heqim, atë gjendje, të trishtë.
Një buzëqeshje, unë jap. shpirtin ta gjallërojë, të të ndjekë, cdo hap. zemra, të mos rënkojë.
Dashuria, ty të jep, atë ndjenje, të fortë. si femja tek ai djep që qesh, plot me lotë.......
Nga brënda, ti lëre, gëzimin tënd, të vlojë, rrugët e dashurisë, me endje ti ndriçojë.............. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:05 pm | |
| Të kam......
Të kam dashur, s´të kam dashur, pse aq shumë, me mendje, me zemër ashtu siç doje ti, Ti mbretëroje, tutje tek ajo keshtjellë, ndërsa unë e varfër, në një kasolle, kuti.
Kur u shkrua kjo përralle, unë nuk e gjeta, Sa e bukur, do kish qënë jeta atëhetë, Ishin iluzione, të kota, jo të vërteta, fantazira, ku zemra gënjehej, përherë.... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:06 pm | |
| Kjo dashuri, pasion, ka patur, pse heren e pare, e bukur ishte, ne zemer, trishtime, pa jete ka hasur, si jetime e madhe ajo ty te kishte.
Eshte e bukur si margaritar, ajo jete, ajo dashuri ku besove, se si shpirti yt aq barbar, te genjeu zemren, ti shpirtin,s´e clirove. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:07 pm | |
| Vargu......
Iku një ditë,.. iku po ajo natë, atje larg, e qetë, ishte,. e mbushur me lotët e tu, lotë, të qelqtë, .që ranë, aty si një varg, prekës, .. dhe lundronte në oqeanin blu.!!!
Atë varg, e mori fluturimthi një korb, ta përdorte, ..si fortesë për folenë, nga sqepi, i ra, ..e ul te ai shkëmb, ku fokat, e panë, mbi të ranë të flenë.!!
Vargu, mbijetoi, ..përmes asaj stuhie, rëre, se fokat atë,.. e lanë të vetmuar. Ishte varg i shkruar, me gërma lamtumire, i dha paqe shpirtit,.. tejet të dashuruar..... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:07 pm | |
| Ishin dy vargje qe i kisha shkruar a ishin dy syte e mij te perlotur asnjeher gloreta nuk e kam kuptuar pse poete jane kaq shume te perfolur....
Une i lutem Zoti te me jap veç 2 krahë Dhe te vij te ndaloj mbi valet e Danubit Se atje ndoshta do digjem ne zallë Si dashnori i pafat...sii dashnori i fundit | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:07 pm | |
| Petali.......
Të gjeta të ashpër, të gjeta të këputur, Nga zemra të ofrova, të vetmen, që më mbeti, të lirë, të fortë, me atë ..shpirt të patundur,, pse larg meje, ..ta hëngri shpirtin kurbeti.
Rreze aq të forta, ...më ngrohën fytyrën, të lodhur, të djersitur nga vapa e gjatë.!! Per ti fshirë ato vuajtje, më dhanë pasqyrën, delikate, të petali, i nje zambaku të bardhë.!! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:08 pm | |
| Kujtesa....
Si një çarçaf, i errët,u ... hap horizonti, i gjerë, i trashë, i grisur ...i copëtuar. Nga njomësirat e cekëta, u ngrit ai gjigandi, me vorbullën e hedhur, shpinëve, mbuluar.
Atje tutje, seç u dëgjua, një zë thellësie, i burgosur, i mbyllur, i dyshimeve kohore, të çonte tek pasqyrat, tradhëtare të mërzisë, së keqe, torturuese, me vrazhdësi kohore.
Këte, çarçaf, unë, .....dhe mundet, ta mirrja, të grisur, në copëza, mes thonjve të përgjakur, me litarë të fortë, çeliku, ...ta mbështillja. shtrëngueshëm, pa ndroje, kujtesen, e flakur. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:08 pm | |
| Ndjesa....
Se ç´u thye akulli, se ç´u tërbua dita, se ç´u shkundën retë, pa kuptuar si, se ç´u hidhërova,... kur unë ty të prita, kokën, ....mbaja rrugës, që të vije ti.
Se ç´u çudita, .....kur ti nuk po vije, se ç´më mbeti..... syri, tek ti more djalë, se ç´kishe ato ndjenja, ..ndjenja krenarie, nga frika, nuk guxoje, të më thoshe" Më fal"..... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:08 pm | |
| sikur Te Isha Djal........
-Sikur te isha djal,kurr sdo te gaboja, vajzen qe e doja,kurr sdo ta trathtoja, do ta beja te lumtur,dhe shum te gezuar, ne jet a po kurr mos te jet e vetmuar, por ja qe jam vajz,teper e piklluar, kur dikush tjeter me fatin tim po luan, me genjen e me fyen,e me le te vetmuar, dhe me ne fund te thot:TI NUK JE FEMER PER MUA.. ju vazja te reja qe jeni dashuruar,me mir vdekjen- pranoni se sa djemve tu besoni, femra eshte e bukur,femra eshte e art,a mos eshte krijuar- vetem per nje nat....... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:09 pm | |
| Peng I Dhembjes Tash as mendja me iken te shoh ndonje enderr, te kap ndonje shpres, dridhjen e buzeve nga mishi ta hedh, e tymin e kokes ne rrug ta qes...
Veten peng i yti jam bere,oj dhembe, oj jeta ime ne te majte dhe ne te djathte, as qe dua meshire t kerkoj per ndonje mekat, per ndonje zjarr... jo,jo kjo tash eshte mjaft Kur edhe shpirti qet me shqelm si hajn.... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:09 pm | |
| Mos moho..
Dhimbjet, jo mos i largo, sado të ashpra të jenë Det i pafund, shkretëtirë, me rërë, e kuqërremtë. Pa dhimbje, nuk do mundja, tí dilja përballë jetës as çastin ta shijoja, as përplasjen e së vërtetës.
Dhimbjet janë burimi më i afërt, ku mbretëron qetësia, ku mendja të piqet, aty ku buron dhe dashuria. Me dhimbje kalon detëra, me dhimbje je bashkuar. Shpirtin ta kanë forcuar, nuk ta lanë te varfëruar.
Mos moho dhimbjet, ..janë gjëja më e gjallë, të mbajnë të fortë, nuk ikin, ...nuk vdesin, krenohu me dhimbjen, ......krenohu pse rallë, janë humnerë, e thellë, të fuqishme do mbesin.!!!! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:09 pm | |
| Ditët .....
Vijnë ditët, si vetë fletët, kur bjenë në tokë, sjellin secila nga një ngjyrë, të habitshme, tërheqëse, e verdhë, të bjenë përmbi kokë, të dhanë , ndjesinë, e embël, jo të dhimbshme.!!
Se si iku kjo ditë, se si do vijë, po ai kujtimi, i largët, i mbushur, me grimca të ndritshme, sa gjatë, do mbahesh, sa do të të sosë durimi, i vetëm, që kishe, nën strehën e mundishme.!!
Ditet njëra pas tjetrës, ty të papritura të japin, të ndjekin pas çdo hapi, ti as vete nuk e di. Në largesi, ty përgjumjen, ato s´do të ta falin, do të të falin, nje petk mallëngjimi, një fillim të ri.!! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:10 pm | |
| Perkedhelja e loteve
Me lotë të përkëdhela, Me lotë të lashë, te fjetur, te keputur, te lene, te fikur. në kraharorin tënd, zemrën ty, ta dhashë, ta hapa, ta mora, te gjalle, te ndritur.
Loti i bukur, që shkelqente, faqeve ty të ra, Si copash kristalesh, te holle, te nxehte vallëzimin tërheqës, lambade, ai ta dha, te ngrinte, te drejtonte, atje pertej tek rete | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:10 pm | |
| Hapi ....
Të shëtisësh, midis brigjeve, ...të atij lumit, Ku vaporrët, çdo moment, valët ia ngacmojnë, të ecësh, midis ëndrrave, të llahatarshme, të gjumit, T´i mbështjellësh, ato ti lësh, të lira, të shkojnë..........
Atë lule të njomë, me dorën tënde t´a prekësh, t´i marrësh erë, asaj t´i vish, sa më pranë, Nga aroma e saj, ti pafundësine do ndjekësh, një hap, të rrëmbyeshem, të cekët, pa anë..... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:10 pm | |
| Dikur..............
Dikur, pashë diten, dikur i ika atij, shtrëngimit, duke u kacavjerrë, si lupsarët e gjorë, u erdha, pas humorit, trashëgimisë, vallëzimit, u ngjita, përmes maleve, pse pa dëbore.
Dikur, luante, një pjese, pjesa e thellë e shpirtit, dikur, kënaqej era, më force duke më përplasur, dikur, dëgjohej ajo gjinkalla, tutje prapa lisit, dikur, nëpër shtigje, vetminë unë pata hasur......... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:10 pm | |
| U bene shume dite, larg vargjeve te tua madje me duket se nga malli po shuhem. Kam ikur larg prej Internetit, prap si i cmendur te dua... Jam kaq i permalluar, nga frika se mos me harrosh druhem!
Te gjithe kacavaremi ne litaret e jetes se trishte Ndonse thell ne shpirt, e duam dikend. Kjo ndjenje sa e shenjte, pse eshte kaq e brishte? Te lutem mos me harro, se harrimi me cmend...
Dhe kur mos harroni qe ju deshti shume poeti Gjithkund kur neper endra te lundroni Futuni ne shtigjet e pashkelura, se askush nuk e gjeti Pse vuani JU te gjithe njerzit, kur dashuroni...?! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:11 pm | |
| Largohem......
Largohem në çast, në vendet, nomande e ikur, se kur do të ndal, këtë nuk e di, as vetë, Se kur do vazhdojë, të ndriçojë qiriri, krejt i fikur.? Se kur do ndalen, bubullimat bashkë me rufetë.?
Largohem, atje, me kohën, që çapitet me të shpejta. Nuk pengohet, me vrull, çan në enigmat boshe. Largohem, se thesarin e fshehur unë as që e gjeta. Largohem, t'u rend me shpirt, dallgëve kaltëroshe.... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:11 pm | |
| Deti
Unë pranë teje do të vij një ditë, Të ulëm e të të vështoj ngadalë, Ti me jep frymëzim, me çel sytë, Për një moment dashuri më ngjall
Më merr malli për ty o blu’ deti im, Unë atje u linda vërtet kam mall, Për mua je më shumë se frymëzim, T’kam në mendje, zemren ma kall.
Dicka po ndodh o deti im i bukur, vertet po ndodh kështu me mua, thellë brenda teje dua të zhytem e të dashurohem me dallgët e tua. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:12 pm | |
| Nuk di, si..........
Nuk di, si t'ia nis, me penën e brishtë, bërjen e vargut? Nuk di, se si të turrem, t'a arrij, ate si e shpejta shigjetë? Nuk di, si t'ia mbyll, me fshehtësi portën atij merakut? Ngjalljen, e ëndrrave, mistereve, enigmave, asaj sonetë.
Vargjet, sado në fshehtësi, vërshojnë, me rimë, si kujtim. Nga pas lënë copëza, të trishta, aq prekëse, det i qetë. Kur hëna, qesh natën, dielli pasdite niset, në perëndim. Vargje, në marshim, nisen të hyjnë, tek e goditura jetë.!!! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:12 pm | |
| Na lodhi udha e gjatë e vjerrshërimit!... Madje na lodhi kjo mungesë e gjatë...! Unë për vehte e kam burimin e frymëzimit Nga vargjet e Gloretës dhe dashurisë së zjarrtë...
Sa shumë do të doja, të kisha kohë më shumë Të sillja për Poetët e këtij forumi Vargjet që shkruaj, në netët pa gjumë... Dhe pak vaj ulliri nga...Llakatundi!
Për nder nuk e dini sa i embël ishte E leva kotheren me vaj dhe me kripë. Buzqesha e Gloretës, në pyllin me ullishte Më dehu, ndaj thura këto vargje si...Prikë.
Ia mora vendçe kengës labërishte " Moj e mira vetull pënjë...." U shkundën kokrrat e ullinjve në ullishte Refreni vazhdonte: " Mos vdeksha pa të zënë!..." | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:13 pm | |
| Yjet vezëlluese...
Befas, duke ikur ajo nate, iku, pse ..nuk pritej, me krahët e gjata, të mbuluara, aq padukshëm. Midis nje fermë, toka, me kazem hekuri prashitej, fermerët, vajtonin, nga gjendja, të papërkulshëm.
Seç nxitoi një makinë, seç ngeci mes autostradës, duke bërë autostop, njeriu një tjetër priste, autostopi, rrugë e gjatë, ndaloi, shoferi i radhës, tha: - nxitoni, hajd hipni, para se makinën, ai t'a niste.
Me aparatin, shkrep momentet, çastet, magjitë, e natyrës, të gjallë, të çjerrur, ...mes jetëve, e rropatur, hedh shikimet, fotot i lë pastaj në pritë, ndez zjarrin, kujtoj yjet vezëlluese, të atyre netëve....... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:13 pm | |
| Nga burimi rrëzë malit e bekuar një zanë me mall flakëron si rrezja e zjarrit këmbë e saj kur shkel mbi zall. Buzë liqenit - kaltërsi porsi hënëzë ajo rri edhe yjet shkrepin shkëndi bukurinë ia kanë zili emrin ia thonë Glori.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:13 pm | |
| E kaluara ime.
Sa her, e lash pas krahëve rrjedhën e fantazis. Sa her, i pashë nga pas, kthetrat e mjerimit. Sa her, u kryen ëndrrat e jetës, në ditët e rinis. Ngelën veç ditët e ardhura, me krahët e mallëngjimit.
Sa her, kam par oqeane, nga larg, të terbuara. Ku anijet, me spirancen e hedhur, mbi to valzonin. Sa her, kam patur harrime, zvarritje nga e kaluara. Ku zëra të ndryshëm, një bot të tërë ta zgjonin........
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi pa fund Mon Apr 11, 2011 5:14 pm | |
| Vendit të largët......
Sa shumë më mungove, atë mëngjez, kur ika, më le në mes të rruges, më përqafove me lotë, pas shpine, nuk të shihja, se shpejtonin thika, doja të kthehesha, të të dhuroja, përsëri atë botë.
Sa frymëmarrje, m'u ndalën, pa kuptim jam mbytur, Se burgimin, ti me kanagjella, të forta e ndërtove, thellë në tingujt e psherëtimeve, unë jam zhytur. Fajin ia vura largësisë, ku ti me mjegull e mbulove.. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi pa fund | |
| |
| | | | Poezi pa fund | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|